Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Një zonjë e nderuar që nuk është më në mesin tonë!!
Një zonjë e nderuar që nuk është më në mesin tonë!! PDF Print E-mail
26 Qershor 2007
Zonjes Helen Liolin, e cila nuk rron me, shoqeria shqiptare i ka borxh me shum se nje shkrim, ndonje kurore lulesh apo perkujtim te thjeshte.
Per ne, pasardhesit e saje, do te ishte shum e lehte t’a rrahnim gjoksin, duke thene me krenari sikur e beme punen tone duke cuar nje kurore lulesh apo duke thene disa fjale te bukura me lavd, per kete zonje te nderuar!
Per ‘te, mendojme se nuk do te ishte jashte vendit per dicka me teper, sidomos ne kushtet ne te cilat gjallerojme sot!
Por, le t’a kthejme mendjen edhe vrejtjen tone disa dekada me heret! Le te veshtrojme disi me afer edhe sendet e njerezit e asaj kohe! Mendoj se keshtu do te ishte shum me e lehte e me mire qe t’a kuptonim Zonjen, qe nuk rron me!

Zonja Helen Liolin, e cila ka ndrruar jete ne afersi te Bostonit me 2 te Qershorit 2007  ne nje moshe te shtyer , pati salikimet e fundit ne Kishen Orthodokse Shqiptare “Shen Kolli” me 8 te Qershorit 2007.
Zonja Helen Liolin u-quajt me te drejte “Bilbili shqiptar” nga fletorja The Worcester Telegram, mbasi ajo ka qene e dalluar si nje soprano ne operat muzikale te Puccinit, Verdit etj.
Ajo ka qene vertete nje “bilbil shqiptar”, si soprano ne operat shum te permendura!
Porse, Zonja Helen Liolin ka qene edhe nje “bilbil” me ze mallengjyes i ceshtjes shqiptare!! Keshtu e kemi njohur ne edhe e kemi cmuar shum ne kete drejtim.
Me ‘te edhe me nje tjeter zonje te nderuar shqiptare, Agata Nace, jemi takuar shum vite me pare ne lokalin poshte Kishes Orthodokse Shen Kolli, ne Jamaica Estates ne New York, atehere kur ne drejtonim radion e Ballit Kombetar, Zeri Shqiptarevet te Lire.
U-be shkaktar i ketij takimi atdhetari mirenjohur, Dr. Ali Koprenska. Me mjekun shqiptar na lidhte nje miqesi shum e afert. Kishim nje admirim te vecante per shoqi shoqin dhe pothuajse nuk benim asnje hap pa u-keshilluar njeri me tjetrin. Pervecse atdhetar, Dr. Koprenska ka qene edhe nje mjek i shquar. Ai kishte nje kujdes te vecante sidomos per shqiptaret edhe shqiptaro-amerikanet, te cilevet u-shkonte ne ndihme ne cdo rast e nevoje… Keshtu edhe beri me zonjat Helen Liolin e Agata Nace, per shendetin e te cilavet u-kujdesua shum.
Zonja Helen Liolin kishte lindur ne Amerike, por ama gjuhen shqipe e fliste (edhe e shkruante) si te ishte mu ne gjirin e Korces, prej kah vinin prinderit e saje!! Gjuhen e bukur shqipe ua mesoi edhe femijevet te saje. Edhe sot, t’a ndegjojsh At Arturin te flasi shqip te duket sikur gjendesh ne mesin shqiptar…
Kur me Dr. Ali Koprensken shkonim ne Kishen Orthodokse Shqiptare “Shen Kolli”, ndonse nuk kishim te njejtin besim, aty mbrenda gjenim nje ngrohtesi, qe na linte me goje te hapur! Aty na priste me krahe te hapur Zonja Helen. Ajo bashke shoqet e saja na ofronin c’te gjendej ne tryeze! Bisedonin me ne, perhere ne gjuhen shqipe, edhe i qanim hallet e perbashketa! Sidomos kur vinte puna e pa-prekshmerise se tokavet shqiptare!!
Zonja Helen fliste taman si “bilbili” edhe thoshte tash e pare: Ne jemi shqiptare, ore!!
Mbasandej, shtonte me krenari: Megjithese shqiptaret kane tri fe, ata kane nje besim, ate te ceshtjes se shtrenjte shqiptare!
Megjithate, Zonja Helen Liolin kurr nuk e humbi besimin sidomos ate te fese se saje.
Ajo pat punuar me mish e me shpirte per kishen e saje! Sa here ajo me pat bere telefon, duke me dhene lajme ose lajmerime ne lidhje me kishen  edhe per panagjyret e saja.
Endrra e Zonjes Liolin ishte qe kisha te bente dicka ne lidhje me te moshuarit!


Ajo fliste gjithashtu me nje nderim te vecante edhe per tre djelmt e saje, te cilet i quante “engjejt e mije”. Te katertin ajo e humbi si “hero” per atdheun e saje, Ameriken.
Nje nderim te posacem ia drejtonte djalit te saje, Arturit. Kurr s’e kam ndegjuar t’a therriste “Artur”, por “At Artur”. A nuk pat thene Napoleon Bonaparti: Ne preher te nenavet, lindin kombet!!
Ajo kishte nje admirim te madh per Imzot Fan Nolin edhe per te tjere si ai. Kur Balli Kombetar  ne New York, organizoi nje manifestim dy-ditor ne perkujtim te 100-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, Zonja Helen Liolin ka qene e pranishme deri ne castin e fundit.
Ne mbarim te dites se dyte, kur u-shtrua darka, krah profesorevet te permendur Abas Ermenji, Stavro Skendi, bashke me zonjen, Vasil Andoni, Dr. Ali Koprenska e Dr. Jani Dilo, ne i dhame nderin edhe e ulem n’ate tryeze edhe Zonjen Helen Liolin se bashku me Zonjen Agata Nace.  Me ate rast na tha Zonja Liolin: Nuk ka nderim me te madh, qe po me behet!!
Ne e beme ate  sepse kishim nderim per ‘te! Kete nderim do t’a ruajme gjithenje!
Porse, Zonja Helen Liolin jemi te sigurte se meriton nje nderim shum me te madh e me te cmuar!

 

Dr. Nihat Bakalli
( )
New York, me 18 te Qershorit 2007

Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive