Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Tubim me rastin e Ditelindjes se Mithat Frasherit
Tubim me rastin e Ditelindjes se Mithat Frasherit PDF Print E-mail
26 Mars 2007

Mithat Frasheri 1880-1943

Nen organizimin e Komitetit te Ballit Kombetar per Gjermani u shenua Ditelindja e Tribunit ton Kombetar Mithat Frasheri. Me kete rast fjalen hyrse e mbajti Gazmend Islami  i cili foli per jeten dhe vepren e Mithat Frasherit.Te pranishim ishin nje numer i madhe i Ballisteve te cilet ndien knaqesi te nderojn prijsin e Kombtarizmit i cili ushqej me dekada  Nacionalizmen shqiptare. Me kete rast u dha edhe nje program i ngjeshur Kulturo-Artistik "Një jetë e tërë në shërbim të kombit dhe atdheut" me rastin e  ditlindjes se tije.
Mithat Frasheri lindi në janin më 25 mars 1880 në kulmin më të madhe te vlimeve kombetare për indentitet të ceshtjes shqiptare. I lindur dhe  i  rritur në një familje atdhetare që ne moshen 13 vjeqare kishte filluar të përkthente në persisht,turqisht, gjermanisht,arabisht,frengjisht dhe greqisht.
Mithat Frashri  vepron dhe punon si Rilindasë shqiptar.Ai si cështje parësore kishte për të fituar mvetësin shqipëtare i qaste në rend  të pare ndëgjegjesimit të kombit. Motoja e te vepruarit politik është "Më mirë vdekjen se robërin".

Për herë të par fillon që të botojë në moshen 17 vjeqare në  gazeten  "Albania" e cila dilte në Bruksel nga Faik Konica, ai ketu botonte me pseudonimin “Skendo Frashëri”. Mithat Frashëri i rritur në mesin e dijes dhe librave filloi që të bëhej  pjesë e librit ,dhe libri pjes e tijë,keshtu qe ne moshen 17 vjeqare  krijoi  bibloteken e  vetë personale me emrin "Lumo Skendo" (1897).
Në vitin 1898 u bë bashkpuntori më i shquar i “KALENDARIT KOMBËTAR” të cilen  e botonte Kristo Luarasi në Sofije te Bullgarisë. Faik Konica duke e  njohur  dijen universale te Mithat Frashrit ,në nje leter të dergur ( e pa  botuar)  në vitin 1898 ,Konica e propozon si nënpresident të një komiteti për përlindjen e Shqiprisë jasht atdheut. Kështu me 1908 Mithat Frashrin e  gjejmë  kryetar të kongresit komëtar dhe nënëkryetar të komisionit të  alfabetit të  shqipes që kryesohej nga at Gjergj Fishta ku u vendos qe të kishte një  alfabet të vetem të gjuhes shqipe për të gjithë  shqiptaret. Gjithashtu në  pragë të pavarsisë hedhë idenë e ndritur se Shqipëris shpëtimi  do ti vie nga  vetë shqiptarët. Ai madje nuk i varte shpresat te fuqit e mëdha  Evropiane të  kohës ,pasi në atë kohe në politeken Evropiane dominonte Rusia , dhe  si e  tillë gjithmonë stimulonte boshtin ortodoks në ballakan për  coptimin e tokave shqiptare .
Më 28 nëntor 1912  ai ra në gjunjë dhe puthi  flamurin kombtarë që ngriti Ismail Qemajli në Vlorë, të cilit ju përul tërë jeten  me devocion.Ai në  kuvendin historik në Vlorë gjendet në postin e deputetit i cili  perfaqson : Gjakoven,Pejen,Plaven,dhe Gusindhe ne cilsin e  deputetit firmos aktin  e  shpalljes së pavarsisë së Shqiprisë,dhe njëherit merr postin e  ministrit të  Punëve Botërore.Ai në mënyrë dinjitoze  mbrojti qëshjen shqiptare  dhe në  menyre të argumentuar u dergon prememoria ambasadave pjesmarres në  Konferencen e paqes në Paris. Ai denoncon  energjikisht trasktatin e  fshehtë  të Londres të vitit 1915 midis shteteve shoveniste fqinje dhe fuqive  të mëdha  për coptimin e trojeve shqiptare.Në vitin 1920-1921 Mithat Frashri  arrin  kulmin e vepromtaris diplomatike si kryetar i delegacionit shqipitar  në  Konferencen e paqes në Paris,në lidhjen e kombeve në Gjenevë dhe  në  konferencen e Ambasadorve . Po në kete kohe i dergon Prememorien prej 5  pikve Presidentit Villson  i cili mandej me 10 shkurt dhe 26 janar 1920  delë në  mbrojtjen e qështjes shqipare. Më 17 dhjetor 1920 Shqipria pranohet si  antare  e lidhjes së Kombeve,por e coptuar pa Kosovë e Çamri.

Ta perkujtojme  opinjonin  e gjere se Mithat Frashri ishta denuar  tri her në mungese. Herën e parë nga Mbretria Serbo-Krote –Sllovene ne shenje  debakli ne  lidhjen e Kombeve ne Gjenevë ku per atentatorin ishte caktuar shume  kapitale pre 200000 mij dinaresh per vrasjen e tij.
Herën e dytë dënohet nga diktatori komunist Enver Hoxha, sipas  diktatit  bolshevikë rus për asimilmin e kombeve jo sllave nën petkun e të  ashtuquajtures ideologji marksiste-leniniste,  ndërsa herën e tretë nga vellau i tyre siamez ideologjik, satrapi Tito në menyre qe te  nderpriste  perpjekjet historike dhe politike të shqiptare per bashkimin te tyre ne  një  shtet. Me  3 tetore 1949 ne hotelin Vinthrop  të  Njujorkut gjendet i vdekur Mithat Frashri në rrethana të pasqaruara.
Humbja e Mithat Frashrit ishte humbje e madhe per kombin dhe atdheun. Kombi shqiptar në heshtje e qau me lotë humbjen e tijë , por mesimet  moralizueses te tij ,se Shqiperia etnike një ditë do të bëhet u  bënë gurë  themel në doktrinen e BALLIT KOMBËTAR. Ai ishte zotuar se një dite do të kthehej ne  atëdhe bashke  me shokët dhe lirinë. Ai kishte dhënë fjalën kur po ndahej më 21 nënëtor 1944. "Po  largohemi  përkohsisht e do të kthehemi prap. Dhe ai vërtetë e mbejti fjalën . U kthye në Shqipëri ngadhnjimtar  bashkë me  miqët Anglo-Amerikanë, sot në Kosovë, por edhe Kosova është  Shqipëri. Neser  bashkë do të jemi në Çamëri, por edhe Çamëria  është Shqipëri


Gazmend Islami

Nürnberg

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-29 14:18:02
po ngjallet shpirti i shqiptaris dhe perkulemi te gjithe para Mithat Frasherit birin te atdheut.Balli i Kombit te prij ne realizimin e aspiratave tona kombetare. 
 
 
Prof.Mensur Issmajli

Koment nga GUEST më 2007-04-02 10:16:57
pershendetje nga gostivari edhe une jam njera nga antaret tuj qe e simpatizoj BALLIN KOMBTAR sepse eshte e vetmja parti qe punon ne interes te popullit dhe i takoj shpirterisht myjeser hassa iljazi 

Koment nga GUEST më 2007-08-01 16:56:29
balli kombetar asht e vetmja organizat qe ka orjentim djathtist edhe asht themelus e idologjis per bashkimin e shqipris etnike ne krye ne krye me nasjonalistin e madh mithat frashri ..............shqipnija shqiptarve vdekje tarathtarve Agron humaj deqan

Koment nga GUEST më 2007-12-11 00:30:27
Familja frasheri shume kontriboi per shqiptarin ,e pershendesim familjen Frasheri dhe pasardhesit e saj te cilet fatekeqsisht nuk zihen me emra nga letershkrusit,kjo familje eshte trungu i ideologjis kombtare te cilen e kultivuan dhe e rriten brez pas brezi kjo Familje.

Koment nga GUEST më 2008-06-03 16:18:14
pershendetje te nderuar jam drejtori i shkolles teknike MithatFrasheri" ne Gurrakoc- Istog ne per Mithat Frasheri si shkolle i kemi ngritur nje bust keti kolosi andaj kerkojm nga çdo njeri qe ka ndonje njohuri  
sido mos foto te na i dergoj ne email 

Koment nga GUEST më 2008-10-14 02:13:27
Gazmend me vjen shume mire qe gjendesh mire dhe je aktiv .Shkrimi ish shume mire i permbledhu,Mid`hat Frasheri ishte the mbet figura me avancuar ne lufte per krijimine Shqiperi Etnike.Bashke me Ermenin, Andonin, Dostin e shume te tjer kriuan Ballin Kombetar. Balli Kombetar luajti role te rendesishim gjate luftes se dy boterore. Frasheri , ishte mendimtar dhe shkrimetar i shquar qe punoje deri ne ditet e fundit te jetes se ti. Rroft Shqiperia Etnike, " Shqipnia e Shqipetavet"  
labinot shala, antare Kanada 


International
English
Faqe interaktive