Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Nė Nju-Jork filloi lufta diplomatike e Rusisė kundėr Amerikės!
Nė Nju-Jork filloi lufta diplomatike e Rusisė kundėr Amerikės! PDF Print E-mail
26 Mars 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
Qysh në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur diplomacia e  Rusisë së presidentit Boris Jelcin, ishte në stadin më të lartë  të marrëdhënieve të suksesshme dhe  miqësore me Amerikën (në një artikull lidhur me marrëdhëniet tradicionale ruso-serbe rreth çështjes së Kosovës, të botuar në gazetën studentore  “Bota e Re”, Maj, 1995), ndër të tjera, pata nxjerrë edhe konkluzionin parashikues, se me të ardhur në “rend dite” të agjendës së OKB-së, shqyrtimi i problemit kolonial të Kosovës,  “idili romantik” I marrëdhënieve ruso-amerikane, do të  vijë në pikëpyetje dhe, do të pësojë ndryshime rrënjësore nuk kuptimin negativ të zhbalancimit të tyre, për shkak të mbështetjes së njëanshme dhe  iracionale të Serbisë gjenocidale-kolonialiste nga ana e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Rusisë.
   Këtë konstatim timin lidhur me  paralajmërimin e disonancave serioze në  relacionin e marrëdhënieve  ruso-amerikane, të parashikuar para një dekade, fatkeqësisht e provoi edhe  qëndrimi  i papërmbajtur adiplomatik proserb i ambasadorit rus në OKB, Vitalij Çurkin, kur më 19 mars 2007 largohet nga séanca e organizuar e KS të Kombeve të Bashkuara, ku  “temë” shqyrtimi kishte çështjen e Kosovës.  Si preteksit të largimit nga vazhdimi  i séancës së theksuar, ambasadori rus V. Çurkin, deklaroi se për  marrjen  e një potezi të tillë “të gabuar gjaknxehtë” (që sipas abc-së së diplomacisë është minus jo vetëm për të si diplomat i rangut më të lartë, por edhe për përmbajtjen e kursit të diplomacisë shtetërore ruse, posaçërisht kur është fjala  ruajtjen e ekuilibrit  të saj ndaj marrëdhënieve ndërshtetërore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në kontekstin më të gjerë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, kur Rusia me çdo kusht po ushqen ambicie joreale që të jetë bashkëpartnere e SHBA-së në zgjidhjen e krizave dhe të problemeve në dimensione ndërkombëtare) kishte ndikuar drejtpërdrejt  paraqitja e “raportit të njëanshëm” të kryeshefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker,  i cili  sipas kritikës së ashpër dhe të pargumentuar  të ambasadorit rus V.Çrukin,  “haptazi  favorizon pavarësinë e Kosovës”(Beta,20.03.2007).
 
Një akuzë të këtillë  paragjykuese dhe subjektive të përfaqësuesit rus në OKB, V. Çurkin, që  në të  vërtetë ishte e barasvlershme me  akuzat  kritike të paqëndrueshme të Sanda Rashkoviq-Iviq (përfaqësuese zyrtare e Beogradit), se në “Kosovë mungon liria e lëvizjes, mosiguria etj, si rrjedhim i moszabtimit të standardeve nga ana e UNMIK-ut”, kryeshefi I UNMIK-ut, Joakim Ryker me të drejtë e hudhi poshtë sepse binin ndesh me vlerësimin e tij pozitiv të zbatimit të  suksesshëm të standardeve ndërtkombëtare në Kosovë. Me një fjalë, raporti  vlerësues objektiv i kryeshfeit të UNMIK-ut, Joakim Ryker  lidhur me gjendjen e përgjitshme në Kosovë, u prit në “thikën me dy tehe” ruso-serbe, jo pse ai kishte ndonjë të metë në kuptimin  e paraqitjes së gjendjes reale në Kosovë, por pse përmbajtja e tij kishte karakter pozitiv, pikërisht kur është fjala për përmbushjen dhe avancimin e standardeve në Kosovë, të përcaktuara ana e bashkësisë ndërkombëtare. Si rrjedhim i  krijimit të kushteve dhe rrethanave të volitshme të plotësimit të standardeve ndërkombëtare, kryeshefi i UNMIK-ut, në seancën consultative të KS të KB-së, me të drejtë shtroi kërkesën,  që nga ana e këtij trupi ndërkombëtar, të përshpejtohet zgjidhja e statusit të Kosovës, duke  e mbështetur dhe duke e marrë për bazë planin e Marti Ahtisarit. Prandaj, si raporti vlerësues pozitiv për gjendjen në Kosovë, ashtu edhe kjo  kërkesë në mbrojtje të planit të Marti Ahtisarit,  nxorën në shesh  kritikën e ashpër proserbe të ambasadorit rus, Vitalij Çurkin, sepse  ky kurs objektiv i politikës së UNMIK-ut, ishte në shpërputhje me kërkesën (post festum)  e diplomacisë ruso-serbe, që edhe pas dështimit të bisedimeve  serbo-shqiptare në Vjenë, më 10 mars 2007, të vazhdohet dialogu  i mëtejmë midis Beogradit dhe Prishtinës, duke e përjashtuar mediatorin ndërkombëtar  të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisarin, sepse, kuptohet sipas planit të tij, të propozuar për statsusin e Kosovës, me çdo kusht parashikohet ndryshimi i Rezolutës 1244, e cila ishte dhe është  “aduti   i vetëm shpresëdhënës” që Serbia të thirrej në  mbrojtjen e sovranitetit kolonial të saj mbi Kosovën ngase në një paragraf të saj theksohej se “Kosova është pjesë e RSFJ-së”. Në fakt, ky është shkaku dhe qëllimi kryesor pse  politika  dhe diplomacia e Beogradit dhe Moskës po insistojnë, që dialogu serbo-shqiptar, të vazhdohet edhe “100” vjet të tjera, në mënyrë që Kosova edhe më tej të mbetet koloni sovrane e Serbisë së Madhe.
 
Mirëpo, këtë kërkesë serbe të Beogradit zyrtar, të mbështetur nga Rusia e Vitalij Çurkinit në  sesionin kosnultativ të KS të OKB-së, e  kanë hudhur poshtë si kryeshefi  i UNMIK-ut, ashtu edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe, të cilët pas asnjë reservë mbështetën si raportin vlerësues  të kryeshefit të UNMIK-ut, ashtu edhe Planin e Marti Ahtisarit, duke nënvizuar me theks të posaçëm, se ai duhet të dërguar në  procedurë të mëtejme të KS të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që sa më parë të vijë në shprehje zgjidhja e statusit të ardhshëm  i Kosovës.
 
Në këtë vështrim, përpjekjet, angazhimin dhe këreksat racionale të Amerikës, që pa dyshim janë në funksion të përshpejtimit të zgjidhjes së  statusit të ardhshëm të Kosovës,  KS i OKB-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm  Ban Ki Mun, duhet t’i marrë në konsideratë dhe kuptuar seriozisht, sepse çdo shtyrje e afatit të mëtjemë të zgjidhjes së këtij  problemi ndërkombëtar, mund të jetë shoqëruar me rreziqe dhe pasoja të reja dhe të paparashikuara si për  sigurinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve  në rajonin ballkanik, ashtu edhe për ato në planin e gjerë evro-ndërkombëtar.
 
Gjithashtu, si OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të hudhin poshtë çdo  iniciativë dhe kërkesë të re të politikës strategjike ruso-serbe, që bie ndesh me platformën zyrtare të Uashingtonit për zgjidhjen e krizës së Kosovës, pavarësisht nga  diktati kërcënues i Moskës zyrtare (që, qysh tani, d.m.th. në sesionin e parë konsultativ të KS të KB-së, më 19.03.2007) , e cila sheshit ka marrë në mbrojtje interesat e politikës kolonialiste të Serbisë gjenocidale, e cila që nga vjeshta e vitit 1912 e deri në verën e vitit 1999 (10 qershor) Kosovën shqiptare e kishte koloni të veten  me status 100-vjeçar.
 
Edhe pse  politika dhe diplomacia strategjike  e aksit  Beograd-Moskë,  ende nuk është në gjendje për të kuptuar (sepse duan ta shfrytëzojnë edhe nja 100 vjet  si koloni Kosovën), se që me 28 Mars 1989 (me rastin e rrënimit të Murit të Berlinit, që shënoi epilogun gjysmëshekullor të luftës së ftohtë), ka marrë fund, edhe mbrojtja  me çdo  kusht e sovraniteteve  koloniale  me karakter absolute shtetëror. Si rrjedhojë, së fundi, edhe Serbia kolonialiste gjenocdiale, duhet të pajtohet me fatin e saj të zi, se sovraniteti i saj kolonial në Kosovë, tanimë ka perënduar, që këtu e tetë vjet më parë, që nga ndërkombëtarizimi  dhe, vënia e saj nën protektoratin ndërkombëtar paqësor të OKB-së.
 
Po qe se këtë realitetit tentojnë ta anashkalojnë dhe injorojnë  si Beogradi dhe Moska (ashtu siç veproi delegacioni serb në Vjenë, me ç’rast e “bombardoi” planin e Marti Ahtisarit, në përpjekje për t’i mbrojtur  interesat dhe objektivat e politikës kolonilaiste të Serbisë), ashtu siç  veproi në emër të strategjisë së tyre të njësuar , ambasadori rus, Vitalij Çurkin në sesionin e pare konsultativ të KS të OKB-së, më 19.03.2007 në Nju-Jork, që direkt dhe indiret vuri në dukje se  Rusia është me këmbëngulje kundër platforms  politiko-strategjike paqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, atëherë, s’ka dyshim se, tanimë ka filluar lufta diplomatike e Rusisë kundër Amerikës, e cila, në ditët e ardhshme, do të jetë edhe më intensive, më e ashpër, më arrogante dhe më iracionale në mbrojtejn e  interesave të vjetra kolonialiste dhe ekspansioniste të Serbisë së Madhe në Ballkan, përkatësisht të mbrojtjes së sferës së influences së Rusisë cariste në Ballkan.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-29 14:17:49
sakte, bukur dhe pa gabime.

Koment nga GUEST më 2007-04-10 23:16:54
Si ne cdo shkrim te Profesorit, gjithcka eshte e sakte, e thjeshte e bindese. Me vjen cudi, si eshte e mundur qe ky bilbil eshte i vetem ne artikujt e tij analize ne mbrojtje te ceshtjes se Kosoves? Ku jane ata "akademike te medhenj" ( nese ka ndonje ) nga te dyja akademite (kosovare e shqiptare)? Pse nuk SHKRUAJNE? Kur do te shkruajne ata?!!! ne qoftese nuk shkruajne tani qe kombi ka me shume nevoje per ta mbytur propaganden e genjeshtrat e serbeve dhe te kishes se saj famekeqe? Apo i kane marre ato tituj sa per tu dukur e mburrur. TURP PER TA. RESPEKTET E MIA, PROFERSOR MEHDIU.

Koment nga GUEST më 2007-04-10 23:20:10
shkėlqyeshėm, mendoj ashtu ėshtė , po slavėt ne pėrgjithėsi janė te bashkuar e jo si ne shqiptarėt qė na kanė shty urrejtje mes nesh


International
English
Faqe interaktive