Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Lizezë mbi leximin politik
Lizezë mbi leximin politik PDF Print E-mail
21 Maj 2007
Nga Bekim Rexhepi

Aleanca ortodokse ne shprehje

Më qe negociatat dypalëshe dhe plani i Ahtisarit nuk sollën konvergjencë të mundshme politike, më të cilën do të mund të përmbyllej procesi, që qe kaq i zgjatur dhe fare politik. Kjo mos ngathtësi për konvergjencë politike ka shmangur zgjidhjen e domosdoshme, për problemin dhe statusin e Kosovës. Vërejtja publike dhe politike, se nuk duhet zgjatur me kohën, duke e neglizhuar zgjidhje ka quar më me shumë vrojtime tek faktorët që mezi presin, që të mos ndodhin integrimet.

Mendimi rezonant për negociatat e Vjenës dhe plani i Ahtisarit për Kosovën, duket se ka pajtimin e shumicës së vendeve edhe brenda KS-së, dhe të BE-ës. Më këtë mund të pohojmë se jemi në rrugë të çartë dhe drejtë një pikësynimi më përfundimtar sa i përket problemit dhe statusit të Kosovës, i cili akoma dhe fatkeqësisht është i hapur. Po të analizojmë defektet apo dhe shkaqet (e negociatave në Vjenë dhe të planit te Ahtisarit), që nuk sollën një rezultat të veçantë dhe karakterizues. Një dështimi i negociatave e bënë  edhe planin e Ahtisarit të duket irracional, aty/këtu në disa qarqe, qe gjithashtu nuk mund te konsiderohen edhe pa ndikim në vendimet e larta politike.

Shembulli i Rusia dhe reagim i saj, me kaq nervozizëm dhe me po kaq joreal, nuk justifikohet dot, është provuar jo më pak, dhe sa herë që është përfolur apo ka hyrë në shprehje aleanca ortodokse, Rusia është treguar më se e tillë. Gjithashtu ka vendosur të rrije në krah të padrejtësive të mëdha, të ruaj ”sovranitetin e diskutueshëm te Serbisë mbi Kosovën”, që në fakt duket se ky “sovranitet”, më në Kosovë nuk përbën asgjë, madje nuk e ka më as dhe përkrahjen e vetë pakicës serbe të Kosovës. Ky qëndrim e veprimi oficial rus, me këtë mënyrë të qasjes së saj politike, më shumë ka te bëjë me altruizëm, se sa që Rusia e ndjen nevojën e domosdoshmërisë së një faktorit politik për të zgjidhur apo ndihmuar në kriza a konflikte ndërkombëtare, respektivisht siç është problemi dhe statusi për Kosovës. Akoma më shumë Rusia aludon në të “drejtën e Serbisë” për ta mbajtur Kosovën, nën “sovranitetin e  Serbisë së dikurshme”, duke shpërfillur agresionin e Serbisë dhe luftën e përgjakshme të Kosovës. Ky qëndrim i pakuptimtë dhe joreal, tash më duket i pamundur, dhe i paimagjinueshëm për rrethanat aktuale, sepse Kosova i ka hyrë jetës së saj të “pavarur” dhe shtetërore, me institucione e veta legale dhe të njohura ndërkombëtarisht. Po kështu edhe prania e forcave ndërkombëtare në Kosovë, e pamundëson çfarëdo rikthimi arbitrar të Serbisë, siç e kërkon dhe e dëshiron ajo, me pandryshueshmërinë politike fund e krye me absolutizëm nacionalist, të sundoj serish mbi shumicën shqiptare te Kosovës, siç ka sunduar ne te kaluarën. I ditur qëndrimi i Serbisë, për çfarëdo negociatash edhe për çfarëdo plani “X” për Kosovën, qe e suspendon sovranitetin e Serbisë mbi territorin e Kosovën (për palën serbe), do të ishte i papranueshëm dhe refuzues. Madje i papranueshëm dhe refuzues do të ishte edhe çfarëdo koncesioni ynë, sa i përket dhënës se një pushteti, që mund të përfshihet përmes një plani për decentralizim të Kosovës, ku shumë komuna do të hynin, madje edhe nën përgjegjësit lokale e, politike te pakicës serbe në Kosovë.

Më herët e kemi parashikuar dhe e kemi bërë te ditur se fati i negociatave me palën serbe do të jetë përfundimisht i pa rezultat, sepse politika serbe e ka dëshmuar vetën edhe gjatë regjimit te saj, që nuk është e gatshme dhe nuk do te jetë e gatshme, madje asnjëherë të pranoi realitetin politik në Kosovë, i cili largon favorin e aspiratën hegjemoniste dhe i cili do të dëmtonte ekspansionin e saj. 

Domosdoshmëria e implikimit në negociata e faktori ndërkombëtar

Domosdoshmëria e implikimit në negociata, e faktori ndërkombëtar nuk mund të diskutohej, sepse pa të do të ishte e pamundur ulja e palëve në bisedime apo në negociata. Implikimit i faktori ndërkombëtar, i ka mbajtur pengë disi aversivitetet politike të palëve, për Kosovën:,

-Të Serbisë, që orvatet me çdo kusht ta bëjë të mundur, dhe të serishëm kthimin e saj apo të agresionit të mëhershëm në Kosovë.

-Të shqiptarëve të cilet duan përfundimisht shkëputjen e Kosovës si territor të tyre nga Serbia.

Më këtë mund të pranohet se konflikti për Kosovën akoma nuk ka mbaruar, sepse nuk e kemi të realizuar as shkëputja e Kosovës nga Serbia, dhe nuk është bërë as i mundshëm kthimi i serishëm i Serbisë në Kosovë (ashtu siç po e dëshiron pala serbe vazhdimisht). Konflikti i Serbisë më të gjithë të tjerët, qe në strategjinë dhe i projektuar në marramendjen e politikës serbe. Por, më që tani, kur shume nga cilet ekspansioniste të Serbisë, kanë marrë fundin dhe fatkeqësinë e pritur nga konflikte dhe luftërat e zhvilluara. Konflikt i Kosovës mbeti i fundit për tu zhvilluar dhe i vetmi, në strategjinë serbe. Angazhimi më i madh, dhe më fundamental i ekspansionit të Serbisë po mbetej Kosova. Mbi këtë strategji u mbështet dhe u ngrit serish politika agresive dhe pushtuese në Kosovë, e zhvilloj konfliktin dhe e shkaktoi luftën e cila gjithsesi qe e tmerrshme.

Pra, duhet thënë se nuk ndihmoi patkoi varur në portën serb, me ca gozhda te ndryshkura, ky qe si një akt simbolik i mitofobisë serbe, për më shumë fat politik që Kosova te mbetej nën Serbi. Për këtë gjë, duket se na doli i saktë dhe i drejtë supozimi ynë i mëhershëm se do te ndodhë, që realiteti politik ne Kosovë, ndofta do të anashkalohet sipas interesave të ngushta te aleances ortodokse, sepse pala refuzuese e realitetit politik, ishte e identifikuar dhe ka mbetur e tillë pala serbe, e cila me çdo kusht do të jetë mospajtuese në gjithë procesin dhe për procesin. Për të shtuar dhe këtë se: Pala serbe me tentativat të ndryshme që janë më shumë verberi politike, po orvatet ta diktoi këtë proces te negociatave dhe planin e Ahtisarit, dëshiron të shkaktoi plasje, thjesht dhe vetëm ta dëmtonin atë në tërësinë e vet. Madje duke e kuptuar tentativën serbe mund të shohim se si pala serbe ka vendosur të shkohet deri ne fund, me skenarin e akuzën, se: “ky proces, kështu siç ka nisur, më shumë po anon shkatërrimin e palës serbe, e cila nuk mund ta jape sovranitetin e vet ligjitim,  në fund për t’ia dhën dikujt tjetër, që na qenka sipas saj jo ligjitim”.

Pra shikuar në normale këtë akuzë (dhe të tjera...), duket se për palën refuzuese “sovraniteti” është dhe mbetet pika me kritike e tërë procesit, e cila dëmton interesin e tyre. Duke e mirëkuptuar procesin pala serbe qe është edhe palë refuzuese, ka atakuar që të sillet vetëm rreth qarkut, pa e prekë pikën më kontekstive (e cila nënkupton humbjen e sovranitetit).

Beteja e manipulimit

 Pala serbe, e mirënjohur për manovra politike, para fillimit te negociatave, u interesua jashtëzakonisht që të gjejë fushën e vet të manipulimit, të mund të dalë më e përshtatshëm në gjendje, për “ një politikë” me joshje, e me plotë mashtrime para faktorit ndërkombëtar. Sipas palës serbe është e “mundshme” një hapje e dëshmive, e gjithë atyre procesverbaleve, të mbajtura në negociatat e Vjenës, ku mund gjithashtu të “dëshmohet” se si pala serbe ka arritur me sukses të menagjoi skenarin e vet -paraprak në këto negociata, të cilat pa ngurruar i quajti si negociata të montuara politike. Por për të shtuar edhe pak në këtë; pala refuzuese serbe është interesuar veçmas për mbajtjen dhe dokumentimin e procesverbale të negociatave, me qëllim, që më pasë të ketë qasje në to,  me prapavijë të theksuar politike ku mund të lihet vend për skenar tjetër, rezervë ( i cili ndoshta sipas tyre mund të nisë më vonë dhe në një kohë tjetër) më të cilin do të mund të kontestohet i gjithë procesi i negociatave të Vjenës. Pra ne teorinë serbe sikur del e mundshme një “rihapje e shqyrtim te negociatave”, përmes një procesi tjetër, dhe të mëvonshme, gjithashtu në një kohë më të përshtatshme për ta. Duhet theksuar edhe këtë se kjo teori politike serbe është ndërtuar me qëllim që hyhet dhe të largohet nga pika e nisjes, po edhe të jetë si një divergjente e realitetit politike, që mëton të komplikoj procesin duke komprometuar gjithë akterët e saj.

As edhe vet përpiluesit serb nuk mund te besojnë se kjo teori përpiluese e tyre do të “realizohet”, duke parë gjithë volumin e ngjarjeve që kanë kapërcyer. Procesi është kërcënuar disa herë, sepse ka ndodhur që lizeza të bije mbi leximin e papërshtatshëm politik, le të shpresojmë ne faqen tjetër se leximi do të jetë më i mirë për të gjithë, madje edhe për vet palët.




Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive