Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Fort Dix - Nju-Xhersi ėshtė vendlindja ime, kurse Amerika ėshtė shteti im i parė
Fort Dix - Nju-Xhersi ėshtė vendlindja ime, kurse Amerika ėshtė shteti im i parė PDF Print E-mail
15 Maj 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Fort Dix - Nju-Xhersi është vendlindja ime, kurse Amerika është shteti im i parë, sepse më shpëtoi nga varri i përjetshëm i Serbisë Gjenocidale!  


·        Atë që nuk e bëri shteti amzë(1989-1999) për shpëtimin e  shqiptarëve të Kosovës, e bëri Amerika. Prandaj, kosovarët dhe secili shqiptar,që  ia do të mirën Kosovës dhe Shqipërisë Etnike, është i detyruar moralisht dhe ligjërisht që të jetë në mbrojtjen e përhershme të interesave vitale (si  brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës) nacionale dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aversioni dhe aleregjia e armiqëve të  saj dhe të shqiptarëve kudo që nodhen në botë.
 
·        Kush simulon dhe luan me zjarrin e terrorizimit, do të digjet në flakën e tij.
 
                                          
Historikisht, në traditën, në virtytin  dhe në zakonet e shenjta të kombit shqiptar  kurrënjëherë më parë nuk ka  ndodhur që, shqiptarët në mendjen e tyre,të thurin intriga dhe komplote me karakter antinejrëzor terrorist( as në kuptimin individal a grupor, as në kuptimin e terrorizmit të organizuar shtetëror të asnjë qeverie të derisotme shqiptare),  e lere më  diç të tillë të aplikojnë në praktikë as kundër miqve, as kundër armiqve të tyre kolonilaistë shekullorë sllavë të Ballkanit.
 

Prandaj, pavarësisht  nga gjendja në cilën ndodhen sot shiqptarët e kolonizuar të gjysmë Shqipërisë Etnike(50%), nuk kanë asnjë arsye për të menduar, e aq më pak për të thurur komplote terroriste  apo  për të vepruar (vetëm apo në aleancë me armiqë të huaj), me qëllim të fundit që të  mashtrohen,  të sulmohen, të tradhtohen, të abuzohen, të dëmtohen dhe të përçmohen miqtë dhe aleatët (si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe të gjerë) e shtrenjtë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas mednimit dhe bindjes sime janë Zoti numër dy për shqiptarët e Kosovës, sepse po të mos ishte ndërhyrja dhe ndihma e tyre direkte politike, ekonomike, financiare, diplomatike, humanitare  dhe ushtarake më 1999 kundër agresionit dhe pushtimit gjenocidal të Serbisë së kriminelit Slobodan MIlosheviq, mirërfilli se qe 8 vjet të shkuara, Kosova do të ishte  e shkretnuar nën Serbinë militariste-fashiste dhe e boshatisur në tërësi nga shqiptarët.
 
Si mund të shpjegohet fenomeni iracional dhe paradoksal i të menduarit dhe i të vepruarit mbrapsht për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në kurtha, kompllote dhe sulme kundër Amerikës, e cila  historikisht ka qenë  miku më i denjë dhe më i ngushtë i shqiptarëve?
 
 
 Këtë relacion  efektiv dhe veprues proshqiptar, Amerika e provoi praktikisht  edhe në marsin e vitit 1999, kur e shpëtoi Kosovën nga pastrimi etnik dhe rikolonizimi i saj nga Serbia  kolonilaiste tiranike, si dhe i shpëtoi të gjallë  mbi 2 milionë shqiptarë?  A thotë Zoti i Madhërueshëm apo  ndonjë shkronjë e Kuranit  apo e Biblës së shenjtë, që t’ i mendohet dhe t’i punohet  e keqja apo më e keqja, mashtrimi, tradhtia, pabesia, komplloti apo sulmi në çfarëdo forme qoftë  një populli a një shteti ( siç është në rastin konkret populli amerikan dhe  Amerika) që ta ka shpëtuar jetën, të  ushqen me bukë, të siguron strehën, të siguron   kushtet dhe  favoret më  të mira në botë të jetesës, të zhvillimit  dhe të përparimit  në të gjitha fushat e jetës?
 
(1) Lajm tronditës  dhe helmues  për të gjithë shqiptarët:
 
“ Three of the six men who were arrested and charged with plotting to attack U.S. soldiers at the Fort Dix Army base in New Jersey are ethnic Albanian brothers born in Macedonia. Relatives of the three brothers interviewed in their hometown of Debar, a remote town on Macedonia's border with Kosovo, expressed anger and disbelief that the three would want to attack the United States. The relatives said they are all thankful to America for its support during the wars in Kosovo and Macedonia. The brothers are Dritan Duka, Shain Duka and Eljvir Duka. All three were illegal immigrants.” (By VOA News,09 May 2007).
 
Vërtet, jo, vetëm për familjen e tyre fatkeqe, që nuk ka mundur ta imagjinojë, as ta ëndërrojë një fatkeqësi të tillë, por edhe për mua, edhe për gjithë shqiptarët-viktima të terrorit dhe të gjenocidit serbo-maqedon, në veçanti të Kosovës dhe të Maqedonisë, ky lajm është diç më shumë se tronditës dhe sugjestiv, se si ka qenë e mundur që tre shqiptarë nga Dibra e Maqedonisë, të jenë të indoktrinuar dhe të përfshirë në kurthin e komplotit të fundamentalizimit dhe të terrorizmit  të huaj? Cili ka qenë motivi i hyrjes ilegale në Amerikë i  tre vëllezërve shqiptarë Dritan, Shain dhe Elvir Duka nga Dibra e Maqedonisë? Si dhe  kush i ka ndihmuar ata që të ilegalisht të hyjnë në Amerikë, kur dihet se Amerika nuk është shtet i parë, as i dytë, as i afërt  fqinj i Maqedonisë, por ndodhet shumë larg, nja dy kontinente në largësi të  Ballkanit? Kush dhe, për çfarë leverdie ua ka hedhur karremin e indoktrinimit atyre që të marrin rrugën e shejtanit për të hyrë  në “lojën” e terrorizmit kundër Amerikës-Shqipërisë Etnike dhe shqiptarëve?
 
 
(2)     Fort Dix  është vendlindja-shtëpia ime e shtrenjtë!
 
Pse bazën militare “Fort Dix” të Nju-Xhersit e dua dhe kam arsye të plotë morale dhe njerëzore ta quaj   vendlindjen  time të dytë, sepse pas përjetimit të katrahurave dhe të vdekjes klinike në baltën e gjallë të Bllacës dhe të kampeve të  refugjatëve Stenkovec të Maqedonisë (ku  edhe unë së bashku me qindra dhe mijëra  refugjatë të pafuqishëm shqiptarë e pamë  vdekjen me sy dhe, dhjetra e qindra prej tyre, edhe e gjetën vdekjen në Bllacë, si rrjedhim i keqtrajtimit brutal fizik dhe antihumanitar nga ana e forcave speciale policore dhe ushtarake të Maqedonisë, të cilat me  ditë dhe me javë të tëra, ushtronin frikën, kërcënimin dhe përdorimin e forcës fizike ndaj refugjatëve të pafajshëm kosovarë, duke i mbajtur në shtetrrethim të hekurt në  “baltën e gjallë” të Bllacës(sepse kishin pezulluar format e tjera të transportit me tren, me helikopter dhe me avionë, duke lënë në dispozicion vetëm disa autobusë urbanë, të cilët qarkullonin sipas “itinerarit” të caktuar dhe të urdhëruar të ketrajtuesve policorë-ushtarakë shovinistë maqedonë), ku ndër  shumë fëmijë, pleqë dhe gra, gjeti vdekejn edhe ish-rektori i Universitetit të Kosovës, prof.dr.Samedin Mumxhiu).
 
 Kulmi i  terrorizimit dhe i antihamnizimit të forcave të sigurisë dhe të atyre organizuese të pritjes së refugjatëve nga Kosova, ishte aplikimi i metodës hitleriste-çetniko-fashiste serbe-ndarja dhe izolimi i anëtarëve të familjeve. Ndarja e fëmijëve të vegjël dhe të moshës së mitur prej prindërve dhe prej të afërmëve të tyre, si dhe shkurtimi e vonesa e dhënies së ndihmës urgjente mjekësore refugjatëve të sëmurë dhe të atyre të dehidruar, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, të medikamenteve dhe të ushqimeve të nevojshme. Ndarja me dhunë dhe, duke përdorur forcën fizike mbi anëtarët e familjeve të refugjatëve kosovarë, nuk ishte e rastit , por ishte  paraprakisht e palinifikuar dhe e sinkronizuar me marrëveshjen e fshehtë të kriminelëve serbomëdhnej paramilitarë dhe policorë të regjimit gjenocidal serb të Slobodan Milosheviqit.
 
Pikërisht, më 7 Maj 1999, këtu në Fort Dix të Nju-Xhersit, unë së bashku me familjen time të përgjysmuar dhe, së bashku me mijëra refugjatë  të tjerë kosovarë, përjetuam ringjalljen, lirinë, qetësinë dhe diellin pranveror të vendlindjes sime të dytë, të pa ëndërruar ndonjëherë më parë në jetën time, se do të kem edhe një vendlindje të dytë-rezervë amerikane, e cila do të më  dhuronte zgjatjen e jetës sime dhe të popullit tim liridashës shqiptar kosovar, duke ardhur sërish në jetë. Me t’u strehuar në Fort Dix, prapë, filluam për të marrë frymë lirisht si qenie normale njerëzore në saje të ndërhyrjes dhe të imobilizimit urgjent humanitar, mjekësor, strehimor dhe të ndihmës në ushqime dhe në veshmbathje  nga të gjitha strukturat dhe nivelet e shtetit dhe të popullit amerikan të Nju-Xhersit.
 
Edhe pse pritja dhe strehimi ynë u bë në kompleksin e godinave  më moderne të ushtrisë amerikane në Fort Dix, për nga përmbajtja dhe për nga mënyra  e organizimit  të  saj të  përsosur, ajo fare nuk dukej,  as nuk i ngjante kurrfarë baze ushtarake, por  më tepër linte përshtypje se jemi në kompleksin më bashkëkohor të ndonjë qendre  a pike të zgjedhur tursitike në Amerikë., sepse si shërbimet cilësore, ashtu edhe personeli , kryesisht ushtarak dhe civil humanitar ishin  aq të afërt me ne saqë   në mesin e tyre ndjeheshim më shumë si  mysafirë-miqë të ngushtë dhe të vjetër  të tyre, sesa si refugjatë të pafuqishëm dhe të braktisur, ashtu siç ndjeheshim dhe pësuam në kampet e refugjatëve të Stenkovecit, në afërsi të Shkupit.
 
Krahas shërbimeve dhe punës së palodhshme, të përditshme (ku krahas sigurimit të ushqimeve, të fjetjes, të kontrollit sistematik mjekësorë të refugjatëve, zhvilloheheshin edhe kurset për mësimin e gjuhës angleze)  të  personelit gjithëpërfshirës të Bazës Fort Dix, rol të rëndësishëm dhe kontribut të madh kanë dhënë edhe të gjitha masmediat e sistemit të informimit të Amerikës (radio, TV, gazeta etj.) , përfaqësuesit e të cilave për çdo ditë kanë qenë të pranishëm   në mesin tonë, duke intervistuar dhe duke  marrë informacione nga dora e parë, të cilat për çdo ditë transmetoheshin dhe publikoheshin  si për opinion publik, ashtu edhe për atë ndërkombëtar për të vërtetën e hidhur dhe tragjike  që kishin përjetuar refugjatët  kosovarë me rastin e deportimit dhe të qëndrimit të tyre nëpër kampet famëkeqe të Stenkovict të Maqedonisë.
 
Që nga shkelja në pisitën e aeroportit të Nju-Xhersit dhe,deri në fud të qëndrimit disajavor në qendrën ushtarake FORT DIX, trajtimi dhe përkejdesi humanitar, njerëzor dhe miqësor kanë qenë në nivelin më të lartë dhe më cilësor sipas standardeve ligjore humanitare vendore amerikane dhe atyre ndërkombëtare  të së drejtës humanitare.
 
 
 Ia veln të theksojmë faktin se,stadi i mbështetjes humanitare dhe i mikpritjes zemërgjerë e bujare, të ngrohtë dhe miqësore amerikane të  afro 5 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova kishte kaluar kufijtë e humanzimit të standardizuar ndërkombëtar, ishte diç mbi normalen e zakonshme ngase pritja dhe përkujdesi i gjithanshëm i bërë në kuptimin pozitiv  nga shteti pritës i Nju-Xhersit ishte i barasvlershëm me përkujdesin e shtetasve amerikanë. Thjesht, ceremonia e pritjes dhe e mbikëqyrjes disajavore që iu bë refugjatëve Kosovës nga ana e organeve dhe e institucioneve  qeveritare (ushtarake dhe të sigurisë), si dhe e atyre  joqeveritare ishte e jashtëzakonshme  dhe më se përkryerë në çdo aspekt të humanizimit, të etikës dhe të drejtësisë.
 
Këtë përkrahje më shumë se humane e provoi edhe  qëndrimi miqësor dhe mikpritja e ngrohtë e përfaqësuesve zrytarë të Nju-Xhersit (guvernatorë  dhe senatorë etj.) të cilët,që në pistën e aeroportit, me të zbritur nga aeroplani, na dëshiruan mirëseardhje të sinqertë, të ngrohtë, miqësore  dhe dinjitoze, me dorështrëngim dhe me përqafim bujar dhe njerëzor mikpritës, tamam, sikur të njihnim njëri-tejtrin shumë kohë më parë dhe, sikur të  kishim  qenë të afërt dhe miq të vjetër me vite apo dekada të shkuara dhe, sikur të ishim anëtarëtarë të ndonjë delegacioni të nivelit më lartë shtetëror të ndonjë shteti mik të Amerikës, e jo refugjatë të pafuqishëm dhe të rraskapitur nga kampet e refugjatëve shqiptarë nga Stenkovci i Maqedonisë
 
(3)     Shqiptarët luftojnë terrorizmin, sepse janë viktima të tij, këtu e 100 vjet më parë
 
Tentim a veprim armiqësor kundër  interesave vitale  dhe vlerave demokratike të  Amerikës, do të thotë vetëvrasje për shqiptarët dhe vrasje të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë Etnike në Ballkan (edhe sot, edhe nesër). Prandaj, duke mbajtur parasysh  këto arsye të qëndrueshme, të gjithë shqiptarët liridashës  kudo që ndodhen në botë, duhet të tregohen të urtë dhe vigjilentë në shkallë perfekte, që  të marrin masa urgjente preventive që,me çdo kusht të parandalohet çdo përpjekje e përzierjes,e indoktrinimit dhe e manipulimit të faktorit shqiptar me ideologji dhe me veprime të huaja  agjitatore, subversive dhe terroriste armiqësore  kundër Amerikës dhe shtetasve të saj, kudo që nodhen në globin tokësor, sepse Amerika dhe amerikanët kurrënjëherë në historinë e tyre nuk kanë qenë armiqë të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi, kanë qenë dhe, së fundi, me të ndryshuar rrethanat në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare ( me të përfunduar lufta e ftohtë, më 1989) me vepër konkrete dëshmuan sinqeritetin dhe mbështetjenm e tyre të gjithanshme të mbrojtjes së interesave jetike dhe të drejtës së ekzistencës së  të shqiptarëve në Ballkan. Shembull konkret, që ka hyrë përjetësisht në historinë e marrëdhënieve miqësore shqiptare-amerikane, është shpëtimi dhe shkëputja e përgjithmonshme e Kosovës nga Serbia e Madhe gjenocidale dhe kolonialiste (1999-2007).
 
Prandaj, pavarësisht nga ndërmendja e keqe dhe tentativa e  atyre “shqiptarëve” të identifikuar nga FBI në implikimin e komplotit terrorist me bashkëvepruesit e tyre, që nuk kanë  kurrfarë elementi ndërlidhës me shqiptarët, respektin dhe lojalitetin e tërësishëm të shqiptarëve ndaj vlerave të pacenueshme amerikane, askush nuk do të jetë në gjendje, as nuk do të ketë kurrfarë fuqie që t’i prekë, t’i zhbalancojë e  as t’i vrasë, në asnjë formë, qofshin ato edhe tërë ari i botës.
 
Mashtruesit, diversantet, merecenarët (si të ratsit të Fort Dix-it), nëse kanë  penetruar apo synojnë të penetrojnë në hapësirat shqiptare  për të indoktrinuar, spekuluar dhe manipuluar me ndonjë viktimë shqiptare të terrorit serbosllav apo të mjerimit ekonomik, duhet ta kenë të qartë se  Shqipëria Etnike, as shqiptarët nuk i përkasin Azisë, as Afrikës, por Evropës Perëndimore, Illyrisë dhe Ilirëve. Së këndejmi, edhe Amerikës, e cila bëri  dhe, po bën çdo gjë pozitivie që shqiptarët të jenë të lirë, të pavarur dhe të jenë  Zot në shtëpinë e tyre sikruse  popujt e tjerë të Ballkanit.
 
Këtë investim të paçmueshëm gjithëshqiptar, me bazë të qëndrueshme historike  dhe etnike evero-perëndimore,  nuk do të ketë gjasë që ta  vrasë,jo banda “naive”  hibride e kompllotiste, e zbuluar në Fort Dix, por asnjë forcë  destruktive antishiptare-antiamerikane, antidemokratike dhe antipaqësore qoftë e brendshme apo e jashtme me “ide’, me “orientim”, me “progarm” dhe me veprime të errëta ekstremiste dhe fundamentaliste, me qëllim që të përgatitë a të kryejë  aksione subversive  terroriste në kurrizë të zhvleësimit, të degradimit dhe të kompremetimit të vlerave zakonore dhe demokratike liridashëse dhe paqësore të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan..
 
Prandaj, të gjithë armiqtë e shqiptarëve, duhet ta kenë të qartë si dielli se,çdo orvatje (në emër të rrejshëm të çfarëdo ndihme qoftë, pavarësisht nga livruesit e tyre,se me çfarë “standardi” i murkullojnë dhe i “ambalazhojnë”  mbi bazën religjioze a politike për realizimin e e qëllimeve të ndyra dhe antinjerëzore në emër të pseudohumanizimit religjioz apo shtetëror) e tyre për të rekrutuar; merecenarë,  terroristë dhe ekstremistë në ambientin gjithëshqiptar, do të përfundojnë duke e thyerë qafën  e tyre, ashtu si meritojnë, sipas kryerjes së veprës së tyre.
 
Për t’ia mbyllur  çdo vrimë dhe çdo shtek depërtimit të çafrëdo qoftë tipi të terrorit a terrorizmit, të gjitha institucioent, organet shtetërore dhe subjketet politike dhe jopolitike dhe i gjithë  populli shqiptar, bashkarisht,duhet të jenë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie, që të veprojnë si një mekanizëm i vetëm dhe i fuqishëm mbrojtës  në parandalimin, në ndëshkimin  dhe në luftimin e ashpër dhe të pakompromis të  çdo fenomeni a dukurie negative  dhe të rrezikshme, që i “vjen era” terrorizëm dhe satanizëm, pavarësisht se kush janë prodhuesit, konsumuesit dhe ndotësit e përhapjes së tij në ambientin shqiptar apo në diasporën shqiptare qoftë në Amerikë, në Evropë, apo kudo qoftë botë.
 
Në këtë konteskt,në kohën e duhur kanë reaguar   kundër  përgatitjes së së kompllotit në bazën  ushtarake FORT DIX të Nju-Xhersit, me të drejtë, edhe  kryeministri i qeverisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili
“ e ka dënuar ashpër  përfshirjen e  personave të kombësisë shqiptare në komplotin për të sulmuar bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit, duke nënvizuar se ai komplot nuk  ka të bëjë asgjë me autoritetet në Kosovë.” Ndërkaq, kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se, “ ai lajm si për  të, ashtu edhe për kombin shqiptar për të ka qenë shokues. Mirëpo, veprimet e tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat humane dhe civilizuese që përfaqëson kombi shqiptar.” Në këtë  frymë indinjuese dhe dënuese janë shprehur edhe përfaqësuesit e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, duke theksuar se  edhe ata “kanë qenë thellësisht të tmerruar, me të dëgjuar për komplotin lidhur me shkatërrimin e  Fort Dix-it. Si kosovarë ne e ndjejmë sikur të ishim edhe ne drejtpërdrejt   të kërcënuar.” (Burimi: www.liriakombtare. om,09.05.2007.
 
Sa më sipër  këtë akt të turpshëm dhe kompremetues (që dikur, as sot, nuk ka lidhje me vlerat dhe me traditat kombëtare as politike të shqiptarëve), të involvimit të atyre shqiptarëve në komplotin  për ta sulmuar bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit (edhe pse politika, as populli shqiptar nuk ka asnjë lidhje me atë plan të shëmtuar), më së shumti, do ta konsumojë dhe kapitalizojë për qëllime të veta politika propagandistike terroriste e Serbisë dhe e Kishës ortodokse Serbe, duke u munduar (sikundër në 100 vitet e shkuara të politikës së terrorit gjenocidal dhe kolonial  të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë) që,  sërish, edhe në këtë fillimshekull (XXI, viti 2007) t’ua  qepin dhe t’ua  imputojnë terrorizmin serbomadh dhe të Serbisë shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, ashtu siç janë duke e akuzuar  në vazhdimësi (1998-2007),pa kurrfarë argumentesh të bazueshme  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), kur edhe Amerika,edhe e Evropa, tanimë janë dijeni se UÇK-ja kishte karakter legal dhe legjitim nga se lufta e saj kundër agesionit gjenocidal dhe pushtues të Serbisë ishte në përputhje të plotë me të drejtën dhe konventat ndërkombëtare dhe me të drejtën historike të popullit shqiptar mbi Kosovën, sepse ajo zhvilloi luftë të drejtë antikolonialde dhe çlirimtare kombëtare shqiptare për të dalë nga kthetrat e sundimit të përgjakshëm terrorist dhe  kolonial 100-vjeçar të Serbisë së Madhe.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-21 11:52:45
SHkrimi eshte i plote duke te dhene te kuptojsh se Fort Dixi-eshte vertete nje vend i shenjte jo vetem per shqiptaret e Kosoves por te gjithe SHQIPERISE ETNIKE. 
Kur e mora vesh ate ndodhi te shemtuar menjihere me shkoi mendja te manovrat e felliqura te sebo-grekeve bizantine. Ata jane armiqte te shpallur te Shqiptarizmes. Prandaj vetem ata jane shume te interesuar te dobesojne besimin e patundur te gjithe Shqiptareve per MIKUN E VERTETE TE KOMBIT TONE-SHTETE E BASHKUARA TE AMERIKES. 
Ne nje leter qe i drejtonte Presidentit te Madh-Wilson me 1918 ne emer te VATRES shqiptari nga Krahina Shqiptare e Camerise Rasih Dino, i shkruan:Vetem nderhyrja e SHBA mund ti shpetoje shqiptaret e Kosoves nga masakrat serbe! 
Dhe u deshen plote 81 vjete qe Presidenti tjeter iMadh-Clinton 
ti shpetoje njehere e mire nga shtypja dhe gjenocidi milloshevician. Dhe tashti jane prape SHBA ata qe po vendosin per KOSOVEN E PAVARUR!! 
Dhe po SHBA do te ndihmoje per SHQIPERIN E VERTETE NGA TIVARI NE PREVEZE!! 
Pra ashtu sic deklaron shume i nderuari M.Hyseni-per ne shqiptaret ka nje Zot ne qiell dhe nje tjeter -SHBA . 
Zotat vetem nderohen dhe dashurohen. 
 
S.Bollati New York

Koment nga GUEST më 2007-05-21 11:57:45
shume e drejte .por me shume duhet shkruar dhe bere qe te degjohemi nga te gjithe

Koment nga GUEST më 2007-05-29 10:24:52
PA BASHKIM, PA NDIMHUAR NJERI-TJETRIN SI MORALISHT, ASHTU EDHE MATERIALISHT NUK KA SHKRIM AS DEGJIM. 
ME GOJE, ME SHEKUJ, TE GJITHE JEMI PER BASHKIM, POR ME PUNE DHE ME VEPER KONKRETE, ENDE NUK JEMI KERKUND...RROFTE AMERIKA QE NA SHPETOI DHE PO NA DREJTON SE NE NUK JEMI ASKUNDI... 
SEPSE VETEM LEKUN E KEMI VENE MBI TE GJITHA INTERESAT E KOMBIT DHE TE ATDHEUT. PO TE ISHTE NDRYSHE, QEMOTI ISHIM TE BASHKUAR NE NJE SHTET TE PERBASHKET, PRFEJ MOLLES SE KUQE DERI NE PREVEZE... 
TE FALA SHUME PATRIOTIT TE DENJE DHE TE PAHARRUAR SALI BOLLATIT. 
athdetarisht dhe vellazerisht, 
ATDHE KOSOVA 
USA

Koment nga GUEST më 2009-05-19 11:24:16
vendlindja eshte shume e bukur eshte e vertettte


International
English
Faqe interaktive