Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Nuk janė fajtorė "kėngėtarėt" grekė, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e Tiranės
Nuk janė fajtorė "kėngėtarėt" grekė, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e Tiranės PDF Print E-mail
19 Mars 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


 Nuk janë fajtorë  "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e korruptuar dhe e defaktorizuar e Shqipërisë në Ballkan

* Nuk  thuhet kot në popull, “ Kur vdes i Zoti i   shtëpisë,  edhe minjtë lozin valle”!
 
Nuk është tragjike se çfarë  këngësh antishqiptare këndojnë nacionalshovinistët grekë në Greqi, por  është abusrde, e papranuershme dhe  tragjike se si në heshtje dhe haptazi  ka vërshuar me të madhe vala e greqizimit përbrenda në Shqipëri, duke ndërtuar kisha të panumërta dhe shkolla jo vetëm në mjediset e banuara me  minoritetin grek, por edhe në ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk ekzisotn asnjë pjesëtar i minoritetit grek. Gjithashtu, tragjike dhe e pakuptueshme është se si në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy dekada është “fronëzuar” peshkopi grek, Anastas Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale është se si Anasatas Janullatosi është shpallur “qytetar nderi” i Tiranës nga ana e  disa  autoriteve qeveritare shqiptare.  Krahas këtyre të të gjitha diefketeve dhe të metave, gabimi më i madh dhe i pafalshëm politik dhe diplomatik i qeverisë së Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Greqinë në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur dihet se (as atëbotë e as sot) Greqia gjenocidale nuk e njeh problemin çam dhe të Çamerisë shqiptare?!

Shikuar në këtë prizm të këndvështrimit tonë, nolens volens shtrohen  edhe këto pyetje qenësore :

(1) Pse qeveria shqiptare e Tiranës  ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Greqinë, para se të zgjidhet problemi kolonial i Çamerisë?

(2) Pse qeveria e Tiranës qe pothuajse dy dekada nuk ka qenë e interesuar që të zgjidhë problemin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke krijuar dhe hapur vende pune në Shqipëri në mënyrë që t’i shpëtonte ata në aspektin ekonomik, material, social dhe ekzistencial etj.?

(3) Pse qe 20 vjet në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë fabrikë , asnjë kombinat  i industrisë së lehtë të prodhimit dhe të përpunimit të  frutave, të perimeve, si dhe të produketeve të tjera nga fusha e bujqësisë, e blegtorisë dhe e turizimit etj., ku do të gjenin punë me  qindra dhe mijëra punonjës shqiptarë?

(4) Pse qe 20  qëndrojnë të mbyllura, të braktisura, nuk funksionojnë dhe, ende nuk janë rinovuar dhe modernizuar fabrikat dhe uzinat e industrisë së rëndë?

(5) Pse  fuqia punëtore shqiptare dhe Shqipëria qe 20 vjet të “mbijetojnë”, të varura dhe të ndërvarura nga ekonomia dhe tregtia e Greqisë, kur dihet se Shqipëria nuk ka 30 milionë banorë, por mbi 3 milionë sish?

(6) Edhe sa dekada nevojitet të kalojnë, që qeveria shqiptare të vendosë për fatin e çdo qytetari shqiptar, e jo ata t’i lërë në “ mëshirën” e  keqtrajtimit dhe të torturës  së shtetit grek?

(7) Pse qe 20 vjet asnjë nga qeveritarët shqiptarë nuk treguan kurrfarë aftësie, as kapaciteti intelektual, politik, kombëtar dhe shtetëror, që me veprat  dhe me të arrirat e tyre konkrete, t’i bindin shqiptarët se shpëtimi dhe e nesërmja e tyre e lumtur dhe  ndritshme, duhet kërkuar vetëm në Shqipëri, jo në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Evropë, në Amerikë, në Argjentinë, në Australi, në Kinë dhe në Rusi etj. ? Përderisa në mendje dhe në praktikë, të manipulohet me fatin dhe me  ekzistencën e shqiptarëve, nën parullën demagogjike të “reformatorëve” dhe të “demokratëve” të korruptuar të “elitës politike” zyrtare të Tiranës, se “emigrimi ekonomik (me theks të posaçëm në Greqi!) është i vetmi shpëtim i shqiptarëve”, kuptohet as Greqia me aleatët e saj kolonialistë sllavë dhe, asnjë shtet tejtër në botë  nuk do të na “bëjë hesap”, nuk do të  çmojë, as respektojë si partner serioz dhe të denjë, në asnjë aspekt të zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve  të ndërsjella ekonomike, politike, diplomatike dhe tregtare etj. Ndër të tjera, të gjitha këto  deformime dhe devijime kardinale të  politikës së qeveritarëve “demokratë” dhe “reformistë” të Tiranës (drejtazi dhe zhdrejtazi) kanë ndikuar negativisht, edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Tiranës dhe Athinës, si rrjedhim i mungesës së ndërtimit të mirëfilltë të staregjisë së objektivave prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme në favor të mbrojtjes dhe të avancimit të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë.
 
(1)          Jo befasi, as frikësim e as kanosje nga “bregu i fildisht”, por preventivë, vigjilencë dhe veprim konkret kundër së keqes greke dhe grekomane brenda dhe jashtë Shqipërisë
 
 
Ne, nuk duhet të  shqetësohemi, as të befasohemi  tej masës se çfarë këndojnë ushtarët grekë gjatë  stërvitejve ushtarake nëpër poligonet e kazermave të tyre në Greqi, sepse, fundja,  ata janë në shtëpinë e tyre. “Mësuesit” e tyre e dijnë se çfarë këngësh antishqiptare apo antiturke, duhet të këndojnë ata. Ajo është “çështje e tyre e brendshme”(!). 
 
Mirëpo, ne mbajmë përgjegjësi dhe e kemi për detyrë që të interesohemi jetësisht se çfarë “këngësh patriotike dhe demorkatike shqiptare” janë duke kënduar qe dy dekada me radhë në Tiranë, peshkopi grek, Anastas Janullatos dhe minoriteti grek në Himarë, në Gjirokastër etj., sepse ndodhen brenda territorit të shtetit shqiptar dhe, si të tillë e kanë për detyrë që t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e jo të veprojnë në shpërputhje me to, duke tentuar që t’i fajësojnë shqiptarët për qëndrimet e tyre destruktive dhe për veprimet e tyre antishqiptare, në saje të mbështetjes dhe të instruksioneve grekomëdha të shërbimeve të ndryshme të politikës zrytare të Greqisë.
 
Prandaj, ne duhet të  interesohemi seriozisht dhe denjësisht se si të gjejmë rrugën e arsyeshme dhe të drejtë të preventivës për t’i ndaluar përzierjen,  ndërtimin e shkollave  dhe të  kishave greke. të panevojshme grekekëngët, brohortijet, parullat dhe veprimet antishiptare të politikës zyrtare greke, e cila ka penetruar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë.
 
Sipas gazetës greke “Ta Nea”, qëmoti qenka bërë “zakon i detyrueshëm” që në radhët e ushtrisë greke (gjatë ushtrimit të stërvitjeve të ushtarëve të saj në terren) të këndohen këngë  me moto antishqiptare dhe antiturke etj. Së fundi, këtë  dukuri të shëmtuar, gazeta “Ta Nea” e ka nxjerrë në dritë përmes rënies në gjurmë  të tri viedokasetave të tilla ekzistuese, ku ndër të tjera, ushtarët grekë këndojnë edhe kështu : “litar do të bëjmë nga zorrët e shqiptarëve, kurse këpucë do të bëjmë nga lëkura e turqve.” (www.liriakombtare.com, 4.03.2007).
 
Lidhur me “eurekën” e këtij  fenomeni “racist” të ushtrisë greke, siç është shprehur  edhe shkrimtari ynë, Sabri Godo, kohëve të fundit, me të drejtë  po debatohet me të madhe në opinion publik shqiptar. Mirëpo, deri tani, si duket,  trajtimi i këtij problemi  është bërë në mënyrë tejet simplifaktive dhe, madje edhe euforike, si rrjedhim i pushtimit të emocioneve spontane kundër  “ befasisë së çastit” të ushtrisë greke.
 
S’ka dilemë se këndimi i këngëve  të ushtarëve grekë me përmbajtje antishiqptare është për çdo gjykim, sepse nxit dhe apostrofon ringjalljen e  urrjetjes dhe armiqësinë ndërnacionale dhe ndërshtetërore  mes dy popujve, të armiqësuar me shekuj për shkak të politikës pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste të Greqisë mbi  territorin dhe mbi popullin etnik shqiptar (Çameria dhe Epiri). Pra, në rastin konkret, shkaku dhe pasoja  duhet kërkuar në një sfond më të thellë, më të gjerë dhe më kompleks të historisë gjeopolitike të marrëdhënieve të derisotme midis Greqisë dhe Shqipërisë.
 
Kuptohet, e drejtë e çdo inidividi apo kolektiviteti është që, kur vjen në shprehje cenimi dhe fyerja e rëndë  e tyre qoftë mbi bazën e dinjitetit njerëzor, qoftë mbi bazën kombëtare, fetare, etnike etj., të reagojnë  atypëraty edhe si individ, edhe si kolektivitet i organizuar, sepse e keqja, shpifja dhe e pavërteta nuk duhet pranuar kurrë, pavarësisht nga çmimi dhe, pavarësisht se kush qëndron pas tyre (individi, grupi, populli apo shteti).
 
Pse gjatë periudhës së viteve të pushtetit popullor socialist në Shqipëri,  në ushtrinë, as në shoqërinë e Greqisë nuk këndoheshin këngë me “nota”  antishqiptare? – Sepse, Shqipëria nuk  ishte e varur nga Greqia, duke kërkuar nga ajo  shpëtim, punësim, pensione, kredi, investime dhe mallra të ndryshme etj., për të greqizuar shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu siç po ndodh qe 18 vjet me regjimet antipopullore  dhe antidemokratike të Shqipërisë, të drejtuara nga individë, grupe dhe haranga të ndryshme politike, që lufotjnë vetëm për  të qëndruar sa më gjatë në pushtet, jo për të mirën e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit shqiptar, por për ledverdinë e interesit të tyre personal, grupor, partiak, ideologjik, ekonomik, tregtar dhe karrierist.
 
Pra, edhe në këtë kontekst, duhet të vështrohet “fenomeni  i ri”  paradoksal i këndimit të këngëve antishqiptare nga ushtria greke.  Neve nuk  kemi nevojë të angazhohemi, as të shpenzojmë kohë për t’i gjetur se cilët janë ata ushtarë, që paskanë kënduar apo që do të këndojnë edhe në të ardhmen  “parodi” me nota muzikore antishqiptare, por për ne, e rëndësishmja është që, t’i indetifikojmë   dhe t’i neutralizojmë me kohë, interesat dhe veprimet subversive të parapavijës së thellë të politikës pushtuese shekullore të “kompozitorëve” dhe të “dirigjentëve” të “korit diplomatik” ndërsyes të qeverisë greke, e cila qe 18 vjet rresht është infilturar në çdo segment të jetës ekonomiko-politike dhe shoqërore  të shtetit shqiptar, me të vetim qëllim të fundit që,  përmes “reformave demokratizuese-integruese” politike, ekonomike dhe tregtare (natyrisht, duke manipuluar para bashkësisë ndërkombëtare, edhe  me minoritetin grek në Shqipëri, ashtu sikurse Serbia me minoritetin serb në Kosovë, kinse janë të “ndrydhur nga padrejtësitë” e shumicës dërrmuese shqiptare), ta realizojë strategjinë e interesave të saj prioritare në asmilimin  e numirt sa më të madh të shqiptarëve. Këtë strategji dhe taktikë perfide në kurriz të greqizimit të territoreve të caktuara shqiptare, e provojnë edhe ndërtimi i qindra kishave e mejtepeve greke  jo vetëm në Jug, por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë.
 
Interesat vitale të kombitr shqiptar në Ballkan dhe të Shqipërisë nuk mund të mbrohen  me “standadet demorkatike” greko-serbe dhe, në saje të  profitit antihuman të “tregut të lirë”, sepse shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk janë mall konsumi as i Greqisë, as i Serbisë e as i partnerëve të tyre tradicionalë  hegjemonistë sllavë.  Këtë fakt të rëndësishëm dhe jetik, duhet ta kenë mbajtur parasysh si  shtetet kolonialiste fqinje (Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia), ashtu edhe politikat e falimentuara kollaboracioniste shqiptare me “pazarxhinjtë” dhe me “nudistët” e tyre në krye, të tipit Edi Rama.
 
Gjithashtu, edhe trazirat e paradokoshme në Himarë (ku minoriteti grek përmes formave të ndryshme shantazhiste antishqiptare, natyrisht, sipas mësimeve politike të  Athinës dhe “bekimeve fetare” të Anastas Janullatosit në Tiranë,  ka kënduar dhe po këndon këngë antishqiptare, duke brohoritur  se “Himara është greke” etj.) refelektojnë thellësisht se Greqia është ndërlikuar në mënyrë flagrante në destabilizimin e rendit  politkko-shoqëror dhe shtetëror të Shqipërisë.  Kjo strategji dhe taktikë e fshehtë dhe e hapur e politikës antishqiptare e Greqisë në Shqipëri, është bërë e njohur që nga shfaqja e organizatës  subversive dhe famëkeqe “Omonia” (pjesëtarët e së cilës, edhe pse në mënyrë misterioze e patën vrarë një ushtar shqiptar në gjumë në kazermën ushtarake shqiptare, ata  nuk u ndëshkuan nga gjyqi shqiptar i Tiranës, si rrjedhim i ushtrimit të trsynisë së politikës ndërkombëtare)  në vitin 1994 të dekadës së fundme të shekullit XX.
 
Vërtet, politika zyrtare e Shqipërisë, duhet ta dënojë botërisht aktin skandaloz të ushtarakëve grekë, të cilët kanë kënduar këngë antishqiptare. Mirëpo, kjo nuk mjafton, që qeveria greke të ketë marrë ndonjë mase ndëshkuese kundër “këngëtarëve” ushtarake grekë, pavarësisht nga përgjigjet e saj premtuese “notave” dhe “prememorieve”  të qeverisë së Shqipërisë, drejtuar  qarqeve dhe institucioneve më të larta të shtetit grek.
 
Për të parandaluar të keqen greke, e cila qe 20 vjet pa asnjë arsye valide ka vërshuar në Shqipëri (me tendencë që të  krijojë pakëaqësi te përfaqësuesit e minoritet grek), politika e jashtme dhe dipomacia shqiptare, duhet të ndërmarrin hapa energjikë dhe racionalë, duke paralajmëruar Greqinë, se po qe se ajo edhe më tej injoron zgjidhjen e drejtë të çështjes koloniale  të Çamërisë, si dhe nëse vazhdon me krijimin e “inicidenteve” të tilla antishqiptare, duke pretenduar që, edhe më tej,  të përzihet në çështje të brendshme të Shqipërisë, do të vijë  në shprehje prerja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga fakti se ajo është anëtare e Bashkimit Evropian(BE) dhe, pa marrë parasysh faktin se, edhe Shqipëria është duke ëndërruar dhe shpresuar se “me nidhmën” e Greqisë së Anastas Janullatosit, do të ketë fatin, të aderojë në BE, si anëtare me të drejta të plota, ashtu sikurse Greqia.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-26 19:45:21
Nuk ka dyshim se proverbi i famshem "ruaju danajve edhe kur sjellin dhurata", duhet te sillet ne kujtesen historike te Shqiperise dhe te shqiptareve si kurre me pare. Te gjendur mes Scilles dhe Haridbes, mes politkes serbe ne Kosove, dhe mes politikes greke ne Shqiperi, shqiptaret duhet me shume se kurre t'i kthehen kujteses kombetare historike, qendreses se Mesues Todhrit,Naum Panajot Bredhit-Veqilharxhit, Papa Kristo Negovanit e Petro Nini Luarasit, e vecmas te Theofan Stilian Nolit ne Mbrojtjen e Kishes Autoqefale Shqiptare. Le te perkujtojme me krenari por edhe me mencuri Fjalet e qartesise lapidare te themeluesit te shtetit kombetar shqiptar, Ismail Qemal Vlora, se nuk ka qetesi ne sini te Ballkanit, pa zgjidhjen e problemit te Cameri-Kosoves. 
Shqiptaret, sidomos intelegjenca shqiptare duhet te ngritet dhe te vihet jo vetem ne sherbim te interesave te medha kombetare, por edhe te marre ne duar pergjegjesite dhe sfidat qe i ngarkon koha ne sherbim te zgjidhjes se ceshtjes gjitheshqiptare-nje here e pergjithmone. 
Ashtu sic e ka bere intelegjenca shqiptare e Rilindjes shtetin shqiptar, ashtu duhet dhe kerkohet sot me shume se kurre, qe intelegjenca shqiptare, me ndjenjat e krenarise se ligjshme te te qenunit shqiptar, sic na ka mesuar Naimi dhe Fishta, ta shpetoje shtetin shqiptar, shoqerine shqiptare nga kataklizma, te shpetoje SHTETIN SHQIPTAR, T'IA KTHEJE ATDHEUT, KOMBIT DHE SHTETIT, NDERIN DHE DINJITETIN E PERKEMBUR. 
SOT E MOT, S'DUHET TE KETE FJALE ME TE SHENJTE PER SECILIN PER NE, SE SA FJALA SHTET, SHTET SHQIPTAR. EDHE SHQIPERIA E EDHE PERENDIA KETE NA E THOTE... 
Shqiperia Shqiptareve. Eshte e Jona Shqiperia... 
Xhemail Peci 
Profesor

Koment nga GUEST më 2007-04-02 10:15:55
Profesor Xhemail Peci,e lexova te gjithe artikullin!!!!!!!! 
Edhe shpresoj se FJALET e tua do te degjohen nga veshi -- 
-- I ZOTIT ,,edhe nga veshi i cdo SHQIPETARI !!!!!!!!!1 
ZOTI te BEKOFTE ,ty o SHQIPETAR!!!!!1 
me respect nga 1 SHQIPETAR ORTODOKS!!!!!!!!!!!!!!!111111 
LEON!!!!!!!!!1111


International
English
Faqe interaktive