Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Greqia bėnė diskriminim ndaj Pakicave Kombėtare
Greqia bėnė diskriminim ndaj Pakicave Kombėtare PDF Print E-mail
26 Qershor 2007

Isuf B.Bajrami

     Parim të cilit grekët gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi është grek. Gjithë ata që nuk janë
 grekë duhet të largohen. Ky është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e  OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se vendet fqinjë do të kishin zbatuar të  njëjtin parim, tashmë nuk do të kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.

     Është e gabuar, të paktën për të ardhmen e afërt, ta  konsiderosh Greqinë si urë që do të lidhë vendet fqinj me Evropën. Kjo anëtare e Bashkimit Evropian që e konsideron ëdo kritikë ndaj mënyrës se si ajo i trajton çështjet e saj të brendshme, sidomos ëështjen e pakicave kombëtare, si veprim armiqësor të frymëzuar nga Perëndimi për të destabilizuar vendin, nuk mund ta luajë një rol të tillë pa përmirësuar imazhin e vet ende në nivel të ulët në krahasim me standardet evropiane, dhe pa hequr dorë nga mbjellja e farës  së in tolerancës fetare dhe kombëtare.Greqia duhet të mësojë si të sillet në shtëpinë e vet dhe jo ta kërkojë fajtorin jashtë .

 

   Bashkimi Evropian në fillim të vitit 2001 e dërgojë në Shqipëri "një komision për të diskutuar rreth një marrëveshjeje  bashkëpunimi".Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke i  deklaroi kryeministrit shqiptar gjatë vizitës së tij  në Shqipëri se: "legjislacioni për pakicat duhet të rishikohet në qoftë se Tirana  dëshiron t'i afrohet Bashkimit Evropian," kurse kryeministri  shqiptar paska shprehur bindjen se: "Shqipëria do të përpilojë një  legjislacion të avancuar, një nga më të përparuarit në Evropën  Juglindore."  Nisma e BE-së për t'iu mësuar autoriteteve shqiptare se si  të sillen me të  ashtuquajturën pakicë greke, që numëron rreth 30  - 40 mijë frymë, ultimatumi i të dërguarit të kryeministrit grek,  si dhe deklarata e kryeministrit shqiptar të krijojnë përshtypjen se  në legjislacionin shqiptar për pakicat kombëtare paska  të meta  serioze. Për të sqaruar këtë ëështje, për të parë se ku janë dhe  për hir të argumenteve, autoritetet përkatëse shqiptare e kanë  obligim të studiojnë ligjet dhe praktikat e vendeve të tjera,  natyrisht edhe të Greqisë, madje edhe të vendeve, që mbahen si më të  përparuarit në këtë drejtim.A ka legjislacione më të avancuara dhe  praktikë kaq absurde në vendet e tjera sesa ëka vërehet në vendin  shqiptar për të ashtuquajturat pakica kombëtare? Në vend që  nxënësi ta kërkojë e të shkojë atje ku është shkolla, në Shqipëri  shkolla (greke) i ndjek nga mbrapa nxënësit e  diasporës greke, kudo që  ata ndodhen edhe kur ky numër bie në kundërshtim flagrant me  ligjin.Nga ana e tyre, autoritetet greke nuk e kanë marrë mundimin deri më  sot të lejojnë zyrtarisht hapjen edhe të një shkollë të vetme  fillore për fëmijët e qindra mijë emigrantëve shqiptarë. Greqisë  as nuk i shkon ndërmend të ndërmarrë një veprim të tillë zyrtar, që do të kishte sadopak nuancën e njohjes së të drejtave të një elementi nacional që nuk është e nuk e quan veten grek. Në mentalitetin grek, një hap i tillë do të ishte precedent i rrezikshëm që  do të minonte teoritë rreth të ashtuquajturit homogjenitet të  shtetit grek dhe do t'u shtonte oreksin pakicave nacionale për arsimim në gjuhët e veta kombëtare. Ky hap do të rriste edhe presionin nga brenda e jashtë ndaj Greqisë. Ai do të bënte gjithashtu të shkonin kot mundimet e autoriteteve greke gjatë shumë dekadave për të asimiluar shqiptarët e vjetër, qoftë autoktonë apo të emigruar gjatë shekujve, në Greqi. Përpjekjet për t'i ë'kombëtarizuar emigrantët e rinj shqiptarë nëpërmjet shkollimit në greqisht dhe me ndihmën e kishës ortodokse greke duke u ndërruar fenë, si dhe diktati i autoriteteve greke, duke shfrytëzuar praninë e tyre në Greqi, ndaj shtetit shqiptar, do të bëheshin gjithmonë e më të paefektshëm. 

Një politikë e tillë e brendshme e shtetit grek ndikon fuqishëm edhe në politikën e tij të jashtme ndaj fqinjëve pavarësisht nga mballomat e garniturat evropiane që e shoqërojnë atë. Ndaj Shqipërisë, në vend të reciprocitet të paktën për hir të qëndrimit të  qeverisë shqiptare, Greqia e ka rritur intensitetin dhe diapazonin e presionit.Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj  Shqipërisë. Për të shmangur një akuzë të tillë, por edhe për ta mbajtur  situatën në tension, tani për tani, qeveria greke ua ka lenë të  ashtuquajturve qarqe ultra nacionalistë detyrën për të  ngritur hapur  kërkesa territoriale, kurse në cilësinë si qeveri po këto  kërkesa ajo i kamuflon me parullën për  respektimin e të drejtave të  njeriut dhe të normave demokratike.Në takime zyrtare të nivelit të  lartë midis të dyja  palëve, pala greke i bën palës shqiptare kërkesa  ultimatum, që flasin për imponim të raporteve pronar-vasal.Në  parlamentin grek bëhen debate lidhur me "rritjen e nacionalizmit shqiptar,  zgjerimin e rolit destabilizues të grupeve të  armatosura shqiptare në  Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë jugore" pavarësisht se lufta e  shqiptarëve kundër nacionalizmit agresiv serb u mbështet dhe mbështetet,  natyrisht me përjashtim të grekëve, nga gjithë bota  demokratike.

Një gjë është më se e qartë në këtë kontekst. Sa më afër i  afrohet zgjidhjes çështja e Kosovës, aq më shumë irritohen autoritetet  greke dhe aq më shumë i mëshojnë paralelizmit absurd që ata bëjnë me këtë ëështje. Euro deputetët  grekë, të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, kërkojnë që Shqipërisë t'i ndërpritet ndihma  mikrofinanciare dhe ajo të  përjashtohet nga tratativat për fillimin  e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së  stabilitetit. Edhe  ministri i Jashtëm i Greqisë Xhorxh Papandreu e ka ngritur në  skenë për të atakuar Shqipërinë. Ai i shkruan Komisionarit  Evropian  për Marrëdhënie me Jashtë Kris Patten duke e bërë problem  "mungesën" e të drejtave të “pakicës  greke".Edhe pse midis të dy  vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit,  Ligji i Gjendjes së Luftës me Shqipërinë ende nuk është hequr nga  Greqia në një kohë kur me Italinë ajo e ka abroguar një ligj të  tillë pavarësisht se ishte Italia fashiste ajo që kreu agresion ndaj saj  në vitin 1940 dhe jo Shqipëria. Pasuritë e shqiptarëve  në Greqi  janë bllokuar nën pretekstin e këtij ligji absurd, kurse për  pasuritë e popullsisë shqiptare që u masakrua dhe  u detyrua me forcën e  armëve të largohej nga Camëria, jepen argumente nga më absurdet për  të mos ua kthyer ato pronarëve të ligjshëm. Duke parë një  politikë e veprimtari të tillë greke kundër Shqipërisë, kushdo mund të  nxjerrë konkluzionin se Greqia akoma jeton në të kaluarën. Që të  jetojë në të tashmen, asaj i duhet të zbatojë proverbin e  vjetër, që thotë se "të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh  vetveten do të thotë të pastrosh mendjen." Pikërisht  këtë të  fundit nuk e kanë bërë fqinjët tanë. Megjithatë, pikërisht në  këtë sfond aktiviteti politik nga ana e Greqisë kundër Shqipërisë,  qeveria e sotme shqiptare marrëdhëniet me fqinjët jugor i trajton në kuadrin e "partneritetit strategjik midis dy partive, dy qeverive e dy  vendeve" me shpresë se rruga për Evropë do të shkojë nga Athina  ashtu si dikur rruga për Moskë shkonte nga Beogradi. Me përjashtim të  atyre që ia kanë lidhur këmbët e duart vetes,vështirë se  ka nga  ata të cilët kanë mend në kokë e sy në ballë, që nuk kuptojnë  e nuk shikojnë se ku e ka hallin pala greke. Po të kthehemi përsëri  në temën e fillimit, atë të pakicave kombëtare, do të thosha se  kushdo që të bëhej kureshtar të mësonte se ëfarë thonë vetë  personalitetet greke për këtë ëështje. Materiali i mëposhtëm, i  bazuar në burime nga Greqia dhe Komuniteti Evropian,mund të hedhë pak  dritë mbi përvojën e shtetit helen në këtë drejtim.  
        Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit grek dhe drejtuesve të partive në vigjilje të 25 vjetorit të rivendosjes së demokracisë në Greqi më solli ndërmend një raport mbi shqiptarët e Greqisë, përpiluar nga një grup hulumtues të Komunitetit Evropian në vitin  1987.  I nënshkruar nga tre deputetë turq të pakicës turke, shtatë organizata turke dhe tri organizata maqedone për minoritetet  përfshirë edhe Grupin grek të Helsinkit për Monitorizimin dhe të Drejtat e Pakicave në Greqi, Apeli thekson se republika e Greqisë ka një  dobësi të theksuar: Ajo nuk njeh praninë e pakicave  kombëtare në  territorin e vet.  Nënshkruesit i bëjnë thirrje shtetit grek që të  njohë ekzistencën e pakicave maqedone dhe turke, të ratifikojë  Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës pa kushte për zbatimin e saj dhe të zbatojë parimet e Konventës  si dhe të dokumenteve përkatëse të OSBE-së me qëllim  ndërprerjen e gjithë formave të diskriminimit apo persekutimit të  pjesëmarrësve të këtyre pakicave dhe respektimin e të drejtave të tyre.   Është e vërtetë se autoritetet greke, që gjithmonë kanë luajtur rolin e strucit, si dhe publiku grek, i cili është indoktrinuar si duhet  dekada me radhë, refuzojnë në mënyrë kategorike të njohin praninë e pakicave kombëtare në territorin grek. Parim të cilit grekët  gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi  është grek. Gjithë ata që nuk janë grekë duhet të largohen. Ky  është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të  Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OSBE-së dhe organizatave të tjera  ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se  vendet fqinjë do të kishin zbatuar të njëjtin parim, tashmë nuk do të  kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.Të citojmë  shkurtimisht përgjigjet e disa autoriteteve greke ndaj Apelit sipas burimeve  greke.Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Në Greqi nuk ka  as pakicë turke, as maqedone. Ekziston vetëm një  pakicë fetare  myslimane. Cdo sajesë, sidomos në këtë moment, u shërben qëllimeve  të tjera dhe me të do të merremi në mënyrën e duhur."  Ministri  për Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do të  dështojnë."  Ministri i Jashtëm grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, që  ndodhet në një rajon të vështirë, ndjek një politikë  shembullore në drejtim të pakicave...".Udhëheqësi i KKE i shtoi një version  tjetër motivit të Apelit. Ai theksoi: "Besojmë se publikimi i një  deklarate të tillë ka më pak lidhje me përvjetorin e rivendosjes së  demokracisë sesa me dialogun që po zhvillohet midis Greqisë dhe  Turqisë. Ajo i krijon mundësinë Amerikës të imponojë kushtet e veta  për dialog. Ata që guxuan të ndërmarrin një veprim të tillë mund  të gjenden jo vetëm në Greqi."  Gazeta Eleftherotypia botoi një
 artikull të shkruar nga profesor Nikolas Stavru, greko- amerikan në  lidhje me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë  mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan:"Mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronët e vet  në Uashington me mbështetjen e "industrisë" së të drejtave të  njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj në Greqi". Kjo  deklaratë, e cila ua hedh fajin Shteteve të Bashkuara i ngjan deklarimit  të kryetarit të parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore të NATO-s  kundër Serbisë. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e  kthejnë Evropën në kohën e Luftës së Ftohtë," deklaroi ai. "Duhet  t'i japim fund qenies sonë pre e një fuqie (ShBA) e cila nuk do që  Evropa të qëndrojë me këmbët e veta."

Një grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinë nga 4 deri  10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë  së elementit  shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës.    Cka tërheq në veëanti vëmendjen është ngjashmëria e madhe e reagimeve të autoriteteve dhe përfaqësuesve të partive politike ndaj Apelit dhe deklaratave që përmban raporti për shqiptarët e  Greqisë. Përfundimi që mund të nxirret nga përmbajtja e Apelit është  se politika e pushtetarëve grekë sot për të njëjtën çështje  është e njëjtë me atë të vitit 1987, kur u përpilua raporti i sipërpërmendur, përmbledhja e të cilit vijon.

Raport rreth Shqiptarëve të Greqisë nga Komisioni i Komunitetit Evropian.

Një grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinë nga 4 deri 10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë së elementit  shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës.
  Udhëtimi u organizua nga Byroja Evropiane për Studimin e Gjuhëve pak të përdorura, nën mbikëqyrjen e Komisionit të Komunitetit  Evropian.
      Përbërja e Grupit:    Antonio Belushi Itali , Ricardo Alvares  Spanjë , E. Angel Francë , Kolom Anget Spanjë , Havier  Boski Spanjë  , Onom Falkona Hollandë , Volfgang Jeniges Belgjikë , Robert Marti Francë , Stefan Moal Francë , Kol O'Cinseala Irlandë , Joseph San Sokasao Spanjë .
     Objekti i udhëtimit: Hulumtime në 300 komunitete shqiptare në Greqi.    
     Synimi: Tu mundësohet përfaqësuesve evropianë gjatë vizitës së tyre të bien në kontakt me popullin shqiptar në Greqi, ku aktualisht flet gjuhën shqipe, e cila nuk mësohet në shkollat greke.  Për të vlerësuar reagimin e partive dhe institucioneve të ndryshme ndaj  ëështjes së mbrojtjes së pakicave linguistike që ekzistojnë në  Greqi, të cilat aktualisht nuk njihen madje edhe nën kriterin minimal  sië është rasti i shqiptareve e i të tjerëve.  
     Pikëpamjet e partive kryesore:  
         -Partia "Demokracia e Re":  Biseduam me Mihal Papakonstantinu, Efstakios Paguhos, Nikola Martis, Joanis Vulfefis dhe Kaeti  Papannastision. Vijojnë disa nga përgjigjet e tyre:  "Problemi i gjuhës shqipe ne Greqi nuk ekziston. Po të hedhim probleme gjuhësh në tavolinë,  do të krijonim probleme shumë të mëdha për shtetin grek.  Në  qoftë se  gjuha shqipe flitet, ajo flitet vetëm në familje. Nuk mund të  jepet opinion i plotë për këtë ëështje.  Kurrë nuk ka pasur  vend  për shqiptarët në problemet tona. Misioni juaj është shumë  delikat. Mos i komplikoni punët.  Kujdes! Cështjet e pakicave do të  çojnë në luftë në Evropë. Nuk mund të ju ndihmojmë në asnjë mënyrë në këto momente. Gjithashtu,  nuk duam të krijojmë përshtypjen  se ka prani shqiptare në Greqi. Ky problem për ne nuk ekziston."
       -Partia "PASOK":  Pyetjet iu bënë Dr. Jorgos Sklavunas dhe  Manolis Azimakis.  Përgjigjet e tyre:  "Nuk e konsiderojmë të  domosdoshme që shqiptarët dhe pakicat e tjera të mësojnë gjuhët e tyre  amtare sepse gjuha që ata flasin nuk është gjuhë.   Nuk ka tokë  shqiptare në Greqi. Ka vetëm territore greke ku mund të flitet edhe  shqip.  Kushdo që nuk e flet gjuhën tonë, nuk i përket racës dhe vendit  tonë."
      - Ministria e Kulturës Mbasi dëgjoi pyetjet, Doc. Athina  Sipirianti u përgjigj:"Për të zgjidhur një problem duhet gjithmonë të ngrihet një komision. Ne nuk kemi mundësi të merremi me problemin që ngrini ju. Përvoja juaj do të na duhet për ëka do të bëjmë  në të ardhmen. Vizita juaj është një stimul i madh për ne."
        - Departamenti Pedagogjik  Përgjigja e Dr. Trinnidafilotis ishte shumë e ftohtë:"Nuk ka mësim të shqipes. Kjo që thoni ju është më shumë problem politik sesa kulturor. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar".
       - Komisioni i revistës së pavarur Anti u përgjigj:  "Kufijtë midis shteteve nuk janë të drejta. Ky interesim për minoritetet në Greqi mund të fshehë interesa dominimi nga shtete të tjerë.  Pakicat linguistike, pra, pakica shqiptare, nuk ka fare të drejta. Në Greqi  ka vetëm grekë."
    Deklaratat e mësipërme dhe Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit dhe drejtuesve të partive greke janë provë e qartë e pranisë  së shqiptarëve, turqve dhe maqedonëve në Greqi, të cilët vazhdojnë të flasin gjuhët e tyre amtare. Sipas studimeve të kryera nga  dijetarë, ne Greqi ndodhen rreth 700 fshatra shqiptare, kombësinë  shqiptare të cilëve grekët e mohojnë. Është fakt i njohur se gjithë  pjesëmarrësit e pakicave kombëtare në Greqi i janë nënshtruar një asimilimi intensiv dhe të organizuar,grekët e mohojnë kombësinë e  tyre të ndryshme, e justifikojnë duke iu referuar fesë së tyre  sllavo-ortodokse, sikur feja të ishte kriteri për të përcaktuar  kombësinë. Megjithatë, pretendimeve absurde të  autoriteteve greke iu janë  kundërvënë edhe vetë grekët. Në një studim për të njëjtën çështje, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe zëvendës   president i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Kristos Rozakis e  pranon karakterin etnik të pakicave në Greqi.  Për sa i përket  politikës së brendshme greke ndaj pakicave kombëtare, është  për të  ardhur keq të konstatosh që një anëtare e Bashkimit Evropian sië  është Greqia nuk ka mundur të bëhet model për vendet e tjera  ballkanike në kuadrin e çështjes së pakicave kombëtare, që shembulli i saj në këtë fushë i shtohet  imazhit tashmë të njollosur të  Ballkanit për shkak të politikës së Serbisë, që megjithëse anëtare e NATO-s, pavarësisht nga "përpjekjet" e qeverisë për të mbajtur  një të ashtuquajtur ekuilibër, Greqia iu kundërvu sulmeve ajrore të  NATO-s kundër Serbisë nën pretekstin fallco të lidhjeve tradicionale  historike dhe fetare me Serbët dhe heshtazi mbështeti  politikën e  Milosheviçit për spastrimin etnik të Kosovës prej shqiptarëve.  Në  këtë fushatë solidariteti me Milosheviëin kur filluan bombardimet  ajrore të NATO-s, kryepeshkopi i Athinës Kristodulos nxitoi të  mbështesë patriarkun e Moskës Aleksi, kreu i Kishës Ortodokse Ruse duke  bërë thirrje për të përkrahur Serbinë.  Është gjithashtu për  të ardhur keq se asgjë nuk ka ndryshuar deri sot në politikën  nacionaliste dhe teokratike të Greqisë që nga periudha 1944-1945 kur  grekët ishin të parët në Evropën Juglindore mbas Luftës së Dytë  Botërore që kryen vrasje masive në Camëri, rajon i  banuar nga  shqiptarë, në veri-perëndim të shtetit të sotëm grek, dhe që e spastruan atë etnikisht nga shqiptarët, që nuk kishin fenë e grekëve.
  Është e logjikshme që vëllezërit e tyre të fesë, Serbët, të  përfitonin natyrshëm nga përvoja greke e viteve 1944-1945 në spastrimin  etnik të shqiptarëve dhe ta përdornin atë në shkallë të gjerë  kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin  1999.
    Mënyra si reagojnë grekët ndaj ëështjes së pakicave  kombëtare flet për një tendencë të fortë nacionaliste, të  sëmurë, e  ngritur në nivelin e politikës shtetërore dhe që bie ndesh me  tendencën e përgjithshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas regjistrimit  zyrtar të vitit 1951 në Greqi pakicat etnike në vend përbënin 2.6  deri 3.8 të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Si edhe në  rastin e jo grekëve të tjerë, edhe numri i shqiptarëve ishte mjaft i  zvogëluar në regjistrim. Sipas burimeve të tjera, në atë kohë të  paktën kanë qenë 350, 000 shqiptarë. Folës sllavë në  Greqi sot  numërohen deri në 300 mijë megjithëse shumica e tyre u detyrua të largohej gjatë dhe mbas luftës së dytë botërore e luftës civile.  Megjithëse fakti mbetet, edhe këto të dhëna të zvogëluara tej mase  janë mohuar nga autoritetet greke sa herë që dikush iu është  referuar. Vetë dy fakte, që janë prova të padiskutueshme të mungesës  së tolerancës greke ndaj pakicave kombëtare: Pak vite më parë,  Anastasia Karakasidou, e diplomuar në Universitetin e  Harvardit , iu  bënë kërcënime për ta vrarë së pari nga komuniteti grek në Shtetet  e Bashkuara dhe më vonë në Greqi  për shkak se ajo kishte folur për  praninë e një komuniteti maqedon në Greqi në librin e vet "Fusha  me Grurë, Kodra me Shkurre..." .Pothuajse në të njëjtën kohë,  Kristo Sideropulos, drejtues i "Lëvizjes së të Drejtave të Njeriut në  Maqedoni" u hodh në gjyq me akuzën se "kishte përhapur të dhëna jo  të vërteta që mund të sillnin shqetësime në  marrëdhëniet e  Greqisë me jashtë." Faji i tij ishte një deklaratë që ai kishte  bërë për maqedonasit në Greqi që shteti, i cili u mohonte ekzistencën,  u krijonte pengesa në ushtrimin e gjuhës dhe kulturës së tyre.
  Megjithëse nuk mund të mohohet fakti se Greqia është anëtare me të  drejta të plota e Bashkimit Evropian, sjellja e saj, në të kaluarën  dhe sot, që shumë pak ka të bëjë me vlerat perëndimore, po  ndihmon gjithmonë e më shumë njerëz të kuptojnë se ky vend është  shumë larg nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për sa u  përket mentalitetit, kulturës, si dhe tolerancës fetare dhe nacionale.

Në Greqi me qëllim ngatërrohen shtetësia,kombësia dhe feja     

Greqia dallohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së edhe për sa  i përket legjislacionit të brendshëm. Për shembull, shtetësia,  kombësia dhe feja ngatërrohen me qëllim në Greqi. Kushtetuta greke e  ndalon proselitizmin. Ka dispozita, sidomos Neni 20 i Ligjit për  Shtetësinë në Greqi, sipas të cilit imponohen sanksione, dënime me burg  dhe mohim të shtetësisë greke ndaj pjesëmarrësve të pakicave  fetare, që akuzohen për pjesëmarrje në të ashtuquajtura veprimtari  kundër helenizmit. Pavarësisht nga fakti se Neni 19-të i Ligjit për  Shtetësinë Greke është abroguar si rezultat i presionit  ndërkombëtar, në bazë të cilit qeveria kishte të drejtë tu hiqte  shtetësinë greke personave të quajtur alogjenë (banorë vendas me origjinë  jo-greke), Greqia nuk e ka bërë heqjen e Nenit prapaveprues për t'ua  kthyer shtetësinë personave që me pa të drejtë e kanë humbur  atë.  Gazeta britanike Financial Times citon Takis Michas, specialist  për çështjet sociale në gazetën e Athinës Eleftherotypia, të ketë  thënë se: "Greqia përfaqëson një shoqëri të mbyllur në vetvete.  Vlerat e ortodoksisë e përforcojnë këtë mentalitet. Ortodoksia e  shikon Perëndimin si rrezik, si vend ku kurdisen komplote kundër  saj," mentalitet i grekëve dhe serbëve ky, i cili e ka origjinën në  sizmën e hershme midis kristianizmit perëndimor dhe lindor. Kurse  historiani britanik Norman Davies shkruan në librin e tij "Evropa, një  Histori":"Që nga koha e kryqëzatave, ortodoksia e ka konsideruar  Perëndimin si burim i një shtypjeje më të keqe se  ajo e të pafeve." Ky  mentalitet shfaqet edhe në radhët e klerikëve grekë në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës. Sipas shtypit amerikan, kryepeshkopi Spiridon,  kreu i Kishës Ortodokse greke në Shtetet e Bashkuara është akuzuar  se  është përpjekur që frekuentimin e kishës tua ndalojë  ortodoksëve që ndjehen më shumë amerikanë se grekë.  Spiridon, i pari  udhëheqës i lindur në ShBA i kishës ortodokse greke, deklaron se  veprimtaria e tij synon të mbrojë traditat bizantine të kishës, duke  provuar kështu se është një nga grekët që mendojnë se akoma jetojnë  në perandorinë bizantine. Jeane Karthner i gazetës Liberacion  shkruan: "Para pak vitesh, grekët ishin në armiqësi me  shqiptarët,  maqedonët dhe bullgarët. Ata janë armiq të përhershëm të turqve, kurse  tani janë bërë armiq të amerikanëve, britanikëve, francezëve,  gjermanëve dhe pjesës tjetër të botës."Presidenti i Greqisë,Kostis  Stefanopolus është cituar të ketë thënë "Perëndimi është plot  me armiq." Nëse e bëjmë një analogji të përgjithshme mund të  përfundojmë se këto deklarata të kujtojnë një gjendje të brendshme  emotive, që ende ka rrënjë të thella në Ballkanin  Lindor, dhe se  nyja e përbashkët është tradita fetare. Kjo nyje e çelikos  aleancën e Greqisë me Serbinë.Ky mentalitet që ka çuar në fanatizëm nacionalist dhe fetar i ka shtyrë gjithashtu analistët të nxjerrin  konkluzionin e logjikshëm se  prania greke në Bashkimin Evropian dhe NATO  dhe organizata të tjera është anomali dhe paradoks. Greqia vazhdon  të jetë partner i vështirë, bile edhe sot e kësaj dite është delja  e zezë në Bashkimin Evropian, që herë pas here i nxjerr  probleme  të sajuara Evropës për shkak të qëndrimit të saj kapricioz ndaj  fqinjëve.

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-09-21 18:16:47
 
Isuf B.Bajrami 
TRAGJEDIA ĒAME DO TĖ THOTĖ: 
GJENOCID,SPASTRIM ETNIK,LUFTĖ FETARE,SHKELJE 
E TĖ DREJTAVE NJERĖZORE 
 
Ēėshtja ēame lindi si problem i mbrehtė nė marrėdhėniet midis dy vendeve,Shqipėrisė dhe Greqisė,qysh nė Kongresin e Berlinit mė 1878 dhe u pėrligj mbas vendimeve tė Konferencės se Ambasadorėve nė Londėr mė 1913,ku Ēamėria dhe viset e tjera tė Shqipėrisė iu shkėputėn me pa tė drejtė,duke i kėnaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje. 
Qė nga viti 1913 Ēamėria konsiderohet nga ne,tokė e pushtuar me dhunė nga Greqia.  
Ēėshtja Ēame ėshtė njė tragjedi kombėtare jo vetėm nė njerėz por edhe nė territore. Marrja e Krahinės sė Ēamėrisė kėsaj barriere pėr Greqinė i hapi dyert pretendimeve absurde tė shovinizmit grek pėr tė marrė hapėsira tė tjera shqiptare. 
 
Tragjedia Ēame njė padrejtėsi qė kėrkon zgjidhje 
 
Nė skajin mė Jugor tė Shqipėrisė sė sotme fillon krahina shqiptare e Ēamėrisė ose siē quhet sot nga administrata greke Thesproti. 
Ajo pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave etnike tė Epirit tė Jugut tė banuara prej shqiptarėve qė nga antikiteti (nga kohėrat Pellazgo-Ilire) e deri mė sot. 
Njė popull e njė vazhdimėsi territori etnik. Kėtė e dėshmojnė autorėt e lashtėsisė greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumė autoritete shkencore botėrore. Kėtė e vėrteton prezenca e gjallė,faktori njeri,shqiptar ne gjuhė,kulturė dhe tradita. 
Popullsia e Ēamėrisė ka qenė homogjene shqiptare 99% nė qytetet, 100% nė fshatra. Historikisht pėrkatėsia fetare e krahinės sė Ēamėrisė,ka kaluar nė njė proces tė gjatė ndryshimesh tė diktuara nga rrethana tė caktuara historike. Nga paganizmi,nė lashtėsi,nė katolicizėm nė shekujt e parė pas erės sė re deri nė shekullin trembėdhjetė-katėrmbėdhjetė. Prezencėn e besimit katolik nė Ēamėri e dėshmojnė emrat e shqiptarėve nė ato kohė,sidomos e princave tė saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania nė masė e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Nė kėto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine nė krahinėn e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinė kaloi nė ortodoksizėm. Deri nė fillim tė shekullit 18,popullsia e kėsaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kėsaj periudhe fillon procesi i islamizmit nė mes tė shqiptarėve. Si rezultat i kėtij procesi sipas tė dhėnave statistikore tė administratės turke,50% e popullsisė shqiptare u kthyen nė besimin islam dhe 50% ruajtėn besimin ortodoks. Rreth kėtyre shifrave nė dėm tė etnisė shqiptare ėshtė spekuluar deri mė sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratės sė Turqve tė rinj dėshmon se nė kėtė krahinė jetojnė 83.898 shqiptarė mysliman dhe ortodoks. Ndėrsa Vjetari statistikor i qeverisė greke i vitit 1936 shėnon se nė Ēamėri banojnė vetėm 26.000 shqiptarė duke mos pėrmendur shqiptarėt ortodoksė tė cilėt qeveria greke i konsideron si grekė. 
Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) qė u bė nė 1944-1945 nė krahinėn e Ēamėrisė u dėbuan me dhunė 30.000 shqiptarė mysliman tė cilėt gjetėn strehė nė Republikėn e Shqipėrisė ku jetojnė edhe sot. 
Kjo popullatė sot kap shifrėn mbi 150,000 vet,shifrėn e cila shpjegohet me natalitetin e lartė tė kėsaj popullate mbas gjenocidit. 
Ndėrkohė qė nė Ēamėri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarėve tė besimit ortodoks kap shifrėn 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon tė vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese qė ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencės sė etnive nė territorin grek. 
Dėshmi e pakontestueshme pėr prezencėn e shqiptarėve ortodoks sot nė Ēamėri (Greqi)ėshtė edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore qė kanė me ta Ēamėt mysliman,sa do tė pėrpiqen e ta mohojnė kėtė prezencė qarqet greke.  
Me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 kjo Krahinė ju shkėput trungut amė dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithė rezistencėn dhe kundėrshtitė e veta historike,popullata autoktone e Ēamėrisė,ju nėnshtrua fatit tragjik tė saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nėn Greqi. 
Fati i minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė pėrbėn njė tragjedi kombėtare shqiptare jo vetėm nė territore,por edhe nė njerėz. 
 
Politika dhe qėndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik 
shqiptar nė Ēamėri 
 
Mbas aneksimit tė Ēamėrisė mė 1913 deri mė sot popullsia e saj gjatė tėrė viteve nėn shtetin Grek nuk ka gėzuar asnjė tė drejtė njerėzore e kombėtare qė i takon.  
Qarqet zyrtare greke mbėshtetur nė Konceptin absurd tė mohimit tė ekzistencės sė grupeve etnike nė territorin e saj,kanė ndjekur njė politikė shoviniste tė drejtuar nė dy drejtime. 
1. Ndaj shqiptarėve tė besimit ortodoks,politikėn e asimilimit,duke i privuar nga ēdo e drejtė etnie,kulture,apo gjuhėsore,duke i konsideruar grek,pra ngatėrronin me qėllim fenė dhe kombėsinė,veprim qė e bėjnė edhe sot ndaj shqiptarėve duke pretenduar se tė gjithė ortodoksėt janė grek. 
2. Ndaj shqiptarėve tė besimit islam aplikuan politikėn e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninė. Nė shumė raste me qėllim i kanė konsideruar turko-ēam dhe jo shqiptaro-ēame. 
Kjo tragjedi e projektuar afro njė shekulli mė parė,nga Greqia ju arrit qėllimit nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore mė 1944-1945 kur banda kriminale tė Gjeneralit famėkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik tė shqiptarėve mysliman tė Ēamėrisė. 
 
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshėm i shqiptarėve nė Ēamėri 
 
Pėr tė realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjėherė nuk e respektuan popullatėn shqiptare tė Ēamėrisė duke u treguar mosmirėnjohėse ndaj ndihmesės sė vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinė kanė dhėnė historikisht nė shekuj pėr popullin grek. 
1. Fill mbas aneksimit ajo ka nėnshtruar me dhunė popullatėn e pafajshme shqiptare,duke vrarė me pabesi 72 burra nga paria e kėsaj krahine mė 1913 nė vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),tė cilėt kishin shkuar pėr bisedime me palėn greke,si dhe dhjetėra e dhjetėra njerėzve tė tjerė tė pafajshėm. 
Pėr tė ndalur persekutimet e qeverisė greke kundėr popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,mė 8 qershor 1913,patriotėt ēam kanė protestuar pranė qarqeve Evropiane. 
2. Ajo qė tmerroi ēamėt si veprim vdekjeprurės pėr Ēamėrinė ishin pėrpjekjet satanike tė qeverisė greke mė 1923-1924 pėr t’u pėrfshirė edhe ēamėt myslimanė midis Turqve myslimanė qė banonin nė Greqi,tė cilėt sipas marrėveshjes sė Lozanes,Janar 1923,midis Turqisė dhe Greqisė,do tė shkėmbeheshin me Grekėt e Anadollit. 
Qeveria greke duke e shkelur nė mėnyrė flagrante kėtė marrėveshje nuk ju pėrmbajt deklaratės tė pėrfaqėsuesit tė saj nė Lozan Kalamanos,mė 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndėrmend ti fuste nė shkėmbim “myslimanėt me origjinė shqiptare”,pėr tė cilėt ai vetė kishte propozuar se “banojnė me njė krahinė tė pėrcaktuat fare e qartė – Epirin”dhe se”ndėrsa janė bashkė fetarė me Turqit,nuk janė aspak bashkatdhetarė tė tyre”. 
Komisioni greko-turk ( nė mars 1924),vendosi qė kundrejt popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,njė realitet etnik dhe historik qė njihej edhe nga pala greke,tė mos zbatoheshin kurrfarė procedurash apo formalitetesh nė kuadrin e shkėmbimit tė popullsisė greko-turke. 
Nė kundėrshtim me realitetin historik dhe marrėveshjeve tė arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcė kėmbimin (si skllevėrit zezak nė mesjetė) tė ēamėve qė arrijnė disa dhjetėra mijėra vetė,duke realizuar nė atė kohė njė pjesė tė planit tė harruar pėr njė spastrim etnik tė “minoritetit”etnik autokton nė trojet e veta. 
3. Me ardhjen nė fuqi tė qeverisė fashiste tė Joani Metaksanit mė 1936,gjendja e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė u rėndua mė shumė. 
Kjo qeveri zbatoi njė politik diskriminimi tė paparė. Vazhdoi kolonizimi me grekė me qėllim ndryshimin e raporteve tė popullsisė. Ndėrrimi i emrave shqip tė vendbanimeve tė shqiptarėve me emrat grek. 
Aplikoi njė gjenocid tė vėrtetė,arrestime,internime,konfiskime tė pasurisė.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bėrė jetėn e shqiptarėve tė padurueshme. 
4. Gjendja nė Ēamėri u bė mė e turbullt dhe mė e rėndė sidomos nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė prag tė pushtimit tė Greqisė nga Italia fashiste,Qeveria Greke bėri mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullatės pėr luftė. Shqiptarėt e Ēamėrisė si nėnshtrues tė kėtij shteti i kėrkuan qeverisė sė atėhershme greke qė t’i mobilizonte edhe ata nėn armė pėr ta luftuar armikun e pėrbashkėt. 
E “prekur” thellė nga ky gjest liridashės i ēamėve,qeveria greke i falėnderoi ata dhe i mobilizoi,por nė vend tė armėve u dhanė kazma e lopata duke i ēuar nė prapavijė pėr tė bėrė punime tė dorės sė dytė. 
Qeveria Greke me kėtė veprim mosbesimi tė demonstruar hapur e fyen rėndė gatishmėrinė e ēamėve dhe i distancoi prej saj me qėllim tė paramenduar,pėr tė akuzuar mė vonė ēamėt myslimanė si bashkėpunėtorė me pushtuesin.  
5. Me pushtimin e Greqisė nga Italia autoritetet greke nga frika dhe pėr ēka kishin bėrė ndaj popullatės tė pambrojtur ēame,urdhėruan internimin me forcė tė meshkujve nga 14 vjeē e lartė nė kampet e pėrqendrimit nė ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj. 
Gjatė rrugės pėr nė internim qarqet zyrtare greke pėrpunuan psikozėn se ata ishin robėr lufte qė u kishin vrarė djemtė popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njėkohėsisht pėr tė maskuar tė vėrtetėn,si tė pafajshėm tė marrė me forcė nga shtėpitė e tyre dhe jo nga fronti i luftės. 
Gjatė internimit nė kampe tė tipit Mathuazen,ēamėt u keqtrajtuan deri nė njė zhdukje fizike gradualet tė tyre. 
Ndėrkohė nė Krahinėn e Ēamėrisė kishin mbetur gra,pleq e fėmijė tė pambrojtur duke u bėrė pre e vrasjeve,grabitjeve,pėrdhunimeve nga bandat kriminale greke. 
Kur u kthyen nga internimi ēamėt me shpirtin e tyre tė durueshėm pėr tė mos acaruar e thelluar mynxyrėn qė po ju kanosej nuk ndėrmorėn asnjė veprim tė hakmarrjes por filluan vetėmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugėn e pajtimit. Kėtė e dėshmojnė vetė historianėt grekė serioz e tė ndershėm,dhe qytetarėt e tjerė tė kėsaj krahine. 
 
Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimė i shqiptarėve etnik (mysliman) 
nga vendbanimet e tyre historike 
 
Mė 27 qershor tė vitit 1944 nė krahinėn e Ēamėrisė,ndaj popullatės shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit qė ēoj nė spastrim etnik tė kėsaj popullate martire. 
Bandat kriminale tė shovinizmit grek derdhen mbi kėtė krahinė mizorit mė tė pashembullta tė njerėzimit. 
Barbarizmat qė ndodhėn nė kurrizin e kėsaj popullate tė pafajshme kalojnė ēdo cak njerėzor. Vrasje,pėrdhunime,groposje pėr sė gjalli. Prerje tė organeve tė ndryshme trupore,hundė,vesh,etj. Gra me gjinjtė tė prera e tė masakruara,fėmijė tė djegur nė furrė,gra shtatzėna me barkė tė ēarė. 
Nė qytetin e Paramithisė ditėn e martė tė 27 Qershorit 1944 qė ėshtė dita e“Shėn Bartolomeut”pėr gjithė Ēamėrinė brenda 24 orėve u vranė mbi 600 burra,gra e fėmijė. 
Nė Filat gjatė periudhės qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranė 1286 persona. 
Nė Gumenicė u vranė 192. 
Nė Margelliq e Pargė 626 persona,etj. 
Ka me qindra tė tjerė tė paidentifikuar e tė zhdukur pa lėnė gjurmė. 
Janė grabitur tė gjitha llojet e orendive shtėpiake nė masė ( fshatrat e Ēamėrisė kanė qenė tė pėrmendura pėr pajisjet e shtėpive)etj. 
U shkatėrruan 68 fshatra; 
U dogjėn dhe u rrėnuan 5800 shtėpi; 
U shkatėrruan tė gjitha objektet e kultit si dhe u grabitėn pasurit,prona tė kėtyre kulteve (mbi 80 xhami). 
Kjo ėshtė pasqyra e barbarizmave shoviniste greke. 
 
 
PASQYRĖ MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNIMESH 
TĖ KRYERA NGA SHOVINISTĖT GREKĖ TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ĒAMĖRISĖ GJATĖ VITEVE 1944-1945 
Banorė tė masakruar G r a 
 
________________________________________________________________ 
Tė moshuar Gra Fėmijė nėn 3 vjeēe tė dhunuara tė grabitura 
e tė rinj 
________________________________________________________________ 
2900 214 96 32 745 76 
________________________________________________________________ 
GRABITJE PASURIE 
________________________________________________________________ 
Vaj ulliri Drithėra kafshė pune Bagėti 
__________________________________________________________________ 
00/kg Kv 00/kg tė imta tė trasha 
__________________________________________________________________ 
84752 67434 4453 46 435 5 137 
__________________________________________________________________ 
 
Terrori ishte i pėrmasave tė tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane tė braktisė pėr shkak tė dhunės,trojet e tė parėve tė tyre mijėvjeēare duke gjetur strehė nė Republikėn e Shqipėrisė mbas marsit tė vitit 1945. 
Mbi pėrmasat e kėsaj tragjedie dhe qėllimin e saj e dėshmojnė qartė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme edhe misionet anglo-amerikane qė vepronin nė kėtė kohė nė Greqi dhe nė Shqipėri.  
 
Pėrpjekjet pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen Ēame 
 
Mbas dėbimit tė dhunshėm,emigrantėt ēamė qė rezultonin me nėnshtetėsi greke e nėn kombėsi shqiptare,u organizuan nė Shqipėri menjėherė gjatė vitit 1945 dhe nėn drejtimin e Komitetit Antifashist Ēam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndėrkombėtare si dhe shtetin amė lidhur me tragjedinė e tyre dhe kėrkesat e tyre tė ligjshme. 
Qeveria e re shqiptare,e pas luftės iu drejtua konferencės sė Paqes nė Paris dhe Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm tė Fuqive Aleate jo vetėm duke pėrkrahur gjendjen rrėqethėse tė ēamėve,por edhe duke kėrkuar riatdhesimin e ripronėsimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme qė mbrohej edhe nga vendimet e atėhershme ndėrkombėtare pėr tė drejtat e pakicave kombėtare. 
 
Tabloja e mjerimit tė ēamėve dhe kėrkesat e tyre u parashtruan edhe nė Konferencėn e Parisit (1946) prej Ministrit tė Jashtėm Shqiptar. 
 
Megjithatė,pėrpjekjet mė tė mėdha pėr ta ndėrkombėtarizuar problemin dhe pėr ta tėrhequr pėrkrahjen e fuqive Aleate i bėri Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar Ēam,si pėrfaqėsuesi mė i drejtpėrdrejtė i popullatės ēame. 
Janė tė shumta Memorandumet dhe telegramet e protestės,qė u ka dėrguar Fuqive Aleate dhe forumeve pėrkatėse si Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė Londėr e New-York,Kryesisė sė Ministrave tė Jashtėm Aleate nė Londėr e Moskė,Konferencės sė San Franciskos,Qeverisė sė Anglisė,Amerikės,Bashkimit Sovjetik,Dhomės sė Deputetėve nė Uashington,Londėr e Moskė,Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut ,etj. 
Kėto mbeten kėrkesa dhe protesta pa pėrkrahje e pa pėrgjigje. Pėrgjigje dhe pėrkrahje nuk i dhanė as pėrfaqėsuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave qė morėn pjesė nė Kongresin e Dytė Ēam qė u mbajt nė Vlorė (Shqipėri mė 1945) dhe qė e panė me sy Katastrofėn e kėsaj popullate. 
Nė vitin 1946-1947 Komisioni Ndėrkombėtar Hetimor i OKB-sė gjatė verifikimit tė kėsaj tragjedie nė tė dyja anėt e kufirit shtetėror konkludoi me fakte dhe dėshmi tė gjalla mbi pėrmasat dhe realitetin e masakrave dhe tė kėsaj tragjedie tė dhimbshme. 
Mbas kėsaj,vetė Forumi Ndėrkombėtar i UNRRA-sė duke e kategorizuar popullatėn ēame tė dėbuar si emigrante,dhe njė ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarė USA dhe ndihma tė tjera materiale pėr mijėra refugjatė tė pa bukė dhe tė pastrehė ēam. 
Ndėrkohė qė ēamėt shpresonin pėr njė zgjidhje tė drejtave legjitime,pėrpjekjet e tyre u pasuan me njė heshtje tė pa tolerueshme. 
Kjo periudhė ( 1947-1990)ėshtė njė nga aktet mė tė rėnda tė kėsaj tragjedie. Njė heshtje e tillė me shkaqe dhe pasoja tė thella ende ėshtė enigmė. 
 
Qėndrimi zyrtar grek mbas dėbimit tė myslimanėve nga 
Ēamėria 
 
1. Ndaluan me dhunė ēdo pėrpjekje pėr ta ruajtur identitetin e origjinės sė popullatės shqiptare tė besimit ortodoks tė cilėt banojnė sot e kėsaj dite nė Ēamėri (Thesproti).Ndalohej pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe tė flitet nė mjediset urbane dhe njė sėrė masash tė tjerat asimiluese me qėllim qė tė humbasin vetėdijen e origjinės sė tyre kombėtare. 
Si rezultat i kėsaj politike asimiluese shtypėse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot tė vetė deklarohet nė Ēamėri. 
2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni pėr ndryshimin e strukturave demografike tė Ēamėrisė,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve tė ēamėve tė pėrndjekur. Qėllimi qė krahina e Ēamėrisė tė ndryshoj fizionominė,por edhe pėr faktin tjetėr se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim qė kjo krahinė tė mbetej nėn duart e ēamėve ortodoks. 
3. Pronat dhe pasuritė e ēamėve tė dėbuar pjesėn mė tė madhe tė tyre qeveria greke ua ka dhėnė nė pėrdorim kėtyre kolonėve por pa tė drejtė tapie. 
4. Qeveria e sotme greke ndjek njė politikė diskriminimi ndaj ēamėve nė Shqipėri duke i penguar pėr ti parė vatrat e tyre . 
Ajo i frikohet tė vėrtetės ,ringjalljes tradicionale tė vėllamėrisė,midis ēamėve ortodoks dhe myslimanė. 
5. Ndryshoi pėrfundimisht toponomastikėn shqipe me grekė nė vendbanimet e shqiptarėve nė Ēamėri. 
 
Demokratizimi nė Shqipėri dhe trajtimi i problemit 
 
Si rezultat i pluralizmit nė Shqipėri,nė janar 1991 u krijua Shoqėria Politike Atdhetare “Ēamėria”si vazhduese e pėrpjekjeve dhe aspiratave tė popullatės martire tė Ēamėrisė. 
Problemi i Ēamėrisė ėshtė nė programin e shumicės sė partive politike nė Shqipėri tė cilat po bėjnė pėrpjekje pėr zgjidhjen e kėtij problemi nė pėrputhje me frymėn e standardet e dokumenteve ndėrkombėtare tė OKB-sė,KSBE-sė,e Kėshillit tė Evropės mbi tė drejtat e njeriut. 
Qeveria greke dhe personalitetet e larta tė saj deri tani kanė mbajtur njė qėndrim mohues. 
Sipas qėndrimit zyrtar grek,ēamėt myslimanė nuk do tė lejohen tė kthehen nė Greqi,”sepse kanė bashkėpunuar me okupatorėt italo-gjermanė nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe si tė tillė ata janė kriminel Lufte dhe janė dėnuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranė,maj 1992). Kjo ėshtė njė “hipotezė” sa e pa vėrtetė aq edhe e falsifikuar. 
Tė konsiderohesh ēamėt “kriminel”nė njė kohė kur ata kanė derdhur gjakun,bashkė me grekėt,pėr ēlirimin e pėrbashkėt,ėshtė krim i inskenuar politiko-diplomatik. 
 
Ēamėt nuk kanė bashkėpunuar me okupatorėt tė ēfarėdolloj 
qofshin por janė viktima tė tyre. 
 
Nė qoftė se nė Ēamėri ka pasur disa dhjetėra “Kolaboracionalistė” (fenomen qė ėshtė vėrtetuar pėr tė gjitha shtetet qė janė pushtuar nga nazifashizmi,gjatė Luftės sė Dytė Botėrore)nė Greqi si tė tillė kanė qenė 30.000 veta me gjeneral Ralisin nė Krye. 
Askush ata sot nuk i akuzon nė Greqi,pėrkundrazi janė rehabilituar me amnistinė e pėrgjithshme qė ka bėrė ky shtet. 
Ėshtė fakt historik se ēamėt janė rreshtuar ndėr tė parėt nė rezistencėn greke kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt (nė radhėt e ELAS-it dhe EAM-it). 
Ekzistojnė dokumente e dėshmi tė pakundėrshtueshme mbi tė vėrtetėn e tragjedisė ēame. 
Ekzistojnė dokumente tė RAJH-ut gjerman qė dėshmojnė se Napolon Zerva njė nga pėrgjegjėsit kryesore tė gjenocidit ndaj ēamėve ka qenė bashkėpunėtor i Gestapos Gjermane. 
Nuk mund tė fajėsohet njė popullatė prej 30.000 vetė sepse ,sipas gjyqeve speciale politike tė inskenuara e nė mungesė tė ēamėve tė dėbuar se janė dėnuar sipas ligjeve greke 1930 vetė. 
Ky qėndrim zyrtar grek nuk ėshtė aspak nė nderin e Qeverisė “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnė sot si fajtore pėr kėto tragjedi,por nuk ėshtė aspak humane qė tė bėhesh bashkėfajtor me autorėt e njė tragjedie nga mė tė rėndat e pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė duke pėrdorur akuza falėse e tė fshehėsh qėllimin e vėrtetė. Kjo tragjedi pėr sa kohė do tė qėndroj pezull ajo edhe mė shumė do tė rėndoj ndėrgjegjen e popullit grek. 
 
Problem qė pret zgjidhje. 
 
Popullsia shqiptare e martirizuar e Ēamėrisė sot nė Evropėn e dimensionit humane kėrkon pėrpara tė gjitha forumeve ndėrkombėtare. Pėrpara tė gjitha qarqeve shtetėrore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-sė e mė gjerė, i drejtohet Qeverisė dhe Popullit Grek pėr pėrkrahje dhe zgjidhjen e drejtė tė kėrkesave tė saja legjitime e njerėzore: 
1. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Demokratike si anėtare e Komunitetit Evropian,anėtare e 12-shes Evropiane,si shtet qė ka firmosur tė gjitha Aktet Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombėtare,tė njohin tė drejtat tona tė mohuara. 
2. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė pranojnė realitetin historik tė “Ēėshtjes Ēame”. 
3. Tė njihen tė drejtat juridike e civile tė ēamėve tė dėbuar mė 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,tė drejtėn mbi pasuritė dhe pronat e ligjshme tė tyre. 
4. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė lejoj dhe mundėsoje Qarkullimin e lirė tė kėsaj popullate pėr tė parė vatrat e tė parėve.  
 
 
Gjilan,Prill 2005 
 
 
 


International
English
Faqe interaktive