Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Kallėzim penal kundėr ish-Kryeministrit Fatos Nano
Kallėzim penal kundėr ish-Kryeministrit Fatos Nano PDF Print E-mail
04 Korrik 2007

Ibrahim Kelmendi - Brühler Str. 1, D – 50968 Köln (Gjermani)

Prokurorisë se Përgjithshme të Republikës se Shqipërisë – Tiranë,
Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Tiranë,
 
- Për informim edhe medieve shqiptare -

 
Lënda: Kallëzim penal kundër ish Kryeministrit Fatos Nano, shtetas shqiptar, me banim në Tiranë.

Në pamundësi për të qenë për momentin në Republikën e Shqipërisë;
Në mungesë të njohjes se ligjeve përkatëse të Republikës se Shqipërisë;
Duke u mbështetur në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
 
Bëj kallëzim penal kundër z. Fatos Nano, ish Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shpërdorim të përgjegjësisë se kryeministrit të Republikës se Shqipërisë, për shkak se në  mars të vitit 1998 urdhëroi Drejtorin e përgjithshëm të policisë se Republikës se Shqipërisë, z. Sokol Bare, që të privoj përdhunshëm nga e drejta elementare  për t’u ushqyer (për të ngrënë bukë) rreth 1.400 burra të arratisur nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

 

Arsyetim:
 
Në gjysmën e dytë të marsit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake serbe sulmuan Krahinën e Dukagjinit në Republikën e Kosovës dhe  ndërmorën krime të përmasave të mëdha ndaj popullsisë se atjeshme civile, rreth 1.400 burra të  Kosovës brenda një nate u arratisen në Rrethin e Tropojës në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë këta u vendosen në një kullë të zbrazët dhe në livadhet rreth kësaj  kulle, ndoshta në Fshatin Viçidol të Rrethit të Tropojës. Këta burra të tmerruar, të lodhur nga udhëtimi i gjatë në këmbë dhe të uritur, sapo arritën ilegalisht në atë vend, u rrethuan nga policia e Bajramcurrit. Kur rrjeti i logjistikës i UÇK-së u përpoq t’i furnizonte me bukë këta të arratisur, të lodhur e të uritur, policia  ua ndaloi dhënien e bukës, me shpjegim se ishte dhënë urdhri që me dënim urie të detyroheshin të regjistroheshin si refugjatë lufte dhe të shpërndaheshin nga ai vendstrehim. Meqë gjendja ishte alarmante, nga rrjeti i logjistikës se UÇK-së në Tropojë (konkretisht nga  Ilir Konushevci / Mërgimi), u informova përmes telefonit satelitor që  të shkoj nga Tirana, ku gjendesha për momentin, për të  ndërmjetësuar te policia e Bajramcurrit që të lejonin t’u jepej  bukë të arratisurve. Rreth orës 22,00 luta z. Perlat Gojçi (shtetas shqiptar, me banim në Tiranë), që të na voziste mua dhe z. Gafurr Elshani (atëherë anëtar i Kryesisë se LPK-së, tani avokat në Prishtinë) deri në Bajramcurr. Z. Perlat Gojçi na voziti me xhipin e tij (nëpër Qafë të Malit) deri në Bajramcurr dhe atje arritëm rreth orës pesë të mëngjesit. Nga Ilir  Konushevci dhe të tjerë veprimtarë të  rrjetit të logjistikës se UÇK-së u informuam për gjendjen e  llahtarshme të të  arratisurve. Gjithashru na informuan për rrethimin e të  arratisurve nga policia dhe për bllokimin (konfiskimin) nga polici  e dy  xhipave (foriostradave) të UÇK-së, të ngarkuar përplot me bukë  dhe djathë. Kështu rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova u  privuan nga e drejta elementare për t’u ushqyer dhe tani po vua!  ni nga uria.
Nga Bajramcurri shkuam të vendstrehimi i rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova. Atje policia na lejojë të  kapërcenim rrethimin  policor për t’i takuar të arratisurit, me kusht që me vete të mos  kishim bukë për t’ju dhënë të a rratisurve, meqë kishin urdhrin  për të ndaluar këdo që do përpiqej t’u jepte bukë të arratisurve. Kur iu afruam  vendstrehimit të te arratisurve pamë gjendje të  llahtarshme. Meqë ishte mëngjes i hershëm (rreth orës gjashtë), pamë   mbi një mijë veta të shtrirë në livadh, rreth kullës se atyshme,  meqë vetëm rreth katërqind veta kishin mundur të  strehoheshin brënda  në kullë. Bënte ftohtë. Të arratisurit, të shtrirë përtoke nga  lodhja, uria e pagjumësia, vetëm se  kolliteshin nga ftohja që  kishin marrë nga toka dhe nga të ftohtit. Për të përballuar udhëtimin  e gjatë e të rrezikshëm,  ata nuk ishin të veshur trashë. Ajo pamje  ishte vërtetë llahtariste...
Prej aty u kthyem në Bajramcurr dhe rreth orës tetë të mëngjesit takuam Shefin e policisë, z. Januz Hyka (me sa mbaj m end). Ia  përshkruam gjendjen që pamë dhe e lutem që të lironte dy xhipat e  konfiskuar, që t’ua dërgonim të  arratisurve të uritur e të plevitosur. Ai  refuzoi lutjen tonë, me arsyetim se e kishte urdhëruar Drejtori i  përgjithshëm i  policisë, z. Sokol Bare, që të mos lejonte furnizimin  me bukë, në mënyrë që të arratisurit të detyroheshin nga uria  që  të regjistroheshin si refugjatë. Nga zyra e shefit të policisë  në Bajramcurr, përmes telefonit satelitor që dispononte rrjeti i  logjistikës i UÇK-së, u lidha me z. Fatos Klosi, atëherë shef i  SHIK-ut. Ia paraqita gjendjen dhe e luta për ndihmë. Ai  shfaqi habi dhe  keqardhje dhe u lidh me z. Hyka për ta lutur që të lejonte t’u  shpihej të arratisurve buka e konfiskuar.  Por z. Hyka u arsyetua se nuk mund  të shkelte urdhrin e eprorit të tij, z. Sokol Bare. Të njëjtën  lutje ia bëri disa herë edhe shefi i Degës se SHIK-ut n!  ë Tropojë, me arsyetim se ai nuk ishte në dijeni të një urdhri  të tillë.
Sërish shkuam në vendstrehimin e të arratisurve. Luta që të  tuboheshin dhe të zgjidhnin tre veta që do të përfaqësonin  të  arratisurit në komunikim me organet shtetërore të Republikës se  Shqipërisë. Në atë moment, me gjithë fuqinë e  zërit, mbajta një fjalë  rasti, për t’u dhënë shpresë dhe forcë morale për të përballuar  urinë dhe të ftohtit.
Nga mesi i atyre të arratisurve u afrua një burrë trupmadh dhe m’u  lut që t’ia mundësoja lidhjen përmes telefonit  satelitor me  Zyrën (Ambasadën) e Qeverisë se Republikës se Kosovës në Tiranë. Ai u  prezantua me emër e mbiemër  (që fatkeqësisht ia paskam harruar),  me profesion mësues anglishte, nga Fshati Junik, Kryetar i LDK-së për  Junikun. Ia mundësova lidhjen me Shefin e Zyrës, z. Ramajli, dhe  meqë aparati satelitor kishte parlofon, mundëm të dëgjonin  shumë veta  bashkëbisedimin e tyre. Personi në fjalë ia paraqiti gjendjen e  llahtarshëm z. Ramajli dhe e luti për  ndihmë. Ai u përgjigj tepër  brutalisht, se nuk ishte kompetent për t’i ndihmuar...
U zgjodhën tre veta që t’i përfaqësonin ata të arratisur.  Policia lejoj që t’i merrnim me vete në Bajramcurr, për të lutur z.  Hyka që të lejonte të arratisurit e uritur të ushqeheshin me bukë. Gjithë dita na kaloi duke lutur z. Hyka dhe duke  komunikuar me  Tiranën, por kot. Në mbrëmje, rreth orës 19.00, një polic trupmadh, për  të cilin thonin se ishte  komandant, duke ndjerë keqardhje për  gjendjen e krijuar, më ndau anash dhe më sugjeroi që të merrja z. Hyka  dhe t  niseshim me te për në Tiranë, me mendim se do provonte të  dërgonte natën xhipat me bukë të arratisurve, tashme  skajshmërisht  të uritur e të plevitosur. Ishte mbrëmja e ditës se tretë të urisë  se përdhunshme.
E luta z. Hyka të udhëtonim për në Tiranë që të shihnim  mundësitë nëse do hiqej bllokada e urisë. U arsyetua se nuk  kishte me se  të udhëtonte. Iu luta që të gjente ndonjërin në Bajramcurr, që  kishte xhip dhe që pranonte të na voziste  me pagesë për Tiranë. Gjeti  njërin që kishte xhip të mirë, me gjasë me emrin Fatmir Arifi.
  Ai kërkoi, me sa mbaj mend, 300 USD. U nisem, por z. Hyka nuk harroi  t’i merrte me vete çelësat e xhipave të  UÇK-së, të ngarkuar me  bukë e djathë dhe të bllokuar në oborr të ndërtesës së policisë.  Kjo e hidhëroi komandantin e policë, që kishte ndërmend të  shpinte bukën natën, kur do udhëtonim z. Hyka dhe unë. Për këtë nisje  me telefon satelitor informova z. Fatos Klosi dhe e luta të na priste  nga mesnata, bashkë me z. Sokol Bare dhe mundësisht të  kontaktonte edhe Kryeministrin Nano për hallin e shkuarjes tonë.
Në Tiranë arritëm pas orës 12.00 të mesnatës. Z. Klosi na priti  në zyrën e tij në selinë qendrore të SHIK-ut në Tiranë.  Informoi  edhe z. Sokol Bare, i cili pas pak erdhi. Z. Hyka paraqiti gjendjen e  rënduar të rreth 1.400 të arratisurve nga  Kosova. Z. Klosi dhe z.  Bare ishin përpjekur të kontaktonin Kryeministrin Nano, por nuk po ua  hapte celularin (siç  informuan ata). Biseduam rreth një orë dhe z.  Bare arsyetohej se nuk guxonte të shkelte vendimin e eprorit të tij,  Kryeministrit Nano. Edhe z. Klosi e luste z. Bare, me shpjegim se ai nuk  ishte i informuar për një vendim të tillë. Gjatë bisedave u rrit  tensioni dhe z. Bare më bëri me dije se do më arrestonte që aty. Z.  Klosi u fjalos, duke i thënë se miku  nuk mund të arrestohej në zyrë  të tij, pasi do delte besëprerë...
Nga zyra e z. Klosi, z. Hyka unë dhe shoferi, u nisëm për  Bajramcurr. Pronari dhe shoferi i xhipit, kur mësoi hallin dhe  gjendjen, nuk  pranoi të merrte dollarë as për karburant, me shpjegim se edhe ai do  jepte kontribut patriotik për luftën  çlirimtare të Kosovës. Po  udhëtonim të mërzitur e të mllefosur, meqë nuk kishim mundur të  zgjidhnim asgjë. Rreth  orës 10.00 të ditës se katërt të urisë, z. Hyka urdhëroi  policinë të mblidheshin në oborr të ndërtesës se policisë në  Bajramcurr. Ai urdhëroi policët të forconin rrethimin e të  arratisurve, me shpjegim se ashtu e kishte urdhëruar z. Bare.  Me atë rast mora  fjalën unë dhe ju drejtova rreth 100 policëve të pranishëm, duke u  thirr me patetikë e romantizëm në  traditën bujare të malësorëve  të Malësisë se Gjakovës (Tropjës) dhe policët reaguan me dorëzim  të shërbimit  policor (dezertuan).

Pas rreth dy orëve, me gjasë i  informuar për gjendjen e krijuar, z. Bare dërgoi me helikopter   njësitin policor “brisku” (siç e quanin atëherë një polici speciale).  Në zyrën e z. Hyka hyri komandanti i atij njësiti dhe  pas  prezantimit pyeti  shefin Hyka se ku mund të gjendej z. Ibrahim Kelmendi. U  paraqita, meqë gjendesha në zyrë. Ma komunikoi vendimin  për arrestim.  Ia ktheva gjithë emocione, se po të ishte shqiptar nuk do më  arrestonte. Ai ma ktheu se ishte shqiptar  Labërie dhe krenar. Kur u i!  nformua se për çfarë behej fjalë, urdhëroi z. Hyka të ia jepte  çelësat e xhipava të bllokuar  dhe e shpuri bukën tek të arratisurit  e uritur për vdekje, duke thyer urdhrin që kishte dhënë Kryemin  Nano, përmes  Drejtor Sokol Bare...

Gjykoi se me këtë rast z. Nano, nëse vërtetë e ka urdhëruar z.  Bare, ka shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e  Njeriut dhe ligjet  përkatëse, pasi edhe robi i luftës dhe krimineli i arrestuar, nuk  mund të dënohen me uri, gjegjësisht  nuk mund të privohet nga e  drejta për t’u ushqyer.
 
(Dëshmitarë: Rreth 1.400 të arratisurit e atëhershëm nga Kosova,  z. Fatos Klosi / Shef i SHIK-ut në Tiranë, Shefi i Degës se SHIK-ut  në Tropojë, të gjithë policët e atëhershëm të Degës se  policisë në Bajramcurr, Qerim Kelmendi, Fanol  Bardhi dhe dhjetëra të tjerë  të sektorit të logjistikës se UÇK-së në Tropojë, z. Sokol Bare  / drejtor i përgjithshëm  dhe z. Ilir Çano, zv.drejtor i Policisë se  Republikës se Shqipërisë, pronari dhe shoferi i xhipit, z. Fatmir  Arifi, që na voziti nga Bajramcurri në Tiranë dhe anasjelltas, z.  Perlat Gojçi, e të tjerë.).
 
Në fillim të gushtit 1998 Kryesia e LPK-së (Bedri Islami / Kryetar,  Bardhyl Mahmuti / Nënkryetar, Ali Ahmeti / anëtar,  Jashar Salihu /  anëtar, Agush Buja / anëtar dhe unë, Ibrahim Kelmendi, anëtar) u prit  nga Presidenti Rexhep Mejdani.  (...) Pasditen e të njëjtës ditë  kishim të caktuar pritje edhe nga Kryeministri Nano. Mua në mesditë  m’u desh të fluturoj  për në Cyrih të Zvicrës. Kryesia kishte  marrë vendim të shkarkonte z. Xhavit Haliti / Zekën, të cilin e kishte  emëruar me  herët se përfaqësues të LPK-së dhe të UÇK-së në  Republikën e Shqipërisë, dhe në vend të tij kishte emëruar Ramiz  Lladrovcin dhe Halil Selimin. Për këtë vendim Kryesia kishte ndërmend  të njoftonte Kryeministrin Nano. Meqë  nuk munda të merrja pjesë në  takim, Kryetari Bedri Islami dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë se  LPK-së më informuan, se z. Nano nuk e kishte pranuar shkarkimin e  Xhavit Halitit dhe se kishte shfaqur kërcënimin, se po provuam të  shkarkonim Xhavit Halitin, do merrte vendim që të bllokonte gj! ithë sektorin e logjistikës se UÇK-së në Shqipëri. Këtë  kërcënim kushtëzues të z. Nano dhe mosdëgjimin e Xhavit Halitit për të  respektuar vendimin e Kryesisë i pata kuptuar  si lidhje  “miqësore” e dy profiterve kryesorë të luftës (z. Nanon dhe z. Haliti). Ky  qëndrim mund të kualifikohet si shpërdorim i detyrës nga z. Nano,  për përfitime financiare të tij dhe të Xhavit Halitit, meqë ky i  fundit “menaxhonte” pjesën më të madhe të financave të  UÇK-së...
 
(Dëshmitarë: Anëtarët e Kryesisë se LPK-së se atëhershme.)
 
Lus Kryesinë e Kuvendit të Republikës se Shqipërisë të formoj  komision hetimor, për të shqyrtuar përse janë bllokuar  hetimet lidhur  me atentatin ndaj Ilir Konushevcit-Mërgimi (më 09.05.1998), në  rrugën Fushëarrë-Bajramcurr, i cili ishte përgjegjës i Logjistikës së  UÇK-së në Republikën e Shqipërisë. Është përfolur se  Prokuroria ka mbyllur dosjen me  urdhër nga “lartë”...
 
Si shtetas shqiptar po i jap vetës të drejtë të denoncoi z. Nano  edhe për dezertim nga detyra e Kryeministrit dhe për  arratisje të  panevojshme nga Republika e Shqipërisë me 14 shator 1998...
 
(Dëshmitarë të gjithë ata që dinë e duan të dëshmojnë dhe ata  janë me mijëra.)
 
Po si shqiptar po i jap vetës të drejtë të denoncoj Kryeministrin  Nano për martesë me një të dyshuar për spiune të një  shërbimi  të huaj, me dëshirë që të kontribuoj tani, që kjo Zonjë e dyshuar  për spiune, të mos ketë mundësi të behet  “Zonjë e parë” e  Republikës se Shqipërisë, meqë z. Nano po pretendon të na bëhet  president...
 
(Dëshmitarë: Z. Fatos Klosi dhe të tjerë të punësuar atëherë  në SHIK dhe që duhet t’i dinë provat përkatëse për  bashkëshorten  e z. Nano.).
 
Lus Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucionet Kompetente të  hetuesisë dhe të drejtësisë të Republikës se Shqipërisë  që të  marrin në shqyrtim këtë kallëzimit penal dhe denoncim kundër z. Fatos  Nano. Shpreh gatishmëri të vi në Tiranë,  nëse organet kompetente  parashohin se jam i nevojshëm për të bërë personalisht kallëzim  penal e denoncim kundër z. Fatos Nano.


Me respekt,
 
Ibrahim Kelmendi

(Tel.: 00377 44 151959)

 
Më 22 qershor 2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-07-11 15:31:29
Derisa teritoret etnike shqiptare janė te ndara, faktori politik i ndarė poashtu sipas interesit pėrsonal, edhe sot po te ndodhin te tilla raste, por mė pak tė vėrejtura. Ka edhe tė tillė qė vdekja e tjetrit nuk e frikon dhe as qe e prekė nė shpirtė. 
Shkurt, me bashkimin e tė gjitha trojeve etnike nė njė shtet natyral, atėherė mund tė llogarisim nė vetėdijėsim, kurse tė tillėt si nanosat duhet patjetėr shporrur nga Shqipėria etnike. Kėta kanė vendin e vet-vetė e dijnė se ku. Pra, nė kėtė vorbull qė gjendemi, e vetmja zgjidhje shpetimtare ėshtė bashkimi i gjithė trove nė njė shtet. Kjo herėt a vonė patjetėr do bėhet. Shumė politikaj, kėtij teli po i bijnė, bile edhe mosdefinimi i statusit tė Kosovės po iu konvenon. Andaj, edhe sot kemi tė tillė nanosa. Bile kėta po na sakatosin tė tėrin si Komb. Duhet populli te bėhėt gjyq i vetėvehtės. Tani na ėshtė koha. Pėrndryshe do na sakatosin. Tė krijohet njė forcė unike e re.

Koment nga GUEST më 2007-07-15 19:30:00
E lexova shkrimin tuaj z.Ibrahim dhe me vjen shume keq dhe shume turp por Nano ska as turp dhe as faqe ,vertet kerkon te behet president por nuk e ben njeri se edhe populli e di se kush eshte. Thone te mocnit se e drejta vonon por nuk haron ,ne kete bote lahen te gjitha gjynahet. me respekt


International
English
Faqe interaktive