Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Kosova midis Serbisė kolonialiste dhe Shqipėrisė demokratike
Kosova midis Serbisė kolonialiste dhe Shqipėrisė demokratike PDF Print E-mail
11 Prill 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

*) SHQIPËRIA NUK DUHET TË KETË FRIKË, TË PAKTËN  PAS 100 VJET ROBËRIE, TANIMË  KA ARDHUR KOHA MË E PËRSHTATSHME NË HISTORINË E SAJ, QË T’I THOTË (ME SHKRIM DHE ME GOJË)RUSISË, EVROPËS DHE   TËRË BOTËS SE KOSOVA ËSHTË E SAJ, JO E SERBISË KOLONIALISTE. KËTË TË VËRTETË SI DIELLI, AJO VETË, DUHET TA POHOJË DHE TA MBROJË NË SY TË BOTËS, PASTAJ DO TË VINTE NË SHPREHJE  NDIHMA DHE MBËSHTETJA REALE (100%) E ALEATËVE EVRO-PERËNDIMORË. NDRYSHE, HESHTJA E KËSAJ SË VËRTETE HISTORIKE, DO TË KRIJOJË DILEMA DHE REZERVA TEK ALEATËT PERËNDIMORË TË KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË.


 

*) Problemi kolonial i Kosovës nuk mund të zgjidhet me “formula” dhe me trajtime, të modeluara dhe të diktuara nga Serbia dhe nga Rusia,  të mbështetura nga disa  aleatët të rinj, të “mashtruar” të tyre, siç janë: Kina,  Slovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia , duke ua mohuar   të drejtën e vetëvendosjes  shqiptarëve mbi 90% në Kosovë!

 

*) Përderisa Kosova nuk konsiderohet dhe, nuk trajtohet si problem kolonial si nga politika, diplomacia dhe drejtësia zyrtare shqiptare( nga institucionet shkencore shqiptare) e Prishtinës dhe e Tiranës, ashtu edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, zgjidhja e statusit të saj përfundimtar, do të jetë më tepër në favor të Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste,  sesa të shqiptarëve mbi 90% në Kosovë.


Sa më shumë po i afrohemi pragut të “zgjidhjes” së problemit kolonial 100-vjeçar të Kosovës, aq më tepër po shtohet numri i qasjeve diletante dhe improvizuese,  sidomos nga “projektuesit-politikanë”  vendorë, të cilët si pasojë dhe, hendikep i mosnjohjes së këtij problemi shekullor, shërbehen (zhvatin)  kryesisht me literaturë  propagandistike të masmediave ditore dhe periodike “ndërkombëtare”, të modeluar  në format më të rafinuara, anticivilizuese dhe antidemorkatike të kuazishkencës, të politikës, të propagandës, të diplomacisë së Serbisë gjenocidale dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

 

Të gjitha shkrimet analitike, me “shije” të politikës ditore (me karakter shkencor, inofrmativ, publicistik etj.) të autorëve të ndryshëm, të cilat, pikëspari, për shkak të joprofesionalizimit, si dhe për hir të simulimit të interesave personale, grupore, ideologjike, partiake, krahinariste, vendore dhe ndërkombëtare, të cilat Kosovën nuk e trajtojnë si problem kolonial, ato fare nuk kanë të bëjnë me  realitetin e dikurshëm dhe të sotshëm të Kosovës shqiptare, por në emër të “pavarësisë së kushtëzuar”, të “multietnikes”, të “pluralizimit”, të integrimit (me lidhje dhe me kufij specialë kantonalë autonomë me Serbinë, në dëm të territorit etnik shqiptar të Kosovës), të decentralizimit-copëtimit të Kosovës iu referohen burimeve dhe formulave të huaja, (me qëllim që të “gjejnë kompromisin historik” me Beogradin zrytar), të cilat kryesisht Kosovën e shohin dhe e trajtojnë si “problem minoritar” serb (7%), duke harruar dhe injorur faktin  relevant, të drejtën e vetëvendosjes së shumicës dërrmuese  shqiptare(mbi 90%).

 

Si Koshtunica ia "mbylli gojën" Fatmir Sejdiut në OKB?

 

Vërtet, me të hyrë çështja e Kosovës (sipas Planit të Marti Ahtisarit) në “rend dite” në KS të Kombeve të Bashkuara, ka filluar të bëhet “ zhurmë e madhe” sesi ka ardhur deri te polarizimi i koncepeteve politike Perëndim-Lindje (Amerikë – Rusi) dhe, si diplomacia paranoide   serbomadhe e Beogradit e ka  hudhur poshtë  Planin e Marti Ahtisarit për njohjen e “pavarësisë së mbikëqyrur” ndërkombëtare Kosovës, e cila pritet që brenda këtyre dy muajve ( (prill – maj), të miratohet nga ana KS të KB-së (po qe se atë, me veto-n e  tyre nuk e kundërshtojnë Rusia dhe Kina).

 

Shikuar realisht zanafillën e problemit të Kosovës, si dhe anagazhimin e faktorëve të jashtëm të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen oportune të këtij problemi, përplasja dhe disonancat e shfaqura në të  dy seancat e para të mbyllura të KS të KB-së ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë  dhe të Amerikës, fare nuk kanë karakter të diplomacisë simuluese, por janë shprehje e mospajtueshmërisë së thellë  dhe serioze e dy koncepteve divergjente: pavarësi e kushtëzuar dhe antipavarësi Kosovës. Pse Rusia dhe Serbia e kundërshtojnë edhe konceptin e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën, sepse, pikësëpari e kanë gjetur “boshëllkun” lëndor në trajtimin e gabuar të çështjes së Kosovës, jashtë së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes. Kjo është “kriza nervore” (a nervous break-down) e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me problemin e Kosovës, sepse asnjëra, as tjetra në agjendën e tyre politiko-juridike dhe diplomatike, nuk e kanë sanksionuar Kosovën si problem kolonial, por më tepër si “problem minoritar” i drtejtave dhe lirive të njeriut. Ky është gabimi kreysor, të cilin, tani është duke e shfyrtëzuar dhe “përpunuar ligjërisht” sipas “Kartës së Kombeve të Bashkuara” dhe të së “drejtës ndërkombëtare” diplomacia e Moskës dhe e Beogradit zyrtar, me qëllim të fundit që Kosovën ta copëtojë në dy a më shumë pjesë, edhe pse Amerika, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, prerazi dhe botërisht e kanë bërë me dije Serbinë dhe Rusinë, se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës. Megjithëkëtë, sikurse problemi i Kosovës me kohë (pas kryerejs së gjenocidit të Serbisë në Kosovë, më 1999), të ishte shtruar si problem kolonial, tanimë as Rusia e as Serbia nuk do të kishin pasur rast, që në konferencat ndërkombëtare ta kundërshtonin as Amerikën, as aletët perëndimorë të tyre, e as shqiptarët, sepse Kosova, këtu e tetë vjet më parë, do të kishte fituar cilësinë e subjkektivitetit juridik ndërkombëtar si shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Mirëpo, meqë në praktikën e politikës dhe të drejtësisë kombëtare shqiptare dhe të asaj ndërkombëtare, nuk ka ndodhur një gjë e tillë, që e drejta dhe drejtësia, të fitonte mbi padrejtësinë e sundimit kolonial të Serbisë së madhe mbi Kosovën, atëherë, nuk duhet të çuditemi, as të befasohemi  nga “surprizat” ruso-serbe, të shfaqura dhe, që do të shfaqen  edhe në të ardhmen në sfondin e sesioneve të KS të KB-së për Kosovën, sepse, hëpërhë, Rusia dhe Serbia  “janë në avantazh” mbase, në kohën e duhur, e as tani me planin e Marti Ahtisarit, nuk u është “mbyllur goja” me njohjen e së drejtës së vetëvendosjes Kosovës nga ana e OKB-së, të cilën, në radhë të parë do ta mbështetnin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore. Në këtë kontekst duhet të kërkohet edhe përgjigja  e “rastit humoristik” Fatmir Sejdiu, si “mysafir” i Ban Ki Munit në OKB.

 

Pra, pikërisht, pse  problemi  ekzistues kolonial i Kosovës nuk është fokusuar dhe artikuluar në sfondin e objektivave parësore të strategjisë së interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, tanimë, edhe Fatmir Sejdiu, edhe pavarësia e Kosovës, e modeluar nga Marti Ahtisari, përkatësisht nga OKB-ja, kundërshtohen dhe anatemohen nga ana Serbisë së Madhe dhe nga ana Rusisë si mbrojtëse tradicionale e saj.

 

Në seancën e 3 prillit, 2007 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju-Jork, me rastin e  debatimit të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, ndodhi një “aksident i paparashikuar”, i shkaktuar nga diplomacia paranoide antishqiptare e ambasadorit serbomadh në OKB, Pavle Jevremoviq, i cili përmes letrës protestuese, drjetuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Munit, ia pezulloi të drejtën e fjalës kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiut. Lidhur me këtë skandal,  e rëndësishmja nuk është “metoda deskriptive” e  sqarimit të tij se si ndodhi, por prapavija e tij, çfarë poenash synon të kapitalizojë diplomacia e Serbisë  kundër pavarësisë së Kosovës.

 

Vërtet, po të kishte  ekzistuar de jure institucioni i kryetarit të Kosovës, as premieri serb, Vojislav Koshtunica, as mbasadori i tij Pavle Jevremoviq, nuk do të kishin pasur kurrfarë fuqie, as efekti  diplomatik, që t’ia heqnin të drejtën e fjalës, Fatmir Sejdiut në sesionin e theksuar të KS të KB-së për Kosovën, bërë më 3 prill, 2007 në Nju-Jork. Mirëpo, meqë, Kosova de jure ende nuk ka kurrfarë kryetari, as kurrfarë cilësie juridike shtetërore kombëtare dhe  ndërkombëtare, diplomacia serbe përmes ambasadorit të saj, Pavle Jevremoviq, e shfrytëzoi këtë vakuum, duke përfituar nga rasti që t’ia  “mbyllë gojën”, Fatmir Sejdiut, sepse dihet, de jure, Kosova sipas Rezolutës 1244, ende “është provincë e Serbisë”. Ky ka qenë shkaku kryesor, pse sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ia ka hequr të drejtën e fjalës për Kosovën, Fatmir Sejdiut.

 

Shikuar në aspektin më të gjerë dhe më kompleks   këtë problem, po të kishte pasur në praktikë shtet shqiptar (në rastin konkret), Fatmir Sejdiu nuk do të kishte pasur fare nevojë, që të merrte  kurrfarë fjale në KS të KB-së, por Kosovën de facto dhe de jure do ta përfaqësonte dhe do ta mbronte kryetari ose kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Ky është propblemi kryesor dhe numër NJË pse Kosova, edhe pas 100 vjetësht robërie nën kolonializmin e egër dhe terrorist serbomadh, edhe tani (pas përpjekjeve të shumta humanitare, politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Amerikës, që Kosovën ta nxjerrë nga skëterra shekullore e kolonializmit dhe hegjemonizmit serbo-sllav), prapë është bërë “lodër standarde” e  Serbisë dhe e Rusisë, të cilat, si dikur edhe sot, pa kurrfarë turpi, janë duke e terrorizuar bashkësinë ndërkombëtare me tezat dhe me argumentet e tyre të rreme se “Kosova është pronë legjetime  serbe”. Ky është problemi numër DY(2), i cili nuk mund të zgjidhet asessi, përderisa Shqipëria e sotme, ende nuk i ka bërë me dije diplomatikisht dhe de jure as aleancën tradicionale gllabëruese serbo-ruse, as Amerikën, as OKB-në, as BE-në,as NATO-n,as OSBE-n, as Grupin e Kontaktit për Kosovën, se Kosova është pjesë integrale e territorit  të Shqipërisë, jo e Serbisë.

 

Kjo heshtje skandaloze dhe e papranueshme e qarqeve politike, diplomatike dhe juridike të Shqipërisë, në radhë të parë po i shkon për shtati  diplomacisë serbo-ruse, sepse Tirana zyrtare, në këto 20 vitet e fundit, ende nuk e ka ngritur zërin para bashkësisë ndërkombëtare, që të pohojë decidivisht dhe me plotë të drejtë (historikisht dhe juridikisht) se Kosova është tokë shqiptare dhe i përket Shqipërisë, e askujt tjetër. Së pari, këtu qëndron problemi i pasqaruar midis Tiranës dhe Beogradit, se e kujt është Kosova? Kush është titullar legjitim i Kosovës shqiptare: - kolonizuesi 100-vjeçar serbosllav apo i kolonizuari? Ky është problemi kyç, të cilin politika, diplomacia dhe drejtësia e Tiranës zyrtare ende nuk e ka ngritur, as nuk e ka trajtuar si të tillë, domethënë si problem kolonial, ende të pazgjidhur në zemër të Evropës. Ky është gabim i madh, të cilin nuk do ta paguajë vetëm Fatmir Sejdiu, por ekziston rreziku i madh, që ta paguajmë të gjithë ne së bashku me Tiranën zyrtare, po qe se Shqipëria, edhe më tej e heshtë dhe, nuk e trajton si porblem kolonial Kosovën në relacionet dhe në institucionet relevante të Shqipërisë dhe të  bashkësisë ndërkombëtare.

 

Pse, dhe deri kur Tirana zyrtare, do ta “konservojë”

problemin kolonial të Kosovës, për hir të ruajtjes së

ekuilbirit të marrëdhënieve diplomatike me Serbinë?

 

Natyrisht se, ne duhet të jemi në “pararojë” koherente në ndjekjen dhe në trajtimin e zhvillimit të ngjarjeve rreth Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por fokusimi ynë i përhershëm, duhet të jetë përherë në thelbin e problemit (jo në prirjen e interesave heterogjene dhe të përfitimeve të ndryshme në kurriz të tragjedisë së Kosovës), jo në deskripcionin e periferisë së tij, ashtu si na e servojnë dhe preferojnë të “gatshëm” analizat dhe formulat e masmediave dhe të diplomacisë së huaj antishqiptare, që statusi i Kosovës, të zgjidhet, ashtu si i konvenon çmimit më të ulët të “tregut të lirë” serbosllav të Jugut të Ballkanit, si sferë tradicionale e interesit hegjemonist të Rusisë  dhe e   “Evropës pa kufijë”. Përkudrazi,  ngritja dhe trajtimi i problemit të Kosovës, domosdoshmërisht kërkon  të bëhet në mënyrë reale dhe objektive, duke përfillur me konsekuencë të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe të drejtën e vetëvendosjes që të dyja këto përbëjnë bazën e parrëxueshme dhe, të pranueshme ligjërisht, politikisht dhe demokratikisht të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Ndryshe, do të vijë në shprehje zbatimi i njëanshëm dhe subjektiv i “zgjidhjes” me përmbajtje antihistorike, antiligjore dhe antidemokratike i “standardeve ndërkombëtare”, të modeluara nga ana e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë dhe të Rusisë, të cilat, duke mos zgjidhur mjete dhe metoda për ta ricopëtuar dhe, rikthyer Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë (në emër të realizimit të “drejtave” të minoritetit 7% serb dhe të “trashigimisë shekullore” të Kishës Ortodokse Serbe), gjë që kjo strategji dhe taktikë e huaj proserbe, është në kolizion me të drejtën historike dhe ligjore të titullarit të vetëm mbi Kosovën-Shqipërisë.

 

Kjo fushatë e ethshme  antishqiptare dhe anticivilizuese, e bazuar vetëm në klishetë e vjetra të politikës propagandistike hegjemoniste dhe të historiografisë falsifikatore të Serbisë së Madhe, patjetër, duhet të paralizohet dhe të  neutralizohet me mjetet dhe me  argumentet përkatëse të  strategjisë  kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

 

 

Kosova, të sanksionohet në Kushtetutën e Shqipërisë, si kundërpërgjigje e ligjshme dhe legjitime Kushtetutës antishqiptare të Serbisë kolonialiste

 

Edhe në fillim të shekullit XX, Serbia me paturpësi dhe pa asnjë të drejtë, Evropën dhe botën është duke e tronditur dhe terrorizuar me kukamat e saj të shtirura se “Kosova është tokë serbe”. Ndërkaq,  për çudi, Shqipëria  e sotme demokratike hesht dhe, ende  zyrtarisht(në kuptimin juridiko-kushtetues dhe diplomatik) nuk i është përgjegjur  Serbisë  dhe botës, se Kosova është pjesë integrale e territorit indigjen të Shqipërisë, jo e Serbisë, e cila që nga vjeshta e vitit 1912, me gjenocid dhe me terror, e ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës(vendimet antiligjore dhe antihistorike të Konferencës së Londrës,1913), e kolonizoi dhe  e aneksoi Kosovën shqiptare si “pjesë të territorit” serb. 

 

De facto, moralisht dhe politikisht (sipas diktatit të interesave komplementare të “klimës” së marrëdhënieve politike rajonale, evropiane ndërkombëtare), Shqipëria, deklarativisht që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka mbështetur çështjen e Kosovës. Mirëpo, në kuptimin material dhe ligjor të së drejtës historike të popullit shqiptar mbi 90% dhe, de jure, ende nuk ka bërë asnjë përçapje serioze dhe me peshë as në planin e brendshëm, as në atë ndërkombëtar. Së pari, në kuptimin e së drejtës së brendshme, qeveria, as parlamenti i Republikës së Shqipërisë, të personifikuar nga kryetarët (Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu) dhe nga kryemnistrat e deritashëm të saj (Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha), ende nuk ka nxjerrë ndonjë dokument juridiko-kushtetues, ku Kosova, do të ishte e sanksionuar si pjesë e ligjshme dhe legjitime e territorit integral dhe të sovranitetit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë. Nga një gabim i këtillë pothuajse 20-vjeçar (1990-2007), me pasoja fatale për interesin e përgjithshëm territorial, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, përfitoi Serbia kolonialiste dhe gjenocidale ngase  qeveria dhe parlamenti i saj, nën drejtimin e Boris Tadiqit(kryetar) dhe të Vojisla Koshtunicës (kryeministër), miratuan Kushtetutën e Serbisë, më 8.XI.2006, si dhe Referendumin, më 28-29.X.2006, ku sipas këtyre akteve të rëndësishme juridiko-kushtetuese serbe, “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, me status të autonomisë thelbësore brenda kufijve të shtetit sovranë të Serbisë.”(!?)

 

Shtrohet pyetja historike dhe e logjikshme,  në këtë rast konkret, cila ishte kundërpërgjigjja e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila pa asnjë të drejtë, Kosovën shqiptare (ish-koloni 100-vjeçare serbo-jugosllave) e ka sanksionuar në Kushtetutën e saj më të re?  - Fatkeqësisht, deri tani, mungon përgjigjja formale-juridike dhe kushtetuese kësaj pyetjeje nga ana e Shqipërisë, edhe pse Kosova historikisht, de facto dhe de jure është pjesë e territorit integral të saj.

 

Është Kosova “letër e djegur” ndërmjet Serbisë kolonialiste dhe Shqipërisë demokratike, për hir të ruajtjes së balancës së marrëdhënieve ndërshtetërore diplomatike ndërmjet Beogradit dhe Tiranës?

 

Parashtrimi i kësaj pyetjeje kruciale nuk ka karakter përçmues, as  provokues të përpjekjeve të deritashme të Shqipërisë në planin ndërkombëtar për ta ndihmuar zgjidhjen e problemit të Kosovës, por është qëllimmirë dhe me interes të përbashkët kombëtar dhe shtetëror shqiptar, që konkretisht dhe praktikisht kërkon përgjigje imediate, të drejtë, racionale dhe objektive nga shkenca, politika, drejtësia dhe diplomacia e Tiranës zyrtare.

 

Si, dhe çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria e sotme demokratike për Kosovën? – Së pari, përveç mbështetjes politike dhe diplomatike të deritashme në frymën e strategjemave të huaja evro-ndërkombëtare, që në përmbajtjen e tyre e kanë fokusuar më tepër zgjidhjen e “problemit minoritar” serb 7% (sipas standardeve multietnike, pluraliste dhe decentralizuese, që kanë për qëllim erozionin dhe rikolonozimin “modern” serb të territorit të Kosovës shqiptare), patjetër duhet të vijë në shprehje  pohimi, mbrojtja dhe legalizimi juridiko-kushtetues i  së drejtës historike dhe i së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën. Së dyti, si politika, diplomacia, ashtu edhe drejtësia e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë  urgjente, duhet ta ridefinojnë “listën” e objektivave dhe  të interesave  prioritare të strategjisë shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare në favor të përligjjes së zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, duke e trajtuar kryesisht si problem kolonial, e jo, kursesi si “problem minoritar” serb, ashtu siç parashikojnë  projektet dhe platformat e huaja  serbo-ruse dhe evro-ndërkombëtare, (sikundër që është edhe plani i Marti Ahtisarit, i cili parashikon “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës nga ana e BE-së, përmbajtja e të cilit është në diskurs flagrant me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Shqipërisë si titullarë të vetëm dhe të ligjshëm të Kosovës) që janë në funksion të drejtpërdrejtë të krijimit dhe të legalizimit të entitetit serb (7%) si entitetit me të drejta dhe me kompetenca të barabarta, ligjore, politike, juridiko-kushtetuese dhe territoriale sikurse entiteti shqiptar me mbi 90% të popullësisë. Pavarësisht, se kush në këtë rast, do të ndjehet i pakënaqur, i dëmtuar apo i indinjuar etj., politika zyrtare e Shqipërisë, nuk do të duhej të pranonte, as të mbështetëte “modele” dhe “plaforma” të tilla, të huaja, të disfavorshme për Kosovën, sepse janë në kundërshtim me të drejtën historike dhe me të drejtëne  vetëvendosjes së Kosovës, përkatësisht të vetë Shqipërisë. Së treti, me qëllim që shkencërisht dhe ligjërisht, të përgënjeshtrohen “argumentet” politike, propagandistike, diplomatike dhe juridiko-kushtetuese e shkecnore të Serbisë, qeveria dhe parlamenti i Republikës së Shqipërisë, nevojitet, të revidojnë dhe të plotësojnë Kushtetutën e vitit 1998 (baza e së cilës patjetër, duhet të jetë historia e Shqipërisë etnike), duke i shtuar Amendemantin e ri se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë, jo e Serbisë”, ashtu siç figuron tani në Kushtetutën e re të Serbisë (8.11.2006).

 

Ky ndryshim dhe plotësim i Kushtetutës së Shqipërisë, duhet të bëhet patjetër, po qe se qeveria shqiptare merr parasyh faktet historike të pakundërshtueshme, se Kosova është shkëputur nga territori i saj etnik, gjeopolitik dhe shtetëror, që në vitin 1913 në saje të vendimeve të padrejta antihistorike dhe antijuridike ndërkombëtare të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe, me forcë dhe me terror gjenocid i është aneksuar Serbisë së madhe. Së katërti, krahas ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës, qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë, nevojitet t’i revidojnë edhe rezolutat dhe vendimet e mëparshme për Kosovën, duke i plotësuar me klauzolën e  e re, të bazueshme dhe të ligjshme jurdiko-kushtetuese, historike dhe demokratike paqësore, se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë”.

 

Prandaj,  mbi këtë bazë plotësisht të qëndrueshme si në kuptimin moral, historik, politik, juridik, kushtetues, atribute dhe standarde këto, të së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare dhe të renditi pozitiv juridik ndërkombëtar të sotëm, Shqipëria duhet ta njohë pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, pavarësisht nga fakti, se do t’i pëlqejë apo jo, kjo e drejtë e pakundërshtueshme dhe e pamohueshme, e ligjshme dhe legjitime e Shqipërisë si TITULLAR I VETËM  DHE SOVRAN i Kosovës shqiptare.

 

Përderisa, shteti shqiptar nuk do t’i marrë në konsideratë faktet dhe argumentet e theksuara më sipër, as Serbia e as aleatët saj të dikurshëm dhe të sotshëm me në krye  Rusinë e Valdimir Putinit, Sergej Lavrovit dhe të Vitalij Çurkinit, nuk do të heqin dorë nga strategjia e politikës kolonialiste, neokolonialiste dhe hegjemoniste e shfrytëzimit dhe e ricopëtimit të mëtejmë të Kosovës së Shqipërisë etnike, duke e përpjekur që, në emër të drejtave të njeriut të pakicës kolonizatore serbe 7%,  atë ta krijojnë si “shtet kosovar” multietnik, pluralist, që  de facto dhe de jure kjo “formulë kompromisi politik” me përmbajtje serbo-sllave dhe evro-ndërkombëtare, do të thoshte mohimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve  dhe të Shqipërisë si TITULLAR LEGAL DHE LEGJITIM të Kosovës.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive