Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow "Bomba e tymosur" greke e Vasil Bolanos nuk qėlloi "Janullatosėt" nė Tiranė,por Pavarėsinė e Kosovės
"Bomba e tymosur" greke e Vasil Bolanos nuk qėlloi "Janullatosėt" nė Tiranė,por Pavarėsinė e Kosovės PDF Print E-mail
24 Prill 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


 
      * Lind pyetja: - Cili shtet në botë, së pari e ka zgjidhur çështjen e minoritare, e pastaj të shumicës dërrmuese, ashtu siç po veprojnë në praktikë garniturat politike “moderniste” zyrtare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup? – Deri më sot, nuk ekziston asnjë shtet në botë, që të ketë vepruar dhe, për tepër, të jetë bërë shtet në saje të aplikimit “tezës minoritare”, për shkak se, si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në praktik të filozofisë politike dhe demokratike, kjo tezë është shtruar gabimisht dhe mbrapsht, kur është fjala për aplikimin e drejtë të saj, sepse është në kolizion flagrant me njohjen dhe me realizimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së popujve indigjenë në trojet e tyre, sikundër që është populli shqiptar  në territorin e tyre natyral të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
 
Ky është problemi, të cilin e kanë kuptuar thellësisht dhe gjerësisht  shtypësit dhe agresorët kolonialistë serbomëdhenj dhe grekomëdhenj, me në krye Anastas Janullatosin, Artemije Radosavleviqin, Vasil Bollanin, etj., të cilët qe më se një dekadë janë duke e ”zbërthyerë” për mrekulli, ashtu si po iu konvenon interesave të minoriteteve  koloniste serbe dhe greke në Shqipërinë Etnike.
 

Edhe më konkretisht ndërrimi i tezës së theksuar në dëm të drejtës historike dhe legjitime të kombit shqiptar nuk ka asnjë bazë  qoftë logjike, politike apo juridike, por është një nga format më të egra  revanshiste dhe vandaliste të politikës, të propagandës dhe të praktikës  kolonialiste dhe hegjoministe të serbomëdhnejeve dhe grekomëdhenjve, që përbën konstantën e vazhdimësisë  historike të strategjisë së shfarosjes së shqiptarëve si komb dhe si shtet në Ballkan. Në këtë kontekst, shtrohet dhe, gjithmonë duhet të shtrohet pyetja e pashmangshme pse serbomëdhenjtë dhe grekomëdhenjt racistë të tipit, Slobodan Milosheviq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica,  Kosta Simitis,Vasil Bollana, Nikollas Zervas...,e qindra të tjerë të mos i urrejnë shqiptarët dhe, të mos ua mohojnë dhe kontestojnë të drejtat e tyre historike dhe legjitime në trojet e tyre etnike-ilirike-shqiptare, kur historikisht është e njohur se “Populli shqiptar nuk u përzie as me grekë, as me romakë, as me gotë, as me ostrogotë, as me vizigotë,as me hunë, as me avarë, as me hungarezë,as me turqë, as me bullgarë, as me normanë, as me venecianë,as me malazezë, as me grekët e rinj. Nuk u përzie me  askë, por i pat në mëni të gjithë, sidomos sllavët dhe grekët, të cilët u orvatën më së tepërmi për t’i shkombëtarizuar dhe asimiluar shqiptarët dhe,  për t’ua grabitur tokat e tyre atërore ilirike-shqiptare.”(Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë, 2001,f.173.
 
Pra, ruajtja e racës, e gjuhës, e kulturës, e emrit dhe  identitetit kombëtar dhe shtetëror, si dhe lufta e pareshtur shekullore për mbrojtjen dhe për  rikthimin e  trojeve të tyre, të grabitura me dhunë dhe me gjenocidë nga amalgama serbo-greke sllave e fqinjve ballkanikë, është një nga faktorët thelbësorë pse grekët dhe serbët kanë tentuar me shekuj t’i zhdukin shqiptarët nga faqja e Ballkanit. Për më tepër, grekomëdhenjtë hegjemonë, së bashku me Vasil Bollanin dhe me janullatosat e tjerë (të njohur dhe të panjohur), “kanë arsye të plotë”, të pretendojnë dhe të veprojnë në shkëputjen e Shqipërisë Jugore në emër të “pavarësisë” së “Vorio-Epirit grek”, sepse dihet, meritën më të madhe për krijimin e shtetit “të pavarur të Greqisë më 1829, pa dyshim e kanë vetë shqiptarët, sepse jo vetëm shumica e krerëve të ushtrive greke, por edhe të gjithë fatosat e pavarësisë helenike kanë qenë shqiptarë, si Boçari,, Zhavella, Kanari, Miauli, Kullurioti, Sakturi...,etj,etj., që ishin nga  Suli, Hydra e Specja dhe nga viset e tejra të Shqipërisë.” (Të Drejtat e Shqipërisë Etnike, Po aty, f.173).
 
Kjo është e vërteta, që përnjëmendë, grekomëdhenjve ua terrtisë sytë dhe ua mjegullon mendjen e keqe, por politika,as shkenca shqiptare, në asnjë mënyrë dhe, me asnjë çmim nuk duhet ta heshtin dhe ta injorojnë këtë të vërtetë për hir të interesave komplentare të biznesit të tyre plaçkitës  dhe karrierist me grekomëdhnejtë dhe me serbomëdhenjtë, me qëllim të arritjes së ndonjë kompromisi politik në kurriz të shqiptarëve dhe të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, sikurse që është rasti më darstik dhe i pajustifikueshëm (si mbi bazën historike, ashtu edhe mbi atë politike dhe juridike) i njohjes së Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006 nga e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
 
Mjaft më me mashtrime, me hipokrizi politike dhe me  teoretizime spekuluese analitike diletante dhe  kuazishkencore në adresë të patriotizimit, të reformimit, të integrimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit të Shqipërisë, nevojitet aksion konkret dhe imediat në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe kombëtar të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe të çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan.
 
Mjaft më me shterimin e energjisë politike dhe ekonomike, të fokusuar në plan të parë për “rehatimin”  dhe për sigurimin e “gjumit të  ëmbël” të minoritetit serbo-grek, derisa, pikësëpari, të mos zgjidhet problemi i gjithanshëm i shumicës dërrmuese si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, në Çamëri, në Iliridë dhe në Anamoravë. Pra, së pari, nevijtet dhe, është kërkesë urgjente e kohës, që të zgjidhim problemin kombëtar shqiptar në Ballkan, e pastaj, kuptohet vetiu, do të vinte në “redn dite” edhe zgjidhja e “problemit” të minoriteteve koloniste serbo-greke sllave në hapësirat e Shqipërisë Etnike, në përputhje me standardet dhe me ligjet ndërkombëtare, por pa prekur dhe, pa cenuar në asnjë formë të drejtën historike dhe legjitime të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike. Këtë objektiv strategjik me karakter afatgjatë të mbrojtjes dhe të avancimit të interesave prioritare kombëtare dhe shtetërore gjithëshqiptare, patjetër, duhet ta ketë parasysh si politika e brendshme, ashtu edhe e jashtme e Shqipërisë.
 
Pse, dhe deri kur qeveria shqiptare do t’i lejojë  përzierjen direkte dhe indirekte Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, e cila qe 18 vjet radhazi, duke shfrytëzuar “shërbimet e vullnetit të mirë” të kryepeshkopit të saj Anastas Janullatos (i cili është turpi dhe fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë) dhe të kyreliderëve ekstremistët dhe terroristët e minoritetit të  saj grek në Shqipëri, po zhvillon aktivitetin e saj intensiv të përbashkët dhe të bashkërenduar në të gjitha frontet, që sa më shpejt ta helenizojë dhe ta ricopëtojë Shqipërinë Jugore, duke e quajtur “Vorio-Epir” të Greqisë.
 
Derisa në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare ndodhet peshkopi grek, Anastas Janullatos, kuptohet se, edhe përzierja e politikës greke në punë të brendshme të Shqipërisë, do të jetë përditë më efikase dhe më e suksesshme në zhvillimin e veprimtarisë së saj subveresive në komprometimin, në kontesttimin dhe në mohimin e legalitetit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtet shqiptar, edhe pse shteti shqiptar ka kontinuitetin historik dhe legjimitetin ndërkombëtar
 
Deklarata e kryebashkiakut grek të Himarës shqiptare, Vasil Bollano se “ "Omonia dhe komuniteti grek ne Shqiperi nuk kerkojne me teper per Vorio Epirin se c'kerkon Shqiperia per Kosoven"(www.balkanweb.com, 23.04.2007), është edhe një  “bombë terroriste” më tepër e  lëvizjes grekomadhe “OMONIA” dhe e Vasil Bollanos në “bombardimin” e identitetit kombëtar,  territorial, shtetëror dhe sovran të Shqipërisë së vitit 1912, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
 
Para së gjithash, hedhja në eter e një kërkese të tillë antishqiptare pasqyron faktin se pa asnjë pengesë dhe, në mënyrë koherente dhe efektive funksionin aksi i frontit orotodoks sllav: Athinë-Beograd-Moskë kundër interesave jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Mirëpo, këtë rrezik vdekjeprurës, nuk po e shohin politikanët, shkencëtarët dhe analistët modenristë dhe kosmopolitë, të cilët fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike e kanë hedhur në pazar, vetëm për të qëndruar vetë sa më gjatë në funksionet e ndryshme të pushtetit shtetëror, në emër të demokracisë dhe të pluralizmit të importuar, që ka për qëllim vënien në gjumë të shqiptarëve
 
Këtë rrezik me pasoja katastrofike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe  për mbarë Ballkanin nuk janë duke e parë vetëm klikat dhe grupet politike zyrtare shqiptare, të fronëzuara në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, për shkak se ndjehen të kënaqura me statusin e tyre  karrierist dhe materialist në kurriz të shoqërisë shqiptare dhe të shtetit shqiptar. Gjithashtu, ndërgjegjen e tyre kombëtare  “e kanë të pastër”, sepse  me veprimet e tyre konkrete anishqiptare kanë provuar para “mentorëve” të tyre të huaj, se janë në “rrugën e drejtë” të
 
Brenda 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007), Shqipëria është shndërruar në një “poligon stervitës” të  harangave të shërbimeve sekrete policore të nëndheshme dhe të mbidheshme greko-serbe etj., të cilat pa asnjë vështirësi kanë penetruar në të gjitha poret e politikës dhe të pushtetit shtetëror të Shqipërisë. Si rrjedhim i  krijimit të një vakuumi të këtillë anarkik dhe absurd me pasoja të rënda për interesat vitale të politikës kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, pse Vasil Bollano, të mos kërkojë greqizimin e Shqipërisë Jugore, kur atij nga politika antishqiptare e Tiranës,  i është dhënë “fermani” të jetë kryebashkiak i Himarës shqiptare.
 
 Nëse në Himarë nuk ka shqiptarë, por vetëm grekë, atëherë, shovinisti grekomadh, Vasil Bollano (sipas detyrës që ia kanë besuar “kryedishepujt” politikë shqiptarë të qeverisë dhe të parlamentit të Tiranës, duke u bazuar në votën e lirë demokratike) ka të drejtë të pyet, ku janë shqiptarët dhe, pse ata kanë ikur nga Himara shqiptare, e jo në emër minoritetit grek dhe të “OMONISË” famëkeqe subversive, ( e cila qe 18 vjet rresht po zhvillon luftë speciale të ftohtë dhe të nxehtë për greqizimin dhe për  pushimin kolonial të Shqipërisë së Jugut) të kërkojë “pavarësimin e Vorio-Epirit”, ashtu siç po e kërkon  Beogradi zyrtar  “pavarësimin” e Kosovës , që me ndihmën e Rusisë, ta rikthejë në sovranitatin kolonial 100-vjeçar të Serbisë së Madhe. Mirëpo, politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës,  duhet të ridefinojnë staretgjinë e veprimit të tyre kombëtar dhe shtetëror, në vend të “përkdheljes” së ambicieve dhe të  veprimeve shkatërrimtare të kryeliderëve (siç janë Vasil Bollani, Sanda Rashkoviq-Iviq, Artemije Radosavleviq dhe Anasatas Janullatos, “turpi i nderit” të politikanëve nudistë të Tiranës) të minoritetit grek dhe serb, duhet t’i vënë dhe, t’i mbrojnë me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet legale interesat e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga kufijtë ekzistues artificialë të 1912-së.
 
 “Teorema e Pitagores” së helenizimit të Shqipërisë Etnike(!?)
 
Siç shihet nga përmbajtja e deklaratës së theksuar dhenë masmediave, dhe të konfirmuar përmes  “news 24” Vasil Bollano ka mednuar gabimisht (në mungesë të njohjes së  historisë së Shqipërisë Etnike, ka manipuluar me termin inekzistent “Vorio-Epir”). Mirëpo, nëse ajo lexohet dhe kuptohet shqip (jo greqisht, assesi), ajo mund të merret si shprehje e drejtë, sepse kërkesa e tij për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë së Jugut (duke përfshirë edhe Çamërinë) ka dalë e drejtë dhe, si e tillë (pra, jo si kërkesë fantazmë-vorio-epir, që është antitezë artificiale, antihistorike, antiligjore dhe antishqiptare e Shqipërisë së Jugut), politika shqiptare, duhet ta procedojë për shqyrtim në qeverinë dhe në parlamentin e Shqipërisë, në mënyrë që të nxjerrin dokumentin me fuqi ligjore për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë Jugore, duke përfshirë edhe Çamërinë ilirike-shqiptare.
 
Historia flet ndryshe nga vasil bollanot, caldarisot, venizelosot, anastas janullatosot, napoleon zervasosot...etj. se Himara dhe viset e tjera të territorit jugor shqiptar nuk quhen, as nuk janë kurrfarë  krahine helene-greke, të ashtuquajtur “Vorio Epir”, por janë Shqipëria e Jugut, e cila është pjesë e pandashme e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, jo kurrsesi të Greqisë.
 
Mirëpo, sa ia vlen se e drejta historike është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur pushtuesit kolonialistë dhe gjenocidistë grekomëdhenj me shekuj nuk kanë pranuar, e as sot në fillimshekullin XXI(viti 2007) nuk e njohin të vërtetën mbi qenësinë e kombit shqiptar në Ballkan, por së bashku në aleancë  me sllavët e tjerë të Jugut të Ballkanit, në vijimësi kanë ëndërruar dhe kanë vepruar për zhdukjen e tij dhe të Shqipërisë Etnike. Rast konkret tragjedia gjithëshqiptare, që quhet Çamëria (e kolonizuar dhe e aneksuar nga Greqia e re “demokratike”), e cila shtrihet në zemër të territorit të Shqipërisë Jugore Etnike, por që me  këtë të vërtetë politika dhe propaganda e Athinës zyrtare, e as politika zyrtare e Tiranës nuk duan të ballafaqohen, sepse  zgjidhja e statusit të saj në favor të Çamërisë shqiptare, do t’ua prishte: “rehatinë” e migrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi, biznesin 18-vjeçar ekonomiko-tregtar, marrëdhëniet ekonomike, politike dhe diplomatike etj.
 
Prandaj, problimi dhe “incidenti” i quajtur Vasil Bollano, është pasoja, jo shkaku, sepse shkaku është faktori i brendshëm politik shqiptar, i cili qe 18 vjet (pas hapjes së kufijve me Greqinë), ende nuk është në gjendje, t’i vërë “kapak” real dhe legjitim zgjidhjes së çështjes koloniale të Çamërisë shqiptare ngase në vend të këtij prioriteti akut, është përqëndruar në politikën e destruksionit, duke favorizuar interesat e huaja dhe të mirëlexuara të Anastas Janullatosit (që përbëjnë boshtin e revanshizimit dhe të vandalizimit më të vrazhdtë barbarik të ndërhyrjes  së politikës dhe të propagandës së Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, me qëllim që të margjinalizohet përgjithmonë zgjidhja e drejtë e statusit të Çamërisë shqiptare), si dhe në zhvillimin e luftës ideologjiko-partiake për pushtet në emër të “demokracisë dhe të progresit”. Mirëpo, në historinë e derisotme nuk është shënuar asnjë rast se përmes veprimtarisë destruktive antikombëtare dhe antishtetërore, të jetë arritur demokracia dhe progresi i ndonjë shoqërie.
 
Për fund, mos të harrojnë “xhingiskanët” e politikës zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit, se me mohimin, me kontestimin dhe me zvarritjen e përjetshme të zgjidhjes së çështjes kombëtare  shqiptare në Ballkan, se me arritjen e  “aranzhmaneve”, të nënshkruara në favor të drejtave të minoriteteve të huaja sebo-greke-bullgare, duke e dëmtuar seriozisht dhe në skajshmëri zgjidhjen e çështjes jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, (edhe pse të cilësuar dhe të shpërblerë si modernistë politikë të kohës konsumatore nga ana e diktatit të huaj, apo më mirë të thuhet për shkak të prirjes së interesit të tyre personal dhe grupor), prapë janë në regres edhe në kuptimin e relacioneve të brendshme gjithëkombëtare shqiptare, edhe në sistemin shtetëror të  marrëdhënieve ndërkombëtare,sepse  thelbi i demokracisë bazohet në parimet e barazisë dhe të respektimit të interesave reciproke  kombëtare, shtetërore, ekonomike dhe kulturore të shteteve dhe të popujve.
 
Siç dëfton rasti kolonial konkret i Kosovës, i Çamërisë, i Anamoravës, i Iliridës dhe i Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, këto parime dhe vlera fundamentale, të theksuara me interes të veçantë jo vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, por edhe për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në Evropë, ende nuk i kanë marrë në konsideratë t’i shqyrtojnë as “politika moderatore” e “xhingiskanëve” vasalë, e as  drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare, sepse në radhë të parë janë të preokupuar jetësisht me “standardet ndërkombëtare” se si ta ricoptojnë territorin e Shqipërisë Etnike në emër dhe për llogari të minoritetit serb, grek dhe bullgar.
 
Shikuar në afat të shkurtër dhe të përkohshëm kjo është gjendja reale në terren të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kjo gjendje e rëndë dhe e paperspektivë momentalisht, (pavarësisht nga “ulpiset” e “politikës xhingiskane”, që sundimin e pushtetit të tyre e kanë kuptuar si të përjetshëm)  për fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ka karakter jetëshkurtër dhe relativ, e jo fare absolut dhe të pandryshëm, sepse  kombi shqiptar në Ballkan nuk ka asnjë alternativë tjetër  racionale përpos çlirimit, pavarësimit dhe ribashkimit të tij në një shtet të përbashkët, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të ndërtohet përmes  tërheqjes së “vizave ultraviolente në mermer”, të tërhequra nga  “analistët”, “projektruesit” politikë dhe shkencorë , të cilët në  “figurat gjeometrike” të tyre për bazë kanë shqyrtimin e standardeve të decentralizimit-copëtimit të territorit etnik shqiptar në emër dhe për llogari të sovranitetit kolonial serbo-grek sllav, të integrimit, të pluralizimit, të sjelljes dhe të mbajtjes në pushtet me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, regjimet marionete me në krye “xhingiskanët” e tyre, të dëshmuar  si “lojalë” të tyre, pavarësisht nga fakti se të njëjtit mund të jenë  me hipotekë dhe me vurratë kontrabandiste dhe trafikane... etj.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:43:22
priest e kombit shqiptar pa interesa vetjake kan qen, Skendebeu ,Bajo dhe cerciz topulli, Isa boletini, Hasan prishtina, Shaban polluzha, e keta te rinjt tash po i shohim se si nuk po jan ne gjendje tokes se vet me i dal zot duke e pasur kah veti fuqin ma te madhe ne bot.

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:46:50
me pelqeu shkrimi juaj,por kujte ja thua,politikanet tane jane te shitur tek greket dhe serbet,prandaj behen keto pazare me kombin shqipetar

Koment nga GUEST më 2008-12-23 16:20:21
politikanet shqiptare i jane shitur dreqit jo grekut dhe serbit.

Koment nga GUEST më 2010-02-11 12:10:49
Faleminderit Profesor Hyseni. Shkrime te tilla me kujtojne ato te Rilindasve. I duhen Shqiperise njerez te ndershem si ju e si pak te tjere qe kane ngelur qe e duan vendin me sinqeritet. Familjet e vjetra shqiptare si ajo e juaja kane memorie te madhe dhe dashuri te rralle per kombin dhe jemi me fat qe ju kemi.


International
English
Faqe interaktive