Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Pėrkujtohet dėshmori i kombit Mehmet Ejupi
Pėrkujtohet dėshmori i kombit Mehmet Ejupi PDF Print E-mail
18 Prill 2007
Zyra për Informim e Ballit Kombëtar
Komiteti për rrethin e Llapit

 

Përkujtohet 18-vjetori i rënies heroike në Altarin e Lirisë të  Dëshmorit të Kombit Mehmet Ejupi në demonstratat e 27 marsit 1989


Ra heroikisht në Altarin e Lirisë për mbrojtjen e të drejtave të Kombit Shqiptar.

MEHMET MALIQ EJUPI
11 tetor 1965 - 27 mars 1989


Balli Kombëtar, Komiteti për rrethin e Llapit me një tubim homazhi në varrezat e fshatit Sekiraqë, përkujtoi ditën e rënies heroike në panteonin e lirisë të Dëshmorit të Kombit MEHMET MALIQ EJUPIT në demonstratat e 27 marsit 1989 në Podujevë. Kombi shqiptar që nga mohimi i të drejtës së tij për VETËVENDOSJE në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e gjer në pranverën e vitit 1989-të, po kalonte nëpër dyert e tragjedive të mëdha. Njohja e të drejtës ndërkombëtare Serbisë nga qendrat e vendosjes nën diktatin rus për pushtimin  e tokave etnike shqiptare, brenda hapësirës sonë kombëtare, prodhoi vetëm luftëra për vetëmbrojtje për të ruajtur substancën tonë.

Të ndodhur nën okupimin gjenocidal serbë, nuk mugulloi pranverë pa u larë me gjak në kontinuitet historik.

Andaj edhe sot këtu, me mall në sy e dhembje në zemër, për të rikujtuar në mbamendjen tonë historike pranverën e përgjakur të vitit 1989-të.

Pranverën e vrarë me plumba dhe blerimin e zverdhur nga helmi.

Pranverën e dhembjes sonë krenare dhe pranverë e kulmit të ndërgjegjësimit tonë kombëtar.

Pranverën e bukur të heroit tonë kombëtar, MEHMET EJUPIT.

O zot, sa i deshti ai lulet, por mbi dashurinë e luleve, Ai deshti Kombin dhe Atdheun. Kombi dhe Atdheu për të ishin mbi çdo gjë, andaj u ngrit si monument në mbrojtjen e të drejtave të Kombit Shqiptar në këtë  pjesë të ndarë të atdheut për t'u bërë i pavdekshëm në histori. 

Të nderuara zonja dhe tê nderuar zotërinj, e nderuara familje e dëshmorit tê Kombit, Mehmet Ejupit;

Vëllezër dhe motra të idealeve të Shqipërisë Etnike; më falni për emocionet.

Heroin tonë kombëtar Mehmet Ejupin që sot po i bën dritë lirisë sonë e njoha qysh në fëmijëri. Ishte i dashur dhe i heshtur, sikur në ndërdijen e tij projektonte rrugën e lirisë. Rrugë kjo e gjatë dhe me sakrifica.

Kësaj rruge Ai vet i bëri dritë me flijimin e vetës në altarin e lirisë.

Andaj, përulje dhe respekt veprës së tij.

Respekt në shkallë kombëtare dhe institucionale dëshmorit të Kombit, Mehmet Ejupit!

Them respekt institucional për shkak se mbi gjakun e dëshmorëve janë ngritur institucionet.

Në kohën e vlimit të orgjive të shovenizmit sllavo-komunist-sërb të dirigjuar nga memorandumi i "Akademisë sërbe të shkencave" dhe kisha ortodokse sërbe në krye me kasapin e Ballkanit, kryekriminelin Sllobodan Millosheviq, për të djegur e rrënuar çdo gjë që ishte shqiptare, ishte ajo rinia heroike shqiptare, në ballë të së cilës marshonte edhe dëshmori  i Kombit Mehmet Ejupi, e cila ishte vënë në mbrojtje të ruajtjes së identitetit tonë nacional dhe kombëtar.

Ai më mirë se kushdo tjetër e ndjeu nevojën e çastit historik për t'i dalë në mbrojtje Kombit shqiptar.

Atëhere kur një pjesë  e lidershipit kuisling shqiptar me qëllim të ruajtjes së privilegjeve të veta pushtetore te okupatori sërb po trumbetonin me zë mashtrues nëpër mjetet e shkruara dhe ato elektronike që "me ndërrimet e amandamenteve Kosva nuk humb asgjë, por fiton", ishte heroi i Kombit, Mehmet Ejupi ai që u vu në shërbim të çastit të Historisë.

Zotërinj të nderuar!

A nuk po reflektojnë edhe sot në dëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare ato ndrrime kushtetare të vitit 89-të në të cilat u mbështet Komisioni i "Banditerit" për t'na mohuar të drejtën për vetëvendosje? 

E vërteta nuk duron mashtrim.

Në ato rrethana, kur Kombit Shqiptarë me zjarr e me hekur po i dhunohej vullneti i votës së lirë në Parlamentin e Kosovës të pranverës së vitit 89-të, heroi i Kombit Mehmet Ejupi me ndërgjegje të zgjuar kombëtare po militonte fshat më fshat për t'i moralizuar dhe mobilizuar rininë shqiptare për të marrë pjesë në demonstratat të cilat do të organizoheshin më 27 mars 1989 në Podujevë.

Dëshmori i Kombit Mehmet Ejupi duke mos e kursyer vehtën ra heroikisht në logun e betejës në demonstratat e rinisë shqiptare të pranverës së 27 marsit të vitit 1989-të.

Ai ra për Komb e Atdhe. Ai u shndërrua në misionar në sensibilizmin e opinionit ndërkombëtarë dhe qendrave të vendosjes për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në Gadishullin Ilirik. Ai ra për të mos vdekur kurrë, andaj respekt dhe lule mbi varrin e tijë!

SHPIRTI I TIJ BËFTË DRITË NË PANTEONIN E MARTIRËVE TË SHQIPËRISË ETNIKE!


Podujevë, 27 mars 2007


Balli Kombëtar 

Komiteti për Rrethin e Llapit

Kryetar: Mehmet Breznica

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-24 17:44:11
Te lumte dora o MEHMET BREZNICA se djem si ti ka pak Shqypnia


International
English
Faqe interaktive