Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Gjashtėdhjetė e tetė vjet Balli Kombėtar
Gjashtėdhjetė e tetė vjet Balli Kombėtar PDF Print E-mail
19 Prill 2007
Adriatik Alimadhi*

Në përvjetorin e themelimit të Partisë Nacionaliste shqiptare

Asnjë lëvizje kombëtare në Shqipëri nuk ka pasur jetën dhe gjallërinë e Ballit Kombëtar. Asnjë parti politike nuk ka qëndruar me punë, me luftë e me ballëhapur sikurse ka qëndruar partia e Mid\'hat Frashërit.
Asnjë lëvizje shoqërore nuk ka përcaktuar një drejtim aq të qartë për përmirësimin e jetës shqiptare se sa Balli, i lindur në luftë, i rritur në luftë, i burrëruar, dhe i brumosur me djersë dhe gjak në kohën e robërisë fatale.
E deshi fati i Atdheut që Balli Kombëtar të lindte në shtëpinë e Lumo Skëndos. Në atë shtëpi ku grumbullohej kultura arbërore në mijëra volume, të mbledhur e të ruajtur për ditë më të kthjella, ku u përtëri nacionalizma shqiptare, u derdhën lumenj dhe përroje të qëndresës kombëtare, u shkrinë energjitë e veçanta, u ngjeshën dhe u ngjitën vullnetet e mira, dhe në dritën e një llambe buruan nga penda e Plakut parimet e para kombëtare në Tetë Pikat të Nacionalizmës Shqiptare. Më vonë u zbërthyen idetë e kohës në Dekalogun e famshëm, mbi të cilin u betuan \"me një dëshirë, me një qëllim\", ushtarët fisnikë të atdheut.
E deshi qëndresa kombëtare që Balli prej 68-vjetësh të jetë boshti i papërkulur, i pathyeshëm, i të gjithë zhvillimeve historike brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Karakteristika e qëndresës Kastriote e Lidhjes së Prizrenit, ishte për të mos llogaritur forcën e armikut, por për të qëndruar deri në fund me armët e trashëguara. Veçoria e Ballit Kombëtar ka qenë dhe është për të ecur drejt në rrugën e mirë, pa marrë parasysh luftën kundër pushtuesve dhe pengesat e kundërshtarëve politikë, pa u mallëngjyer nga keqkuptimet e miqve, pa u dobësuar nga degët e thara që bien gjatë murranit të egër.
Për këtë arsye flasin luftërat e Ballit Kombëtar duke luftuar kundër pushtuesit, në Tiranë, në Gjorm të Vlorës, në Ruzhdije, në Berat, në qarkun e Korçës, në Reç të Shkodrës, Mallakastër, Lushnjë,Elbasan e në të gjithë Shqipërinë pa marrë parasysh fuqinë e armikut.
Për këtë arsye e kemi parë dhe lexuar shtypin e Ballit Kombëtar duke lulëzuar me ide të guximshme dhe të shëndosha në kohët e frikës.
Për këtë arsye, deri në 1943 dëgjohej vetëm pushka dhe penda e Ballit Kombëtar në malet dhe sheshet e atdheut që gufonte.
Qysh nga Lidhja e Prizrenit nuk ishte parë në Shqipëri një fuqi vullnetare e armatosur, 15 mijë veta që t\'i bënte ballë kundërshtarit dhe ta shtrëngonte sikurse e bëri Balli Kombëtar. Edhe kur nxori kokën komunizmi, në fund të vitit 1941, për të ndihmuar frontin rus, edhe kur radhët e shtuara të agjentëve të Moskës u bënë një rrezik për Shqipërinë, vetëm Balli Kombëtar u tha \"Ndal\" mohimtarëve të kombit.
Sikur të mos kishte një Ball Kombëtar me frymë patriotike, qëndresa kundër suazave të huaja do të kishte qenë një ndërmarrje me episode të ngurtë, që bëjnë histori.
Vetëm Balli Kombëtar shpërtheu kufijtë e individëve, të krahinave, shpërtheu hallkat e vjetra të ideve të ndryshkura dhe ndriti në dritë të pushkëve në ditët më të errëta të kombit.
Komunistët patën aq frikë pushkët e Ballit Kombëtar sa patën frikë idetë e tij!
Doemos lufta për liri sjell me vete dhe grumbullime të padëshiruara e të pa kontrolluara. Por këto ngjitje të papërshtatshme me trupin e shëndoshë të Ballit Kombëtar erdhën e ranë vetë sa herë që u paraqitën kalime të rrezikshme. Kështu Balli Kombëtar mbeti ushtria e guximtarëve që nuk llogarisin veten sa herë që i thërret zëri i atdheut.
Kështu partia e Mid\'hat Frashërit u skalit si krijesë pa moshë në zemrat e shqiptarëve, kjo është patriotizma e vërtetë e shqiptarizmit.
\"Partia jonë është Shqipëria\" -la testament shërbestari i Shqipërisë. Dhe Shqipëria e Ballit Kombëtar nuk doli si trup i cunguar me traktate të padrejtë, por si një tokë e gjallë ku rreh zemra e tre milionë shqiptarëve, nga Kosova deri në Çamëri.
Shqipëria e Ballit Kombëtar nuk është vendi i atyre që dinë të punojnë vetëm për veten, por është atdheu i ushtarëve, i bujqve, i punëtorëve, i mendimtarëve, të cilët duke punuar për liri dhe demokraci i japin frymë përparimit, u japin fuqi reformave, u japin qëndresë vullneteve të mira.
Rruga e Ballit Kombëtar ka qenë dhe është rruga më e vështirë e kombit. Këtë rrugë nuk mund ta kuptojnë veçse ata që heqin dorë nga vetvetja, nuk mund ta ndjekin veçse ata që nuk topiten nga sakrificat, nuk mund ta përmbajnë veçse ata që kanë besim në fatet e Shqipërisë kjo është vendosmëria jonë në të ardhmen për të vazhduar në këtë rrugë të ndritshme të përcaktuar nga shërbestari i Shqipërisë, i madhi Mid\'hat Frashëri.
Nacionalizma Shqiptare
Emri vetë s\'është gjë tjetër, veçse përkthimi në shqip i Partisë Nacionaliste. Si çdo organizim i çdo vendi tjetër, Nacionalizma Shqiptare ka për detyrë të ruajë, të vlerësojë trashëgimet e gjyshërve, duke i lënë si trashëgim për stërnipërit, një gjendje më të perfeksionuar dhe më të përmbaruar. Edhe titulli \"Partia Nacionaliste\", që në fillim, domethënë që më prill të vitit 1939, të nesërmen e pushtimit të Shqipërisë nga Italia, nuk është se u pranua pa një diskutim të gjatë dhe të imtë. Ishte një gjë e natyrshme, pra, që hapat e parë të saj organizata të kujdesohesh për çdo send që ka të bëjë me shqiptarizmën, me Shqipërinë, me kombin.
Ky parim e nxiste që të provojë afrimin me partitë politike, pak a shumë me rëndësi, që ndodheshin në ato kohë brenda në Shqipëri. Që ditët e para dhe sapo doli në shesh ekzistenca e një grupi komunist brenda tokës sonë (dhe kjo dalje në shesh u bë të nesërmen e hyrjes në luftë të Rusisë kundra Boshtit), Balli bëri tentativë të bisedojë dhe të arrij në një marrëveshje me komunistët. Më vonë organizata mori iniciativën e mbledhjes së Mukjes, në të cilën kishte shpresë se komunistët do të edukoheshin dhe të bëheshin një element pak i vlefshëm për Shqipërinë. Balli u ofroi bashkëpunim për arritjen e indipendencës së plotë të vendit dhe pa cenuar politikën e partive të brendshme që do të ndihesh pasi të arrihej qëllimi kryesor. Por komunistët kishin marrë haptas qëndrimin e tyre armiqësor kundra nacionalistëve dhe nuk e fshihnin aspak përpjekjen e tyre për të shfarosur çdo ndjenjë shqiptare dhe për të arritur qëllimin e tyre, që Shqipëria të bëhet vasale të shteteve sllave, duke filluar nga Jugosllavia për të mbaruar te Rusia.
Prapë nga ky shpirt i Ballit Kombëtar rrjedh kujdesi i tij për të paraparë dhe për të përgatitur kushtet që sjellin moralizmin dhe përparimin e kombit, çdo reformë që do të ketë si përfundim lumturinë dhe ndritësimin e kombit.
Partia Nacionaliste do të dojë të mbrojë dhe të aplikojë reformat shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë, e me këtë mënyrë të forcojë lirinë e njeriut dhe barazinë ndërmjet të gjithë shqiptarëve. Këto projekte na urdhërohen nga nevoja që ndjen Balli Kombëtar për të arritur realizmin e një shteti të përparuar dhe të lulëzuar me anën e përpjekjeve morale dhe njerëzore, duke pasur kurdoherë për bazë patriotizmin, që e ka themeluar organizata jonë, është ideja që Balli Kombëtar të vihet plotësisht në shërbim të Shqipërisë.

*Kryetari i Partisë Balli Kombëtar shqiptar

Platforma e BALLIt KOMBETAR

Në këtë kohë të sotme kaq me rëndësi të madhe, duhet që edhe shqiptarët të ndjejnë me ndërgjegje të thellë përgjegjësinë e tyre. Bota an\' e mb\'anë gjendet në flakë; ne nuk mundemi të rrimë indiferentë.
Nacionalizma shqiptare ngre zërin, dhe ky zë duhet të tingëllojë në zemër të çdo shqiptari. Themi \"të çdo shqiptari\" se nacionalizma jonë nuk është një parti. Nuk është as edhe një grup. Është grumbulli i madh i të gjithë kombit shqiptar, është lidhja e të tërë RACËS SHQIPTARE, e krejt popullit që flet gjuhën shqipe. Kjo racë, ky komb, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku-shokut. Dhe ka një të vetëm qëllim. Ky qëllim është:
1. Të ketë një Shqipëri të lirë dhe indipendente.
2. Të sigurojë një Shqipëri të përparuar, të zonjën për të jetuar, të nderuar e të vëllazëruar.
3. Të ruajë kufijtë e saj etnikë, të mbështjellë në një ATDHE djemtë e saj.
4. Të jenë gati djemtë e këtij kombi për çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët.
5. Për të arritur këtë qëllim, duhet që të gjithë shpresën ta kemi më përpara tek vetja jonë. Veten tonë duhet ta shpëtojmë ne vetë, me sakrificat tona, me përpjekjen tonë me vullnetin tonë, me dëshirën tonë. Dhe zoti ka për të na ndihmuar.
6. Nacionalizma Shqiptare dëshiron që me kombet dhe shtetet fqinjë të ketë marrëdhënie miqësore, të rrojë në harmoni me ta. Kjo miqësi lypset të jetë e themeluar mbi respektin e të drejtave të të dy palëve.
7. Nacionalizma shqiptare nuk qëllon t\'i bëjë keq kurrkujt, por edhe do që askurrkush të mos i bëjë të keqe kombit shqiptar: do që të mbrojë vetëveten.
8. Nacionalizma shqiptare nuk bën asnjë luftim ideologjik. Parimet e saj janë patriotike dhe mundohet ta shtojë e ta forcojë këtë patriotizmë.
Sot, edhe vendi në të cilin ideologjia ka gjetur një zbatim, edhe ai vend po synon për kombësi dhe për atdhe. Prandaj edhe nacionalizma shqiptare i këshillon krejt popullin tonë të lërë mënjanë ideologjitë dhe të përpiqet vetëm për Shqipërinë, rreth flamurit të Skënderbeut, me patriotizmë të patundur.
Ky është qëllimi i shenjtë i nacionalizmës shqiptare. Ky është dhe ky ka për të qenë edhe nesër, dhe gjithmonë. Kjo udhë duhet ndjekur me entuziazmë e me energji; se për këtë kanë punuar, janë munduar dhe kanë shkrirë veten e tyre ata që na lanë këtë amanet këtë TOKE.
Për të ndjekur këtë rrugë sot po japim BESËN shqiptare
Shqipëri, PRILL 1939

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-24 17:50:57
Ka ardhur koha qe ne pasardhesit e ballisteve te vjeter te modifikojme ose me mire te qojme perpara kauzen e madhe shqiptare, qe na e lane amanet te paret tane. 
Ne shqiptaret e sotem kemi shume ngarkese per sa i perket perfaqesimit te intersave shqiptare pasi megjeithse jemi te nje mendimi qe shqipria duhet te bashkohet,kemi apo skemi fare asnje strtegji se si jemi ne shqiptaret dhe si duhet te jemi,ne kuptimin e perkufizimit te shqiptarizmes. 
Akoma ska nje perkufizim te shqiptarizmes dhe secili ja fut sipas deshires se si eshte dhe cduhet te jete shqiptari. 
Shtetet europiane jane kampione ne nacionalizem kurse ne nuk shperngulemi dot akoma nga vendi i fundit ne europe madje edhe ne bote. 
NJe gje e tille u pa ne luften kunder sllaveve te jugut ne kosove,asnje organizim,a snje strategji,dhe ju la rruge hapur perseri bolshevizmit qe me anen e gjakut te derdhur nga popullata shqiptare te hypin ne pushtet duke pretenduar se kane cliruar kosoven. 
Platforma e ballit kombetar duhet te hartohet dhe nje here 
Shqiptarizma i ka rrenjet me te thella se cdo lloj feje apo rreligioni qe vjen nga lindja qofte ai (o)kristianizmni apo islamizmi i cdo lloj forme. 
Ne shqiptaret kemi te drejten te merremi edhe me punet e perendise pasi ishin ata paraardhesit tane pellazget qe e zbuluan perendine dhe jo e kunderta sic propagohet sot ne Shqipri dhe kudo tjeter,gje qe duhet te saktesohet ne nje platforme te partise nacionaliste shqiptare se si dhe ne cfare beson shqiptari,ne kishe xhami apo orakuj.hoxhe prift apo nje lloj tjeter personi qe reprezanton rreligionin shqiptar. 
Nuk mund ti lihet edukimi i brezave te ardhshem shqiptare ne doren e arabeve saudite,vatikanit apo kishes ortodokse greke apo hoxhallareve tjere qofshin ato bektashi sunit apo shehite. 
keshtuqe eshte nje pune e madhe per tu bere persa i perket forcimit te nacionalizmit shqiptar,nuk mjaftojne vetem llafet por duhet vepra. 


International
English
Faqe interaktive