Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Sė shpejti mblidhet Kongresi i Ballit Kombėtar
Sė shpejti mblidhet Kongresi i Ballit Kombėtar PDF Print E-mail
02 Tetor 2007

Burime pranë Këshillit Kombëtar të PBK njoftojnë se pritet të mbahet së shpejti mbledhja e Këshilli Kombëtar për të  përcaktuar datën,  mënyrën e organizmit, rregullat e përfaqësimit, dhe mënyrën e zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të radhës së PBK.
Kongresi i kaluar është mbajtur në dhjetor të vitit 2003 dhe zgjodhi si kryetar z. Adriatik Alimadhi. Kongresi i PBK  mbahet çdo 4 vjet dhe zgjedh kryesine e re PBK me  votim të fshehtë.

Balli Kombëtar u rikrijua në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist në vitin 1992. Kongresi i mbajtur në Tiranë në   vitin 1994 zgjodhi kryetar Prof. Abas Ermenjin, i cili u rizgjodh në këtë funksion edhe në kongresin e qershorit  1998. Në kongresin e mbajtur në nëntor 2002 u zgjodh kryetar i PBK z. Shpëtim Rroqi, i cili qëndroi në këtë  funksion vetëm një vit, pasi në dhjetor 2003 u thirr Kongresi i Jashtëzakonshëm i cili zgjodhi në funksionin e kryetarit z. Adriatik Alimadhi.

Gjatë periudhës që z. Adriatik Alimadhi ka qëndruar në funksionin e kryetarit, PBK ka patur një përfaqësim modest   në politikën shqiptare. PBK nuk arriti të përfaqësohet në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet e korrikut 2005, por  arriti të fitonte disa komuna në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007.   Ndërkohë ka patur mjaft kritika në drejtim të  kryesisë aktuale për apati dhe mosveprim në situatën aktuale të zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës. Antarësia e Ballit Kombëtar synon që në këtë kongres të zgjedhë një kryesi të re, dinamike dhe të aftë që të  përballojë sfidat e kohës dhe të bëjë hapa përpara në realizimin  e programit të Ballit Kombëtar Dekalogut, i cili përcakton si objektiv kryesor Shqipërinë Etnike.

 Korresp. i gazetes "Balli i Kombit"

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-10-04 18:40:17
E nderuara Kryesi e Kėshillit tė Pėrgjithėshem tė PBK-es Nė vend tė komentit e kamė njė kėrkesė pėr Ju e nderuara Kryesi. Ndoshta pėr Ju ėshtė e pa zakontė, por pėr mue e ka vlerėn e madhe nė rrugėtimin Tim tė mėtutjeshem si ballist i devotėshem. Po ua jep njė leternjoftim te shkurtėr te biografisė sime politike si anėtar i PBK-es. Nė vitet e 90-ta kam qenė anėtar i Kryesisė se PBK-es pėr kosovė deri nė vitin 1994, kur e tėrė kryesia qė burgosur nga soldateska serbo-slave. Nė atė kohė qeshė denuar me 2.5 vite burgim. Ndersa nė vitin 1996 emigroi nė perendim- nė Gjermani me qrast kam udhėhequr Partinė e Ballit Kombėtar pėr Gjermani. Nė krye tė PBK-es nė Gjermani kam qendruar gjėrė nė vitin 2001. Nersa me 2001 pėr shkak te gjendjes sime shendetėsore vendin e kryetarit ia kamė lėshuar forcave tė reja. Pastaj, isha delegat i kongresit tė qershorit tė vitit1998 nė Tiranė qė pėrfaqėsoja PBK-en e pėrėndimit-Gjermanisė. Gjithashtu, nė ketė Kongres.kam mbajtur edhe referatin dhe raportin pėr punėn e PBK-es pėr Gjermani. Gjithashtu kam pasur bisedime me te ndjeret A. Ermenji dhe H. Selfo qė te mos lejojnė ndarjen nė fraksione te PBK-es, sepse kjo do te ndikoi negativisht nė punėn e mėpastejme te Partisė. Mirėpo kjo ndodhi?! PBK u nda nė dy fraksione, ndarje kjo qė ndikoi nė dobėsimin e aktiviteteve te Partisė. Prandaj duke e parė te nevojshme pėr momentin nė tė cilin ndodhet sot Kombi, iu bėjė thirrje qė me autoriteti Tuaj tė ndikoni dhe te punoni pėr ribashkimin e PBK-es si njė forcė e vetme Kombėtare, sepse vetėm tė bashkuar na don Shqiptarizma, vetem unik na don Shqipėria Etnike, sepse vetem te bashkuar na fton edhe DEKALOGU i Mithat Frashėrit, sepse vetem te bashkuar na thėrret Lidhja e Prizrenit; Bashkim thėrrasin edhe deshmoret e Kombit. Bashkim, thėret Gjergj Kastrioti- Skenderbeu. Bashkim thėrret Ismail Qemali. Bashkim thėrret edhe Adem Jashari dhe tė gjithė te rėnėt pėr ketė Tokė te shenjėt nėpėr shekuj. Zotėri te nderuar , ėshtė momenti vendimtar qė tė bashkohemi rreth Flamurit tonė Kombėtar, te bashkohemi rreth Himnit Tonė Kombėtar se vetėm te bashkuar mund te pėrballojmė te gjitha sfidat, te gjitha sketeret, te gjithė armiqėt e popullit Shqipėtarė.Si pėrfundim po e ceku njė thėnje te popullit: " Bashkimi bėnė fuqinė ". Pra permbajuni kėsaj thėnje te popullit.T'i bashkojmė , sė pari radhet tona ( te bejme se pari bashkimin permbrenda PBK-es) e pastaj te hecim tutje deri nė Bashkimin eTrojeve Tona Etnike. Shpresoi qė ky apel i imi te hasė nė mirėkuptim dhe te vazhdojmė rrugėn e trasuar nga DEKALOGU. " rroftė PBK e Bashkuar;" "RRoftė Shqipėria Etnike" " Qoftė nė rrugė te mbarė Bashkimi i Kombit". Te ecim pėrpara me forca te bashkuara- O sot , O kurrė pėr Lirinė e Mėmedhut ! P.S. Deshiroi te jem pjesėmarrės nė punimet e Kongresit te Ardhėshem te PBK-es. Pres ftesen e Juaj. Pėrshendetje te pėrzemerta nga AGIM CURRI- Gjermani ose tel: 0049-1775912145


International
English
Faqe interaktive