Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë/
12 Shkurt 2007

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet... Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. 


Shkruani një koment (26 komente)
Lexoni më tej...
Apolineri per Konicen
06 Shkurt 2007

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Me dy fytyresine e tij, Janus (Janari), kjo Perendi etrusko-romake, perfaqesonte diellin dhe henen. Ai simbolizonte kalimin nga nje vit ne tjetrin, nga e kaluara ne te ardhmen. Midis dy vizioneve, ai ishte perfaqesues i ndermjetem midis dy boteve, barbarise dhe qyteterimit.

Faik Konica, nje nga figurat me te medha intelektuale shqiptare te dekadave te para te shekullit 20, njihet edhe si nje nga personalitetet me karakterin me te komplikuar. Parimi “miku i mikut tim eshte miku im” per Konicen nuk funksiononte; mikun e sotem e sulmonte te nesermen, dhe  kundershtarin e djeshem e lavderonte. Ishte kjo nje dobesi e Konices, apo ishte perpjekje e natyreshme drejt rritjes dhe pasurimit te karakteri?. Dihet se ndryshimi ne pergjithesi s’eshte gje tjeter vecse dalje nga status-quoja, perpjekje per t’u rritur, zgjeruar, pasuruar, persosur.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Nëse Kosova nuk arrin Pavarësinë, duhet realizuar menjëherë Shqipëria Etnike
30 Janar 2007

Xhemil Meco

Plani B i shqiptarëve - Shqipëria Etnike

Negociatori i OKB-së Marti Ahtisaari po parqet këto ditë planin e tij për statusin e Kosovës. Ky plan, të cilin Serbia duket se do ta refuzojë tërësisht, ka ngjallur shqetësime tek shqiptarët. Sepse ky plan nuk parashikon pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur, por në rastin më të mirë vetëm një pavarësi të mbikqyrur. Thuhet se ky plan do t'i hapë rrugën Kosovës të antarësohet në organizmat ndërkombëtarë si OKB, FMI etj. Nga këto organizma, ajo që ka rëndësi është vetëm OKB, sepse vetëm me një vend në OKB Kosova mund të quhej realisht e pavarur. Por një gjë është më se e qartë: ky plan nuk propozon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Propozon vetëm mundësinë që Kosova të ketë mundësi ta kërkojë njohjen e pavarësisë???!!!!

Shkruani një koment (15 komente)
Lexoni më tej...
Mati pazaret për pakon e Marti Ahtisarit
29 Janar 2007

Bekim Rexhepi

Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë. Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të  justifikushmit e vet edhe at’herë kur është shfaqur trajta kuislinge. Deri te shpalosja definitive e pakos së Marti Atisarit kanë mbetë edhe  do ditë, e këto ditë padyshim se janë të mirëseardhura për ata qe i  besuan këti procesi dhe pritjen e banë durim të vetin dhe te tërë  elektoratit. Unë akoma dua të shprehi arsyen time pse duhet te mbetem kundër  këti procesi, i cili edhe në këtë mënyrë nuk e raspektoi dhe nuk e  përfilli vullnetin e shqiptarëve te Kosovës për pavarësi.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Personalitete në diasporë: Nezir Hamdi Kabashi - luftëtar i lirisë
29 Janar 2007

Nga Sabit Abdyli, Zelandë e Re

-“Nisuni sa më shpejt! Shkoni! Pushkën ma leni këtu afër! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën”! - na urdhëroi Komandanti.

Thirrjet e tij na ligështuan shpirtërisht. Zemërplasur, me kokën mbrapa, në terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.

Kisha planifikuar me vite të tëra për ta takuar Nezir Hamdi Kabashin. Këtë dëshirë e realizova me ardhjen time nga Zelanda e largët në Evropë. Më 24 prill 2004 në Garmish /Gjermani/ e vizitova luftëtarin e vetëm të Batalionit të Parë, që ende është në jetë dhe gëzon shëndet të mire. Pas udhëtimit të stërgjatë  iu hodhëm në qafë njëri tjetrit alla malësorçe. Më mbuloi me trupin e tij shpatullan, duart e gjata dhe ende të forta. Isha paksa i shqetësuar që kisha përpara njeriun që kurrë nuk e ndali luftën  për çështjen kombëtare. Që në vitin 1944 iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoj: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave, vlerave më të mira shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Shaqir Kabashin e Hysen Tërpezën në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi... 

Shkruani një koment (9 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 881 - 890 of 948
International
English
Faqe interaktive