Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Njė zonjė e nderuar amerikane qė ndėrroi jetė
Njė zonjė e nderuar amerikane qė ndėrroi jetė PDF Print E-mail
26 Mars 2007

Vetem pak prej bashk-atdhetarevet tone shqiptare e shqiptaro-amerikane e kane marrur vesht se jo shum kohe me pare dhe pikerisht me 25 te Janarit te ketij viti, paska ndrruar jete ne qytetezen Aurora, jo shum larg nga Chicago-ja te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes, Zonja Charlotte T. Reid, ne moshen e nderuar 93-vjecare.
Fletorja e madhe The Chicago Tribune, me 31 te Janarit 2007, e perkujton Zonjen Reid me nje shkrim te gjate, duke mos zene ne goje ndihmen qe ajo i ka dhene ceshtjes shqiptare.
Prej bashkatdhetarevet tone, vetem shum pak mund t’a kujtojne kete zonje te nderuar dhe ndoshta edhe me pak mund t’a dijne ose t’a kene marrur vesht se sa shum ka bere ajo per mbare ceshtjen shqiptare.

  

Ne vitin shum  te larget 1962, kur Zonja Reid vendosi te vente kandidaturen per deputete ne Dhomen e Perfaqesuesvet, ne Aurora nuk kishte vecse nje grumbull te vogel shqiptaresh te vendosur aty rishtas nga vend-lindja , Tetova, Kercova, Korca, Pogradeci, qe aso kohe gjendeshin te shtypur mizorisht nga UDBA e nga Sigurimi. Ky grumbull i vogel nuk ngurroi dhe e votoi nje-zeri Zonjen Reid si deputete.
C’prej asaj kohe ne mes tyre, Zonjes Reid edhe Shqiptarevet, u-lidh nje miqesi shum e ngushte, qe do te vazhdonte vite me radhe.
C’prej asaj kohe, Zonja Reid i ka sherbyer popullit amerikan pese here ne Dhomen e Perfaqesuesvet . Por, ama, e ka ngritur zerin lart edhe per ceshtjen shqiptare aty ku duhej dhe sa here qe duhej. Ne fletoren “Flamuri” te Ballit Kombetar, qe dilte ne Rrome te Italise, eshte vene me nderim te madh edhe fotografia e saje.
Zonja Charlotte T. Reid u-zgjodh deputete ne vend te burrit Frank, i cili pesoi nje goditje zemre n’ate kohe dhe nen administraten e presidentit Richard Nixon, u-emeruar te sherbente ne Komisionin Federal te Komunikimit, ku qendroi  vite me radhe.
Miqte tone ndoshta duan t’a dijne se si dhe ku na ndihmoi Zonja Charlotte T. Reid. Sa e madhe ka qene kjo ndihme?
Siper te gjithavet duhet kuptuar koha ne te cilen ne jetonim kur Zonja Reid u-be deputete.
Aso kohe, dhe jemi shum larg, ne vitin 1962, Marshall Tito ishte gjalle dhe shteti i tije gjalleronte me ndihmat, sidomos me ato amerikane. Ishte koha e Luftes se Ftohte, ndeshja ne mes te Perendimit demokratik, qe kryesohej prej Shtetevet te Bashkuar te Amerikes edhe te diktatures komuniste te Bashkimit Sovjetik. Ishte koha, kur e kishim shum te veshtire te flisnim edhe vetem nje fjale kunder Marshall Titos e bashibuzukevet te tije, nder ‘ta edhe ndonje shqip-foles nga Kosova, mbasi ai e kishte shkeputur shtetin qe kryesonte prej Moskes, gje qe shiqohej si nje  “fitore” prej perendimorevet, megjithese Shqiptaret ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne krahinat shqiptare te Presheves, Bujanfcit e Medvegjes shtypeshin pa-meshire prej UDBES. Ishte gjithashtu koha kur dy kaposhat e Ballkanit, Marshall Titoja e Enver Hoxha, kapeshin fytazi se cili ishte komunist me i mire, se cili po e shtypte popullin e vet me shum. Ishte pikerisht koha kur ia filluan edhe vazhduan demonstratat e para shqiptare, te organizuara nga Lidhja Kosovare ne bashkepunim me Ballin Kombetar edhe organizata e nacionaliste te tjere edhe ku mirrnin pjese vetem nje grusht shqiptaresh nga Kosova dhe shum Shqiptare demokrate nga Shqiperia, duke denoncuar shtypjen mizore te organevet te sigurimit shtetnor (UDB-se) kunder vellezervet e motravet shqiptare sidomos ne Kosove, por edhe ne Maqedoni  e ne Mal te Zi e ne Presheve, ne Bujanofc e Medvegje…
Zonja Charlotte T. Reid, si e kulturuar qe ishte (me profesion ishte kengetare) u-vua ne dijeni te gjeravet dhe me shum heret se sa vone, e mori vesht se ku qendronte puna.
Ishin vellezerit tone, Zz. Abas Ermenji, Vasil Andoni, Sulejman Meco, H. Jusuf Azemi, Luan Gashi, Ajet Rushiti, Ismail Kastanjeva, Tefik Ashiku, Nihat Bakalli etj. ne Aurora e gjetiu, te cilet me kenaqesi e me durim te madh, i folen ose i shkruan asaj gjeresisht se si dhe ku qendronin punerat. Ishte Zonja Reid, e cila nuk degjoj t’ i mbyllte veshet.
Ishte Zonja Reid, e cila e mori hapin e pare edhe Shqiptarevet ua hapi dyerte per takimet e medha, si senatoret e permendur Everett Dirksen, Charles Percy, deputeti Edward Dervinski etj. Erdhi pra koha, kur nepermes ketyre fytyrave te ndritura, ceshtja kosovare u-vua ne rend te dites, ne radhe te pare, duke u-shtruar si gjeja e rendesishme, e cila duhej zgjidhur.
Per ndihmen e saje per ceshtjen shqiptare, Lidhja Kosovare propozoi ne vitin 1970 qe Komiteti i Kombeve te Roberuar, dega e Chicagos,  t’ i epte Zonjes Charlotte T. Reid medaljen e nderit te kesaj organizate. Dhe ashtu u-be.
Nje vit me pare, pikerisht ne Nendor 1969, Zonja Reid mori pjese ne te kremten kombetare shqiptare, te cilen e organizoi Lidhja kosovare, ne bashkepunim me Ballin Kombetar, ne lokalin shqiptare te vellezervet Dhima, Diplomat West, ne Fullerton.
Aty ishin grumbulluar me shum se 500 vete, nje numer shum i madh per kohen.
N’ate mbledhje Zonja Reid ia dhuroi Lidhjes Kosovare, me ane te perfaqesuesit te saje, H. Jusuf Azemi, Flamurin e madh amerikan. Ky Flamur kishte flutuar 24-ore ne shtizen lart Kongresit amerikan. Zonja Reid edhe Z. Hafes Jusuf Azemi e shpalosen ne salle, ne mes te brohoritjevet nje-zeri te te pranishemvet… Aty ku u-shpalos Flamuri amerikan ishin te pranishem edhe Zz. Luan Gashi, i cili fliste, Dr. Ibrahimi, kryetar i Komitetit Kroat ne Amerike edhe Tomor Selenica. Ky Flamur i u-dorezua Ballit Kombetar ne Kongresin e pare te tije, ne Prizren e liruar nga zgjedha e Beogradit.
Vlen te zihet ne goje ketu edhe nje rast tjeter. Kur Z. Richard M. Nixon u-zgjodh president i Shteteve te Bashkuar te Amerikes, kishte me vehte si “nen-president” Z. Spiro Agnew,  i cili ishte me prej-ardhje greke. Lidhja Kosovare, me nje leter te saje drejtuar Zonjes Reid, cfaqi dyshim se mos Z. Agnew do te shperdoronte poziten e tije ne dem te Shqiperise. Zonja Reid u-pergjegj pa vonese, duke e siguruar Lidhjen Kosovare se nga vendi ku ishte, do t’a shiqonte se afermi veprimtarin’e nen-presidentit te porsa-zgjedhur. Letra e Zonjes Reid e ka pare driten ne fletoren Flamuri.
Gjate gjithe sherbimit te saje si deputete ne Dhomen e Perfaqesuesvet, Zonja Charlotte T. Redi u-ka qene afer edhe i ka ndihmuar Shqiptaret edhe shqiptaro amerikanet, simbas mundesise se saje.
Per keto ndihma qe i ka dhene ceshtjes shqiptare, Zonja Reid do te kujtohet me nderim nga Shqiptaret,

Nihat Bakalli

(e-mail: )
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-02 10:16:24
Nga zemra ju falėnderohemi pėr komentin. Ne shqiptarėt duhet me respekt tė madh tė kujtojmė miqtė e shqiptarėve dhe mbarė tokės arbnore - Shqipėri Etnike. Do tė ishte mirė sikur tė na jepnit edhe njė fotografi portret tė zonjės sė nderuar, tashti tė ndjerė, Charlotte T. Redi.Mirėnjohės pėr jetė. Iu prehtė shpirti! 
Partia e Ballit kombėtar, ju lutem, le ta trajtojė me seriozitet idenė time qė tė themelohet njė Fototekė e tipit pėrkujtues tė miqve tė shqiptarėve... (do tė ishte mė mirė qė tė shndėrrohej mė vonė nė muze). Hodo Zalli

Koment nga GUEST më 2007-07-04 12:44:46
pranoni ngushllime nga familja ime Berati nga Mitrovica

Koment nga GUEST më 2007-12-11 00:35:32
pranoni ngushllimet me te sinqerta nga familja Gashi nga Prishtina .Duhet te jeni Krenar per zonjen qe e keni pas.


International
English
Faqe interaktive