Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow LLOGARIA E GABUAR E KOHĖS SĖ VAMPIRĖVE PARAMILITARĖ TĖ “CAR LLAZARIT” PĖR TĖ RIMARSHUAR NĖ KOSOVĖ!
LLOGARIA E GABUAR E KOHĖS SĖ VAMPIRĖVE PARAMILITARĖ TĖ “CAR LLAZARIT” PĖR TĖ RIMARSHUAR NĖ KOSOVĖ! PDF Print E-mail
08 Maj 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit):“ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).
* BILANA SËRBLANOVIQ:“KOSOVO VISE NIKADA  SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË  SERBE.”(B92,4.05.2007).


Ky pohim i vonuar  për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e  as “shpirt, as zemër i trupit”, e  as “djep” i serbëve dhe i Serbisë, por i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kur serbomëdhenjtë paranoidë, barbarë dhe gjenocidalë janë në gjendje t’i lënë kockat dhe kokën e tyre të molepsur  hegjemoniste për koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, atëherë, pse edhe ne shqiptarët të mos vdesim për Kosovën tonë dardane(ilire).  Pse me të gjitha forcat dhe me gjithë  potencialin tonë  kombëtar  dhe shtetëror, të mos e mbrojmë Kosovën tonë shqiptare, kur historia dhe bashkësia ndërkombëtare janë në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi numri  “5000 a 50.000” i kriminelëve paramilitarë  çetniko-fashistë gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët me  ndërsyrjen dhe me mbështetjen e  shërbimeve, të organeve dhe të instituciuoneve të ndryshme sekrete a publike serbe dhe të Kishës Ortodokse  Serbe, më 5 maj 2007 janë “kunguar” dhe “bekuar” në kishën “Lazarica”të Krushevcit se do të përsërisin luftën, agresionin, plaçkitjen, terrorin  gjenlocidal (ashtu sikurse kanë vepruar në intervalin kohor 1989-1999 , duke e djegur Kosovën dhe, duke i masakruar shqiptarët, të cilët në atë kohë ishin të pambrojtur nga preventiva diplomatike dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare), me qëllim që  ta “kthejnë Kosovën në Serbi” , po qe se ajo do të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur  nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj.
  Me gjithë kërcënimet e  propagandës  subversive dhe luftarake të “ushtrisë” paramilitare serbe, të quajtur  me emrin  “car Lazar” , nën komandën e Zhelko Vasileviqit (deputet i parlamentit te Serbisë dhe  “kollovogjë” i kasapëve paramilitarë çetnikë), ne kësaj radhe jemi më të  fuqishëm dhe më përgatitur se kurrë, që t’i përgjigjemi çdo sulmi dhe çdo provokimi, që do të shfaqej  nga harangat dhe nga  bandat “profesionale” (për të shuar etjen e tyre ataviste me gjakun e pafalshëm të shqiptarëve, duke torturuar, duke  dhunuar, duke vrarë, duke therur në bajonetat e ndryshkura çetnike foshnja, fëmijë,  gra shtatëzana, pleqë dhe të rinj civilë shqiptarë në Kosovë) terroriste gjenocidale çetniko-fashiste serbomëdha. Si  ata, ashtu edhe “mësuesit” e dobët të tyre qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet ta mbajnë parasyh faktin se  në Kosovë më  nuk kanë asnjë gjasë më të vogël për të depërtuar, sepse kohët dhe rrethanat politike dhe ushtarake  kanë ndryshuar në themel, edhe pse  paranoja kolektive serbe është verbuar dhe nuk po sheh se Kosova qe 8 vjet nuk është nën sovranitetin kolonial serbomadh, as nën “mëshirën” e regjimit gjenocidal terrorist paramilitar, militar dhe policor të Serbisë së kriminelit Slobodan Milosheviq,  por nën juridiksionin  politik dhe ushtarak paqësor të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR) dhe të frocave të TMK-së, si dhe të  forcave  të tjera të armatosura, të organizuara gjithëpopullore shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike. Kjo do të thotë se, popullata civile shqiptare  në Kosovë dhe jashtë saj (Anamoravë, Iliridë, Malësi e Madhe e Mbishkodrës) është nën preventivën e plotë të faktorit mbrojtës shqiptar  dhe të forcave ndërkombëtare ushtarake, të instaluara në Kosovë, që njihen me emrin KFOR. Më konkretisht, çdo fallangë (e madhe apo e vogël) terroriste paramilitare a militare çetniko-serbe, pavarësisht nga mbështetja e tyre e brendshme apo e jashtme, që  do të mësyjë për të kryer asksione inkursive terroriste në Kosovë, do të ndeshet me thyerje qafe dhe koke nga forcat mbrojtëse shqiptare dhe ndërkombëtare e  jo me lutjet mëshiruese të popullatës  së pambrojtur dhe të  pafuqishme civile, si  dhe të pedagogjisë së paqes pasive të rugovizimit,  sikurse në krimin gjenocidal të tyre,të  kryer gjatë viteve  1998-1999.
 
Prandaj, çdo tentim i Serbisë dhe i  serbëve  terroristë që, ushtarakisht të ndërhyjnë në Kosovë, do të jetë fatal jo vetëm për  aktorët e atij “aksioni invadues”, por edhe për vetë minoritetin kolonial serb në Kosovë, edhe për vetë Beogradin, i cili më nuk do të bombardohej (nën përkujdesjen e kamerave të “fotoreporterëve” frengo-ruso-serbë dhe të aleatëve të tyre antiamerikanë) “   vetëm  me avionët luftarakë  të forcave ajrore, por edhe nga ato tokësore dhe detare të NATO-s. Për më tepër, çdo ndezje dhe përflakje  e ndonjë konflikti ushtarak përbrenda kufirit të territorit të Kosovës shqiptare nga ana e invaduesve kriminelë çetniko-fashistë serbë,të shtytur dhe të përkrahur nga regjimi militarist i Beogradit dhe i politikës së ndyrë të KOS-it, do të ketë për shkak dhe për pasojë që “epiqendra e termetit” të luftës së intensitetit të lartë të zhvillohet jo në Kosovë, por në thellësinë më të madhe të Serbisë, duke përfshirë në plan të parë Beogradin dhe objektivat streategjike ushtarake të Serbisë, si dhe bazat e saj të arsenalit të armatimeve dhe të armëve kimiko-biologjikle në Krushevac, në Lluçani dhe në Vinça etj., të cilat kanë neglur, të padëmtuara nga  bombardimet  78-ditëshe të forcave luftarake të Aleancës së Atlantikut Verior- NATO (24 mars-10 qershor 1999). Me një fjalë, çdo tentativë e  konfliktit të armatosur  terrorist invadues në Kosovë qoftë në formë sporadike individuale apo të organizuar nga ana e Serbisë së Boris Tadiqit(kryetar) dhe të Vojsilav Koshtunicës(kryeministër), do të jetë një aventurë e reprizuar e regjimit të dështuar gjenocidal  dhe nazifashist e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, mirëpo, për ndryshim, do të ketë katastrofën e Serbisë, jo të Kosovës, sepse ajo nuk do të ketë kapacitet, as forcë ushtarake për të përballuar  fuqinë e luftës së drejtë mbrojtëse të NATO-s dhe të Amerikës në Kosovë.
 
(1)     Alternativa  e vetme e Serbisë, njohja e pavarësisë së Kosovës!

 
Për t’iu shmangur konfrontimit ushtarak me   forcat e NATO-s dhe të shqiptarëve në Kosovë,  si dhe për të shpëtuar dhe siguruar gjithanshmërisht ekzistencën dhe ardhmërinë e pakicës serbe në Kosovë, në vend të  deklaratave kërcënuese luftarake antishqiptare, se  do të përdorë forcën, (në rastë se Kosovës do t’i njihej statusi i pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që, Kosovën sërish ta kthejë nën sovranitetin e saj kolonial), ndër shtetet e para në Ballkan, do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës, sepse kjo, pikësëpari, do të ishte në interes të pakicës serbe në Kosovë dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë me  shtetin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, çdo bllokadë dhe përzierje e Serbisë në çështe të brendshme të Kosovës, thjesht, do të thotë fundin e minoritetit serb në Kosovë, si dhe izolimin e serbëve dhe të Serbisë jo vetëm në relacionet rajonale ballkanike, por edhe në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.
 
Në rast se Serbia do të provokojë luftën në Kosovë, me qëllim që atë ta copëtojë sipas Planit të saj “A”, duke u mbështetur në instruksionet  dhe në ndihmën direkte të Rusisë, atëherë, do të jetë e sigurt se ajo do të pësojë sanksione edhe më drastike sesa regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit. Për të mos ndodhur diç e tillë, serbët dhe Serbia, duhet të marrin parasysh, edhe  opinionet dhe këshillat e vlefshme të forcave dhe subjekteve përparimtare serbe, siç është edhe ky mesazh i saktë dhe tejet realist i shkrimtares serbe, Bilana Sërblanoviq, “ Serbët duhet zgjuar nga gjumi dhe, t’u thuhet se Kosova kurrë më nuk do të jetë serbe.Tani, duhet të mbrohen vetëm pakica serbe dhe monumentet e kulturës në Kosovë, asgjë më shumë.”(B92,04.05.2007), drejtuar jo vetëm  shpirtërve të zinj meskin të peshkopit serb të Lipjanit, Teodosije Sibaliq, të peshkopit Artemije Radosavleviq, të  patriarkut Pavle të Kishës Ortodokse Serbe, Boris Taditiq (kryetar), Vojislav Koshtnicës (kryeministër), Vuk Drashkoqivit (ministër i Jashtëm) dhe Sanda Rashkoviq-Iviq (krryetare e Qendrës Koordinuese për Kthimin e Serbëve në Kosovë) të Republikës së  Serbisë, por edhe gjithë popullit serb, se njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga politika paranoide e ndyrë mitologjike, mashtruese dhe falsifikatore  e  kuazishkencës dhe   e politikës  kishtare dhe qeveritare serbomadhe, se Kosova nuk është serbe, por shqiptare.
 
Kjo përgjigje me bazë të qëndrueshme morale, historike, politike dhe të ligjshme si për Beogradin zyrtar, politikën kishtare të KOS-it, ashtu edhe për “ushtrinë e re” paramilitare-vampirizuese të “car Llazirt”, të promovuar në kishën “Lazarica” në Krushevac, më 5 maj 2007, është paralajmërimi i fundit me interes gjithëserb  se më në Kosovë nuk kanë shans të marshojnë kurrfarë bandash, harangash, njisitesh, eskadronësh paramilitarë, policorë vrastare  për të masakruar fëmijë, gra shtatëzana, pleqë e të rinj...,etj., dhe, për të plaçkitur dhe vjedhur pasuri, për të djegur dhe rrënuar shtëpia, banesa dhe vendbanime të shqiptarëve, duke shndërruar Kosovën në hirin kishtar mesjetar dhe në varreza masive, krim dhe gjenocid ky, i kryer më 1998-1999 po nga këta të njëjtit paramilitarë-vampirë-vrasës  të “car Llazarit”-Slobodan Milosheviqit,të Vojislav Sheshelit, të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vuk Drashkoviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, sepse në Kosovë në vend të “markave gjermane”..., etj., të plaçkitura  me dhunë dhe me terror  gjenocid nga popullata civile shqiptare, kësaj radhe do t’i presin plumbat dhe raketet e forcave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) dhe të forcave mbrojtëse shqiptare.
 
(2) Cila është struktura e gardës paramilitare “Car Llazar”?
 
Me gjithë njohurinë tonë të deritashme lidhur me kryerjen e krimeve monstruoze gjenocidale të formacioneve  private-shtetërore-kishtare-patologjike paramilitare të çenikëve fashistë serbë, të cilët kanë shkaktuar me dhjetra, qindra dhe mijëra viktima në n jerëz të të gjitha moshave kundër popullatës civile në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1991-1999), sipas kallëzimit penal të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, struktura organiztave e tyre ishte kjo: [“Ato grupe, vërtet, ishin ushtri private, shumica e të cilave ishin kriminelë, por, pavarësisht nga kjo, kanë qenë të toleruara dhe të mbështetura nga pushteti serb, posaçërisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ndër më famëkeqet kanë qenë çetnikët e  PRS-së së Vojislav Sheshelit, të njohur si “Beli orlovi”, të drejtuara nga Dragoslav Bokan dhe Mirko Joviq i Ripërtritjes Popullore Serbe”, si dhe “Dushan Silni” dhe “Srpska garda” e Lëvizjes së Përtëritjes Serbe të Vuk Drashkoviq. Mirëpo, ndër formacionet paramilitare më të njohura dhe më të fuqishme (në kryerjen e krimeve dhe të mizorive gjenocidale  ndaj popullatës civile të pambrijtur në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë – vërjetje –mh) në hapësirat e theksuara, gjithësesi, kanë qenë “Crvene beretke” dhe “Srpska dobrovoljacka garda-SDG e Zhelko Razhnjatoviq-Arkan. Mirëpo, nga të gjitha formacionet paramilitare, të cilat,prej vitit 1991
 e  deri më sot, vetëm njëra prej tyre është rasformuar, ajo e Milan Paroshkit.” (Shih:www.dnevnik.com,05.05.2007)].
 
Si në kuptimin moral, politik dhe jurdik, ashtu edhe në atë të demokratik  e paqësor, çfarë do të thotë  “mbijetesa” 17-vjeçare e  RECIDIVIT të njësitive dhe efektiveve private-paramilitare çetniko-fashiste serbe për  Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe për vetë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë së Serbisë nën drejtimin e Boris Tadiqit (kryetar) dhe të Vojislav Koshtunicës(kryeministër)? (1) – Do të thotë se, Serbia është shkëputur dhe distancuar nga zinxhiri i politikës paramilitare terroriste të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit? –Jo! (2) – Do të thotë kjo,  se Serbia është  reformuar dhe noveluar në kuptimin  e demokracisë dhe të demokratizimit të saj, sipas standardeve të BE-së, të OSBE-së dhe të OKB-së?- Jo! (3) – Do të thotë kjo, se Serbia  i ka “pastruar” obligimet dhe përgjegjësinë e saj para  Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në ekstradimin e të gjithë kriminelëve  me në krye Ratko Mladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, të cilët mbajnë përgjegjësi penale ndërkombëtare për kryerjen e akteve të krimit të gjenocidit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë? – Jo! (4) – Do të thotë kjo, se Serbia me tërë këtë bagazh të pashlyer  nga skena politike dhe shoqërore e formacioneve ekzistuese terroriste paramilitare, të cilat, pothuajse,edhe pas dy dekadash  ende nuk janë nxjerrë në bagën e zezë të drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore për të dhënë llogari sipas peshës së  veprave të tyre kriminale të luftës gjenocidale, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë?-Jo! – Andaj, si është e mundur që një Serbi e këtillë-“dele e zezë” për humanizimin, drejtësinë, demokracinë, paqen,bashkëpunimin dhe sigurinë ndërkombëtare, të jetë kthyer në  OKB, në OSBE, si dhe në strukturat e tjera të Bashkimit Evropian? – Ky është rast precedent dhe turpi më i madh i faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare,që kanë pranuar rikthimin e Serbisë gjenocidale në OKB, pa dhënë asnjë llogari ligjore as materiale për zhdëmtimin e viktimave të gjenocidit dhe të agresionit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të shkaktuara në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
 
Si për “regjimin demokratik” të Serbisë, ashtu edhe për institucionet demokratike të BE-së, e në veçanti të OKB-së, të SHBA-së dhe të NATO-s, duhet të jetë i qartë fakti se,  pa eliminimin e forcave ekzistuese paramilitare dhe terrosite serbe (prej të cilave një kontingjent i tyre, i stacionuar në pjesën veriore të Mitrovicës, qe 8 vjet radhazi nuk pushuar së vepruari me aksionet e tij subversive terroriste në përndjekjen dhe terrorizimin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre),  si dhe të arsenalit ushtarak konvencioal dhe kimiko-biologjik  të Serbisë, nuk mund të llogaritet, as të shoresohet për arritjen e ndonjë paqe të qëndrueshme dhe sigurie të garantuar për popujt e Ballkanit, në veçanti për shtetet fqinje siç janë Kroacia, Kosova, “Maqedonia”, Hungaria etj.
 
Krahas karakterit me përmbajtje  negative, armiqësore, antihumane dhe antiligjore të formacioneve paramilitare në kurriz të viktimave të gjenocidit serbomadh, të kryer në Kroaci kundër kroatëve, në Bosnjë kundër myslimanëve dhe në Kosovë kundër shqiptarëve(1990-1999), [“Marko Lapushina (gazetar dhe ekspert policor i gazetës javore serbe të Beogradit “Ndeljni telegraf”  ka pasqyruar edhe këto karakteristika negative të paramilitarëve të “Gardës Car Llazar”, të formuar në vendlindjen e car Llazarit në Krushevac, më 5 maj,2007:” Ato janë forca të rrejshme nacionale, të cilat veten e quajnë si forca mbrojtëse gjithëserbe.Ato nuk kanë lidhje me car Llazarin, por përfaqësojnë patriotizimin e rrejshëm, duke u përpëlitur që vetes së tyre t’ia atribuojnë ndonjë aurolë të heroit kombëtar dhe të trimave të rinj legjendarë të Serbisë.”(www.dnevnik.com,05.05.2007)].
 
Sa më sipër prania dhe ekzistenca e sistemit paralel paramilitarist në Serbi provon sheshit se në cilën pjesë të Ballkanit, ende nuk është fituar lufta  kundër terrorizmit ndërkombëtar, kundër pritivizmit barbar të egër, kundër mbeturinave fashiste dhe kundër fundamentalizmit serbomadh, faktorë këta, të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:13:27
Z,Profesor me shkrimet e tuaja jo vetem qe po e demaskoni politeken serbomadhe,po ju me te vertet jeni duke e bere nje pune te shkeqyer ne rrafshin kombetar,me analizat e tua jo qe po jepni mendime, po konkluzionet e tua do te ishte e udhes qe te meren dhe te aplikohen nga qeverit e Shqiperise dhe te Kosoves me fjale te tjera ju jeni duke e kryer nje obligim kushtetues ndaj vendit siq i ka hie nje shkencetari,dhe le te jete mesim per ata intelektual te tjer qe nuk qaj koken se q,po ndodhe me kombin shqipetar,se qka po ndodhe me Shqiperin etnike te Mitdhat Frashrit, ju lumt e profesore ju jeni udherrefyes per brezat e ardheshem, 
respekt ,Avni Islami student ne Prishtine

Koment nga GUEST më 2007-05-15 11:27:59
Nuk eshte aspak e cuditshme qe koka te nxehta dhe shoveniste ne Serbi dhe me gjere, jetojne per endrren e tyre te semure, per Kosoven si djep te tyre. Ata qellimisht harrojne se kane ardhur ne vatrat tona ne shekullin e VII e tehu, DHE SE kOSOVA NUK ESHTE DJEPI I MITEVE MESJETARE SERBE, POR ESHTE VATRA E QENDRESES SHQIPTARE. KOSOVA ESHTE FIRMAMENTI I PERGJAKUR I SHEKUJVE. 
KOSOVA ESHTE KESULA E BARDHE E FUSTANELLES ME EMRIN SHQIPERI. KOSOVA, KA SHKRUAR ISMAIL KADARE, ESHTE PJELLORIA E DASMES ME FLAMUR. 
KOSOVA ESHTE DJEPI I DARDANEVE, PERGJAKUR MIJEVJECAREVE PER LIRI DHE MEVEHTESI. KOSOVA ESHTE DJEPI I GRIRE ME THIKAT E CETNIKEVE TE CAR LLAZAREVE TE DJESHEM E TE DRAZH MIHAILEVE E SLLOBODANEVE TE SOTEM, KOSOVA ESHTE GJIRI I GRIRE ME THIKA, KOSOVA ESHTE TEUTA E LASHTE DHE KRUTANJA E RE, KOSOVA ESHTE SHOTE GALICA E MALESIVE TONA LIRIDASHESE, AJO ESHTE ARGJIROJA QE EDHE KUR E LAJNE NE GJAK DHE KUR ME VARREZAT MASIVE SYNOJNE T'IA VRASIN ENDRRAT, AJO E KA NJE GJI PER TRIMERI E NJE PER SHQIPERI, KOSOVA ESHTE DJEPI QE LIND ADEM JASHARET DHE PERKUND HERONJ, AJO ESHTE KOKA E PRERE E SHQIPONJES QE NXJERRE TJETREN KOKE MU NE MES TE URES SE IIBRIT, KOSOVA ESHTE GJURMA E GJAKUT TE OPINGAVE TE ISA BOLETINIT, KOSOVA ESHTE ENDRRA E BARDHE E AJSHE GERVALLES, KOSOVA ESHTE PLISI I SHEKUJVE SI RAKETE ME RREZE TE GJATA VEPRIMI, KOSOVA ESHTE QUMESHTI I TEUTES E GJIRI I VOJSAVES. 
EDHE USHTRIA E RE E CAR LLAZARIT, E EDHE USHTRITE E VJETRA TE CAR DUSHANIT E TE CAR SIMEONIT, NJE GJE DUHET TE DINE SE DASHURIA PER ATDHEUN ESHTE USHTRIA ME E FORTE E NJE KOMBI. 
KOSOVA ESHTE SOPOTARJA E KOMBIT, ESHTE KRENARIA E LIGJSHME E TE QENUNIT SHQIPTAR. 
KOSOVA ESHTE EVROPA E RE E NJE SHEKULLI TE RI. 
ZEMRAT SHQIPERI... 
XHEMAIL ALI PECI

Koment nga GUEST më 2007-10-02 15:26:23
kosova asht shqiptare dhe do te jet veq shqiptare  

Koment nga GUEST më 2007-10-16 13:05:12
Pershendetje nga struga i bojm thirrje te gjith vellezerve kosovar se per gjdo rast konflikti ne dot jemi aty.Ka aq gjak shqiptaria sa ti broi trojet e veta,une jam nje perfaqsues i nje organizate ;GATI TU; qe do te thot shqiptaret e maqedonis,malit te zi,shqipris dhe kudo qe ndodhen dot jen GATI TU per gjdo konflikt,por jam i sigurt se serbet dot bohen pishman si qeni ne qofte se e bojn nje gje te till.Edhe pse garda e car llazarit esh vetem nje FANTAZME e azgje tjeter i bojm thirrje vellezerve KOSOVAR qe te bajn qetsi siq kan mbajt deri tani se esh per te miren e KOSOVES.

Koment nga GUEST më 2007-12-09 22:41:32
un mendoj ne shqiptaret duhet te mobilizohem prej moshes 18 vjeqar dhe te dalim ne zonen kufitare me serbin qetnike dhe ti thojm ne botes tash jem te gjith armata komtare shqiptare dhe asni hap durim ma se grupet negociatore qetnike ata jan te gjith te cilt kan luftu ne kosov me popullaten shqiptare civile ene doti dalim ne ball qetnikve o sot o kurrr rroft aksh kosov shqipri preshev maqedoni mal zi dergon esko besian 21 52 ora jam i gatshm ti pergjigjja thirrjes ushtarake te aksh  
 


Koment nga GUEST më 2007-12-11 00:24:47
nuk kan gjasa te hyn ne kosov ata hahahah

Koment nga GUEST më 2008-02-21 10:26:10
urime ballit komtar pamvarsia e kosoves


International
English
Faqe interaktive