Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow PSE NDĖRRIMI I SIMBOLEVE KOMBĖTARE DHE SHTETĖRORE TĖ KOSOVĖS?
PSE NDĖRRIMI I SIMBOLEVE KOMBĖTARE DHE SHTETĖRORE TĖ KOSOVĖS? PDF Print E-mail
12 Qershor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
*Krijimi i dy shteteve shqiptare në tokën etnike shqiptare nuk përbën kurrfarë precedence të normave dhe të parimeve  të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, por kjo është çështje e vullnetit dhe e drejtësisë së bashkësisë ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA, NATO).
 
Me këtë fenomen opionioni publik shqiptar është duke u ballafaquar që nga viti 2002, kur më 28 Nëntor, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ( i ndjeri) shpalosi një flamur të Dardanisë ilire, në vend të flamurit të Skënderbeut (28 Nëntor 1443), të ngritur në Krujën heroike kundër sundimit dhe shtypjes së Perandorisë Osmane; në vend të të njëjtit të flamur të Ismail Qemalit, të ngritur në Vlorë, më 28 Nëntor 1912). Po në këto dy periudha të gjata dhe ndryshme historiko-politike kombëtare, në distancën kohore 469-vjeçare, si dhe mëpastaj që nga viti 1912 e deri më sot, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike ka pasur dhe, edhe sot e ka vetëm një flamur kombëtar dhe shtetëror, që identifikohet dhe personifikohet me emrin dhe me veprën e pavdekshme heroike  kombëtare dhe shtetërore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
 
Kjo, në asnjë mënyrë nuk është e diskutueshme për gjithë kombin shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike, si dhe për të gjitha ato shtete dhe shtetarë apo shkencëtarë që e njohin historinë kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan. Mirëpo,  fenomenologjia e simboleve kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, tanimë, në prag të njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës, me arsye, është bërë temë e nxehtë për debat serioz, posaçërisht  nga ana e atyre shqiptarëve patriotë atdhetarë, të cilët plotësisht kanë të drejtë që të ngrejnë zërin e arsyes për të mos ndryshuar asnjë nga elementet e përmbajtjes së flamurit kombëtar shqiptar të Skënderbeut, përkatësisht të Ismail Qemalit.
  Pse “elita politike” e Kosovës ka filluar t’i ndryshojë simbolet kombëtare shqiptare?!
 
Jo, profesorët, akademikët, politikanët dhe diplomatët, por, tanimë, edhe studentë e tyre  që, ende nuk i kanë mbaruar studimet në fakultetet e shkencave politike, juridike dhe sociologjiko-filosofike e kanë të qartë se çfarë do të thotë përkufizimi i simboleve kombëtare dhe shtetërore-shprehje dhe pasqyrim i idenitetit të një shteti kombëtar.
 
Mirëpo, në rastet dhe, në rethanat e sotme konkrete, të ideuara dhe të krijuara në intervalin kohor (1990-2007)të reformave të ndryshme historiko-politike, ekonomiko, tregtare, gjeopolitike, multietnike, pluraliste dhe  integruese me karakter rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, janë shprehje karaketristike e shtruarjes së kërkesës dhe ofertës së tregut të përbashkët të lirë globalist të shoqërisë konsumatore.
 
Ata ekspertë, të cilët tanimë kanë zënë njohuri të mjaftueshme përkitazi me nocionet e theksuara, që u referohen relacioneve ekonomike, tregtare, politike, demokratike, të drejtave dhe lirive të njeriut, integrimeve dhe globalizmit e kanë të qartë se formimi i shteteve të reja multietnike dhe pluraliste, sidomos kur është fjala në Evropën Juglindore, duke përfshirë së këndejmi edhe Ballkanin, nuk merr për bazë parimin kombëtar, por “standardin” multietnik, që thjesht nënkupton shumësinë  disaetnike minoritare, e jo njësinë NJËETNIKE KOMBËTARE, që përbën shumicën dërrmuese të një etnie autoktone siç është rasti konkret me shqiptarët e Kosovës mbi 90%.
 
Ky është problemi kardinal numër një, që në mënyrë arbitrare dhe kundërligjore e cenon dhe e konteston krijimin e një shteti mbi parimin NJËETNIK KOMBËTAR në favor të “standardit” apo të “instrumenteve” multietnike të disa minoriteteve, gjë që kjo teori dhe praktikë e re  politike, është në shpërputhje me të gjitha rregullat dhe me normat e së drejtës kombëtare, të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës shtetërore. Praktikisht, zbatimi i një “standardi” të këtillë antijuridik kombëtar dhe ndërkombëtar më tepër ka karekter dhe efekt të politikës ekonomike dhe tregtare të shfrytëzimit dhe të nënshtrimit në dimensione  integruese globaliste, i shpikur dhe i ndërtuar mbi dhe, për ineteresin e filosofisë së politikës së tregut të lirë dhe të pakufijshëm të vendeve më të zhvilluara në përmasa evro-botërore, sesa të jetësimit të drejtave themelore të njeriut, siç është para së gjithash e drejta e vetëvendosjes së popujve të kolonizuar, pa realizimin e së cilës nuk mund të ndërtohet as  demokracia e as paqja e  ligjshme dhe e qëndrueshme.
 
Problemi numër dy dhe i papranueshëm si për doktrinën, ashtu edhe për praktikën e demokracisë, të barazisë dhe të drejtësisë si në sfondin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, pa dyshim se është edhe manipulimi dhe zbatimi i dyfishtë i “standardit” të krijimit të shteteve multietnike konkretisht në Ballkan.
 
Ja, paradoksi i shembujve konkret: Së pari, mbi bazën e parimit të kombësisë njëetnike janë krijuar dhe njohur mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare: Serbia dhe Mali i Zi, edhe pse këto dy shtete  përbëhen nga një spektër i gjerë i minoriteteve joserbe, siç janë shqiptarët, hungarezët, myslimanët boshnjakë, kroatet, sllovakët, bullgarët, vëllhet, romët etj. Gjithashtu, edhe Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia janë krijuar dhe njohur po mbi të njëjtin parim sikurse Serbia dhe Mali i Zi, ku  flamujt e të gjitha këtyre shteteve të theksuara  paraqesin vetëm identitetin kombëtar dhe shtetëror të  shumicës dërrmuese të tyre, pa kurrfarë simbolesh dhe të  simbolizimit të minoriteteve të tyre përkatëse.
 
 Në këtë sens, me të drejtë shtrohet pyetja, pse shtetet e sipërtheksuara nuk janë krijuar dhe njohur ndërkombëtarisht sipas “standardit” të krijimit të shteteve të reja multietnike, por subjektiviteti i tyre ndërkombëtar është njohur dhe pranuar pa asnjë vërejtje, as kushtëzim nga bashkësia ndërkombëtare sipas parimit monoetnik të shumicës dërrmuese, të njohur dhe të sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sistemin juridik pozitiv ndërkombëtar.
 
Sa më sipër, duke qenë se deri në këtë çast në Ballkan ende nuk është krijuar asnjë shtet  sipas “standardit” multietnik, atëherë pse të mos aplikohet i njëjti parim unik kombëtar edhe për krijimin e shtetit të ri të Kosovës, ashtu sikurse në rastin konkret të Serbisë, të Maqedonisë, të Kroacisë, të Sllovenisë dhe të Malit të Zi? Pse  në këtë kontekst, Kosova të jetë “ndajshtim” i veçantë në Ballkan?
 
Pse të ndryshohet flamuri kombëtar shqiptar i Kosovës, kur dihet se deri më sot (qe 564 vjet) shqiptarët në Ballkan identifikohen nën të njëjtin flamur kombëtar shqiptar të Skënderbeut, përkatësisht të Ismail Qemalit? Pse të ndryshohen simbolet kombëtare të Kosovës, kur dihet qartazi se Kosova është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë? Pse të “laramohet” me simbole të huaja flamuri kombëtar shqiptar i Kosovës, kur dihet se ligjërisht statusi i minoriteteve në Kosovë, si kudo në botë, do të rregullohet me ligj, me kushtetutë, dhe me standarde e konventa të tjera ndërkombëtare, kështu që nuk ka fare nevojë, që përkatësia e tyre të “vizatohet” edhe në flamurin kombëtar shtetëror të Kosovës shqiptare, sepse, një fenomen i këtillë tejet  absurd, anakronik, antikombëtar, antindërkombëtar, antiligjor dhe antidemokratik, ende nuk figuron në Ballkanin “e integruar” pluralist dhe multietnik.
 
Për më tepër “restauruesit” dhe “decentralizuesit” e territorit dhe të simboleve kombëtare shqiptare të Kosovës, duhet të mbajnë parasysh të gjitha faktet e mësipërme të pakundërshtueshme, si dhe faktin “ e servuar” dhe të sofistikuar nga kuazishkenca, nga  politika dhe nga propaganda luftarake kolonialiste e Serbisë së madhe dhe e Kishës Ortodokse Serbe, se pavarësimi i Kosovës në kuptimin juridik-ndërkombëtar, do të thotë krijimin e  shtetit të dytë shqipar në Ballkan me të njëjtat simbole kombëtare shtetërore, gjë që kjo, sipas së “drejtës ndërkombëtare” serbomadhe qenka “pengesa kryesore ligjore” për mos njohjen e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës shqiptare(!?)
 
 Përkundrazi, kjo historikisht, as juridikisht nuk paraqet kurrfarë “hendikepi” apo cenimi të normave dhe të rregullave të së drjetës ndërkombëtare, as të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse një akt i tillë kombëtar dhe shtetëror ka të bëjë vetëm me  të drejtën e ligjshme dhe legjitime të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që historikisht, etnikisht, territorialisht,  juridikisht, faktikisht dhe demokratikisht është antitezë e sovranitetit kolonial 100-vjeçarë të Serbisë së Madhe mbi Kosovën dhe trojet e tjera të Shqipërisë Etnike.
 
Duhet të nënvizojmë faktin se as njohja e subjektivitetit ndërkombëtar, as ndryshimi i simboleve kombëtare të Kosovës, nuk është në kompetencën e politikës kolonialiste së Beogradit, as të “grupit decentralist” të njëanshëm dhe miop politik të Kosovës, por kjo e drejtë direkt dhe indirekt i përket popullit shqiptar të Kosovës, që në formë demokratike dhe të ligjshme (me referendum), duhet  të deklarohet për fatin e vet dhe të Kosovës (do apo nuk do t’i ndryshojë simbolet kombëtare shqiptare).
 
Fundja, të ndjekim shembullin e ligjshëm dhe demokratik të Amerikës , e cila ka 50 shtete, me emërtime të ndryshme, por kanë të njëjtin flamur të përbashkët kombëtar dhe shtetëror, pavarësisht nga fenomeni i multietnikes.
 
Në rastin më të skajshëm, Kosova do të kishte të drejtë ta ndryshonte flamjurin e saj, vetëm me kusht që, nëse paraprakisht, të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, do ta aplikonin të njëjtin “standard” të krijimit të shtetit multietnik, duke përfshirë edhe simbolet e përkatësisë së minoriteteve të tyre ekzistuese. Ndryshe, do të jetë  i papranueshëm, joligjor, antihuman dhe antidemokratik që,  një “standard” i tillë, t’i imponohet vetëm  Kosovës shqiptare të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse precedenca e “standardit ndërkombëtar” serbomadh e “decentralizimit territorial” të Kosovës, i cili paraprakisht, do të duhej të zbatohej konkretisht në Serbi, duke filluar me shqiptarët e Anamoravës, me myslimanët boshnjakë të Novi Pazarit, me hungarezët dhe me kroatët e Vojvodinës, si dhe me vëllehet e bullgbarët etj.
 
Me gjithë interesat gjeopolitike, gjeoekonomike dhe gjeostrategjike e tregtare të integralizmit dhe të rajonizimit të njëanshëm të Evropës së sotme, Kosova nuk duhet të jetë precedencë dhe përjashtim arbitrar i normave dhe i rregullave të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së OKB-së dhe të kritereve të rendit të ri ndërkombëtar, por duhet të trajtohet mbi bazën e njohjes të  së drejtës së vetëvendosjes, e cila përjashton çdo formë eksperimentuese të varësisë, të nënshtrimit dhe të shfrytëzimit  të kolonializmit dhe të neokolonializmit të “moderuar” dhe të “evoluuar” të së “drejtës vendore dhe ndërkombëtare” serbomadhe sllave dhe të partnerëve të saj tradicionalë mbështetës me prirje të zonës së sferës së interesit të Evropës Lindore (me në krye Rusinë).
 
Të mos harrojmë se, edhe një faktor tjetër, i cili është në kolizion me të drejtën historike-kombëtare dhe me parimet juridike të së drejtës ndërkombëtare, që do të ndikojë në imponimin e krijimit të shtetit “decentralizues multietnik” të Kosovës, është faktori i jashtëm i “importimit” të “pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare”, i cili, kuptohet se, edhe e ka e çmimin e tij  shumë të lartë, të cilin, pa dyshim,  do ta paguajë  shtrenjtë vetë populli shqiptar i Kosovës në “konton” e reduktimit dhe të  gllabërimit të së drejtës së vetëvendosjes, e jo kursesi  atë nuk do ta paguajnë “ restauruesit”, “decentralizuesit” dhe tregtuesit  e territorit dhe të simboleve kombëtare shqiptare të Kosovës., por do të shpërblehen me çmime përkatëse sipas “rezultateve” dhe “punës efektive” të tyre në favor të zvarritjes dhe të neglizhimit të pavarësisë së Kosovës.
_______
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:13:56
nuk duhet ta ndrroje simbolin kombetar se ata qe rane per lirin e kosoves jane betuar dhe jane mbuluar me ket flamur

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:14:28
Per sa i perket ndrrimit te simboleve kombtare mendoj se eshe nje qeshtje shum sensitive per arsy se, shum shqiptare si brenda shqipris ashtu edhe jasht saj kane sakrifuar qdo gje per te mbajtur, pasuruar, dhe rujtur keto simbole te cilat na mbajten te bashkur me shekuj. Besoj se ndrrimi i simboleve do ti gezoje armiqt tane shekollor (p.sh, Serbin, Greqin). Pra, ne fjale tjera, politika e tyre e mbrapsht ka pase shum influence te ndrrimi i simboleve per te cilat eshte derdhur kaq shum gjak. Megjithate, tani per tani rendesi ka qe Kosova te fitoje pavarsine dhe pastaj te shpresojme se nje dite do te kemi ato simbole te cilat na bejne te veqante nga popujt tane fqinje. Roofte shqipria me territoret e saj.

Koment nga GUEST më 2007-06-26 11:54:53
Ne shqiptaret do mund te realizojme endrrat tona vetem duke rritur kulturen dhe civilizimin tone duke rritur nderrgjegjen tone si personale ashtu dhe kombatre kur keto gjera te jene ne niveline evropes sdo ket kush te na ndali per ti realizuar te gjithe do na respektojne dhe ne te gjithe do ti respektojme

Koment nga GUEST më 2007-07-04 12:45:21
shqiptaret jan popull i cili kerkon nga te huajt qe tiu zgjidhin problemet politike - ekonomike . Kosova do te ket shum veshtir per tu pamvarsu edhe pse ka derdhur shum gjak shekuj me radh, Kosoves i mungojn njerz te politikes e Kta qe jan skan lidhje me politik vetem per ghepa te vet sjan fare Atdhetar rrin ne gjum .GJithashtu Intelektualet-Historianet flejn .dhe keshtu Propagandat SERBO-RUSSE. Ja u ndrroijn HISTORIN Psh KISHAT- SHQIPTARE-ILIRE NE KOSOV .SERBIA-RUSSIA thon jan SERBE gje qe sasht fare historikisht e vertet. E-T-J . Prandaj duhet per te punuar- kordinuar sepse KOSOVEN DO TA NDAJNE SERBIA-RUSIA :

Koment nga GUEST më 2007-07-11 15:30:14
Unė jam puntor nuk jam historian por kam vetėm tet vjetė shkollė,Por njė herė mė erdhi nė dorė njė libėr historik i Gjermanis ku nė te shkrunte se ETIOPIRET jan me prejardhe Indo-Gjermane nė ballkan para 200viteve tė lindjės se Krishtit. 
Nė njė disketė e cila quhet CETIN prodhim Gjerman jipen ndryshimet e kufive tė europės. Aty shifet se Sėrbia e kishte nėn sundimin e vet edhe Ballkanin para se tė njifėt shteti shqiptar si shenjė e shqiptaris figuronte fjala DURRACO-Durrėsi i sotėshėm, 
Prandaj mendimi im ėshtė deklarimi i Flamurit Dardan prej tė ndjerit Dr.Ibrahim Rugova ishte nė njė mnyrė e drejtė sepse ky flamur i tregon botės se shqiptarėt jan ma tė vjetėr se koha e turkut ne Ballkan dhe ėshtė ma i vjeter se ardhja e sėrbve nė Ballkan nga Rusia,ku drejt pėrsėdrejti i tregon botės se shqiptarėt jan shumė ma pėrpara tė ardhur nė ballkan se sėrbėt. ju pėrshendet Ze.F.Ferizaj

Koment nga GUEST më 2010-02-21 00:19:13
shum njerez vdiqe po te mos ishte amerika dhe natoo okej une jom gjall edhe ju due mos e harronuiii lirin se e kini kat shkoni me vete


International
English
Faqe interaktive