Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Kurrė nuk kem me nal luftėn, pa u ba edhe kėtu Shqypni
Kurrė nuk kem me nal luftėn, pa u ba edhe kėtu Shqypni PDF Print E-mail
08 Maj 2007
“Turkija, nuk ishte vend për neve, vetë e pash, nuk kishte  kush hambar as kosh n’oborr, vend fukara edhe, çka asht ma keq, i huej”
“Detyrë mbi detyra e gjithsecilit, asht mi dal zot vendit e fisit...”


Halit Brahim Muçaj - Kabashi u lind me 1874 në Kabashin e Anamoravës, në  një familje kabashësh të ardhur rreth viteve 1780-1782 nga Kabashi i Prizrenit.  I rritur në gjirin e familjes së njohur për burrëri e trimëri, ai që nga mosha rinore u vu në mbrojtje të trojeve shqiptare.  Në luftën e 1910-tës kundër forcave pushtuese të Dërgut Pashës, luftoi krah për krah vëllezërve Adem e Mustafë Kabashit, të cilët ishin të parët që, më 23 prill 1910  “... e shtinë në dorë pikën e rëndësishme strategjike, Grykën e Kaçanikut.”   (Dr. Sabit Uka, “Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit”, 5, Prishtinë, 1995,  faqe 231.)

Përveç   luftës së përmendur në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës 1910, mori pjesë  edhe në luftën për çlirimin e Shkupit, në verë të vitit 1912. Vetë ose në bashkëpunim më të tjerët likuidoi armiq e kapadai,  zullumqarë e shovinistë, të cilët kishin pasur guxim të shkelin, nëpërkëmbin të drejtat, interesat e bashkëkombëseve të tij. Falë aftësive të shkëlqyeshme të ushtarakut  të aftë fizikisht, të strategut mendjemprehtë e dinak nga luftërat, aksionet kthehej gjithmonë pa asnjë ferrë në këmbë.  Diti t’iu shmanget dy masakrave, më 1910 dhe 1913  edhe pse ishte në krye të listës për t’u likuiduar nga pushtuesit, si person shumë i rrezikshëm, herën e parë atij turk, kurse herën e dytë atij serb. Oda e tij ishte çerdhe ku takoheshin krerët e Lëvizjes për çlirimin kombëtar, si Adem e Mustafë Kabashi. Oda e tij ishte vendi ku u morën vendime të rëndësishme rreth organizimit të rezistencës kundra okupatorit turk me 1910, serb 1912, bullgar 1941 dhe çetniko -partizan 1945. Dhe pikërisht në odën e Halit Kabashit, u strehuan, nëntor 1945, luftëtarët e Batalionit të Parë, përkundër rrezikut të madh për familjen e tij. Në odën e përmendur u furnizuan me ushqim e veshje, u përshëndetën me familjarët, miqtë ballistët e komandant Hasanit, para se të nisen për Greqi. Në kohën e shpërnguljeve për në Turqi, Halit Kabashi kërkoi nga bashkëvendësit e tij, që mos t’i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore, duke u thënë: “Turkija, nuk ishte vend për neve, vetë e pash, nuk kishte  kush hambar as kosh n’oborr, vend fukara edhe, çka asht ma keq, i huej”  Në Turqi kishte shkuar për të parë, jetën...  vendin ku ishin vendosur familjet e shpërngulura shqiptare.  Me gjasë në vitin 1928. (Sipas Ali Fehta Halitit, 1945). Me autoritetin e tij arriti ta ndalë shpërnguljen e kabashëve, dhe jo vetëm të kabashëve.  Ky mbrojtës i fortë i çështjes shqiptare, i paluhatshëm në qëndrimet e tija, trim e besnik i fjalës, kurrë nuk u ligështua në përballje më vështërsitë e kohës. Dhunës,  kurdoherë, iu përgjigj me dhunë. Mbahet mend për këshillat, porositë e shumta që  i la bashkëkombëseve, miqve e familjarëve: “Detyrë mbi detyra e gjithsecilit, asht mi dal zot vendit e fisit (lexo kombit). Ajo që t’merret me zor, mos prit që t’kthehet me hatër.  Kurrë nuk kem me nal luftën, pa u ba edhe këtu Shypni” (lexo Shqipëri).  Mbahet mend të ketë thënë Halit Kabashi.

Shkrim – lexim nuk dinte, por Zoti i kish dhuruar mençurinë, zhdërvjelltësinë  e luftëtarit model, kurse oda ia kish mprehur fjalën dhe gjykimin e drejtë. U angazhua për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Që atëherë ai thoshte, se: “shkolla, na qet në dritë, na çon përpara.”

Ky atdhetar e trim në zë  vdiq në vitin 1949 në Kabash.  Mbeti në kujtesën e bashkëfshatarëve si figurë me ndjenja atdhetare e fisnike, i cili ka lënë fjalë e burrëri.

Sabit Abdyli , Zelandë e Re

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive