Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow  ILUZIONI POLITIK  DHE VETĖMASHTRIMI
 ILUZIONI POLITIK  DHE VETĖMASHTRIMI PDF Print E-mail
06 Mars 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 

* “Një hap drejt pavarësisë”, nuk quhet pavarësi(!)

 

Pse politika falimentuese zyrtare  e Prishtinës e ka mbështetur Planin e Marti Ahtisarit kjo fare nuk habit opinionin publik, sepse qe  18 vjet rresht jemi duke dëgjuar të “njëjtën këngë” në varietete  të ndryshme komponimi dhe këndimi nga “këngëtarë” të partive të ndryshme politike, por përmbajtja e  pavarësisë së paarritshme nuk ka pësuar asnjë nuacë metamorfoze, përpos “dirigjentëve” të saj në stilin e “politikës së mbijetesës-eja e shko, e asgjë mos ndërto”  në të mirën e përshpjetimit dhe të avancimit të pavarësisë së mirfilltë të Kosovës. Mirëpo, pse edhe  akademiku ynë i shquar dhe i lartnderuar, Rexhep Qosja ka nënvizuar se “Plani i Ahtisarit është një hap drejt pavarësisë së Kosovës...”, ky vlerësim është i papritur edhe për mua, edhe  për opinion e gjerë  kosovar ( me gjithë faktin se Plani i Ahtisarit “hap rrugë” që çështja e statusit të Kosovës, të debatohet në tryezat e gjelbra diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se përmbajtja e tij shënon “një hap përpara”, një hap progresiv drejt pavarësisë së Kosovës. 

Përkundrazi, shënon “dy hapa prapa” dhe shpie në regres të konceptit të pavarësisë dhe të vetëvendosjes ngaqë dispozitat e tij të përgjithshme, të veçanta dhe konkluduese Kosovës i garantojnë “pavarësinë e kushtëzuar” dhe krijimin e entiteti serb (8%), si dhe të autonomisë politike, territoriale dhe administrative  të tij së bashku me ekstraterritorialitetin  e 40 zonave të Kishës Oertodkse Serbe, e cila do të jetë jo vetëm nën mbrojtjen  permanente të Serbisë, por edhe nën  mbrotjen ndërkombëtare, edhe pse të gjithë e dijmë faktin se në Kosovë nuk ekzisojnë 40 kisha dhe manastire serbe), sepse nuk është i qëlluar ngase përmbajtja e tërësishme e Planit të Marti Ahtisarit ka përjashtuar nga  paragrafët e saj konceptin sovranitet të Kosovës. Kjo është një nga të metat dhe dobësitë kryesore juridike, politike dhe kushtetuese të Planit të Marti Ahtisarit. Pikërisht, për shkak të injorimit të institutit juridik të sovranitetit, “dokumenti” i Ahtisarit nuk pasqyron asnjë “hap drejt pavarësisë”, por  synon prapa në  “ringjalljen” e autonomisë së Kosovës së vitit 1974. Madje, shikuar realisht, Plani i Ahtisarit është nën nivelin juridiko-kushtetues të autonomisë politike të Kosovës së vitit 1974,  sepse përveç mohimit të sovranitet (dobësi e qëllimshme  kjo,edhe e Kushtetutës së vitit 1974), parashikon edhe copëtimin  e tërësisë territoriale të Kosovës shqiptare mbi baza etnike, territoriale, administrative dhe politike, të ndërlidhura  drejtpërdrejt me Beogradin, jo me Prishtinën.

 

Prandaj, sipas Planit të Marti Ahtisarit, mohimi i sovranitetit dhe parashikimi i copëtimit (në emër të decentralizimit, standard dhe proces ky që në një të ardhme të afërt synon krijimin e entitetit serb në Kosovë, sikurse “republika srpska” në Bosnjë, e cila u krijua me forcë dhe me gjenocid, domethënë në kolizion flagrant me normat  dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare) të territorit indigjen të Kosovës që historikisht, ligjërisht dhe etnikisht i përket Shqipërisë Etnike (e jo assesi Serbisë kolonialiste, as minoritetit kolon serb 8%, i cili së bashku me Kishën Ortodokse Serbe janë ndër  fajtorët kryesorë për  djegien e Kosovës shqiptare më 1989-1999), në asnjë formë nuk paraqet “një hap përpara drejt pavarësisë”, por dy hapa më shumë dhe urgjentë  drejt copëtimit dhe ndarjes së Kosovës mbi baza etnike dhe kantonale.

 

Një strategji  e këtillë proserbe në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës, së pari, parashikohet të jetë nën kontrollin e protektoratit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian(BE), kurse më vonë me kalimin e kohës, kantonet autonome serbe, duke u bazuar në “lidhjet speciale” me Beogradin (ashtu siç parashikojnë “dispozitat ligjore” të Planit të Ahtisarit), “me të drejtë”, do të kërkojnë njësimin e tyre me Serbinë, gjë që kjo, de facto dhe de jure do të thotë ndarje e territorit integral të Kosovës shqiptare.

 

Pra, pavarësisht se kush është shprehur se  Plani i Ahtisarit është “një hap drejt pavarësisë së Kosovës” ky vlerësim është plotësisht i gabueshëm, sepse nuk përputhet me konceptin e pavarësisë së njëmendtë të Kosovës.

 

Këtë absurd politik mund ta karahsojmë  me një shembull të thjesht nga jeta e përditshme. Po qe se ndokush është kureshtar dhe, rastësisht pyet ndonjë student ambicioz, se në cilin vit të studimeve ka arritur, sigurisht se nga ai, do ta merrte këtë përgjigje: “jam para diplome”. Përqartësimi: “jam para diplome” dhe “kam diplomuar” janë dy koncepte asimetrike, që e përjashtojnë njëra-tjetrën për nga kuptimi i tyre faktik dhe formal.

 

Në këtë vështrim të thjeshtësuar për hir të “oportunitetit politik”  të shoqërisë konusmatore dhe të konsumuesve të saj të pangopshëm politikë dhe demokratë të ponderuar, duhet analizuar  thellësisht edhe  “hapin e parë” të “pavarësisë së nënkuptuar”  dhe të fantazuar  nga imagjinata  e “shuttle diplomacy” e Marti Ahtisarit, sepse ajo nuk është sanksionuar, as nuk figuron  në asnjë rresht të “planit historik” të tij për pavarësimin e Kosovës shqiptare nga Serbia kolonialiste. Përkundrazi, plani i Marti Ahtisarit favorizon interesat dhe ambiciet koloniale të minoritetit serb (8%) e jo të shumicës dërrmuese të popullatës indigjene shqiptare (90%) në Kosovë.

 

Pas të gjitha tragjedive dhe gjenocideve të derisotme (1846-2007) të Serbisës së madhe dhe të serbëve, të kryera mbi shqiptarët dhe Kosovën, si dhe mbi pjesët e tjera autoktone të  Shqipërisë Etnike, të cilat edhe sot në fillimshekullin 21 ndodhen në çizmen e hekurt kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë, sot ka ardhur çasti vendimtar historik, që të mos kënaqemi me zgjidhje gjysmake dhe të përkohshme për hir të interesave dhe rrethanave momentale të kohës, por ta pranojmë vetëm atë zgjidhje të ligjshme dhe të drejtë që në mënyrë imediate dhe afatgjatë   garanton pavarësinë dhe vetëvendosjen e plotë të Kosovës, sepse nesër,po qe se plani i Marti Ahtisarit si tillë-pa sanksionimin e instituit të sovranitetit  të Kosovës, do të miratohej nga  KS i OKB-së, do  të bëhet vonë për të gjithë ne, mbase asnjëri prej nesh nuk do të jetë gjendje, që të ndikojë në ndryshimin e  tij. Pra, tani është momenti historik, të cilin duhet ta shfrytëzojmë me konsensus  vetëm në favor të njohjes së pavarësisë së plotë, e jo kurrfarë  pavarësie gjysmake dhe të kushtëzuar nga Evropa dhe nga Serbia, sepse ajo “lloj pavarësie” e imagjinuar e Marti Ahtisarit, e cila fatkeqësisht është “ një hap përpara dhe, nëntë  hapa prapa”,  do të jetë në interes afatgjatë strategjik edhe të Evropës, edhe të Serbisë, e jo të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

 

Fundja, nuk është e arsyeshme dhe fare e nevojshme që në këtë rast më kritik për Kosovën shqiptare, të polemizojmë në temën “një hap pavarësi”, sepse ai “hap” mund të zgjatë edhe më tej shekullin e robërisë  koloniale të Serbisë mbi shqiptarët dhe Kosovën. Prandaj, të mos  shërbehemi me “klishe” dhe me “formula” të tejkaluara politike, të cilat për të “mirën tonë” na i kanë gatuar kolonilaistët dhe imperilaistët e huaj serbosllavë këtu e 100 vjet më parë vetëm për vetëm për ta ruajtur ekuilibrin e interesave dhe të marrëdhënieve të tyre të ndërsjella ekonomike, tregtare, gjeopolitike dhe gjeostrategjike në kurriz të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë së kolonizuar etnike, të cilën  edhe sot e konsiderojnë si plaçkë të tyre koloniale, me  të vetmin motivacion  politiko-propagandistik se “problemi i Kosovës është tejet i ndërlikuar”  për t’u zgjidhur sipas  së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes(!?)

 

Një vlerësim i tillë i fuqive të mëdha evropiane dhe partnerëve të saj  mbështetës është i paqëndrueshëm dhe komik, sepse problemi i Kosovës, përkatësisht problemi i pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan nuk është kurrfarë “çështje e ndërlikuar” në aspektin historik dhe juridik, sepse  historia dhe e drejta ndërkombëtare janë në anën e  shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por në rastin konkret mungon ndërgjegjja njerëzore, përgjegjësia ligjore, vullneti i mirë dhe drejtësia  e bashkësisë ndërkombëtare (OKB), që  njëherë e përgjithmonë t’i japë fund problemit kolonial shqiptar në zemër të Evropës, sepse derisa të mbretërojë ky problem kolonial, do të jenë të brishta siguria, paqja dhe qëndrueshmëria  jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, dhe më gjerë.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-09 22:29:46
Jam nje student dhe me dhemb shpirti kur lexoj keto gjera kaq te trishtueshme.Kosova ka nevojen e te gjitheve ne Tirana nuk eshte ngritur kurre per ceshtjen e Kosoves.Pavarsin nuk ta fal njeri,mos prisni volle se franza e greqia ,keta emera te mallkuar do na japin pavarsin.Politikanet tane jane sylesha,po si nuk kane pak semer mor?Po si nuk thone nje fjal te mire per te ardhmen e Kosoves?Po si mund te jetohet keshtu more?Mallkuar qofte ai qe pranon pakon e Ahtisarit se ajo eshte pako e vdekjes per Kosoven.

Koment nga GUEST më 2007-03-09 22:32:14
Z. Hyseni ju keni plotėsishtė tė drejtė nė artikullin e juaj ILUZIONI POLITIK..., por unė njė lezues do tė bėjė vėtem njė pyetje. Deri kur do tė mirremi vėtem me konstatime dhe kur do tė kemi njė veprim konkret pėr ndryshimin e gjėrave nė tė mirė tė KOMBIT?. Rroftė Shqipėria etnike!

Koment nga GUEST më 2007-03-11 18:03:46
Pyete shume me vend: "deri kur do te merremi me konstatime?" 
Me konstatime dhe vlersime te qelluara dhe te shendetshme per gjithe kombin shqiptar dhe shqiperine etnike, do te merremi gjithmone, derisa te ekzisotjne shqiptaret dhe shqiperia e perjetshme... Pa konstatime te goditura dhe permbajtesore, profesionale dhe komebtare shqiptgare nuk mund te kete as veprime, e as NDRYSHIME te dobishme per shqiptaret dhe shqieprine... 
Po fatekqsia qendron dikund tjeter tek ata, te cilet qe dy dekada i kane shti veshet ne lesh te harapit... e nuk po niejne as per konstatime, as per vlersime qe jane ne funksion te cuarjes perpara te popullit per liri, pavaresi dhe zhvillim te plote ekonomik, politik demokratik brenda kufijve natyrale te shqiperise etnike, sikurse te gjithe popujt e tjere ne ballkan. 
Shkurt e shqip nuk eshte fjala se konstatimet jane bere te tepruara, sepse nese mungojne konstatimet, atehere nuk mund te kete as veprime konkrete dhe te vlefshme ne kuptimin e mbrojtejs se inetresit te pergjithshem kombetar dhe shteteror shqiptar. 
KUR DEO TE KEMI VEORIM KONKRET PER NDRYSHIMIN E GJENDJES SE MEJRUESHME TE KOMBIT? 
edhe kjo pyetje me vend dhe me rend si thote populli yne i urte. 
- veprime dhe nryshime konkrete do te kemi atehere, kur te gjithe shqiptaret te ndergjegjesohen dhe te vijne ne perfundim se pa bashkim si nje trup i vetem, nuk do te kete kurrfare ndryshimi pozitiv ne te miren e pergjithsme te shqiptareve as te shqiperise, por vetem mashtrim, shfrytezim, shtypje , percarje, mjerim dhe copėtimne cizmen e huaj te hekurt sllave... 
- si mudn te veprojme konkretisht per ndryshuar gjendjen, kur ne radh te pare "elitat politike shqiptare", te kollaboruara me agjenturate dhe me armiqte e huaj, po na sulmojne dhe po na shkkatojme deme te medha, duke na shitur fund e krye para te huajave, ne menyre qe te mos e humbin karrieren, pushtetin dhe pasurimin e tyre te "prejetshem".... 
Dikur e kishim vetem nje esat pashe toptan, kurse sot jane bere me qindra esata pashallare e agallare, te cilet ne format me bizare ,. me cnjerezore, me tradhtare dhe me shitese po na sulmojne edhe ne sy te popullitk edhe ne sy te botes... 
Derisa mos ta pastrojme berrllogun e brendshem, eshte utopi qe te trimufojne mbi amrmiqte e jashtem sado qofsahin te ligje ata.... 
Pra, nuk ka ndryshime as verpime konkete deris ajemi te percare dhe te amriwesuar ne njemije e 110 parti e mahalla... 
.... 
Nje propozim imi 
Nese te gjithe e kemi ne zemre dhe permnjemede clirimin, pavaresimin dhe bahskimin e popullit shqiptare dhe te shqiperise etnike, atehre le ta lidhim besa-bese, e ti lame kolltuqet, karierfen e ndyre kusilinge, villat, firmat, kompanite, tregtimin dhe fitimet me grekun, me shkajun e me ke drerqi jo, dhe ti therrasim zerit te arsyes: 
o SOT, O KURRE : derisa t'i ftiojne te gjitha drejtat shqiptaret e gjesmeshqiperise se kolonizauar... TA NGRIJME STTAUSIN PARTIAK, DHE TE SHKRIHEMI NE LEVIZJEN E VETEVENDOSJES, KJO ESHTE RRUGA DHE CELESI IVETEM, QE MUND TE NA SHOIE NE VREPRIM DHE NE NDRYSHIME KONRKETE. 
Ndryshe, derisa te valojne flamujet e barajktarizimave me 1000 e 1 parti, qe jane garanca me e forte e krijitmit dhe jetzgjatjse se qeverive dhe politikave kusillinge..., askush te mos pret se do te kete veprim konkret per te miren e kombit dhe te atdheut shqiptar... 
Derisa gjithcka cka eshte huaj, e nderojme, e hymnizojme dhe e perqwafim si vler te pranueshme, ne vend te vlerave kombetare shqiptare, atehre eshte veshtire te vihet te veorimi konkret, sepse njerzit e pakurrize dhe honxhobonxhot e koehs se kashtes jane helmuar me te keqen e huaj dhe per faterwesine e tre popullit shqiptar, po jetojne dhe po mburren me te, sepse jane "mdoernist" dhe po "ecin trapaushk me kohen". 
E zgjata shume, por sa per informim te shkurter, me konstatime nuk do te ndalemi derisa te clirohem definitivisht nga te gjitha keqijat qe kane pushtuar populin shqiptare deh shqieprine etnike. 


International
English
Faqe interaktive