Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Akademi, ndihmoni për shtetin tonë!
Akademi, ndihmoni për shtetin tonë! PDF Print E-mail
08 Maj 2007

 

Nga Gazmend Islami

Ngurojm te themi që shqiptarët kur qenë gati për pavarsi. Kombet  tjera të Ballkanit patën një periudh pregatitjesh  kulturore para se ta fitonin atë. Shqiptarët që kishin nevoj më shumë për të, kryen vetëm një pregaditje të vogël. Zgjimi kombëtar u erdhi pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje. Asaj ju impunua se si do të dukej pavarsia e saj.

E njëjta gjë po ndodhë edhe sot kur kombi gjendet në fazën më të vështirë të zhvillimit të vetë, rifillimi i mundëshëm i negociatave është këmban alarmi për Kosovën se Kosova ka qenë në zemer të negociatave sekrete kjo shihet qart,e sidomdos tash ne kohën kur kosova është e coptuar territorialisht,e shkretuar ekonomikisht dhe e pa zonja ta mbroj veteveten ushtarakisht. Objektivi i vetëm Rus në ballkan është mosndryshimi i kufinjëve,qëllimi i vetëm i Rusëve me disa Evropian është që ta reformojn martesen e dhunëshme shqiparo-sërbe që  nis mbrapsht 1912 kur Beogradi dhunoi shqipërin dhe me 1913 coptoi gjysmën e kombit shqiptarë. Rusët së bashku me disa vende evropiane i druajn formimit të një shteti kombëtar shqiptar në Ballkan e kjo sipas tyre do të shkaktonte probleme në rajone të  ndryshme.

Fillimi i luftërave dhe dhuna e filluar në këtë cep të botes nuk është krejt e rastësishme në një  shtetë që ishte artificial, shthuarja e tij me bekimin e amerikanëve dhe Europes ishte process që do të ndihmonte në relaizimin e planeve afatëgjate në mes fuqive  Amerikano-Ruse, ku çdo betejë e humburë e krahut komunist do të thonte një fitore më shumë për amerikanët karshi Rusisë. Pra kjo është një temë për studim të mirfilltë të politikës ndërkombtare se çëshja e kosovës nuk qe vetëm një konflikt Shqiptaro-Sërbë por edhe nje betejë e hapur në mes dy superfuqive botrore Amerikano-Ruse,se kush më në fund do të ketë ndikim më të madhë në Ballkan. Kombi shqiptarë që tradicionalisht është pro Amerikan,  apo një Sërbi e fort.
Ngjarjet e fundit të cilat po e tronditin Kosovën nuk kan si te quhen ndryshe pos një përpjekje tjeter e caqeve antikombëtare për të realizuar qëllimet e tyre famëkeqe.Rrotacionet që po ndodhin dita ditës dhe lojrat e pandërprera në mes rusisë dhe sërbëve po lëkundin themelet e shtetësisë së Kosovës:Lufta e fundit diplomatike e Amerikës karshi Rusisë e cila kjo e fundit  me çdo kusht mundohet të mbajë gjallë politikën e vet destruktive karshi Shqiptarëve.Të gjitha këto që po ndodhin ,shtyrja e statutit,po shqetsojn popullin Shqiptarë dhe politikën globale.Por çka duhet të bëjn shqiptarët si të reagojn në këto momente kaq kritike për Kombin.Shqiptarët  kësaj radhe duhet të mendojn seriozisht për realizimin e aspiratave të tyre shekullore duke pasur parasysh që aletin më të fuqishëm botëror kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Duhet që forcat intelektuale e Akademike të luajn rolin e vet historik në këto momente kaq vendimtare,mos të heshtin si çdo herë deri tani por të shpalosin platformën e tyre për shtetësi dhe bashkim kombëtar.Kurr nuk munda të besoja se Akademia jonë e nderuar hesht dhe vetëm hesht,kurr nuk munda të besoja se ajo nuk ka guximin intelektual që mbi supet e veta të bart ardhmërin e vendit tonë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve syqeltësia se krejt ato që kemi krijuar mund ta humbim për 1 orë. Atyre që po mbajn mbi supe proceset politke duhet kujtuar se në
Zgjedhjet e fundit sa skeptike është popullata shqiptare në Kosovë karshi situates së krijuar .Vazhdimi i kësaj të keqje mund të destabilizoj proceset,mirpo populli di të vlersoj situatën dhe po mbahet ashtu si mundet me frymën e fundit për hirë të një fjalë, që quhet Pavarësi. Po marrim vetëm disa shem,buj të së keqës. A nuk është tragjedi qe fëmijët e disave që mbajn poste të larta,apo ish komandantëve shkollohen nëpër Kolegje dhe pushojnë nëpër bregdete,kurse fëmijët e ushtarëve të UÇK-së nuk kanë bukë për të ngrenë,a nuk ështe tragjedi nëse ndonjë ish ushtarë bën vetvrasje sepse nuk mund ta përballoj vujatjet në liri, kur fëmijet e tyre kërkojnë për të ngrenë  e nënat e tyre nuk kanë çka tu japin,kjo është vetëm një nga ato shumë probleme që ka shoqëria jonë.Bashkëfajsinë e mbajnë edhe ata që deri dje ishin të parët që ishin ngritur për problemet e mëdha që kishin kapluar Kosovën e pasluftes.

Të gjitha këto kanë ndikuar qe procesi i marrjes së vendimit për Kosoven të sterzgjatet,sepse I kemi shërbyer politikës së gabuar duke mos qen unik qysh prej përfundimit të luftës.Do të ishte krejt më leht sikur të mos merreshim me vrasje politike,me krime të organizuara me kontraband por të mendonim për komb dhe atdhe. Askush nuk do të kishte të drejt morale të dyshonte në aftësit e tona për shtetformim. Nuk po mundem të
arsytoj askë dhe është rrezik përmanent që të destabilizohet Kosova poqëse  politikanët tanë vazhdojnë me avazin e vjetër. Ndërsa,opozita e cila pretendon të ndërroj pushtetin duhet punuar shumë, duke bërë strukturimin dhe reformimin mbi baza të verteta dhe të mirëfillta të partisë,duke larguar të gjithë ata që deri dje janë marr me kontraband , ata që akuzohen për vrasje ,atë që kan superfuqin financiare,ata që kanë ndërtuar pallata e
askush nuk e dinë nga.....Në vendet perndimore pas humbjeve të zgjedhjeve vlersohen te metat e partisë, për ata edhe bëhen  ndryshime, marrë shembullin se pas humbjeve të zjedhjeve në Gjermani te partisë socialdemokrate zoti SCHRODER largohet nga politika ashtu bëri edhe Fischer që ende është politikani më i dashur për publikun Gjermanë , të cilët njëkohësisht e kanë ndier të nervojshme që partit duhet freskuar me kaudro të reja, ne këtë nuk e kemi parë në masën e duhur në partitë opozitare sepse në të dominohen serish të njëjtat fytyra qysh prej themelimit të saj me përjashtim të ndonjë rrokade të vogël që nuk ka pesh politike.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:20:50
Zoti Islami vet titulli flet. Po kush esht aj qe flet shqip e mendon shqip qe nuk ndihmon per shtetin e vet po ty te lumt dora o biri i llapit GEGA

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:28:33
Eshte mire qe u eshte bere thirrje akademive tona qe jane ne gjumin historik dhe eshte turp qe kurr nuk ngrehen zerin.Pershendes zotriun per shkrimin e tij intekelektual-politk dhe historik. 
 
Prof.Dr.Mentor Zhugolli

Koment nga GUEST më 2007-10-12 09:52:26
Pershendetje s'pari per juve dhe Prof.Dr Mentor Zhugolli,do doja të dija me shume per Prof.Dr Mentor Zhugollin nga vjen ku eshte lindur dhe per familjen e tij ..flm per mirekuptim..EDI ZHUGOLLI

Koment nga GUEST më 2007-11-07 17:29:28
Te njejten pyetje kam edhe un,desha te dij me shum informata per Prof.Dr Mentor Zhugolli...Me Respekt Litaa Pr.


International
English
Faqe interaktive