Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Kosova në udhëkryqin politik
Kosova në udhëkryqin politik PDF Print E-mail
21 Maj 2007
Gazmend Islami
Podujevë


Me fillimin e shthurjes së komunizmit nga rruzulli tokësor dhe përfshirjes së valës së demokracis të gjitha pjesët e kontinentit edhe Kosova si pjesë e këtij rruzulli i bashkangjitet një histori e  dhëmbshme. Krijimi i partive opozitare në Jugosllavi shqipëtarët i gjeti të papregaditur kështu që u krijua një rrëmujë e paparashikushme se kush dhe cila figurë e Kosovës do ta merrë timonin për ti quar shqiptarëe drejt një shteti të lirë dhe demokratik. Akademia e Shkencave të Kosovës për një kohë të gjatë ishte marrë me diferencime e asnjëher me çështjen madhore për të krijuar një strukturë të njerzëve me peshë dhe influenc në popullë që do ta udhëhiqnin, asesi për të marrë shembullë nga Akademia slovene e cila ishte pregaditur me vite të tëra për shpërbërjen e jugosllavisë dhe pregaditnin ushtrinë e vetë policin e vetë dhe tregonin një pjekuri të lartë se janë të zotët për të udhëhequr shtetin e tyre të ardhshëm, kjo edhe ju kurorzua shumë shpejtë me krijimin e shtetit të tyre të lirë. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe republikat tjera e vetmja e cila mbeti nën sundimin sërb pa asnjë rezistencë aktive qe Kosova.
Kosova dhe LDK-ja


Kjo parti e krijuar në gjirin e vetë ofroj pothuaj tër Kosovën me përjashtim të disa forcave që kurr nuk mund ti besonin se mund të arrihet çlirimi dhe bashkimi kombëtar kur kishin parasysh pushtuesin sërb.Ky ishte Balli Kombëtar që asnjëher nuk u pajtuan me një politik pacifiste,ku edhe pas një periudhe shumë të shkurtur filloj edhe burgosja e tyre me denime marramendëse sepse ishte e vetmja forcë reale e atyre viteve që  mund të prishte planet milllosheviqiane. Rrethë LDK-së u ofruan edhe njerzë me influenc në popullë ish të përndjekurit politik, Intelektual, Profesorë.
Nuk shkoj shumë kohe pas këtyre rrëmujave të krijuara Kosova u shpallë Republikë e barabartë me njësitë e tjera fedrale në federatën apo konfederatën jugosllave.Pas kësaj që bënë delegatët e Kosovës filloj një fushate e eger kundër popullatës shqiptare në përgjithësi, u bë përjashtimi i nxënsëve nga shkollat puntorët mbetën pa punë jeta vështërsohej gjithnjë e më shumë, Shqipëtarët e etshëm për një shtet të lirë organizuan zgjedhjet e para të lira  ku për president konkuronte Ibrahim Rugova pa asnjë kundër kandidat natyrisht që fitoj zgjedhjet, filloj të organizoj pushtetin paralel siq  e quante në lëmin e mësimit dhe të shëndetësis ndërsa për një shtetë siq ishte Kosova ne si popullë nuk kishim nevoj për ministrin e mbrojtjes nuk  kishim nevoj për ministrin e jashtme nuk kishim nevoj për asnjë instuticon që mbron ligjin, kërkohej se duhet ti njihet pamvarësia refrene që quan çështjen shqipëtare jo në një realizim të aspiratave shekullore..Nuk është  për tu hedhur posht gjithë ajo që ishte arritur për ato vite sido që të jetë filluan kontaktet ndërkombtare dhe fituam,një përkrahje aq e madhe sa ne si popull bënim për atdheun,askush nuk mund të kërkonte nga ne të çlirohemi nga sërbët dhe të kërkonim bashkim kombëtar.Këtë duhet ta bënin krerët e atyre viteve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,kjo mjerisht nuk ndodhi as nga njëra e as nga tjetra palë.Por kush ishte problemi kryesor në këtë periudh kaq të ndieshme Vetëm pas Dejtonit u bë e qartë se Kosovën asnjë organizat ndërkombëtare nuk cilsonte si një vatër krize por si një problem të brendëshëm të Sërbis

Dalja në skenë e UÇK-së


Vrasjet enigmatike që ndodhnin në Kosovë kundër policisë dhe Kolaboracionistëve shqipëtar filloj menjëher të trondit opinjonin ndërkombëtar.Menjëher filluan deklaratat e pa matura të disa politikanëve duke i quajturë si dora të zgjatura të sërbisë e epitete të tjera, nuk bëheshin këto pse nuk dihej se do djelmosha do bijë Kosove çështjen e Kosovës mund ta zgjedhin edhe me armë, të gjithë politkanët tanë dinin  se në Kosovë ishte formuarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës sepse qysh gjatë luftës në Kroaci qenë përpjekjet e para për futjen e disa njësive në Kosovë për të filluar rezistenca aktive por kjo nuk i shkonte përshtati gjatë atyre viteve,ku me këtë rast me apo pa vetëdije shpartalloj këto njësi vetëm për ta rujtur prestigjin e vetë që kishte në popullë. Epitetet ndaj UÇK-së bëheshin me të vetmin qëllim që popullin mos ta përkrahte  por të mendonte se nuk është shqiptare. Me 28 Nëntor 1997 në varrimin e mësuesit kur Ushtarët mbajtën një fjalim para masës së gjerë tronditi edhe më shumë opinjonin ndërkombëtar menjëher filluan emisarët të vinin në Kosovë sepse ku kërcet pushka fjalët heshtin.Rol të rëndësishëm gjatë luftës luajti edhe Balli Kombëtar i cili pas thirrjes së bërë nga i madhi Abas Ermenji rreshtoj në aradhat Uçk/së shumë të rinjë.Kjo shihet edhe me marrveshjen e arritur mes përfaqësuesve të UÇK-së dhe Ballit Kombëtar në Nyrnberg me 15.05,98 që Balli Kombëtar për Kosovë vihet me të gjitha mjete e veta në shërbim të luftës.Rol të rëndësishëm kan lujtur edhe Gazmend Islami,Shqefqet Kadriu.Nimon Mulliqi,Agim Curri,Arton Morina  ushtar i devotshëm i atdheut etj.

Bukoshi dhe pozita e tij


Me fillimin e luftës frontale në Kosovë ndihej nevoja e madhe edhe për ndihma financiare e matriale e sidomos për UÇK-në si forcë e vetme e cila luftonte për çlirimin e atdheut. Thirrjet e njëpasnjëshme të SHP të UÇK-së që i bënte Bukoshit për zbllokimin e mjeteve financiare nuk ngulni në kokën e tij ky  përkundër kësaj me një dinakri të zhdërvjellt diti si ta shfrytzoj situatën spari me thirrjen ndihmë për Drenicën dhe së dyti gjithçka për pavarësin e Kosovës.
Pasi bëri një fond të mirë parash vrapoj shpejtë në Tiranë dhe shpalli Ministrin mbrojtjes me në krye me Ahmet Krasniqin .Rol tejt destruktiv luajtën edhe disa elemt majtist që ishin futur në srtukturat e UÇK-së ku edhe bënin luftë për pushtet dhe likuidim të gjitjhë atyre që mendojn më ndryshe por mjerisht edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë prej se ka përfunduar lufta kan mbetur shumë emra që janë përfolur me rastin e vrasjes së Ilir Konushefcit që thuhet se vijn nga njerzë që kan punuar afër me të.
Tentativat e shumta të SHP për të kordinuar punët nuk hasnin në mirëkuptim nga Bukoshi donte që Bijët e lirisë ti kushtëzone me të hollat që i kishte mbledhurë nga djersa e gyrbetgjinjëve. Krijimi i Farkut si një ushtëri paralele do të thotë vetëvrasje për popullin falë itelegjencës së UÇK-së ka ikur më e keqja derisa luftohej dhëmb për dhëmb me shkaun.Bujar Bukoshi nuk përfilte askë as Presidentin Rugova pra me një fjalë është njëra ndër figurat më kontraveze që gjykatat vendore duhet të merren më fondin e tij që e shfrytzoj për interesa të veta.

Rambuje


Shqiptarët pan më në fund se u  duhej bashkimi dhe ofrohej dita e krijimt të nje Këshilli Kombëtar që u hetua shumë shpejtë nga bashkësia ndërkombtare për atë edhe vrapuan që të organizohet një Dejton i dytë për Kosovën kjo nuk bëhej që Kosova të fitonte pamvarësin por kjo bëhej që të ruhet status quo në Kosovë dhe me këtë rast Rambuje ishte vetëvrasje për popullin Shqiptar sikur këtë ta nënshkruante pala sërbe,sepse u garantone sovranitetin sërb mbi Kosovën. Të pakët ishin ato grupe që panë që Kosova po shkonte në drejtim të gabuar,por falë aleatve tanë dhe gjakut të derdhur me shekuj drejtësia më në fund ishte në anën tonë.Fati mbi të gjitha thot një mik i imi.Por tash që kemi arritur ngadal të ecim drejt shtigjeve të liris dhe Bashkimit Kombëtar na duhet punë dhe seriozitet që të mbrrim aty ku deshën dëshmorët e Kombit.NJË SHQIPËRI ASHTU SI E FALI ZOTI ME SHQIPTAR.
Zgjohuni kauza e kombit na thërret. Rreth Ballit Kombëtar arrihet e drejta natyrore që Shqiptarët të jetojn të lirë dhe të bashkuar në një Shtet.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-29 10:21:49
Po na knaqe o Gazmend Islami me shkrimet e tuaja te lumt she vetm vazhdo keshtu. 
 
Profesori juaj 
Dr.Rexhep Shala

Koment nga GUEST më 2007-05-29 10:22:14
thellimi i vertet politik mbi ngjarjet e pergjithshme politike 
 
Pershendet 
 
Flamur Kokollari 
Tirane

Koment nga GUEST më 2007-05-29 10:25:25
Knaqesi e veqant per te lexuar diqka qe ka permbajtje me te vertet interesante. 
Gezimi suedi

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:17:27
Me ballin dhe djemt si ti nuk do te mbetnim ne udhkryq GEGA

Koment nga GUEST më 2007-08-01 16:23:39
te lumt o biri llapit osht knaqsi tkesh ksi njeri si ti  
princesha e llapit

Koment nga GUEST më 2007-08-14 15:55:54
pom pelqen qajo rubrika qe esht shenuar me lart per UQK-ne veq vazhdoni xeni perj finlande


International
English
Faqe interaktive