Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Një libër për çështjen shqiptare
Një libër për çështjen shqiptare PDF Print E-mail
23 Maj 2007
Ne tryezen, ku punoj ditevet te qeta dhe pa nderhyrje nga jashte, kam radhitur nje grumbull te madh librash, te cilet i shfletesoj nga koha ne kohe, duke marrur shenimet e rastit dhe duke i vleresuar ne perfitimin e ceshtjes shqipetare.
Njeri prej ketyre librave ka marrur vemendjen time te vecante. Dhe kete e them me kenaqesi, sepse aty ke se cka lexon per te miren edhe te mbaren tone. Ky eshte libri “Lidhja Kosovare (1949-1999) shkruar nga miku i em personal, Dr. Riza Sadiku edhe botuar vitin qe shkoi ne Prishtine, nga Ministria e Kultures, Rinise, Sportit dhe Ceshtjeve Jorezidente ne bashkepunim me Muzeumin e Kosoves. Per kete botim, nje doravitje te vecante edhe te cmuar kane dhene edhe disa bashkatdhetare tone ne Chicago, Detroit, New York e gjetiu. Libri ka si redaktor studiuesin e nderuar te ceshtjes shqipetare Prof. Dr. Muhamet Pirrakun dhe si konsulente (mbrenda Shtetevet te Bashkua te Amerikes) Dr. Nihat Bakallin e te perndereshmin Hafes Jusuf Azemi.

Deri jo shum vone, qe t’ i afroheshin  ceshtjes shqiptare shkrimtaret nuk kishin vecse dy rruge. Njera ishte ajo e diktatures komuniste. A nuk i mesonin femijte e vegjel (edhe te medhenjte) ne Prishtine e ne Beograd, sikur gjoja ne mbare ish-Jugosllavine sundonte nje lloj “bashkim-vellezerimi”? Ose: ceshtja e Kosoves na qenkej “zgjidhur” nga i ashtu-quajturi “socializem” ne ish-Jugosllavine, sic pretendonin ne Tirane, Enver Hoxha me shoke… Kurse, rruga tjeter ishte (dhe esht edhe sot) ne Beograd me e perpunuar, mbasi Shqipetaret i perfytyron si “njeres me bishta”, ose Kosoven e nxjerr si “toke serbe”, duke u-mvarur tek disa ngjarje te dalura bojet, qe nuk cojne kandar ne ditet e sotme, kur eshte i dijtur fakti se Kosova eshte e populluar me me shum se 90 per qind Shqipetare…
Mirepo, punet kane ndryshuar mbas renjes se komunizmit ne Shqiperi e ne Kosove. Shkrimtaret sot ndjehen me te lire, per t’a thene fjalen e drejte ne dobi te se vertetes, duke mos u-varur tek shtremberimet komuniste dhe ceshtjen shqipetare e duan si syt’e ballit.
Ketij qellimi ia ka arritur Dr. Riza Sadiku, me librin e tije, Lidhja Kosovare (1949-1999) sidomos duke hudhur poshte dogmen komuniste dhe duke u-keshilluar me miqt’e tije sidomos ne Shtete te Bashkuar, sic jane Zz. H. J. Azemi, Ajet Rushiti, Dr. Nihat Bakalli.
Dr. Riza Sadiku ka punuar vite me radhe, per t’a nxjerre ne drite kete liber. Ai ka shfrytezuar nje mori dokumentash te Ballit Kombetar apo te Lidhjes Kosovare etj., te botuar ose jo, fotografi te ndryshme, telegrame, perkujtesa te shumeta ne gjuhen ametare ose ne gjuhe te huaja (sidomos angleze). Eshte mvarur edhe tek bisedimet gojore me njerez te ndryshem shqipetare ose shqipetaro-amerikane, te cilet kane qene te pranishem ne shum ngjarje, ne takime me personalitetet te huaja ose ne demonstrata ne shum vende te botes se lire, ne kohera te largeta ose te vona.
Duke e lexuar kete liber, njeriu vren se afermi se, jashte vendit te lindjes, jashte Kosoves edhe vendeve te tjera te banuara me Shqipetare, si ne Maqedoni, Mal te Zi, ne Presheve, Bujanovc e Medvegje dhe  edhe ne Cameri, eshte bere shum ne mbrojtje te tyre.
Dr. Riza Sadiku e merr per doret lexuesin edhe e fut thelle ne historin’e Shqipetarevet te mergimit, duke treguar se per t’ i mbrojtur trojet tona nuk ka qene nje pun’e lehte, por plote me pengesa, sidomos ato nga ana e qeverise se Beogradit dhe bile e disa njerezve te ngulur ne Prishtine, si jallan-shahite te perdhosur dhe nga ajo e Tiranes etj.. Keto pengesa duheshin kapercyer edhe rruga duhej vazhduar.
Neper faqe te ketij libri del fare mire ne shesh se sa shum ka punuar dhe esht orvatur Lidhja Kosovare, ne bashkepunim te ngushte me Ballin Kombetar, per te miren e ceshtjes shqipetare. Behemi keshtu deshmitare te rruges se gjate, neper te cilen jane pershkuar atdhetaret e mergimit per t’ i dalur zot ceshtjes kosovare (dhe asaj came) neper kongrese te ndryshme te Bashkimit Federalist te Pakicavet Evropiane, ne shum qytete te Evropes, neper demonstrata ne disa qytete te Shtetetevet te Bashkuara te Amerikes etj…Eshte e gjate aradhja e atyrevet, te cilen kane dhene kontributin e tyre te ceshtjes kosovare. Do te ze ne goje vetem nje rast. Per t’a siguruar udhetimin e delegatevet te Lidhjes Kosovare ne njerin nga kongreset e Bashkimit Federalist te Pakicavet Evropiane, lypeshin fondet. Aso kohe, ne vitin 1960, Ne shoqeri te Zz. Abdyl Henci e Kadri Bajram Gashi, kemi shkuar ne restaurantin Chalet, ne Ramsey te New Jersey-t te Shtetevet te Bashkuar aty ku punonin dhe jemi takuar me Zz. Alo Mujo, Xhemal Kamenica e Ali Kamenica , qe te tre nga krahina e forte e Kolonjes. Duke ua spjeguar hallet kosovare, kerkuam ndihmen qe nevojitej. Asnjeri prej tyre nuk ngurroi, megjithese Xhemali e Aliu sapo ishin larguar nga Shqiperia.
Gjate gjithe kesaj kohe nuk ka patur aspak asnje afrim ose keshillim nga ana e njerezvet ne fuqi ne Prishtine ose ne Tirane e gjetiu… Sakrificat kane qene perhere ato te mergimetarevet te shperndare ne bote. Dhe fryti i punes se tyre sot po shihet an’e m’ane Kosoves se lire, por ende jo te pavarur nga shtypja serbo-komuniste…
Eshte detyra e jone e shenjte t’ua keshillojme bashkatdhetarevet t’a lexojne me kujdes kete liber. Prej tije ata do te mesojne se mergimetaret nuk kane ndejtur me duar te lidhura, kur ka ardhur puna per t’i dalur zot Kosoves, tokavet shqipetare ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Presheve, Bujanofc e Medvegje dhe ne Cameri…
Me kete liber, Dr. Riza Sadiku jo vetem qe ka nderuar vehten e tije, por ai i ka dalur zot ceshtjes shqipetare nepermjet te veprimevet te mergimetarevet te shperndare ne bote..
Per kete, ai meriton falenderimin edhe mirenjohjen tone.

Dr. Nihat Bakalli
New York, me 12 te Majit 2007

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:15:00
Per artikullshkruesin! 
Pergezimet me te sinqerta qe vazhdon te hulumtoje mbi çeshtejen kombetare, e qe jep pervojen e tij te viteve ne mergim per te evidentuar emrat e ndritur te shqiptareve qe shkruan faqe te ndritura ne historine e vertete te kombit tone. 
Me respekt, Frida nga Shkodra 


International
English
Faqe interaktive