Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Kujtime të largëta që nuk na lenë të vdesim
06 Mars 2007

Nga  ROZI THEOHARI—Boston

Në ditet e para të vitit 2007 u ndodha mes dardharëve të Kuinsit, Mass, jo shumë larg Bostonit, duke uruar e përgëzuar njëri-tjetrin me kupat me verë, duke shijuar lakrorin e mbrujtur, salarinë dhe bakllavanë. “Kafen nuk do ta pimë këtu, - tha më e madhja e shtëpisë,- të gjithë siç jemi do të bëjmë një vizitë tek një familje fqinjë, janë miqtë tanë, të cilët nuk e festojnë Vitin e Ri.”

   Zbritëm shkallët e katit të 6-të dhe trokitëm në derën e apartamentit të parë të korridorit. Derën e hapi Beqir Omari, i befasuar e i gëzuar nga kjo vizitë e papritur, ndërkohë që u takuam me bashkëshorten e tij, Dylfiqarën, me vajzën  Jolanda dhe dhëndrin, Dhimitri. Gjëja e parë që terhiqte vemendjen ne  këtë apartament të vogël e të përmbledhur, qenë fotot bardhezi të varura në mure, një videokasetë në televizor me ngjarjet e familjës Omari, shumë gazeta të zverdhura nga koha, foto në albume fotografish të shpërndara në tavolinë e komodina.


Shkruani një koment (13 komente)
Lexoni më tej...
KERKOJME LIRIMIN PA KUSHTE!!!
02 Mars 2007

Duke shprehur ndjenjat e thella te Shqiptarevet ne mbare diasporen, kerkojme me kembe-ngulje, qe Zz. Artur Roshi, Celo Hoxha dhe Tomor Gostivari, perkatesisht kryetari, sekretari i pergjitheshem dhe sekretari organizativ i Ballit Kombetar Demokrat, te lirohen nga burgu ose nga burgimi shtepijak! TE LIROHEN MENJEHERE EDHE PA KUSHTE!!

Padia kunder tyre nuk ka themel dhe nuk eshte tjeter vecse nje djallezi politike, sic e kane thene vete te paditurit!

Vrejme me ndohtesi se emeri i Ballit Kombetar po mirret ne goje nga njerez, te cilet kane lidhje shum te aferme me udheheqes te opozites shqiptare ne Tirane, te njohur si “anti-balliste”. Komunistet, nepermjet te neofitevet te demokracise, perseri kane filluar t’a ngrejne koken edhe te marrin neper kembe njerezit e Ballit Kombetar, duke patur si qellim dobesimin e kesaj partije, e cila ka dhene aqe shum qofte ne luften anti-fashiste, qofte ne dobi te ceshtjes se Shqiperise Ethnike, qofte ne mbrojtje te demokracise shqiptare dhe ne perleshje me fytyrat e errta te diktatures se kuqe.

Shkruani një koment (8 komente)
Lexoni më tej...
Dy fjalë për Ukshin Hotin
28 Shkurt 2007

Gazmend Islami

Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta për ty,po ndiej dhëmbje që nuk je në mesin tonë, nuk dimë ku je por me filozofin tënde dhe kontributin  tënd për kombin je udhërrëfyes për shumë student, intelektual.Ndoshta dikuj i shkon  për shtati dhe gëzohen kur në shtypin tonë nuk gjenë shumë  hapsirë emri juaj  ta kanë frikën intelektuale, xhelozin shpirtrore sepse kurr nuk  munden të  mundin intelektualisht kjo ishte ajo që i mundonte, largpamësia e juaj  politike që ata për momentin nuk shihnin më shume se deri te hunda e  tyre.

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
Vazhdon dialogu i dështuar diplomatik i kolonialistëve dhe i decentralistëve në Vjenë për Kosovën(!)
28 Shkurt 2007

BAROMETRI DIPLOMAMTIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI


 “You must be the change you wish to see in  the World” (Mahatma Ghandi)
 
Si koncept teorik dhe pragmatik, politika e jashtme pikësëpari, duhet të bazohet në parimet e qëndrueshme morale, e jo në ato selektive dhe të dyfishta, për shkak se, si etika ndërkombëtare, ashtu edhe politika botërore nuk janë sfera të veçuara nga njëra-tjetra, por janë aspekte të ndryshme, që i përkasin të së njëjtës sferë.
 
Mirëpo, sa ia vlen t’i pasqyrojmë këto koncepte të rëndësishme dhe të domosdoshme për t’i kuptuar, interpretuar drejt, si dhe për t’i respektuar me konsekuencë dhe në mënyrë të detyrueshme  vlerat e çmueshme të sistemit të sotm pozitiv juridik ndërkombëtar, kur autoritetet qeveritare  “demokratike properendimore” të Serbisë (2000-2007) me në krye Boris Tadiqin (kryetar), me  Vojislav Koshtunicën (kryeministër) dhe me “kryediplomatin”- vladikën  e Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq (ashtu sikurse veproi 10 vjet rresht regjimi policor, militarist dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit), me papërgjegjësi dhe në format më absurde të obstruksionizmit janë duke i injoruar dhe shpërfillur rregullat, parimet dhe normat e detyrueshme etike dhe juridike  të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, me gjithë faktin se Serbia dhe Mali i Zi (pa asnjë të drejtë morale, as ligjore KS i KB, me në krye sekretarin e përgjithshëm të tij, Kofi Anan, e ka rikthyer Serbinë dhe Malin e Zi në kuadrin e OKB-së, edhe pse këto dy shtete nën “firmat” Republika Federale Jugoslave dhe mëpastaj  Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi) kanë kryer vepër penale ndërkombëtare ngase në intervalin kohor/1990-1999/ kanë kryerë tre gjenocide dhe agresione kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Berisha të mos luajë me emrin e Ballit Kombëtar!
25 Shkurt 2007

Prokuroria shqiptare të mos instrumentalizohet në procese politike

Ende pa përfunduar procesi zgjedhor, u njoftua në shtyp se është arrestuar sekretari i përgjithshëm i PBDK dhe redaktori i gazetës Tema z. Celo Hoxha me një urdhër të kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kryetari i PBDK z. Artur Roshi paralajmëron se janë gati edhe fletë-arrestimet për atë vetë dhe për antarë të tjerë të kryesisë së PBDK. Ndërkohë shtypi i afërt me z. Sali Berisha si "Gazeta 55" ose gazeta "Tema" kanë ndërmarrë një fushatë ku tentojnë të implikojnë emrin e Ballit Kombëtar në skenarë të z. Sali Berisha.

Pa dashur të komentojmë arësyet ose justifikimet e këtyre arrestimeve, iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të implikuar në këtë maskaradë ku tentohet të luhet me emrin e Ballit Kombëtar që ta ndalojnë sa më parë këtë skenar! I bëjmë thirrje kryeprokurorit Sollaku të tërhiqet urgjentisht nga këto arrestime. I bëjmë thirrje z. Berisha të mos luajë me  emrin e partisë Balli Kombëtar për interesa të tija të ngushta.

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 871 - 880 of 948
International
English
Faqe interaktive