Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Jemi Shqiptarë i thashë
22 Janar 2010

Eduard M. Dilo

(tregim i bazuar ne ngjarje te vertete)

Ishte dite korriku.  Ne ate salle gjyqi te mbushur me gjimnaziste, zhvllohej nje tragjedi nga ato qe dhe Shekspiri i madh do ta kish zili..., dhe me siguri do te shkruante nje kryeveper tjeter.

Sa tragjedi te tilla u luajten mbi jeten e atyre njerezve krejt te pafajshem, sidomos ne qytetin jugor, ne ate qytet te gurte,te lashte e historik , ku kish lindur dhe  "prijesi" nje diktator i rralle ne  sojin e diktatoreve.
Shume te zellshem ishin, sidomos ne ate djep kulture, ata  qe perfaqesonin e predikonin plot pathos mesimet e partise  dhe te diktatorit.

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
Bojkot maqedonishtes
22 Janar 2010

Nga Valon Kurtishi

Ministri i arsimit të Fyromit Todorov siç duket nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i tij antidemokratik dhe antieuropian për futjen e obligueshme të maqedonishtes për fëmijët shqiptarë që në klasë të parë të shkollës fillore. Këtë ua bëri me dije për të satën herë me radhë me anë të mediave gjithë qytetarëve të këtij minishteti ballkanik. Në deklaratat e dhëna ditëve të fundit shihet qartë një prirje e çuditshme autoritariste dhe gati totalitare për të injoruar zërat ndryshe që vijnë jo vetëm nga shoqëria civile  por edhe nga vetë prindërit si dhe një numër i madh i kryetarëve të komunave shqiptare në vend.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Pseudo shkenca në shërbim të demonizimit të një kombi
08 Janar 2010
(Mendimi politik sërb për shqiptarët dhe Shqipërinë)

“Dhuna verbale gjithmonë i paraprin dhunës fizike”, Alber Kamy


Nga Valon Kurtishi


Marrëdhëniet në mes të kombeve/kulturave të ndryshme në periudha të caktuara historike janë shpeshherë peng i imazhit për tjetrin që zbulohet/imagjinohet, përpunohet dhe në fund edhe publikohet në forma të ndryshme nga politika zyrtare, rrethet shkencore, mediat apo në përgjithësi nga i quajturi “opinion publik” i një shoqërie të caktuar. I ngjashëm është rasti edhe me imazhin që është krijuar për kombin tonë nga ana e mendimtarëve të ndryshëm ballkanikë që në përgjithësi ngjajnë të jenë të kombësive sërbe e greke.
Që në të kaluarën më të largët historike për të përmendur vetëm kronistët e ndryshëm bizantinë, e veçanërisht në periudhën e vlimeve të fuqishme politike në Europën juglindore gjatë shekujve XIX dhe XX, një numër i madh i historianëve, antropologëve, politikanëve, publicistëve, udhëpërshkruesve, gjuhëtarëve grekë dhe sërbë kanë shkruar vepra të veçanta apo kanë përmendur në vepra të tjera shqiptarët dhe Shqipërinë. Janë trajtuar në këto vepra gjuha, kultura, origjina, karakteristikat antropologjike, etnopsikologjia, territori, religjioni, në përgjithësi çdo gjë shqiptare.
Dhe këto shkrime kanë në të shumtën e rasteve konotacione shumë negative për popullin tonë dhe kulturën shumë të pasur shekullore të tij. Këto shkrime në shumicën e tyre karakterizohen nga një rrymë e theksuar e shovinizmit, mosdurimit etnik, superioritetit kombëtar apo edhe urrejtjes racore për kombin tonë. Ky mosdurim ndaj etnisë tonë në shkrimet e këtyre autorëve ka marrë shpeshherë ngjyrime raciste të ngjashme me përshkrimet që autorë të ndryshëm të shkollës raciste në qytetërimin perëndimor u kanë bërë popullsive me ngjyrë të xhunglave të kontinentit afrikan në shekullin e XIX.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
NJOFTIM
08 Janar 2010
    Me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave,z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, Shoqata e Miqesise Suedi  Kosove, sonte, më 6 janar, duke filluar prej orës 24 në mesnatë deri në ora 24 të datës 7 janar’09, për të dhjetin vit me radhë, në shenjë protestuese ndaj pushtetarëve qeveritarë të Sërbisë, fillon:

         GREVA E URISE

                 Vlen per kurbetcaret shqiptare me banim ne Suedi, le të marrin  pjesë e të protestojnë për shqiptarët e vrarë e të rrëmbyer gjatë luftës 1998/99 dhe që edhe më tej s’ka asnjë gjurmë për rreth 2000-3000 persona: vëllezer e motra, perindër e fëmijë, të cilët në këtë kremte festive të Krishtlindjes, s’dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e tyre, që t’u bëjnë homazhe e t’u ndezin qirinj.  Ne mesin e te zhdukurve pa lene asnje gjurme eshte dhe, Mr. Ukshin Hoti, i cili u lirua nga burgu i Kosovës, më 16 maj 1999, ditën e diel. Mr. Ukshin Hotin  e kanë parë duke dalur nga burgu me një strajcë krahëve, të shoqëruar nga tre punonjës të sigurimit serb, dhe pastaj i humbet çdo gjurmë.

   
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vizita për të mos i humbur edhe vizitat
08 Janar 2010


Bekim REXHEPI

Dioptria e ngushtuar

Kam një dozë prej kohesh, e cila më bënë të besojë në qëndrimet e Lëvizjes për Vetëvendosje ndaj shumë fenomeneve në jetën politike në Kosovë. Dhe sita e situr nuk po ma tret dot të vetmin politikan Albin Kurtin, dhe/ose është më i zhdërvjelltë, ka fat në kohë, apo diç e jashtëzakontë tek ai, qe po s’ma hedh në turmën e të siturve.  Por, pavarësisht nga doza që kam, më lejohet devijimi i shkathtë i një analize lidhur me ardhjen e mundshme të Tadiçit në Kosovë. Po mendoja, se çfarë i duhet akoma një serbi zyrtar, të vije në Kosovë pas shumë pranimeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe vetëm një i çmendur serbë do të mund të besonte në të kundërtën e “jo shtetësisë së Kosovës”. Ta themi se Tadiçi është një i çmendur,  na duhen prova të tjera, dhe qëllimi ynë nuk është ky. Tadiçi është më shumë përgjegjës se të tjerët për Kosovën e humbur, sepse të tjerët ose kanë marrë dënimin ose presin të marrin një dënim të tillë. Pse duhet të jetë Tadiqi akoma përgjegjës për humbjen e Kosovës?. Të marrim si të saktë se: Tadiqi nuk po luan kartën e ashpër të nacionalizmit serb ndaj Kosovës, me faktin se i janë ngushtuar rrugët edhe nga ndërkombëtaret por edhe nga shqiptaret (edhe pse nga syri serb shqiptaret nuk duken ndonjë faktor solid i pengesës).

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 81 - 90 of 760
Faqe interaktive