Faqe kryesore arrow Historia arrow Bunjakėt e Samadrexhės ēerdhe Nacionalistėsh
Bunjakėt e Samadrexhės ēerdhe Nacionalistėsh PDF Print E-mail
12 Qershor 2007
Article Index
Bunjakėt e Samadrexhės ēerdhe Nacionalistėsh
Page 2
Page 3
Page 4

Gazmend Islami, Podujevë

Të lindur në gjirin e tokës arbërore,në kohët më të vështira dhe kritike të luftës së dytë botërore,të brymosur me gjak dëshmorësh që ranë në luftërat heroike të qëndresës Kombëtare.Bunjakët dolën në shesh jo vetëm për ti mbrojtur tokat shqiptare kundër vërshimit barbar sërb,greko,maqedonë,por këta patën për qëllim quarjen në vend të amanetit dhe dëshirës së pamohueshme për formimin e Shqipëris etnike me kufinjët e saj natyror. Këtë qëllim patën Bunjakët të rreshtuar në organizatën e Ballit Kombëtar që ishte e vetmja që barte vlerat e mirëfillta Kombëtare për çlirim dhe Bashkim Kombëtar gjatë atyre viteve. Është bërë propagandë e fuqishme për ta paraqit Ballin Kombëtar si parti ekstremiste,revashiste, dhe parti profashiste. U bë luftë e paskrupullt që historia e bijëve tanë më të mirë të hudhet dhe mos të shkruhet për veprimtarit e tyre Kombëtare. Do të ishte e udhës që qeveritarët tanë të mendojn seriozisht për të  të gjithë ata që ranë për lirin e kësaj toke sepse gjatë luftës së dytë patëm me mijra dëshmorë që ranë me pushkë në dorë për lirin e atdheut.Ndërsa ende mendohet se si të veprohet kur dihet se patëm familje që të gjithë ranë për Shqipërin e bashkuar,ende nuk është nxjerr as një ligjë për këto familje që duhet të jenë të priviligjar ashtu si janë në vendet më demokratike botërore, sepse nga pushteti komunist jo vetëm ata që ranë por u persekutaun dhe u ndoqën edhe familjet e tyre u internuan, burgosën .

 

Mendoj se një ndër këto familje janë Bunjakët e Samadrexhës për veprmitarit e tyre patriotike duhet të dekorohen nga Presidenti i cili edhe vet është biri i një Ballisti të devotshëm i njohur dhe i respektuar një Llap dhe Kosovë. Në gjashtëdhjet vjetorin e betejës së Bunkerëve në Lupq të Podujevës /, që ishte organizuar nga Balli Kombëtar në Llap më pata fatin të takoj antarët e familjes Bunjaku e posaqërisht zotit Ismajl Bunjaku një njeri rreth të 60 me një qëndrim burrëror një Aristokrat qysh në pamjen e parë Bunjakët shquhen qysh në betejat e viteve 1909-1912 për trimërit e kësaj familje të fuqishme që nga gjiri i vet nxirrte bijë dhe bija që i kthenin nderin atdheut. Kulla e bunjakëve ishte e njohur jo vetëm ne Samadrexhë dhe në rrethin e Vushtrrrisë,por njihej në tan Kosovën dhe Shqipëri.ishte e hapur për të gjithë ata që luftonin për liri të atdhut dhe Bashkim Kombëtar. Të pakët janë ata Studiues apo hisorian që janë marr me këtë familje me përmasa të mëdha duke filluar qysh  me luftrat  kësaj familje gjatë pushtimit turk dhe luftën e tyre në Kryengrgrtjet e vitit 1909/12. Të  ndodhur para një rreziku Mustaf Bunjaku së bashku me katër familje  të kusherinjëve detyrohet të shpërngulet në Turqi.Autroitetet turke duke ditur të dhënat mbi Bunjakët i vendosën në një fshat të Anadollit. Mustaf Bunnjaku duke mos mundur të përballoj vuajtjet në dheun e huaj dhe duke menduar se vetëm në atdhe mund të luftohet robëria iku nga Turqia për tu vendosur në FIER TË  SHQIPËRIS.Bijët e MUstafës Xhema,Osmani dhe Rexhepi jetojnë në Fier nga viti 1925 deri me 1941.Në kohën e pushtimit të Shipërisë Osman dhe Shaban Bunjaku rrokën armët për tu kundërvu pushtimit. Si të ri u Brymoson me ndienjën e të qenit Nacionalist të përbetuar për të luftuar deri në vdekje  për çlirim dhe bashkim Kombëtar.Rol të rëndësishëm në edukimin e tyre atdhetare luajti edhe kusheriri Ali Bunjaku që u vra pabesisht në një pritë. Me rastin e kapitullimi të Mbretërisë sks me 1941,Osman Bunjaku  kthehet në Kosovë së bashku me Shaban Bunjakun.Kishin vendosur kontaktet e para me Nacionalist me nam të atyre viteve siq ishin XHAFER Devën,Ibrahim Lutfiun,Ilaz Agushin,Ymer Berishën,Ahmet Selacin,Kadri Beba,Shahin Gerdofci  nga Llapi ,Bislim Bajgorën.
Të gjitha këto janë vetëm një fillim i historisë së kësaj kalaje burrash që i dhanë Kombit shumë dëshmorë që luajtën rol në ndrrimin e histotris më të re të Popullit Shqiptarë.Lëshuarja rrënjë e komunizmit dhe persekutimi dhe vrasjet që ndodhnin tronditën të gjithë Nacionalistët të cilët kishin për qëllim çlirim e atdheut dhe bashkimin e tyre. Pas pushtimit të Shipëris me 7 prill 1939 nga Italianët të parët që ju kundrvën kësaj ishin Nacionalistët si,Hysen Lepnica Abaz Kupi,Mustaf Xhani, ,Qamil Deliallasi etj. Këta trima të frymzuar nga ndejnat patriotike rrokën armët kundër pushtuesit sepse në at kohë ende nuk kishin mndur të depërtonte kominizmi sllavë për të marr me vete edhe shumë djem të mirë që ishin mashtruar.Komunistët të prirë për tradhti pranuan pushtimin në heshtje sepse ndikimi jugosllavë ndikoj në formimin e tyre proletar.Vrasjet,djegëjet që bëheshin nën petkun e proletariatit në Kosovë nuk ndrronin mendjen e Enver Hoxhës dhe Ali Shukriut:Të gjitha këto vetëm sa u shtoni  urrejtjen kundër komunistëve kjo rrënjë që ishte sllave kombit tonë i sillte vetëm tmerr,vuajtje.Balli  Kombëtar i prirë nga i madhi Mithat Farshëri duke i ikur vëllavrasjes arriti që të mbaj një takim të përbashkët me komunistët mer 1 deri 3 gusht në Mukje ku morrën pjesë12 antarë të Këshillit Nacionalçlirimtarë dhe 12 nga Balli Kombëtar. Aty u vendos që të luftohet bashkarisht kundër pushtuesit dhe për Bashkim Kombëtar.Ballistë në KOsovë e pritën me gëzim këtë marrëvershje të arritur dhe kjo ju shtonte shpresatse më në fund shqiptarët  do flasin me një zë. Bijët e Bunjakëve Osman Bunjaku,Shaban Bunjaku,Rexhep Bunjaku,Xhemë Bunjakut në at kohë vetëm sa kishin filluar të merreshin me organizimi ushtarak në Kosovë nën ombrellen e Ballit Kombëtar.Osman Bunjaku që nga viti 1942 deri 1944 ka qen komandant i xhandarmarisë në Vushtrri dhe LLap.Shquhej për korrektsi dhe disiplin të pashoqë.Osman Bunjaku së bashku me kusheririn e tij Shaban Bunjakun morrën pjesë në shumë luftëra të rrepta që ishin zhvilluar kundër pushtimit sërbo sllavë që ishte terror i çmendur.Asokohe kan bashkëvepruar me Ahmet Selacin,Ukshin Kovaçicën,Sherif Tërstenën,Rrahman Selacin,Hashim Bashollin.KIshte lidhje të ngushta me Mehmet Gradicën.Gjatë asaj kohe arritën të organizojn edhe një pushtet që vepronte në këto zona.Këta burra të dheut gjindeshin aty ku kërciste pushka për çlirim dhe kundër pushtuesve sërbosllavë.Nga miqësia që kishin me Mehmet Gradicën lidhën edhe miqësi me Shaban Polluzhën kjo shihet më së miri në betejën që morrën pjesë edheOsman Bunjaku,Shaban Bunjaku,Shahin Gërdofci që luftuan krahpërkrah me Shaban polluzhën e Mehmet Gradicën që ranë në altarin e lirisë.Osman Bu njaku së Bashku me trimat e vetë morri edhe shumë aksinoe kundër pushtetit të instalaur ushtarak sërb në Kosovë.Vlen të theksohet beteja e madhe në Vaskofc.O smani dhe Shabani ishin idhëtar që qëndresa të bëhej në Territoret shqiptaret dhe mos të largohen nga atdheu.Me përfundimin e luftës së dytë dhe kapitullimit të Gjarmanisë filloj terrori i madhë kundër popullatës shqiptare.Nacionalistët ndiqeshin hap pas hapi dhe vriteshin në prita të organizuara Kështu pas gjithë atyre ngjarjeve patriot të zot mbajtën Kongresin  e Pestë Ballit KOmbëtar 25 korrik 1946.Krijimi i rrethanave të reja me kapitullimin e Gjermanisë u ndie nevoja të ndryshohej edhe emri nga Ushria e Ballit Kombëtar në Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare dhe emri Balli Kombëtar në NDSH.Pjesmarrës të shumtë, Nacionalist vendosën që të luftohet hapur për realizimin e aspiratve të Kombit për Bashkim.Pjesmarrës ishin  Ajet Gërguri,Gjon Serreqi,Azem Jashanica,Mulla Ramë Govori,Hasan Billalli,Hilmi Zariqi,Osman Bunjaku,Shaban Bunjaku,Shyt Mareci,Shemsi Gashi,Shaban Maliqi,Tahir Beba etj.U vedndos unanemishtë që të fillojn pregaditjet për themelimin e Divizioneve për luftë.Me 11 Gusht të vitit 1946 në malet e lira të Kosovës nën praninë e udhëheqësëve politik dhe ushtarkë të qarqeve,Mitrovicë,Vushtrri,Shalë,Llap,Rrethi i Drenicës dhe rrethi i pazarit të ri,u themelue Divizioni i Ibritë.Këtë Devizion e përbënin pesë grupime ushtarake ose formacione.Osman Bunjaku,Hilmi Zariqi,Jetullah Rezalla.Ukshin Kovaqica,Bislim Bajgora,Sherif Tërstena etj.Komandant i Divizionit ishte zgjedhur Ahmet Serlaci.Kështu fillon edhe
ndarja nepër grupe të vogëla që duhet të ndërmarrin aksione guerile nepër postkomandant serbe që ishin të instaluara në Kosovë.Osman Bunjaku së bashku me Shaban Bunjakun arrin që në lupq të Llapit të ndërtojn dy bunker për strehim gjatë kohës së dimrit.Mirpo spiunët e atyre viteve arrin ti identifikojn bunkerët dhe kështu pas një pregaditje të njësive speciale jugosllave arrijn në malet e Llapit me 1 shkurt të vitit 1947 rrethohen këta atdhetar.Osman Bunjaku,Shaban Bunjaku,Hashim Basholli,Qazim Pakashtica,Rrahim Majaci,Nebih Zasella,Brahim Luta,Hajdin Haxhiu,Ajet Gjeli,Hazir Shala Milazim Gllanasella,Faik Boletini,Bislim Bajgora,Rrahman  Selaci,Rrahim Isa,Hajriz Klinaku,Lam Igrishta,Sejdi Gllabari ,Hazir Shala etj.Duke hulumtuar gjatë vitit 2006 arrita të gjejë dëshmitarin e gjallë që ishte në anën e forcave speciale Jugosllave.I ngarkuar nga komandanti i tij që të ishte i pari në vijën e frontit për arsye se mbante mitroloz.Gjatë kohës së tregimit të dhimbëshëm i rridhnin lotët kur kujtonte trimërit e atyre burrave.Citon „ju drejtova me fjalët“O vllezër a mund dyysh të dorzoheni e mos të vrahemi mes veti“.  Dikush nga bunkeri i përgjigjet „largohuni ju që jeni shipëtar dhe mos na u ofroni leni sërbët sepse nuk i kemi rrokur armët për ti dorzuar“Flas me përgjegjësin më të madhe se dikun rreth 350 ushtarë sërbosllavë janë vrarë nga Nacionalistët gjatë asaj beteje.Aty kam dëgjuar pas një beteje rreth 12 orë gjatë pushimit të armëve ,Nacionalistët këndonon këngë atdhetare për Bajram Currin,Isa Boletinin,Ismajl Qemajlin thekson Fetaj.Dikur rreth orës 10 në mbramje Shaban Bunjaku arrin të qajnë rrethimin dhe kalojn në Samadrexhë ku në betejë bien në altarin e lirisë.Shaban Bunjaku,Hashim Basholli,Qamil Pakashtica,Rrahim Majaci,Nebih Zasella,Brahim Luta,Hajdin Haxhiu,Ajet Gjeli,Hazir Shala,Dhe Milazim Gllanasella.Pas vrasjese së Shaban Bunjakut,Osmani me një grup kalon në Qyqavic dhe strehohen ku ndihmë të madhe u ka dhanë Mulla Januzi i cili u ndihmonte me ushëqim.Osman Bunjaku zihet nga Ozna në pabesi në Kçiç.Ata kishin zënë peng të vëllan e Osmanit 20 vjeqar Rexhepin ku kërkohej dorzimi i tij në shkëmbim për vëllaun.Duke dashur që të shpëtoj vëllaun nga vdekja dhe miqët që ja kishin zënë rob,osmani dorzohet por tradhtia sërbe me njëher pushkatoj vëllaun e osmanit Rexhepin,gjithashtu edhe bashkëluiftarët e tij Rrahman Selacin dhe Hajriz Klinakun.
Osman Bunjaku me 30 prill 1947 denohet me vdekje edhe ekzekutohet së bashku me shumë Nacionalist të atyre viteve.Familja Bunjaku nga terrori shtetrorë largohet nga Kosova për në Shkup me 1956.Familja e Osman Bunjakut jetojn në Shkup si të nderuar nga rrethi ku jetojnë.Familja e Shaban Bunjakut jetoj në Klinë dhe Mitrovic mirpo ende këto familja nuk janë nderuar nga askush për kontribut të çmuar Kombëtar.Vlen për të cekur se 1985 Ismajl Bunjaku duke ndier peshën e madhe të të parëve kthehet në Kosovë dhe Ismajli shuhet për  veprimtarin e tij të çmuar në rrugën e të parëve.Ka dhënë kontribut të fuishëm për kombin dhe tash në moshë të thyer mban titullin nderi të Ballit  Kombëtar.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:11:04
Shkrim i fuqishem hsitorik qe paraqet nje te vertet te bijeve tane qe rane per Shqiperin Etnike. 
 
Sabri Sogojeva

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:11:39
Eshte ne ndergjegjjen e cdo njerit qe te paraqet keshtu te verteten e ketyre burrave te Shqiperis,me vjen mire nga Gazmendi qe po gjen kohe per te knaqur me shkrimet e tij duke zbardhur histori te bijeve tane 
 
 
Pershendet 
 
Arton |Moprina Peje

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:11:54
Do ishte mire qe balli te mblidhte kete matrial dhe te mendonte seriozisht qe te nxirrte ndonje liber per deshmoret e vet.Pershendes kete familje te fuqishme kombtare dhe zotriun qe ka shkruar shkrimin 
 
Murat.J 
 
Prekaz

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:13:25
Shkrim shum ibukur emrat e lart pėrmendur zoti i bekof sėbashku me SHQIPRIN ETNIKE.E sa pėr qeveritar tan nuk kan koh me u mar me kto gjana se njėher ėsht koha e tenderave. ME respekt pėr gjith ata qė ran,punuan dhe punojn pėr njė gjuh njė komb njė shtet. GEGA

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:15:11
Rrethe Flamurit te perpbashkuar  
me nje deshire e nje qellim  
te gjithe atje duke u betuar  
te lidhim besen per shpetim 
 
 
Fjale te arta jane keto,sa qe kur i flet goja te ngrohin dhe shpirtin te bejne kenar,me nderime te medha duhet ta kendojme Hymnin tone Kombetar si dhe ky Flamur kuq e zi eshte i gjithe bijve dhe bijave shqiptare kudo qe jane,Shqiperi,Kosove,Cameri,dhe Diaspora. 
 
Kosova nuk ka cfare te vendose per flamurin e vet,sepse kuvendi eshte mbajtur ketu e 570 vjete me pare dhe ska se si te hiqet dhe te shuhet Historia e popullit vella te Kosoves. 
Nuk ka dyshim qwe sido qe te vendoset per Flamurin qe do te perfaqesoi Kosoven shqiptaret ne Kosove kurrsesi nuk kane per ta braktisur flamurin e tyre qe dhe ne hyqmin e Serbise ata diten ta ruajne ate dhe kurre nuk e harruan e kishin ne zemer e ne mendje deri sa erdhi dita dhe kjo toke e begate e pa nenen shqiperi pa flamurin kuq e zi qe e mbuloi dhe nga malli vec lot leshoi.Rrofte dhe Amerika qe na e beri te mundeshme realizimin dhe endrren e te gjithe shqiptareve,dhe ska dyshim se Amerika per popullin shqiptar do te jete vella per jete e per vdekje, Zoti i bekofte qe te dyja kombet ate te Shqiperis si dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. 
 
Rrofte Kombi jone dhe gjithmone te bashkuar me Kosove e Cameri te hecim perpara dhe te ndihemi krenar qe jemi prej gjakut te Kastriotit rrofte Balli Kombetar qe gjithmone e ka mbajtur te gjalle shpresen per bashkimin e Kosoves dhe camerise,dhe do ti qendrojme besnik kur na thrret Atdheu. 
 
Shqiperi te qofsha fale 
te kame meme e me ke djale. 
 
Me respekt ! 
 
Petrit Alibeaj 
Shtetet e Bashkuara te Amerikes 
Boston 
18.06.2007

Koment nga GUEST më 2007-07-04 12:42:21
E lexova me vemendje artikullin e autorit te nderuar Gazmend Islami dhe u binda se autori ka njohuri per ballistet e kombit Shaban Bunjakut, Osman Bunjakut, Rexhep Bunjakut, Xhemė Bunjakut dhe shumė patriotėve tjerė si Mehmet Gradica, Ukshin kovaēica Ahmet Selaci e shumė patriotė tė tjerė qė kurrė nuk kanė pushuar sė lufturari pėr mbrojtjen e Shipnisė etnike .Me respektė pėr autorin dhe tė gjithė ata qė kanė kontribua si me pushkė dhe me pendė pėr ėndrrėn e tė gjithė Shqipėtarėve pėr njė SHQIPĖRI TĖ BASHKUAR.  
 
Me respekt 
 
Izeti Vushtrri

Koment nga GUEST më 2007-08-01 16:47:37
e lexova me vemendje artikullin ju falinderoj shum me kujtohen edhe mua disa fjal qe mi tregonte xhyshja ndjes past perndryshe jam vajza e ismail bunjakut e mbesa e aliut ju pershendesdhe ju falimenderoj perzemersishtme respekt ju pershendet sanije bunjaku

Koment nga GUEST më 2007-08-27 11:53:46
lavdi trimav qe ran per liri

Koment nga GUEST më 2007-09-21 17:58:14
Jame pikrishte pasardhes i kesaje familje, autori ka interpretuar me perpikeri te posaqme historin e lavdishme te familjes Bunjaku nga Samadrexha. 
 
Me respekt, 
 
ABunjaku Samadrexhe, Mitrovice

Koment nga GUEST më 2007-10-02 15:06:13
Une jame nipi i aty perrmendur :Shaban Bunjakut 
 
Gazmend Gani Bunjaku. 
 



International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilƫn strategji duhet tƫ ndjekƫ aktualisht Kosova?