Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Ballistėt e Llapit kujtojnė liderin
Ballistėt e Llapit kujtojnė liderin PDF Print E-mail
11 Prill 2007

127 vjetori i lindjes së Mit'hat Frashërit


Podujevë, 25 mars - Komiteti i Rrethit i Ballit Kombëtar në Podujevë të dielën shënoi 127-vjetorin e lindjes së Mit'hat Frashërit, që cilësohet si njëri nga ideologët  dhe kreatorët e nacionalizmit shqiptar. 

Kryetari i Degës së BK-së, Mehmet Breznica, tha se Mit'hat Frashëri një jetë të tërë e shkriu në shërbim të kombit e të atdheut. Breznica tha se deviza e të vepruarit në politikë e Mit'hat Frashërit ishte: "Më mirë vdekjen se robërinë".

Sipas Breznicës, është e njohur promemorja të cilën Mit'hati përmes anëtarëve  të shteteve pjesëmarrëse ua dërgon ambasadorëve në Konferencën e Paqes në Paris,  më 1919 dhe 1946, kundër copëtimit të trojeve shqiptare dhe veçanërisht të tragjedisë së Kosovës. Kur po largohej nga Shqipëria komuniste, më 21 nëntor 1944, Mit'hati kishte lënë porosinë: "Po largohem përkohësisht e do të kthehem prapë".

Breznica përkujtoi se pranimi i Mit'hat Frashërit në audiencën amerikane bënte të  nënkuptojë se anglo-amerikanët seriozisht ishin të angazhuar ta nxjerrin Shqipërinë nga influenca ruse. Kryetari Breznica tha se Mit'hat Frashëri vdiq në rrethana enigmatike më 3 tetor 1949 në hotelin "Vinthrop" në Nju-Jork të SHBA-së, me dyshimin se është vrarë nga sllavo-komunistët.

Mit'hati u lind në Janinë më 25 mars 1880, në kulmin më të madh të vlimeve kombëtare për identitetin e shtetit shqiptar. Pas shtypjes me gjak të Lidhjes së Prizrenit dhe burgosjes së liderit të saj, Abdyl Frashëri, i biri i tij, Mit'hat Frashëri, mbeti nën përkujdesjen e dy xhaxhallarëve, Naimit dhe Samiut derisa babai i tij qëndroi në internim në burgun e Prizrenit nga viti 1881-1884.

Botimet e para ai i ka bërë në moshën 17-vjeçare në revistën "Albania" të Faik Konicës, që asokohe dilte në Bruksel.


M. Kadriu

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-24 17:51:30
bashkim i kombit tone.tirane

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:24:14
Un nuk e di kush ėsht ky tirana por prej trojeve shqiptare LLAPI e kujtoj LIDERIN. GEGA


International
English
Faqe interaktive