Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Falenderim publik zotit Pierre-Pandeli Simsia
Falenderim publik zotit Pierre-Pandeli Simsia PDF Print E-mail
02 Prill 2007

Te nderuar bashkeatdhetar kudo ku jeni!

Dua te bej nje falenderim publik  per  shkrimtarin dhe publicistin Pierre-Pandeli Simsia, ne emer te nje çifti Italian qe jeton ketu ne Trieste. Para dy muajsh une ju drejtova disa miqve te mi qe kam ne Amerike , qe te me ndihmonin per te  me lidhur me institutin Onkologjik te Nju Jorkut.  Sigurisht u treguan te gatshem edhe me ndihmuan brenda mundesive. Duke i falenderuar u them qe  nuk me mjaftoi  vetem ndihma  duke me dhene numrat  e telefonave , mbasi  çalonim ne gjuhe per t'u mare vesh  etj etj. I nderuari Pandeli jo vetem qe u tregua i gatshem te ndihmoje , por sakrifikoj duke vajtur vet direk ne Institut. U lidh vet me çiftin e  Italianve dhe komunikonte rregullisht me ta  duke i marr dhe  ne telefon.
Fillimisht duke  bere rolin e perkthyesit deri sa arriti  te gjej mjekun qe duhej , duke i lidhur me nje profesor doktor me origjine Italiane  qe jeton ne Nju Jork dhe punon ne kete institut.

Ngjarja eshte e dhimshme por per te pare humanizmit e zotit Pjer, ku pervec krijues,  eshte dhe nje human i kudo gjendur , po ja u pershkruaj!


Flulvio dhe Graciela jan miqte e mij.  I njof prej vitesh  qe ne kohen e eksodit te madh ne vitet 90-te , ku na  u afruan si shume te tjere familjar Italian , per te dhene ndihmen e tyre humane per emigrantet.  Miqesia vazhdoi  ne vite , vazhdon edhe sot. Ata, me ftese te Lucjana Rucos  kane qene dhe ne Shqiperi, ku kan takuar dhe politikan te ndryshem qe kane njohur ne vitet  1990 e ne vitet e mevoneshme  ketu ne Trieste.
Kane nje femije dhe do thosha se nuk kam pare çift qe te ket aq harmoni , qe te ken nje emerues te perbashket si nga humanizmi si dhe ne diskutime te ndryshme qe  bejme kur jemi bashke.

Martesa e tyre eshte e kurorezuar me nje vajze qe para nje jave mbushi 15 vjeç.  Graciela eshte 37 vjeç.  Si thash te dy jane nje çift qe bien ne sy  si per paraqitjen e jashtme  si dhe per thjeshtesine qe i karakterizon.
Punojne te dy ne Komune. Para nje viti Graciela u semure pra pati shqetesime ne gji.. Fillimisht e neglizhoi gjendren qe po i zhvillohej por me vone pas vizites e operuan  menjehere duke ja hequr gjirin komplet. Filloi terapia dhe me vone kemio terapia. Ajo ka  nje kurajo te çuditeshme dhe nje  dashuri te madhe per jeten dhe nuk do ta pranoj gjendjen aktuale as sot as atehere kur ja thane mjeket se çfarë ka.. Brenda vitit ka bere kater operacione.
Ka shkuar ne mjek specialiste me emer ketu ne Itali deri te profesor Veronesi.
Po dhe pse me kemioterapi semundja po perparonte. Ju drejtova presidentit te lidhjes shqiptare ne bote zotit Simon Kuzhnini , me qe po e vuante vet nje semundje te tille  dhe ay me tha, qe te kerkoja takim urgjent me institutin Onkologjik te Nju Jork-ut ku ai vetem nga terapia qe ata i derguan nepermjet lidhjeve, ndjehet mire dhe pothuaj i sheruar. Bisedojme bashkerisht me çiftin, mendojme si mund te lidhemi andej. Nuk i kerkon dot ndihme as mjekve ketu  qe po e mjekonin  se ndjehen te fyer..

Menjehere si thash dhe me larte, ju drejtova miqve qe kam ne Amerike te cilet me dhane disa numra telefonash te institutit.  Pierre -Pandeliu u
shqetesua ne kulmit , se ka pasur vet nje tragjedi te tille ne familjen e tij,  shkon vet direkt ne institut. Takon disa mjek deri sa takoi  nje  profesor doktor me emer aty qe ka sheruar shume raste te kanserit ne gji, i cili i kerkoi epikrizen , ku Pjerri ne komunikim direkt me çiftin Italian, nuk u mjaftua vetem me epikrizen qe ata i derguan , por kerkoi hollesira per cdo gje . Perseri vajti ne institut dhe kushdo qe jeton ne Amerike, apo kudo ne emigracion, e di vet ç'do te thote, te lesh punen e te ndjekesh prapa keto pune burokratike .
Brenda kater ditesh, nen kujdesin e Pjerre-Pandeliut , Cifti Italian u lidh  direkt me mjekun dhe vazhdon terapine qe ai i ka rekomanduar. Nje terapi qe eksperimentohet per here te pare , po qe Graciela thot qe ka permiresime (Zoti madh e ndihmofte se te keputet shpirti kur e shef aq te bukur ,  te gjalle , nuk e jep veten bile i jep kurajo Fulvios dhe Elizes , vajzes se saj kur i shef te merzitur,)
Ata e kane falenderuar dhe e falenderojne vazhdimishte zotin Pjer, por dhe zoteria i nderuar Pjerri, i merr shpesh ne telefon. Bile  kur te mbaroj  terapine qe sipas  mjekut Amerikes, duhet te vej te bej nje kontroll atje, Pjeri i ka ftuar ne shtepine e tij.
Sot , ishim bashke  ne nje panair me gjera pranverore , qe ka dite qe eshte hapur ketu. Nuk e leshonin nga goja Pjerrin, si dhe ne Shqiptaret ne pergjithesi per bujarine tone . Graciela po thoshte Fulvio ka djalin e xhaxhajt vet ne Nju Jork , i cili  as nuk i dha ndonje shprese Fulvios per te na ndihmuar, kur ja thame ne telefon qe te na  ndihmonte.   Nuk e prisnim kurre , qe nje shqiptar qe as me njeh e as me ka pare kurre me doli  vella dhe shkuar vellait.  Nuk di si do e shperblej nje dite.  M'u luten te dy qe falenderimin dhe mirenjohejn e tyre  t'ja beja publike neper mjet forumeve dhe listave shqiptare qe jane ne internet  dhe une po ja plotesoj deshiren .
Nje falenderim te madh ke dhe nga une i dashur Pjerr , se ndjej nje sadisfaksion kur degjoj ne pune aty ne komune kur bien shembuj pozitive per ne shqiptaret , duke prure shembull gjestin tend fisnik.


Pershendetje te gjithve kudo ku jeni

Vitore Leka


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-10 23:16:01
Eshte njerezore te besh dicka, qofte edhe te vogel, per njeriun. 
Dhe ne rastin konkret, kjo njerezore behet edhe me njerezore. Ne kete bote, ku njeriu, pergjithsisht e fatkeqesisht po "shpalos" veset e tij, te gjesh e takosh njerez si Pierre-Pandeli eshte magjike. Eshte sidomos magjike per Gracielen e familjen e saj te cileve u uroj sherim te shpejte e gjithe te mirat.


International
English
Faqe interaktive