Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Kosovės I pėrsėritet historia!
Kosovės I pėrsėritet historia! PDF Print E-mail
07 Gusht 2007

Arben Zeqiri

A do të përfundojë edhe ky durim si përfundoi durimi I Rrugovës më 1998?
Pavarsia do të vonohet deri sa të durojnë kosovarët!
Bisedime do të ketë deri sa sdo kërcet edhe një herë!
As Zoti nuk e rregullon gjendjen e një populli deri sa ata nuk e rregullojnë vetveten. Sado që të duam tu ikim paragjykimeve dhe konkluzioneve të cilat përmbajnë një dozë pesimizmi, aq më tepër ata na dalin të vërteta.

Kosova, ky vend I njohur për durim dhe tolerancë, ky vend që nga të gjithë shikohet me një sy të keq dhe gjithmonë është  akuzuar si destabilizues e që nga ana tjetër din të durojë e të pres me dekata për një marrëveshje.


 

 

Të rikujtojmë të kaluarën!

Të gjithë jemi dëshmitarë të një politike paqësore që zhvilloi presidenti I ndjerë I Kosovës Ibrahim Rrugova, një politikë e cila njihte gjuhën e durimit dhe tolerancës, një politikë e cila ishte e përmbushur me bisedime dhe me marrëveshje.

Durim! Durim! Durim – ishte kjo një retorikë që skishte të pushuar në periudhën e paraluftës kur presidenti kosovar u bë me namë për tolerancën e tij dhe të popullit të tij dhe një figurë e paqës që e njohi e tërë bota. Por si përfundoi kjo? Gjithë populli filloi të lëviste dhe të zgjohej nga ky gjum që kishte ardhë si pasojë e durimit. Intelektualë dhe analistë ndërkombëtarë paralajmëruan se shumë shpejt durimi I kosovarëve dhe paqja e tyre mund të shndërrohet në një luftë të paparë ndonjëherë dhe që do të shkatëronte dhe rrezonte poshtë çdo tentativë paqeje. Sado që nuk deshën të besojnë në këtë, kjo përsëri ndodhi! Shpërrtheu lufta, viktima, të shpërngulur, të zhdukur dhe invalidë ishin pasojat që vuajti ky popull, ndërsa për dëmet materiale akoma bëhen llogaritë.

Në fund, u vërtetua se u desht të shpërthente durimi I popullit që të shpejtohej procesi që kishte filluar për mëse 10 vite. Pasi dëgjuan krismat e gjithë bota diti të drejtohet kah ky vend I vogël që bëri një trazi të madhe. U vërtetua që u desht një luftë për të dëbuar ushtrinë Jugosllave dhe për të çliruar Kosovën. Pra, edhe njëherë u dëshmua se kur plasi durimi ndryshuan gjërat.

Çfarë po ndodh sot?

Sikur haruan politikanët kosovarë se çfarë ndodhi afro 6-8 vjet më parë. Sikur haruan se edhe pse nuk donin, lufta shpërtheu dhe populli e çoi në vend fjalën e vet. Dhe, si për ironi po përsëritet e njejta. Që nga vënia e administratës së huaj në Kosovë para 8 viteve e deri më sot, akoma po diskutohet e po negosiohet nme ata që dogjën Kosovën, akoma ka shresa për një miqësi sikur asgjë të mos kishte ndodhur, akoma pritet që ata që deshtën të zhdukin Kosovën, kësaj rradhe të kenë mëshirë dhe ti dhurojnë pavarsine. A thua vallë këta politikanë dhe ndërkombëtarët kanë haruar se si përfundoi durimi I popullit shqiptarë në Kosovë? A thua vallë kanë shpresa që kësaj rradhe nuk do përsëritet e njejta gjë?

Dhashtë Zoti që shpresat e politikanëve vendas dhe atyre ndërkombëtare të shkojnë në vend por unë kam një drojë. Populli shqiptar I Kosovës ka mësuar një lekcion dhe shum gjasa ka që ta vë në përdorim edhe njëherë, shum lehtë mund që edhe këtij durimi ti vij fundi dhe të na përsëritet historia dhe në Kosovë të plas edhe njëherë lufta dhe të marrin fund tolerance, durimi dhe pritja shqiptare.

Çfarë do të sillte një luftë e dytë në Kosovë?

Unë nuk po përgjigjem por do doja t’ju pyes juve, politikanëve kosovarë dhe administratën e huaj se si do vijonin punët në rast të shpërthimit të ndonjë lufte të re:

A do të kishte më besim populli vendas dhe a do tia dorëzonte më armët forcave ndërkombëtare?

A do të duhej të ndërhynin forcat e NATO-s dhe a do të kishte përleshje UCK-NATO?

A do të kishte politikan që do dilte para popullit të revoltuar dhe të armatosur për ti qetësuar dhe për të kërkuar durim?

A do të mund të përfundonte marrëveshja e Ahtisarit edhe pse të huajt në atë rast nuk do ta lutnin më Rusinë por do ti lusnin shqiptarët të ndalen dhe do tu premtonin pavarësi të plotë.

A do të pranonin atëherë shqiptarët pavarsinë e kushtëzuar?

KËto pyetje mbani për vete, përgjigjuni vetes dhe kolegëve tuaj, sepse ju politikanë të Kosovës dhe ndërkombëtarë më bëtë mua që të mendoj kësisoi dhe ju jeni ata që do bëni popullin të veprojë kësisoi!


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-08-20 11:55:33
Nuk vjen ne shprehje kurrefare marreveshje me Serbine hegjemoniste por vetem pavarėsia e Kosoves apo bashkimi isaj me Shqiperine dhe me te gjitha trojet shqip[tare kudo ne ballkan.Politikanet tone po enderrojne dhe jane zhytur ne vorbullen e thelle te korrupcionit per perfitime personale dhe qajne fare koken per popull,kur dihet se 80% vuajne nga farferia dhe 20% jetyojne ne kurriz te popullit duke vjedhur.

Koment nga GUEST më 2007-11-17 16:34:46
per mendimin tim si shqitar un thjesht do thoja dy fjal liria eshte ajo qe do populli yne dhe bashkimi trojeve shqiptare...


International
English
Faqe interaktive