Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Breznica: Serbia nuk ka asnjė tė drejtė mbi Kosovėn
Breznica: Serbia nuk ka asnjė tė drejtė mbi Kosovėn PDF Print E-mail
30 Prill 2007

Komunikatë e Komitetit të Ballit Kombëtar për rrethin e Llapit

Besianë 24 prill - Iniciativa ruse për dërgimin e një grupi "Faktmbledhës" të KS-së së OKB-së në Kosovë kinse për t'u bindur vetë për pozitën e vështirë të kolonëve serb, është bërë me të vetmin qëllim që kriminelin historik ta paraqesin në rolin e viktimës, për t'i mundësuar Serbisë edhe njëherë riokupimin e Kosovës me zjarr e hekur. Bërthama dhe qëllimi i hegjemonizmit rusomadh në mbamendjen historike të Kombit Shqiptar nuk është e panjohur.  Ky hegjemonizëm me përmasa gjenocidi kundër Kombit Shqiptar në trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik, i zgjatë rrënjët që nga parimet dhe principet e platformës pan-sllaviste ruse të Danillevskit.  
Rusia është inspiruesja dhe ideatorja e të gjitha luftërave dhe tragjedive të Kombit Shqiptar. Që nga viti 1877 dhe në fillimin e vitit 1878, brenda vetëm tri ditëve me terror të organizuar dhe me ndihmën e Rusisë, Serbia arriti të bëj pastrimin etnik të më shumë se 700 fshatrave shqiptarë, ku pat vrarë dhe masakruar mbi 76 mijë shqiptarë etnik të Sangjakut të Nishit dhe nën trysnin e bajonetave dhe tytave ata u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore.  Komiteti i Ballit Kombëtar kërkon nga grupi 'faktmbledhës' i ideuar nga Rusia, si faktor pjesëmarrës në tragjedinë shqiptare, që shqiptarëve të dëbuar nëpërmjet gjenocidit dhe pastrimit etnik serb t'u njihet e drejta e kthimit në trojet e veta etnike në Sangjakun e Nishit, si dhe e drejta e kompensimit në pronë.
Balli Kombëtar kërkon që Rusia si faktor destabilizues në rajon dhe më gjerë, të përjashtohet nga çdo trup e bisedimeve për Kosovën, pasi që edhe ajo është pjesëmarrëse në tragjedinë shqiptare nëpërmjet Serbisë, për një dalje të kësaj të fundit në Adriatik dhe në detin Mesdhe.
Serbia dhe Rusia nuk kanë asnjë të drejtë mbi Kosovën, pasi që Serbia e ka pushtuar Kosovën më 1912 nga trungu i Shqipërisë dhe në kontinuitet historik ka ushtruar dhunë, gjenocid dhe pastrim etnik në shkallë shtetërore kundër Kombit Shqiptar në trojet e veta etnike.
Balli Kombëtar ka kërkuar me ngulmë nga miqtë anglo-amerikanë dhe shtetet e demokracive perëndimore, që duke u nisur nga parimet demokratike të Kartës së Atlantikut të njohin të drejtën e Kombit Shqiptarë për Vetëvendosje, pasi që për ballë kërcënimit të vazhdueshëm ruso-serbë, vetëm krijimi i shtetit të ribashkuar shqiptarë do tê balanconte raportin e forcave, me ç'rast do të rriteshin gjasat për një paqe të qëndrueshme në rajon.

Komiteti i Ballit Kombëtar për rrethin e Llapit
Kryetari Mehmet Breznica

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:42:53
ky esht realiteti mir po priesit tan nuk po miren shum me realitt, vetem po e kshyrin enteresat vetjake e jo komtare, i lus te gjith shqiptaret ku do ci jan te punojn per popull e mos ti thojn tokes se vet, tok e huaja.

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:22:01
Zt.BREZNICA a nuk ka ball dikun tjetėr veq nė llpa a? Po ku jan o burra djemt e shqyptaris, Pse vllazėn po heshtim?! Qonju burra se ka ardh koha me lind per me vdek GEGA

Koment nga GUEST më 2007-10-16 12:48:31
ky eshte mendim i mire i mehmet breznicese 

Koment nga GUEST më 2009-01-04 15:23:35
pershendettje bacit met nga dani west0parkst 117

Koment nga GUEST më 2009-05-14 16:59:45
sa i perket pyetjes se a ka Ball Kombetar diku tjeter perveq Llapit ja mund te informoheni me gjeresisht ne www.ballikombetar.com


International
English
Faqe interaktive