Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow PSE NĖ SHQIPĖRI NUK KA PROTESTA NĖ MBĖSHTETJEN E VETĖVENDOSJES SĖ KOSOVĖS?!
PSE NĖ SHQIPĖRI NUK KA PROTESTA NĖ MBĖSHTETJEN E VETĖVENDOSJES SĖ KOSOVĖS?! PDF Print E-mail
30 Prill 2007

Ese politike
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 
Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin  sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare  e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve  si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar?
 
 

I gjithë ky spektër pyetjesh kërkon përgjigjje imediate dhe  direkte nga bartësit dhe titullarët me “ferman sulltanati” të politikave dhe të antipolitikave të qeverive, të ashtuquajtura demokratike dhe reformatore, të inauguruara në pushtet që nga dekada e fundme e shekullit XX, pse populli shqiptar edhe brenda 18-vjeçarit të shkuar ndodhet në një gjendje të këtillë tragjike si në aspektin  etik human, ashtu edhe në atë kombëtar, social, ekonomik, politik dhe demokratik, ku në vend të  mirëkuptimit, të  dashurisë, të respektit të mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet njëri-tjetrit si kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e prosperiteti, mbisundon përçarja, urrjetja, egoizimi, egocenetrizmi, përçmimi, hipokrizia, anarkia, mashtrimi, shfyrtëzimi i njeriut mbi njeriun, krijimi i dy klasave  shoqërore: makroborgjezia aristokratike dhe klasa skamnore jopunonjëse (mbi 50% të papunë, pa mjete elementare ekzistenciale, të pa strehë dhe të paperspektivë),  mohimi dhe nëpërkëmbja e vlerave të njëmendta të shoqërisë shqiptare, si dhe anatemimi dhe  përndjekja e tyre në format më të ndryshme abuzuese si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut shqiptar.
 
E gjithë kjo “skenë” deformiteti e shoqërisë shqiptare pasqyron  elementet më të  vrazhdta të hipokrizisë së organizuar vendore dhe ndërkombëtare, të fetishizimit dhe të mitologjizimit të lirisë individuale dhe kolektive, të demokracisë, të zhvillimit dhe të përparimit të përgjithshëm ekonomiko-politik dhe shoqëror.
 
Përderisa  në shoqërinë shqiptare të mbisundojnë këto dukuri negative dhe me pasoja të rënda për ekzistencën e përgjithshme  ekonomike, sociale, politike, kombëtare dhe shtetërore, nuk mund të bëhet fjalë për lirinë, për demokracinë, për pavarësinë, për mirëqenien dhe për zhvillimin e mirëfilltë dhe të gjithmbarshëm të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Liria e njeriut nuk nënkupton demokracinë vetëm mbi bazën e lirive dhe të drejtave  politike, por edhe barazinë ekonomike dhe kulturore mbi bazën e punës, që është në funksion të lirisë, të zhvillimit dhe të kontributit të jetesës normale dhe të begatë të individit dhe të shoqërisë. Tipi i këtillë i demokracisë supozon respektimin  dhe dinjitetin  e personalitetit e njeriut, lirinë e mendimit, të shprehjes, të veoprimit dhe të krijimit të lirë, sundimin e vlerave morale, humanitare, kulturore, profesionale, kombëtare dhe shtetërore, dialogun e përhershëm ndërmjet qytetarëve dhe të pushtetit shtetëror.
 
Sistemi demokratik i mirëfilltë i një shoqërie është forca motorike që mobilizon dhe aktivizon energjinë individuale dhe kolektive të njerëzve: vetiniciativën e njerëzve në ndërtimin dhe në zhvillimin e shoqërisë, ngritjen e shkallës së përgjegjësisë, të sundimit të drejtësisë, të barazisë, të ligjit dhe të gjyqësisë së mëvetësishme, që është në funksion të mbrojtjes së sistemit të vlerave nga çdo lloj i keqpërdorimit dhe të diskriminimit të tyre.
 
Duke qenë se gjatë 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007) në vend të krijimit të bazës dhe të premisave reale të rendit demokratik  si në Shqipërinë londineze (1912), ashtu edhe në “ekspoziturat” e saj në Kosovë dhe në Iliridë, mbretërojnë  varëfëria, papunësia, anarkia, pabarazia, dallimet sociale, ekonomike, korrupsioni, ligji i xhunglës, shpërngulja e vazhdueshme e popullësisë shqiptare nga trojet e tyre stërgjyshore për të kërkuar bukë, strehë dhe shpresë për ekzistencën dhe ardhmërinë e tyre nëpër vendet fqinje, në Evropë dhe në botë.
Të gjitha këto deformime të theksuara përbëjnë esencën  e përmbajtjes teorike dhe praktike të antidemokracisë, të antihumanizimit, të antikombëtares, të pseudopatriotizimit, të antibashkimit dhe të antireformizmit të deklaruar evro-perëndimor.
 
 Këtë fenomen apo më mirë të them këtë recidiv negativ e provuan edhe këto gabime të pakorrigjuara të politikës së brendshme dhe të diplomacisë së Republikës së Shqipërisë (1990-2007): (A) Njohja e Republikës së IRJM-së-Maqedonisë në vitin 1991, pa zgjidhur asnjë problem jetik të shqiptarëve atje. Këtë e dëshmoi edhe zhvillimi i luftës së drejtë të UCK-së kundër shtypjes, agresionit dhe shfyrtëzimit të qeverisë sllavomaqedone, me ç’rast pati shumë viktima shqiptare si rrjedhim i terrorit të organizuar shtetëror të qeverisë sllavomaqedone, në kuadrin e së cilës ishte edhe PDSH-ja e Arben Xhaferit. (B) Mosprerja e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë që nga ardhja në pushtet e ish-kriminelit Slobodan Milosheviq, i cili me agresion dhe me terroror gjenocidal e pushtoi dhe e rikolonizoi Kosovën më 1989. (C) Mosndërhyrja konkrete ushtarake e Republikës së Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, të cilat i masakruan me mijëra fëmijë, gra, djemë, vajza dhe pleqë shqiptarë; të cilat i vranë mbi 10.000 shqiptarë të të gjitha moshave; të cilat i dogjën me qindra dhe mijëra fshtara dhe vendbanime anembanë Kosovës; të cilat  ua plaçkitën tërë pasurinë e luajtshme dhe të palkujatshme të shqiptarëve, vlera e së cilës ende nuk është rrumbullakësuar; të cilat  me forcë, me dhunë, me vrasje, i dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë, duke i deportuar në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni, Turqi etj.). (Ç) Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me RFJ-në (Serbia dhe Mali i ZI) më 2000, me të ardhur në pushtet “forcat e reja-demokratike”, siç ishin: Zoran Gjingjiq, Vojislav Koshtunica, Nebosha Çoviq etj., pa zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. (D) Mbështetja e Serbisë  nga ana Shqipërisë, që ajo të rikthehej në organiztat ndërkombëtare (OSBE dhe në strukturat e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore etj.).  (DH) Mbështetja e Planit të Marti Ahtisarit për “pavarësinë e mbikëqyrur”  të Kosovës nën tutelën e BE-së. (Ë) Njohja e Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006.(E) Heshtja dhe mosdeklarimi zyrtar para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se Kosova është pjesë integrale e territorit natyral të Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonizatore dhe hegjemoniste. (G) Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 1990, pa zgjidhjen e çështjes koloniale të Çamërisë.
 
I gjithë ky spektër i gafave dhe i gabimeve tragjike, të theksuara  vetëm si nocione emërtuese (pa hyrë në zbërthimin dhe në trajtimin e tyre analitik dhe sintetik të shkaqeve dhe të pasojave të tyre, që deri tani kanë rënë  mbi kurrizin e kombit dhe të shtetit shqiptar), pa dyshim se është një nga pengesat kryesore edhe për zvarritjen e pavarësisë së Kosovës, edhe për procesin historik të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si edhe  për moszjgidhjen e çështjes globale shqiptare në Ballkan.
 
Shembull konkret i vazhdimësisë së një strategjie të tillë politike dhe kombëtare të  gabuar i qeverive antidemokratike të Shqipërisë (1990-2007), të personifikuara dhe të personalizuara me: Salih Berishën, Rexhep Mejdanin, Fatos Nanon, Ilir Metën, Alfred Mojsiun, Pandeli Majkon, Paskal Milon, Besnik Mustafajn  e shumë të tjerë, tanimë është edhe pasiviteti dhe infefrioriteti i reagimit gjithpopullor shqiptar në mbështetjen e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës.
 
Në këtë vështrim, (ndryshe nga politika zyrtare e Tiranës në mbështetjen e  dertiashme të pavarësisë gjysmake  dhe të kushtëzuar, që iu konvenon vetëm  inetresave  gjeopolitike, startegjike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të armiqve serbo-sllavë dhe të koniunkturës së tyre evro-ndërkombëtare, të prirur nga Rusia, Kina, Sllovakia, Rumunia, Greqia etj.),  të të gjitha subjektet politike shqiptare në Shqipëri, të cilat e mbështesin pa rezervë pavarësinë e plotë-vetëvendosjen e Kosovës, nevojitet që, sa më parë të jetë e mundur, të hidhen në veprim, duke organizuar dhe udhëhequr protestat paqësore demokratike gjithëpopullore  anemnabë Shqipërisë (Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korcë, Elbasan, Berat, Gjjirokastër, Kukës, Lushnj, Permet, Mirëditë, Tropojë...etj.) për t’i treguar Serbisë gjenocidale dhe Rusisë hegjemoniste, si dhe mbarë botës se Kosova është tokë shqiptare dhe e Shqipërisë dhe, jo e serbomëdhenjve paranoidë racistë dhe e Serbisë së Madhe kolonialiste-xhandarit shekullor të Ballkanit.
 
Ngritu, o  populli im  dashur dhe i shtrenjtë shqiptar! Ngritu, derisa fati i Kosovës ende  është në duart tona! Në duart e popullit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo në, “tefteret” sekrete, në frikën, në fuqinë ekonomiko-tregtare dhe karrieriste,  në pseudopatriotizëm, në demokracinë e rreme, dhe në prosperitetin utopik të sundimtarëve të sotëm, të cilët në vend të çlirimit, pë pavarësimit, të lirisë, të bashkimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, kanë zgjedhur rrugën e dështimit, të nënshtrimit, të vasalitetit (për hir të rujatjes së pushtetit të tyre dekretues dhe të pasurisë së tyre të paligjshme, të fituar  nga djerësa dhe gjaku i popullit të përvuajtur dhe të varfëruar), të kapitullimit total nën “obrellën”  dhe zinxhirët  e përgjakshëm të robërisë së deritashme kolonialiste serbo-sllave.
 
Pra, fati i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike është në  duar të popullit, jo të politikave, as të politikanëve të falimentuar, e as të biznismenëve të shoqërisë së sotme konsumtare.  Prandaj, derisa nuk  ka kaluar “ ora 12,05”, dmth. para se të mbahet  mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, partitë politike shqiptare (pavarësish nga orientimi i tyre: të djathta, të majta, të qendrës, etj.), nevojitet që së më parë, t’i orgnaizojnë protestat paqësore dhe demokratike gjithëpopullore në Shqipëri, të cilat do të jenë vetëm në funksion të mbështetjes së pavarësisë së plotë të Kosovës. S’ka dilemë se ky aksion gjithëpopullor do të ishte në përputhje të plotë me  aspiratën shekullore të çlirimit, të lirisë, të pavarësisë dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga fakti se, do ta pëlqenin këtë “masmediat e pavarura”( të financuara nga “filialat” e ndryshme të huaja, kuptohet që veprojnë dhe luftojnë për qëllime dhe interesa të agjendave dhe projekteve  të huaja armiqësore, jo në interes të mbështetjs dhe të përligjjes së inetresave strategjike  të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore shqiptare) politikat dhe politkikanët anarkistë, mafiozë, spiritualistë, individualistë, absolutistë, konformistë, totalitaristë, etatistë, teknokratë... etj., si dhe  makineria e tyre e ideologjizuar informative, e cila qe 18 vjet të shkuara  (në emër të mëvetësisë dhe të anticenzurës), më tepër ishte në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre, e jo të interesave jetike të qytetarit shqiptar, të cilin, për fat të keq, në emër të demokracisë dhe të  zhvillimit  të reformave ekonomike, e kanë  izoluar në periferinë e lirisë si “lëndë të gjallë” shoqërore.
 
Fundja, siç ka thënë  ish-kyetari i qeverisë së parë të Shqipërisë londineze (1912), i madhi ynë dhe i pavdekshmi, Ismail Qemali,  të mos pranojmë asnjë të keqe “as të madhe, as të vogël”, që bie ndesh me interesin e përgjithshëm dhe vital kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Ky është borxhi dhe detyrimi ynë i përjetshëm ndaj  fatit të kombit dhe të shtetit tonë shqiptar.
 
Pra, ky është çasti vendimtar historik për të gjithë ne, të ngrihemi të gjithë për një, dhe, një për të gjithë në mbrojtjen legjitime të pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë ne, do të ngelim sërish të përçarë, të ndarë dhe të izoluar (me “Murin e Berilinit”)  nga njëri-tjetri sikurse këtu e 100 vjet më parë.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:37:20
Zoti.Mehdi Hyseni. 
Per sa i perket kritikave te juaja desha te them se deri ne nje 
mase eshte e drejte per unitetin qe dhithmone ne historine tone kemi pasur probleme por sa i perket vitit 1999 Shqipria 
nuk ishte ne nje pozicion te forte ushtarak por e luati mjaft mire diplomacine si nje shtet shume i dobet. 
Let ti analizojme me radhe ,ne qoftese shqiperia do te hynte ne lufte me serbine me nje ushtri te shkaterruar the pa asnje 
aleat te forte qe ta mbeshteste me armatim ,ekonomi dhe 
politike jo vetem kosova por edhe Shqiperia do te kishte humbur kundrejt koalicionit Serb,Rusia,etj. 
Tirana do te ishte bombarduar me aroplane te rusise,Ukrahines,bjellorusis etj. E dyta masakrimi i Kosoves 
nga forcat serbe qe tragjike the ne nje mase e pa shmangshme nga vet Shqiptaret sepse Shqiperia ishte krejtesisht e shkaterruar.Natyrisht duhet te kishte dhane me shume ndihme si armatim,keshilltare ushtarake etj. 
Diplomacia u luajt mjaft mire duke i bere presion Euoropes 
dhe natos se turqia do te hynte ne lufte the e gjith Europa do te konfliktohej,deri diku kjo karte u luajt me mjeshteri dhe te them te drejten ne nuk kemi qene te sigurt se Turqia nuk dha 
ndonje deklarate. 
Per sa i perket asaj qe shqiperia e njohu Maqedonine dhe me vone edhe Malin e zi ajo qe per mendimin tim mjaft e zgjuar 
sepse jo vetem qe ja preme nje krah Serbise por inkurajum 
edhe republika te tjera te Jugosllavise te ndahen nga Serbia 
dhe kjo u arrit edhe me ndihmen e shqiperise dhe e patem 
me te lehte qe te shkepusim edhe Kosoven (natyrisht me pagese te rende por mund te ishte edhe ma keq te ishin vrare ma shume Sqiptare the te mos ktheheshin me ne Kosove) 
prandaj kjo duhet te jet mesim per te ardhmen .Unitet ,unitet. 
 

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:27:28
MOJ KOSOVE ME DJEPE E VARRE, 
KURRE SE NDALE BESEN SHQIPTARE. 
(FATIME SOKOLI) 
 
Jo shume te zgjuar jeni treguar! 
Aferim e late Kosoven shqiptare ne flake dhe ne tym! 
Aferim! Aferim! 
E, sikur dicka e tille t'i kishte ndodhur Vlores, Korces, a Shkodres, shqiptaret e Kosoves i madh e i vogel brenda nates kishin arritgur ne vendin e ngjarjes. 
Edhe kjo gjyse Shqiperie qe kemi sot, eshte krijuar me lufterat e shumta, me pjesemarrje dhe me lumenj gjaku te derdhura nga vellezerit shqiptare kosovare. 
Por si duket dikush ka harruar krejt, se ati ngjarja jane zhvilluar para 100 vjetesh, qysh nga Lidhja Shqiptare e Prozrenit (1878). 
Sipas teje, Shqiperia per hire te mbrojtjes se interresave te veta dhe te Evropes, qenka treguar e mencur qe nuk paska nderhyre ushtarakisht ne Kosove?! Kjo "teze justifikuese" eshte fund e krye serbofile...Keshtu dicka pat deklaruar edhe qeveria e parlamenti gjenocidal i Beogradit te Sllobodan Millosheviqit dhe te Vojisllav Sheshelit, duke e "lavderuar diplomacine" e Gjysmeshqiperise. E per ata qe nuk njohin politiken dhe sherrin e Serbise, ēeshtja qendron keshtu - Kur te lavderon Serbia, dije e ke gabim, dhe e ke qafen e thyere dycopesh.. 
Koha e tregoi, pse e qysh ndodhi "strukja" juaj para makinerise se gjenocidit serb ne Kosove, na lat nen flaken dhe zjarrin e armeve te serbomedhenjve... 
Mirepo, pse tash, kush po iu pengon pse nuk po ngriehni ne protesta gjithepopullore ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves? 
Pse, kush po iu pengon tash? 
Kesaj, popullorqe i thone: " ruaje zot vetem oborrin tim"... 
Hajde partite "demorkatike", "socialiste" etj., po se partite djathtiste shqiptare ne Shqiperi kane rene ne gjume lidhur me organzimin e protestave gjithepopullore ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves. PO a jeni ne veti, o shqiptare, krejt Serbia ne kembe me protesta per kolonine e saj, e ju per token e juaj qe ua ka lene Perendia Skenderbeu..., po heshtni...e heshtja do te thote pranim me te keqen.... 
Rrofte kombi shqiptar! 
Rrofte Shqiperia e Ribashkuar! 
Rrofte Vetevendosja! 
Rrofte FBKSH! 
Poshte tradhtia dhe shitja! 
Poshte percarja dhe krahinarizmat! 
Shqiptarisht, 
AZEM BEJTA 
HASAN PRISHTINA 
ISA BOLETINI 
IDRIZ SEFERI 
ABDYL FRASHERI 
 

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:17:54
Respekt te veqant prof.Hysenit po paskan shkru shum bukur kta shokt mė lart e prej emocjoneve nu po di as qka me than me respekt GEGA

Koment nga GUEST më 2007-08-27 11:59:15
ju pershendes me rrespekt nga prishtina  
jam nje njeri shum ithjesht por nje nacionalist i perbetuar.. 
por dua tu them vetem ket para viteve 80ta kur permendshin ballistet un disi krenohesha por ballistet nuk dhan edhe nje tevetmen deklarat publike ne lidhje me levizjen vetvendosje 
ju lutem ju qe jeni pergjegjes dua nje pergjegj je nga ju pse ..kjo heshtje ..ju lutem me rrespekt..nga arsimi..prishtin


International
English
Faqe interaktive