Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak dhe sakrifica !
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak dhe sakrifica ! PDF Print E-mail
19 Qershor 2007


Pas përkrahjes së fuqishme që i dhanë SHBA Pavarësisë së Kosovës ditët e fundit, Serbia reagoi duke thënë se "Amerika nuk mund të dhurojë toka të të tjerëve". Natyrisht që Serbia e di fare mirë se Kosova është tokë  shqiptare, por ajo vazhdon ta konsiderojë gjithmonë Kosovën si një plaçkë tregu, si një koloni që e ka fituar dikur  me forcën e bajonetave kurshqiptarët ishin të pafuqishëm.
Duke iu drejtuar direkt SHBA-ve, duke e vënë Kosovën në pozicionin e një kolonie, Serbia tenton të minimizojë faktorin shqiptar dhe ta praqesi  punën sikur kjo është një çështje midis Serbisë edhe Amerikës apo midis Rusisë dhe Amerikës. Por Serbia qëllimisht "harron" se Kosovarët kanë luftuar për çlirimin e Kosovës që prej një shekulli. Serbia bën sikur harron kryengritjet e parreshtura të Kosovarëve për liri, bën sikur harron kryengritjet e pareshtura te viteve 1910-1913, vitin 1945, bën sikur harron 1968-ën, bën sikur harron 1981-in, bën sikur harron rezistencën paqësore të viteve '90,  bën sikur harron luftën e UCK-së në vitet 1998-1999. Serbia bën sikur harron aspiratat e Kosovës për liri dhe kërkon ta paraqesë punën si një çështje teknike koloniale.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Kosova, kjo pjesë e Shqipërisë Etnike e shkëputur me forcë nga trungu mëmë, kurrë nuk e ka duruar sundimin kolonialist të Serbisë dhe ka luftuar vazhdimisht për liri. Kjo liri që Kosova gëzon sot ka ardhur nga gjaku i bijëve më të mirë të Kosovës që,  në periudha të ndryshme, i kanë vënë gjoksin armëve gjakatare të Serbisë dhe i kanë dalë zot Kosovës përkundrejt një armiku mizor që nuk ka patur kurrë  qëllim tjetër veçse t'i çfarosë shqiptarët me rrënjë. Kosova e ka merituar dhe e ka fituar vetë lirinë, ka paguar një çmim shumë të lartë për këtë liri të bekuar, prandaj askush nuk po ia dhuron.  
Natyrisht, në luftën e saj për liri, sot Kosova ka gjetur miq dhe aleatë, të cilët, të neveritur nga krimet e  llahtarshme të Serbisë, e kanë kuptuar dhe ndihmuar dëshirën për liri të Kosovës, si të vetmen zgjidhje në  përputhje me vlerat e sotme njerëzore dhe të lirisë.
Problemi që shtrohet tashmë është mbrojtja e kësaj lirie, nga Serbia fqinjë që pret rastin më të parë për të hedhur përsëri kthetrat e saj gjakatare në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim se Kosovarët do të luftonin pa u trembur  dhe deri në fund, nëse Serbia do të tentonte të rikthente sundimin e saj në Kosovë. Por mbrojtja e Kosovës do të kërkojë të gjitha forcat dhe energjitë e kombit shqiptar. Shqiptarëve në Shqipërinë politike, në Maqedoni, Mal të  Zi dhe Diasporë do t'iu duhet edhe njëherë të bëhen bashkë dhe t'i përgjigjen thirrjes së Kombit për të mbrojtur  pjesën më të rrezikuar të tij. Vetëm një komb shqiptar i bashkuar mund t'i bëjë ballë rrezikut nga Serbia.
Por çuditërisht klasa politike shqiptare është ende larg këtij qëndrimi të natyrshëm. Tirana zyrtare deri tani është mjaftuar me përsëritjen e atyre që thotë e gjithë bota, që nga Amerika e deri në Finlandë: Kosova duhet të jetë e pavarur. Dhe ka dëgjuar pa reaguar fare, me një qetësi olimpike,  deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj  Kosovës, sikur Kosovarët të mos ishin vëllezërit tanë të një gjuhe e gjaku por një vend i panjohur në anën tjetër të botës.
A është frikë? Apo mungesë vullneti? Apo vetëpërmbajtje deri në vetëflijim?
Sido që të jetë punët kanë ndryshuar dhe ka shumë pak të ngjarë që Serbia ta pranojë me të mirë pavarësinë e  Kosovës. Është koha që Tirana zyrtare të marrë iniciativa dhe masa për ta përkrahur Pavarësinë e Kosovës me të  gjitha mjetet dhe jo vetëm me deklarata. Është koha që Tirana zyrtare të përgatitet për një shpallje të njëanëshme  të pavarësisë nga ana e Kosovës. Është koha që Kosova ta fitojë përfundimisht lirinë. Dhe lirinë nuk ta dhuron  askush. Liria fitohet me gjak dhe me sakrifica të mëdha!

  Xhemil Meço

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-10-24 19:15:06
pra lirin duhet ta fitojm me gjak 

Koment nga GUEST më 2009-02-13 22:47:45
e verttet qe liria fitohet e nuk dhurohett,,,,se mu kan leht qashtu moti na ishum te lir ,po fal trimave tan qe dhan jetet e tyre ne tani e shijojm pavarsin lumturin... 

Koment nga GUEST më 2010-03-03 19:36:48
kemi luftue tere jeten  
ska ma lufte me mjete paqsore duhet tash 

Koment nga GUEST më 2010-09-29 13:44:06
lirin duhet fitojme me gjak jo me lot  

Koment nga GUEST më 2010-12-21 00:57:53
Po nOrmal pO edhe e gjith kjo jet qe ju humbii atyre deshmOreve ne duhet te vazhdojm perpara e ardhmja Nee Femijett NGGaa LiNndaA 

Koment nga GUEST më 2011-02-19 01:20:02
po neormal qe liria nuk dhurohet se me u dhuru motii ishim te pavarur

Koment nga GUEST më 2011-02-28 00:38:31
lirin duhet fitojme me gjak jo me lot

Koment nga GUEST më 2015-12-29 12:12:19
te gjith jan te lumter per kosoven dhe per te do te luftojn deri sa te jemi gjall


International
English
Faqe interaktive