Faqe kryesore arrow Kosova arrow Në Shqipërinë Etnike nuk ka "Tajvan serb", por ende ka "tajfun" kolonialist serbomadh!
Në Shqipërinë Etnike nuk ka "Tajvan serb", por ende ka "tajfun" kolonialist serbomadh! PDF Print E-mail
01 Gusht 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* Hedhja në “eterin” politiko-propagandistik dhe diplomatik ndërkombëtar e tezës se “Kosova është Tajvani i Serbisë”, nuk është vetëm në funksion të mbrojtjes dhe të jusitifikimit të sovranitetit kolonial të Serbisë gjenocidale mbi Kosovën shqiptare(1912-1999), por  është edhe në favor  të mbrojtjes dhe  të justifikimit të dy gjencideve të tjera të saj, të kryera në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë (1992-1995) në emër të rikrijimit dhe të  rizgjerimit të Serbisë së Madhe, duke konsideruar se Knini, Dalmacia, Lika, Dubrovniku, Vukovari etj. të Kroacisë , si dhe territoret e tjera kroate-myslimane në Bosnjë-Hercegovinë, “janë Tajvani i Serbisë”.
 
* OKB-ja mund të rikthejë autoritetin dhe besimin e saj në opinionin ndërkombëtar, vetëm nëse brenda një afati shumë të shkurtër kohor e rikthen për rishqyrtim dhe për  rivlerësim në Këshillin e Sigurimit, statusin  e dyshimtë juridiko-ndërkombëtar të Serbisë, e cila, sipas dispozitave të  vlefshme të Kartës së OKB-së nuk i plotëson kushtet ligjore që të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së, sepse ende është nën hipotekën e tre gjenocideve, të kryera në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë (1992-1999).
 

Qarqet qeveritare politike, propaganda, diplomacia, shkenca dhe Kisha Ortodokse Serbe të Serbisë  “kanë të drejtë” të simulojnë dhe të spekulojnë me opinionin e vendor dhe me atë ndërkombëtar, duke trilluar dhe imagjinuar “tajvane serbe” në territoret indigjene shqiptare, kroate dhe myslimane boshnjake, sepse për djegjen dhe pushtimin e tyre gjenocidal kolonizues, OKB-ja, as Bashkimi Evropian, as Gjykata Ndërkombëtare e Hagës etj., nuk i ndëshkuan sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për veprat e tyre penale ndërkombëtare.
 
Në vend se të ndodhte kjo, [[duke mos e rikthyer Serbinë, as Malin e Zi -“RFJ-në” si anëtarë me të drejta të barabarta në OKB, në OSB dhe, në asnjë strukturë a trup të orgnaizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe evropinae, përderisa  të krijohej një Mal i Zi dhe një Serbi  krejtësisht e re ( pa pasues recidivistë të regjimit  nacionalsocialist  tiranik  serbomadh të Slobodan Milosheviqit) demokratike me drejtues, të pajisur me ide dhe me  veprime proevropiane dhe proamerikane, pa asnjë hipotekë të nacionalshovinizmit serbomadh, ashtu siç ndodhi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me krijimin e Gjermnaisë së re, që ishte antitezë e  qartë  dhe përmbajtësore e Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit]] po ndodh e kundërta, edhe pas vetëvrasjes së diktatorit Slobodan Milosheviq, Serbia ka ngelur e patransformuar në kuptimin juridik, ekonomik, politik, diplomatik dhe propagandistik, sepse qeveritarët e saj drejtues siç janë Boris Tadiq (kryetar), Vojislav Koshtunica (kryeministër), Vuk Drashkoviq, Vuk Jeremiq, ministra të jashtëm etj.), kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës  shërbehen me të njëjtat “argumente ligjore” dhe me të njëjtat metoda dhe instrumente antijuridike ndërkombëtare, antidemokratike dhe anticivilizuese, duke  pohuar me këmbëngulje se “Kosova është Tajvani i Serbisë”.
 
Në këtë frymë përmbajtësore ”juridiko-kushtetuese” dhe “jurdike ndërkombëtare” të hartës së Serbisë së madhe të Slobodan Milosheviqit, është nxjerrë edhe Rezoluta serike për Kosovën, (e cila mohon historinë e identitetit etnik, territorial, kombëtar, shtetëror dhe sovran të Kosovës shqiptare si pjesë e patjetërsueshme e integritetit territorial të Shqipërisë Etnike), e  miratuar nga Kuvendi  i Serbisë, më 23 korrik 2007, ku ndër të tjera, thuhet: “ Kosova është pjesë e pandashme e shtetit të Serbisë sipas dokumenteve kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare në fuqi, me karakter detyrues të përgjithshëm. Sovraniteti  dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë janë të garantuara, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Serbisë, por edhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me Aktin final të Helsinkit 1975, dhe me rezolutat përkatëse të KS të Kombeve të Bashkuara, posaçërisht me Rezolutën 1244.”(www.b94/dokumenti/23/07.2007).
 
Pavarësisht nga fakti se qeveria dhe parlamenti i Serbisë në Kushtetutën dhe, në një sërë “rezolutash ligjore” Kosovën e kanë sanksionuar si “pjesë të pandashme të territorit të Serbisë”, përmbajtja e tyre është e paqëndrueshme dhe në kundërshtim me të gjitha instrumentet dhe standaredt e së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së OKB-së, si dhe me Rezolutën 1244 aq të “përfolur” dhe, aq të cituar si  “argument pozitiv ligjor” në favor të mbrojtjes së sovranitetit  shtetëror dhe territorial të Serbisë mbi Kosovën. Mirëpo, pavarësisht se si e kanë kuptuar dhe, se si  e kanë interpretuar “drejt” dhe “ligjërisht”  qeveritarët, politikanët dhe specialistët e së drejtës ndërkombëtare të Serbisë, as Rezoluta 1244 për Kosovën, në asnjë paragraf të saj nuk ka sanksionuar  “klauzolën” e veçantë se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë, por tekstualisht, në versionin origjinal në anglishte, thuhet, kështu: “ the integrity of the FRY and its sovereignty must be respected as well as to other countries of the region.”(S/RES/1244/1999/06/10/99).
 
Prandaj sido që ta lexojmë dhe, sido që ta përkthejmë, si dhe, sido që ta interpretojmë përmbajtjen e këtij paragrafi  të Rezolutës së theksuar del se, në rastin konkret nuk flitet fare se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë, por flitet vetëm për respektimin e integritetit dhe të sovranitetit të RFJ-së nga ana e vendeve fqinje në rajon. Mirëpo, duke mbajtur parasysh faktin se RSFJ-ja dhe RFJ-ja, tanimë, ka vite që janë davaritur sikurse “vesa para diellit të mëngjesit”, vetiu kuptohet dhe, krejtësisht është e qartë se Rezoluta 1244, tanimë nuk ka kurfarë vlere obliguese juridike, sepse as de facto, as de jure nuk ekzison kurrfarë ngrehine artificiale shtetërore, e quajtur “RSFJ” apo “RFJ” në Ballkan. Mirëpo, ky argument është i papranueshëm për elitën politike, për sepcialistët e së drejtës ndërkombëtare dhe diplomatike, si dhe për qeverinë aktuale të Beogradit ngaqë është në kolizion me objektivat dhe me  inetresat afatgjata koherente të politikës dhe të sovranitetit kolonial  të Serbisë së madhe mbi Kosovën shqiptare.
 
 Jo kompromis politik me Serbinë në dëm të drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare,  por ndëshkim  dhe  përjashtim   të Serbisë  së papërmirësueshme nga Kombet e Bashkuara!
 
 Afati i parashikuar prej  120-ditësh, të mos shpenzohet kot, duke kërkuar “lëmoshë”  për të gjetur “gjuhë të përbashkët”  kompromisi politik me diplomacinë  arrogante kolonialiste serbomadhe për “zgjidhjen” e çështjes koloniale 100-vjeçare të Kosovës, sepse ajo nuk mund të zgjidhet me mjete dhe me rrugë paqësore, ligjore dhe demokratike ngase Serbia e tandemit Boris Tadiq dhe Vojislav Koshtunica, tanimë, haptazi dhe fshehurazi e mbështetur pa asnjë rezervë nga Rusia e Vladimir Putinit  me konsekuencë dhe, pa asnjë devijim po ndjek rrugën e gabuar të Serbisë gjenocidale dhe militariste të Slobodan Milosheviqit, por nën maskën e rreme  “reformatore proevropiane dhe  proamerikane” vetëm për vetëm për të fituar ndihma ekonomike, financiare, tregtare dhe ushtarake, në mënyrë që të ripërtëritet dhe të fuqizohet  së më shpejt si “superfuqi ballkanike”  për të prishur ekuilibrin e marrëdhënieve miqësore të aleancës amerikane-shqiptare në Ballkan, sepse vetëm kjo ndërhyrje e  intrigës politike serbomadhe, do të mund të ndikonte pozitivisht në realizimin e “ ëndërrës së bukur”  të paranojës politike gjithëserbe për “rikthimin” e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë. Mirëpo, kjo ëndërrë utopike e qeverisë së Serbisë, e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe Rusisë, nuk ka asnjë gjasë që të bëhet realitet, sepse Kosova, në saje të luftës së UÇK-së, të NATO-s , të SHBA-së, të OKB-së, të BE-së, tanimë ka dalë jashtë sistemit të egër kolonial të Serbisë dhe se qe tetë vjet ndodhet nën administrimin ndërkombëtar paqësor të OKB-së (UNMIK dhe KFOR).
 
Për të mos harxhuar kohën jo prej 120 ditësh, duke imponuar vazhdimin e dialogut  serbo-shqiptar nën patronazhin e BE-së, me qëllim që të arrihet kompromisi politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës [[ sepse, pavarësiht nga një politikë e këtillë e detantit të Amerikës, të KS të OKB-së dhe të partnerëve të saj të Evropës Perëndimore, nuk ka  asnjë gjasë reale që të arrihet kurrfarë marrëveshjeje historiko-politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ngase qeveria serbe, e privilegjuar nga Rusia nuk do të bëjë asnjë koncesion në dëm të sovranitetit kolonial të saj. Ndërkaq, pala shqiptare, duke u bazuar mbi të drejtën historike dhe mbi të drejtën ndërkombëtare, me të drejtë, nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes që moralisht dhe ligjërisht e përjashton çdo formë të sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe mbi Kosovën. Prandaj,  duke mbajtur parasysh kontradiktoren dhe papajtueshmërinë e këtyre dy koncepteve politiko-juridike të palëve në konflikt,  shtyrja e afatit  edhe për 120 ose, qoftë edhe për 1200 ditë të tjera, nuk do të sjellë kurrfarë risie historike, as politike për zgjidhjen e statusit kolonial të Kosovës]], por me procedurë të shkurtër dhe urgjente, OKB-ja, dhe Amerika, duhet që ta kthejnë prapë në rishqyrtim statusin e dyshimtë juridik të anëtarësisë së Serbisë në OKB ngaqë vepra e saj e trefishtë gjenocidale nuk parashkruhet (vjetërohet)  sipas së drejtës ndërkombëtare, pavarësisht se, në kohën e duhur OKB-ja, Amerika dhe BE-ja nuk e kanë sanksionuar mbi bazën juridike ligjore ndërkombëtare, kjo nuk nënkupton se Serbia tanimë ligjërisht në aspektin juridik ndërkombëtar është amnistuar nga fajësia dhe përgjegjësia e saj kolektive, edhe pse Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e ka “liruar” nga tre gjenocidet e saj, të kryera kundër popullit dhe territoreve të Kroacisë, të Bosnjë-Hercegovinës dhe të Kosovës.
 
Pse të dështojë   OKB-ja, për shkak të “mosbombardmit” të kolonializmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë?
 
Pra, derisa të mos jetë rivlerësuar rikthimi antiligjor i Serbisë në OKB dhe në institucioent e tjera ndërkombëtare, Serbia nuk do t’iu bindet as politikës paqësore demokratike të OKB-së, as të Amerikës, as të BE-së e as të NATO-s, që në mënyrë paqësore dhe të ligjshme të zgjidhet problemi kolonial i Kosovës mbase nuk ka dhënë kurrfarë llogarie ligjore para bashkësisë ndërkombëtare për tre agresionet gjenocidale, të kryera mbi popullin kroat, shqiptar dhe mysliman boshnjak (Kroaci, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë gjatë viteve 1992-1999) dhe,  nuk ka pësuar asnjë hap reformimi dhe liberalizimi  nga regjimi paraprak i regjimit kolonial të Slobodan Milosheviqit, i cili Kosovës dhe shqiptarëve ua hoqi të drejtën e jetës dhe të autonomisë politike (1989-1999).
 
Shikuar realisht, ky është një nga argumentet kyç   pse Rusia dhe Serbia e kanë vënë në “pozitë jashtëloje”  Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e detyruar që çështjen e Kosovës, ta zhvendosë në Grupin e Kontaktit, ku Rusia nuk gëzon të drejtën e veto-s.  Në kuptimin e prestigjit të OKB-së, kjo “taktikë  diplomatike” sa  mund të quhet  lehtësuese, aq është edhe degraduese, sepse, kësisoj është vënë në pikëpyetje  ushtrimi i kapacitetit  juridiko-ligjor ndërkombëtar i saj në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare siç është rasti konkret i statusit të Kosovës.
 
Në këtë sfond të kompremetimit politiko-juridik ndërkombëtar të OKB-së, pa dyshim  se kanë ndihmuar edhe  “ndryshkja” dhe mosfunksionimi i mekanizmave ligjorë të saj “reforumes”, të përfshirë në Kartën e OKB-së. Së pari, sipas dispozitave të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit, ende nuk i ka vlerësuar dhe definuar me emër dhe mbiemër veprat penale me karakter gjenocidi të Serbisë, të kryera në Kroaci, në BeH dhe në Kosovës(1992-1999). Në vend se  agresionin luftarak serb ta quante  dhe, ta sanksiononte si agresion, atë e ka vlerësuar dhe zëvendësuar me nocionin më të butë “konflikt i armatosur”. Ndërkaq, gjenocidin serb e ka vlerësuar dhe definuar si “spatrim etnik”. Një vlerësim i tillë nga ana e ekspertëve dhe nga ana e titullarëve reformistë të OKB-së nuk është bërë për shkak të mosnjohjes së terminlogjisë juridike të së drejtës humanitare ndërkombëtare, por thjesht, është bërë me vetëdije të plotë për arritjen e qëllimeve dhe të kompromiseve politike të padrejta të palëve në konflikt ( duke e njëjtësuar “xhelatin” dhe “viktimën”) dhe të interesave të ndryshme heterogjene të fuqive të mëdha  evropiane, në disfavor të parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes, si vlera fundamentale të së drejtës ndërkombëtare.
 
Në këtë kontekst, si pasojë e “reformizmit juridiko-humanitar”  të OKB-së, në mënyrë flagrane dhe paprecedencë janë  cenuar rëndë si dispozitat e Kartë së OKB-së, ashtu edhe normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtare ngase as në formë doktrinare, as në formë konkrete formale de facto dhe de jure nuk janë sanksionuar  tre  agresionet dhe tre gjenocidet e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të kryera në Kroaci, në Bosnjë-Hrecegovinë dhe në Kosovë (1992-1999). Si rrjedhim, erdhi në shprehje  barazimi i luftës së drejtë mbrojtëse në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë dhe i luftës së padrejtë pushtuese kolonialiste të Serbisë, që ishte në funksion të rikrijimit dhe të rizgjerimit të kufijve ekzistues të Serbisë së Madhe sipas “Naçertanisë” së Ilija Garashaninit(1842) etj. Këtë konstatim tonin e provojnë edhe vendimet e njënashme  dhe politike të formës së prerë gjyqësore të  Tribunalit të Hagës, i cili, për hir të pajtimit të së pamundshmes me të mundshmen, akuzon dhe dënon njësoj heronjtë e luftës së drejtë mbrojtëse (kroatë, myslimanë dhe shqiptarë) dhe agresorët pushtues fashistë serbomëdhenj, të cilët me në krye regjimin e S. Milosheviqit, dogjën Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën. Ky është amenstimi koncesional më drastik dhe më absurd antiligjor, antihuman, antidemokratik  dhe anticivilizues që i është bërë  RFJ-së, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi  në dëm të luftës së drejtë mbrojtëse të popullatës civile, të pambrojtur, të luftës për çlirimin dhe për pavarësimin e territoreve etnike kroate, shqiptare dhe myslimane boshnjake në Kroaci, në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
 
Sikur të mos kishte ndodhur një simetri e tillë e ngatërrimit, e shkeljes dhe e interpretimit të gabueshëm të koncepteve doktrinare dhe praktike të OKB-së lidhur me  amnisitimin e antiligjor të agresioneve dhe të gjenocideve të regjimit policor  dhe militarist të Slobodan Milosheviqit, sigurisht se sot, në Ballkan, do të ishte krijuar një Serbi e re demokratike proevropiane perëndimore, pa asnjë recidiv dhe eksponent të garnitures udhëheqëse të Slobodan Milosheviqit, e cila, mirëfilli do të ishte distnacuar edhe teorikisht, edhe praktikisht nga politika gjenocidale pushtuese dhe kolonialiste e Serbisë së Madhe së Slobodan Milosheviqit, Boris Tadiqit, Vojislav Koshtunicës, Vuk Drashkoviqit, Vuk Jevremoviqit…, Artemije Radosavleviqit etj.
 
Mirëpo, ja, meqenëse OKB-ja nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e Kartës së saj, të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të ri ndërkombëtar, sipas të cilave, Serbia e S. Milosheviqit, do të dënohej  për agresionet luftarake gjenocidale të saj, Serbia e mbështetur nga Rusia po i dikton kushte dhe ultimatume millosheviste OKB-së, Amerikës, NATO-s dhe BE-së, që Kosovës të mos ia njohin as pavarësinë e kushtëzuar, të propozuar sipas autorit të saj, Marti Ahtisari.  Mirëpo, për të dalë nga rrethi vicioz i veprimeve dhe i gjuhës së diktatit të diplomacisë kolonialiste të Serbisë dhe të Rusisë që Kosovës me të gjitha mjetet antiligjore, t’i mohohet e drejta e vetëvendosjes, me qëllim që, edhe më tej, të konisderohet si “pjesë e ligjshme “ e integritetit territorial  të Serbisë, moralisht, ligjërisht, politikisht, demokratikisht dhe ushtarakisht Amerika dhe aleatët e saj të BE-së dhe të NATO-s, nevojitet  të marrin masa urgjete që të ridefinojnë strategjinë dhe taktikën e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Në vend të zgjatjes së afatit shtesë prej 120 ditësh të vazhdimit të negociatave serbo-shqiptare, epilogu i të cilave nuk do të sjellë asgjë të re për pavarësinë Kosovës, përpos reprizës së NJË ZEROJE TË MADHE të bisedimeve paraprake dyvjeçare të “decentralistëve” kapitullues shqiptarë (të qujatur herë “grup i kontaktit”, e herë si “grip i unitetit”, krejt njësoj, emëruesi i përbashkët tyre, quhet vetëm dështim politik dhe turp kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse nuk kanë pasur asnjë arsye morale, as ligjore që të hyjnë dialogim me Serbinë, kur dihet se përcaktimi politik  i saj ndaj çështjes së Kosovës nuk ka pësuar asnjë “milimeter” ndryshim nga strategjia politike dhe ushtarake e regjimit serbomadh fashist të Slobodan Milosheviqit. Këtë vlerësim e provon edhe  ky pohim i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq,dhe  kryeministri i qeverisë serbe, Vojislav Koshtunica se ata “ me dorën e tyre kurrë nuk do ta nënshkruajnë pavarësinë e Kosovës.”) të Prishtinës  dhe të neokolonialistëve serbomëdhenj të Beogradit, të rikthejnë në rend dite rishqyrtimin e tre agresioneve luftarake gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi, jo në “sofrën debatuese” të Këshillit të Sigurimit, por të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (pavarësisht nga ecuria ekzistuese e “procedurës novatore” në fuqi  e  KS të KB-së).
 
Duke qenë se OKB-ja në kundërshtim me qëllimet dhe me parimet e Kartës së saj, si dhe me normat e tjera të së drejtës ndërkombëtare,  pa asnjë të drejtë ligjore e ka amnistuar Serbinë gjenocidale ngase pa ndëshkimin e saj juridiko-ndërkombëtar e ka rikthyer Serbinë dhe Malin e Zi në gjirin e anëtarëve të saj, edhe pse këto dy shtete, paraprakisht, të njohura  si “RFJ” kanë kryer tre gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës(1992-1999), tanimë, me “bombardimin”  e pesë drafteve të Projektrezolutës për Kosovën nga ana e Rusisë dhe e Serbisë ka ardhur në shprehje “bumerangu shpërblyes” i një padrejtësie të tillë ngase OKB-ja  për shkak të pesë bllokadave të vazhdueshme të Rusisë ndaj pesë projektrezolutave të misionarit special ndërkombëtar, Marti Ahtisari, qe e detyruar që të kapitullojë në “ndarjen” dhe në “arbitrazhin” e drejtësisë ndërkombëtare lidhur me zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.
 
 Ky dështim absurd  dhe antiligjor i OKB-së para Serbisë gjenocidale kolonialiste dhe Rusisë proserbe assesi nuk mund të justifikohet me heqjen nga itinerari i obligueshëm i KS të KB-së të shqyrtimit të problemit kolonial të Kosovës, duke e zhvendosur atë në kompetencat e Grupit të Kontaktit (Amerika, Rusia,Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe), i cili brenda 120 ditë ardhshme prolonguese, do të duhej të mirrte ndonjë  “vendim historik” për Kosovën, i cili, sipas procedurës së deritashme të këtij grupi ndërkombëtar prej gjashtë shtetesh, do t’i kthehej për verifikim dhe për miratim përfundimtar KS të Kombeve të Bashkuara. Procedura e deritashme lidhur me njohjen ndërkombëtare të shteteve të reja ish-RSFJ-së ishte e tillë. Ndërkaq, kur është fjala për statusin e Kosovës, ndodhë që e njëjta procedurë të pësojë ndryshime për shkak të obstruksioneve dhe të bllokadave antiligjore të Rusisë në KS të KS të KB-së, duke u kërcënuar me përdorimin e veto-s së saj, sikurse në rastet e deritashtme konsultative të KS të KB-së, të cilat ishin shkaku kryesor pse OKB-ja “tejkalojë” vetëveten dhe, “armët” ia dorëzoi Grupit të Kontaktit të në shkallë të Bashkimit Evropian.
 
Nëse OKB-ja nuk e rishqyrton ligjshmërinë e statusit të  anëtarësimit të Serbisë në radhët e saj, për shkak se deri tani, sipas Kartës së OKB-së, si dhe sipas rendit  juridik pozitiv ndërkombëtar,Këshilli i Sigurimit të KB-së ende nuk i ka vlerësuar ligjërisht dhe juridikisht tre agresionet gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi (RFJ), të kryera kundër Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës (1992-1999), atëherë, nuk është e çuditshme as befasuese se një ditë Serbia dhe serbomëdhenjtë, do të deklarojnë para botës, duke përdorur të njëjtën tezë falsifikuese se, edhe “Nju-Jorku është Tajvani i Serbisë”, ashtu siç ka deklaruar Vuk Drashkoviq (ish-ministër i jashtëm i Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi), duke theksuar se “Kosova për Serbinë, është sikurse Tajvani për Kinën.”(BBC,27.10.2005).
 
Kjo tezë e ndërruar e Vuk Drashkoviqit nuk është e pranueshme as mbi bazën historike, as mbi bazën gjeopolitike e as mbi bazën juridike ndërkombëtare, sepse Kosova është Tajvani i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, ashtu siç ka deklaruar botërisht “pacienti” dhe “oponenti” i regjimit imperialist të Slobodan Milosheviqit, ish-ministri i Jashtëm  i Unionit të SMZ-së, Vuk Drashkoviq, si dhe politikanët e tjerë të Serbisë së “re-demokratike” me bazë të vjetër  të “Naçertanisë” së Ilia Garashaninit (1842) dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo tezë e ndërruar e Vuk Drashkoviqit nuk është e pranueshme as mbi bazën historike, as mbi bazën gjeopolitike e as mbi bazën juridike ndërkombëtare, sepse Kosova është Tajvani i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, ashtu siç ka deklaruar botërisht “pacienti” dhe “oponenti” i regjimit imperialist të Slobodan Milosheviqit, ish-ministri i Jashtëm  i Unionit të SMZ-së, Vuk Drashkoviq, si dhe politikanët e tjerë të Serbisë së “re-demokratike” me bazë të vjetër  të “Naçertanisë” së Ilia Garashaninit (1842), të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe të memorandumeve dhe të elaborateve të tjera serbomëdha të Vaso Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Vuk Karaxhiqit, të Stevan Moleviqit, të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Nikola Pashiqit, të Dobrica Qosiqit, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serebisë..., etj.
 
Këtë të vërtetë mbi Kosovën shqiptare e dijnë edhe Vuk Drashkoviq, edhe pasuesi i tij, Vuk Jeremiq (minister i jashtëm aktual), Boris Tadiq(kryetar) dhe Vojislav Koshtunica (kryeministër) të Serbisë. Mirëpo, me qëllim të rujatjes dhe të mbrojtjes së falsfikimeve të historisë serbomadhe më se njëshekullore në kurriz të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike, tanimë, propaganda dhe diplomacia e tyre kolonialiste  serbomadhe ka “patentuar” tezën e gabuar antishqiptare-“Kosova-Tajvani i Serbisë”. Vërtet, sikur të kishte qenë e saktë një tezë e tillë vulgare, s’ ka dyshim se as Amerika, as OKB, as BE etj. nuk do të kishin qenë në anën e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës, por në anën e kundërt.
 
Pra, “Kosova-Tajvani i Serbisë” është një antitezë e shpifur recidiviste e fallsitetit të kuazishkencës historike, të politikës propagandistike dhe të diplomacisë kolonialiste të Serbisë së madhe  versus tezës së qëndrueshme aksiomatike shkencore se Kosova është Tajvani i Shqipërisë Etnike e jo as e Serbisë hegjemoniste, as i serbomëdhenjve pushtues kolonialistë.
 
 Kosova shqiptare në tendencat dhe në cinizmin e paralelizmave negativë të politikës serbomadhe
 
Sipas iracionalizimit të politikës zyrtare (pozitë – opozitë) dhe sëmundjes kronike të virusit endemik të paranojës kolektive serbomadhe shekullore, del se “kursesi Kosova nuk ka gjasë të pavarësohet nga Serbia”, për shkak se tanimë ka dështuar edhe Plani ndërkombëtar proserb [[i cili, pa të drejtë, minoritetit kolon serb 7%, i siguronte njohjen e autonomisë politike dhe territoriale deri në shkëputje si në kuptimin horizontal, ashtu edhe në atë vertikal-lidhjet speciale me Beogradin. Të dy këto forma të parashikuara me Planin e Marti Ahtisarit, minoritetit kolon serb në Kosovë i garantonin formimin e entitetit-shtetit të ri serb në Kosovë (sipas modelit të “Republika srpska” në Bosnjë e Hercegovinë, e cila është krijuar me forcë dhe me gjenocid nga ana e Serbisë, gjë që kjo është në kundërshtim flagrant me normat e së drejtës ndërkombëtare, me Kartën e OKB-së dhe me Aktin Përfundimtar të Helsinkit 1975 etj. Që absurdi të jetë edhe më i madh dhe, i pajustitifkueshëm sipas normave të vlefshme të së drejtës dhe këtyre dokumenteve juridike ndërkombëtare, “Republika srpska” është njohur ndërkombëtarisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare?! Ja, kjo është precedenca si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik të deritashëm, e bërë për hir të interesave të ndryshme politike, ekonomike dhe tregtare etj. nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ja, ky është fiksioni juridik ndërkombëtar, i sajuar si shkak dhe pasojë e triumfit të politikës së forces mbi të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare]]  i Marti Ahtisarit për Kosovën, si rrjedhim i  “bombardimit” të tij nga ana e aleancës së Rusisë dhe e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
Pavarësisht nga pretendimet dhe ambiciet e shkreta të politikës kolonialiste të qeverisë së Serbisë  së Madhe dhe të serbomëdhnjeve që Kosovën me çdo kusht, ta rikthejnë nën sovranitetin ilgal të tyre, madje,  edhe duke  tërhequr edhe paralelizma  asimetrikë negative dhe të paqëndrueshëm, me qëllim që ta “ngushëllojnë” dhe ta “qetësojnë” opinionin e tyre të brendshëm public, Kosova shqiptare as nuk mund të krahasohet, e për më tepër, as  të quhet “Tajvani serb”, kur historikisht, qe mijëra vjet dihet se Kosova dhe  populli shqiptar i saj mbi 90% janë pjesë integrale e Shqipërisë Etnike, e jo, assesi  e Serbisë kolonialiste gjenocidale.
 
Në favor të këtij konstatimi janë edhe  argumentet më të qëndrueshme dhe më objektive se Kosova shqiptare nuk mund të krahasohet me “Hong-Kongun, me Makaon dhe me Tajvanin e Kinës” dhe, për tepër, të quhet “Tajvani serb” , të cilat me vërtetësi dhe në mënyrë të peshuar  i ka pasqyruar Prof.Dr. Ranko Petkoviq, duke nxjerrë konkluzionin aksiomatik të qëndrueshëm se : “ 1)  Kina është një vend me traditë të pashkëputshme mijëravjeçare, kurse Serbia  që nga dalja nga robëria pesëqindëvjeçare e Perandorisë Osmane, nuk ka as dy shekuj të plotë; 2)  Kina me mbi një miliardë e gjysmë banorësh, me status të saj të përhershëm në KS të Kombeve të Bashkuara, me armë bërthamore, me zhvillimin e saj të shpejtë ekonomik dhe me veçori të tjera konsiderohet si siperfuqi botërore e klasit të parë, kurse Serbia mezi mund të gjendet në hartën e Ballkanit; 3) Dhe, ajo më e rëndësishmja: Edhe në Hong-Kong, i cili  ishte 100 vjet në administrimin e Britanisë së Madhe, edhe në Makao, të cilin katër shekuj e kanë sunduar  portugezët, kanë jetuar dhe jetojnë kryesisht kinezë mbi 90 për qind, kurse në Kosovë nuk jetojnë 90 për qind serbë, por mbi 90 për qind shqiptarë.” ( Shih: Prof.Dr. Ranko Petkovic, Kosovo – “srpski Tajvan”, www.beograd.com,6.01.2000) .
 
Sipas analizës së Prof.Dr. Ranko Petkoviq, del krejtësisht e qartë si dielli  se, Serbia as serbët nuk kanë kurrfarë kapaciteti (as në planin e brendshëm, as në atë jashtëm) politik, juridik, ekonomik, ushtarak as njerëzor, që Kosovën ta rikhtjenë në “vorbullën” e kolonializmit njëshekullor serbomadh, por duhet të pajtohen me realitetin e hidhur se Kosova nuk mund të jetë koloni e përjetshme e tyre, pavarësisht nga mbështetja momentale e politikës dhe e diplomacisë së Rusisë së Vladimir Putinit në kurriz të mohimit të pavarësimit të Kosovës shqiptare, qeveria  e Beogradit, duhet patjetër të ndryshojë kursin e politikës së saj zrytare, duke u distancuar teorikisht dhe praktikisht nga  recidivat dhe eksponentët e regjimit kolonialist dhe militarist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndryshe,  do të ballafaqohet dhe do të ndëshkohet  me drejtësinë dhe me masat ligjore të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu sikurse u dënua me plot të drejtë Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit nga bombardimi i NATO-s. më 24 Mars 1999.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?