Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Dinosauret e rrezikshem te drejtesise shqiptare
Dinosauret e rrezikshem te drejtesise shqiptare PDF Print E-mail
24 Tetor 2007
Eshte shume me interes qe te sqarojme dhe nxierrim ne drite se kush ka qene drejtesia shqiptare ne kohen e monizmit dhe organet e gjukatave e te prokurorive. C’far pozicioni dhe vendi zinin ato dhe c’rol luanin ne shtetin e diktatures?Cilet ishin kuadrot, specialistet dhe punonjesit e saj?Nga se duhet te udhehiqeshin ata,si kane punuar ne realitet dhe c’far pasojash kane ardhur ne kete drejtim,qe lidhet me ta dhe qe mbajne firmen dhe vulen e tyre?

Sistemi i drejtesise dhe legjislacioni yne ne periudhen komuniste,ka qene jo vetem larg atyre europiane e boterore,por edhe mund te thuhet se ne shume drejtime nuk ka patur asgje te perbashket me to.Pikerisht kjo ishte fatkeqesia me e madhe qe ka kaluar dhe vuajtur njekohesisht populli yne,i ndodhur ne mes te kultures,qyteterimit dhe zhvillimit te gjithanshem modern europian te kohes,prane demokracise e drejtesise, por i fyer,buegosur dhe dhunuar teper rend.

Shteti komunist,me te ardhur ne fuqi ,ne rruge jo demokratike dhe me ane te forces,me mendesi dhe veprime te pa pergjegjeshme,ndryshoi te ngjithe organizimin dhe strukturat juridike te drejtesise,eleminoi fare nje pjese te tyre dhe sidomos avokatine, institucionin me te rendesishem dhe te pa zevendesueshem,qe siguronte te gjitha te drejtat dhe mbrojtjen e shtetasve shqiptar ne rruge ligjore,duke shkelur dhe devijuar nga parimet baze dhe kryesore te drejtesise.


Ne kete periudhe,menjehere u permbyse e gjithe ligjeshmeria perparimtare, moderrne e kohes dhe kodet ligjore te saj,e ne vend te tyre u vendos nje legjislacion i “ri”,i tipit sllavo-komunist ,qe ishte instaluar ne vendet lindore,te ishe kampit socialist , ku cenoheshin hapur te gjitha te drejtat njerzore e qytetare,te shtetasit tone,i cili detyrohej te vepronte ne kundershtim te plote me mundesiste,vullnetin,deshirat dhe interesat e tij. Ne ishim i vetmi vend ne bote,qe per shume aspekte,ua kaluam edhe mesuesve komunist te lindjes,me lloje-lloje shpikjesh dhe eksperimente te reja e aventura te cuditeshme vetevrasese.Ne legjislacionin tone u futen e adaptuan ligje dhe norma juridike c’njerezore,antikombetare,antishqiptare,si agjitacioni e propaganda armiqsore,arratisja jashte shtetit,lufta e klasave,interrnim-debimet e tjere,qe krijuan mijera viktima te pafajeshme ne popullin tone.

Me urrejtje te pakufishme,hakmarrje ekstreme,pa kuptim dhe ta pa llogjikeshme, jo vetem ne permbajtje,por edhe nga ana formale,u shkaterrua gjithcka e mire,arritur me shume sakrifica,si profesionalizmi,kultura dhe praktikat ligjore te punes e ato shkencore te saj ne fushen e jurisprudences..Kjo pervoje e vyer dhe mjafte e pasur u hodhe poshte dhe u zevendesua me forma e metoda gjoja te reja,regresive dhe brutale ,si gjyqe me dyer te mbyllura,denimet mesjetare pa gjyq,arrestime,interrnime dhe demaskime masive,per te mbjelle panik dhe per te friksuar popullin.

Nepermjet dhunes,me menyra primitive dhe antiligjore,diktatura ne pushtet, largoi nga puna dhe ju hoqi te drejten e ushtrimit te profesionit,burgosi e denoi pothuajse te gjithe kuadrot jurist,avokat,gjyqtar e specialist te tjere te shquar,te afte dhe me njohuri e kapacitete te medha,intelektuale-shkencore,te pergatitur ne universitetet me ne ze te perendimit,sin e Itali,France,Austri,Gjermani,Angli,ShBA e tj,profesoret e pare qe themeluan drejtesine shqiptare.,ne ato kohe e kushte te veshtira,ne te cilat ndodhej vendi yne,i zhytur ne erresire e prapambetje te plote dhe i pa zhvilluar,duke i dhene jete kesaj shkence dhe sakrifikuar gjithcka per fuqizimin dhe moderrnizimin e saj.

Mbi kete realitet mjafte te hidhur dhe teper tragjik,ku kemi qene per 50 vjet, hedhin drite te gjitha ndryshimet e bera deri me tani gjate tranzicionit per vendosjen e demokracise,ku na eshte dashur shume pune dhe nje periudhe e gjate kohe ne kryerjen e reformave,per ndertimin e legjislacionit te ri modern,forcimin e shtetit ligjor dhe ndryshimin e persosjen e sistemit te drejtesise,sipas standarteve dhe parametrave euro-perndimor.Te gjitha keto veprime qe u ndermoren ne ate kohe sipas nje programi te caktuar dhe menyrat e format me te cilat u realizuan,i hapen rruge inskenimeve dhe falsitetit te drejtesise,krimit politik dhe dhunes se organizuar e sistematike qe ushtronte vet shteti monist me te gjitha levat dhe organet e tij ne pergjithesi dhe atyre gjyqsore e juridike ne vecanti,sic ishin gjykatat e prokurorite,te cilat nuk kontrolloheshin nga askush,dhe nuk i jepnin llogari askujt,bile as ligjit,mbi punen,veprimtarine dhe aktivitetin e tyre.

Ne kete fushe kaq te rendesishme dhe delikate sic eshte drejtesia,ku lypen njohuri te vecanta intelektuale,profesionale,kulture e madhe pune e sherbimi dhe shpirt human e njerezor,u futen dhe u punesuan njerez te pa afte,pa arsim,me kurse javore e mujore juridike,qe kishin garancite politike per kete vend pune dhe besueshmeri te larte ndaj shtetit te diktatures,qe shquheshin per dhune dhe krime te tjera qysh gjate luftes.Keta zoterinje e vazhduan profesionin e tyre vrases,tashme edhe si jurist,duke vrare e denuar edhe me ane te ligjeve,sipas deshires dhe vullnetit te tyre dhe per hire te gjoja interesave politike te shtetit te diktatures,shkelen hapur dhe abuzuan rend me ligjet e asaj kohe.

Ne sistemin e drejtesise,ne kete sektor pune kaq te privilegjuar,te preferuar dhe lakmuar nga te gjithe,u happen dyerte dhe dritat jeshile vetem per femijet e ishe poli-byrose,anetareve te Komitetit Qendror,Sekeretareve te I-re,Kryetareve te Komiteteve dhe liderve te larte te shtetit diktator,ku sa per formalitet perfituan edhe disa pastrues komitetesh ,sekretar partishe,kryetar keshillash fshati,karrieriste e servile te korruptuar, qe u benin elozhe pushtetareve te medhenje te atehershem,si dhe nje pakice e vogel njerzish te ndershem,qe e meritonin dhe justifikonin me sjellje,aftesi dhe pune kete profesion dhe detyre kaq te rendesishme.Keta te fundit u lejuan qe te hynin dhe u punesusan ne keto organe,si gjyqtar e prokuror,per tu derguar ne rrethet e largeta dhe ato malore te vendit me veshtiresi te medha,atje ku nuk mund te shkonin dot pashallaret dhe te perkedhelurit e diktatures,te cileve u bente mire vetem klima e Tiranes dhe e rretheve bregdetare,ku kishte me shume zhvillim,qyteterim e mirqenie.Kjo ishte perberja e kuadrove ne strukturat e drejtesise,ata qe kane patur te drejte me ligj dhe qe kane kryer te gjitha sherbimet dhe procedurat juridike,qe nga vleresimi e gjykimi i ceshtjeve dhe problemeve,marrja e vendimeve dhe dhenia e e sanksioneve te ndryshme.e deri ne leshimin e urdherave per ekzekutimin e tyre sipas legjislacionit ne fuqi te atij shteti.

Si kane punuar ne realitet punonjesit e drejtesise gjate diktatures.

__________________________________________________

Mund te thuhet me kompetence se kuadrot jurist,prokuror e gjyqtar qe kane punuar ne drejtesi,shumica e tyre ishin te pa afte,me mangesi te medha,pa kulturen e nevojshme e minimale,pa pergatitjen e duhur profesionale,ndersa nje pjese e mire e tyre kane qene shkeles te hapur te ligjeve,fallsifikator,te korruptuar dhe inkriminuar ne ushtrimin e profesionit te vet,pamvarsisht se ne rradhet e tyre ka patur edhe te afte e te ndershem,te cilet megjithse ishin te paket,u perbuzen,injoruan,larguan nga puna,ndonje edhe u burgose qellimisht nga diktatura ne pushtet.

Ishe gjyqtaret e atehershem te zgjedhur nga populli e qe duhej te mbronin interesat e tij,por edhe prokuroret e emeruar nga shteti,kane qene te ngarkuar me kushtetute dhe te detyruar prej saj,qe ne ushtrimin e detyres,te udhehiqeshin nga ligji dhe vetem prej tij,jashte c’do ndikimi ideologjik,orientimi e drejtimi politik dhe presioni e detyrimi pushtetar e shteteror,i c’do fuqie qe te ishte dhe cilindo rrange qe te perfaqesonte ne shtetin monist.Drejtesia eshte nje shkence dhe fushe delikate,qe drejtohet nga ligje ekzakte dhe si e till nuk lejohet dhe nuk pranohet qe te nderhyje kerkush,apo te ndikoje sadopak dhe sidomoas aq me teper poliktika,pasi qe nga ky moment,ajo deformohet dhe kthehet ne dhune,brutalitet,krim e padrejtesi.Ne realitet eshte per te ardhur keq,qe nje pjese e madhe e ketyre juristeve vepruan ndryshe,duke devijuar hapur dhe me dashje,e pa ndonje arsye nga parimet e drejtesise,bile dhe te ligjeshmerise se asaj kohe.Juristet e ishe diktatures,te prirur nga karierizmi,etja per karrike,detyra dhe poste te medha,per te siguruar privilegje ,favorizime dhe ryshfete te shumta e te kunderligjeshme,ata mbyllen syte,ecen ne rrugen e turpit,shkelen ligjin,u zvarriten dhe e vune veten e tyre me deshire e pasion te madhe ,ne kthetrat e politikaneve analfabete dhe hakemarres (sekretar) dhe liderave te tjere..Keta jurist qe gjyqtar e prokuror u thencin,me zell dhe servilizem te tepruar ,pasi u puthnin doren sekretareve e kryetareve c’do mengjez gjate pirjes se kafeve,jashte c’do kodi e norme moralo-ligjore ,merrnin me vullnet porosi, detyra e urdhera nga ata dhe i aplikonin ne punen e profesionin e tyre.Nje praktike e till ishte shkelje e rend e ligjeve te atij shteti,qe te pakten nga ana formale i denonte veprime te kesaj natyre ,qe demtonin drejtesine e pavarur.Megjithate duhet theksuar,se ne organet e drejtesise ka patur edhe jurist te ndershem,te afte e te zot,te pa korruptuar dhe te vendosur e trima,qe ne profesionin e tyre jane udhehequr gjithmone vetem nga ligji,te cilet nuk u ndikuan aspak nga politika dhe presionet e saj,por edhe luftuan kunder tyre , jo vetem ne monizem,por edhe me vone ne demokraci.

Te influencuar nga politika dhe me orientim te saj,gjyqtar e prokuror kane denuar per dekada te tera me privim lirie ,qindra dhe mijera njerez ,shtetas shqiptar,qe nuk ishin aspak fajtor,qe nuk duheshin mbyllur neper burgje,qe duheshin mbrojtur e shpetuar prej akuzave politikie,te pa bazuara e fallco,veprat e te cileve nuk atakonin ndonje ligj,nen, apo kod te legjislacionit shqiptar.Pa kryer ndonje veper penale,pa shkelur ndonje ligj dhe vetem me komente,teorizime e interpretime te dyshimta monstruoze,u denua nje pjese e mire e popullit dhe e rinise shqiptare,pse mbanin floke te gjata,pantallona te gjera,xhakete te care,pse degjonin muzike,kendonin,apo vallzonin si moshataret e tyre europian,pse shkruaniun vjersha,pikturonin e lexonin libra te huaj e te autoreve shqiptar,pse kritikonin politikanet,drejtuesit e shtetit,sekretar,kryetar,drejtor,per me shume liri,art,sport,kulture e mirqenie,pse dashuronin ,pse ishin nacionalist e tj.

Ne legjislacionin komunist,nuk ka patur asnje ligj,apo nen,qe tja ndalonte keto veprime,deshira,apo te drejta minimale,qytetarit dhe shtetasit tone,por qe ne fakt,ai ishte i privuar prej tyre,ne nje kohe kur bota e qyteteruar,me legjislacione moderrne,kishte qindra vjet qe keto probleme,jo vetem i kishte lene ne doren e personit e te shtetasit,por edhe i mbronte me ligj ato.Pra dele qarte se denimet e mijera njerezve ne Shqiperi jane bere apriori,me fjalime e deshira politikanesh dhe jo me ligje,krime keto qe rendojne vetem mbi kalemxhinjte e “oratoret” primitive(gjyqtar e prokuror),qe e kane dhunuar hapur dhe rend kushtetuten e atij shteti.Po prej ketyre gjyqtareve u denuan padrejtesisht shume shtetas te tjere shqiptar me denime teper te renda dhe qe duhet te kishin marre denime e sanksione minimale e mesatare dhe sidomos ata qe kishin kryer vepra penale me rrezikshmeri te vogel dhe jo te theksuar shoqerore.Shum njerez dhe vecanrisht ata me perberje,apo gjoja qendrim te keq politik,u denuan me sanksione te ashpera e ekstreme ne krahasim me te tjeret qe kishin kryer te njejten shkelje,figure krimi,apo thyerje ligji.Eshte teper e pa faleshme,e pa tolerueshme dhe zor se do te shlyhet nga mendja e njerezve dhe e popullit tone,praktika antiligjore,kriminale e diskriminuese e ndjekur nga gjyqtaret dhe prokuroret e monizmit,te cilet per vepra te shumta e te ndryshme penale,kane denuar vetem njerzit e thjeshte,puntor,bujq,roje,barinje,magazinjer e tj, dhe kane vecuar e perjashtuar nga denimi,duke i marre ne mbrojtje, pergjegjesa , drejtor,kryetar,qe kane qene autor te vertet,apo bashkpuntor krimesh,qe vidhnin me makina pasurine e popullit,per vete dhe shefat e tyre ne sferat e larta te shtetit komunist. Keta ishe kuadro te privilegjuar,jo vetem qe nuk denoheshin per krimet qe kryenin,duke e cuar ne gremine ekonomine,por perkundrazi hipnin ne detyra e pergjegjesi me te medha partiake e shteterore,deri ne sekretar,apo kryetar komiteti,ne nje kohe qe duhet te perballeshin me drejtesine dhe te jepnin llogari para saj.Te denoshe njeriun e thjeshte, puntor,roje,apo magazinjer e tj,per mungese vigjilence pse vidhte pergjegjesi,drejtori, kryetari e sekretari i partise,qe jepnin urdhera me shkrim e me goje,kjo ishte nje c’menduri qe ndodhte vetem ne Shqiperi.

Gjyqtar e prokuror te asaj periudhe,si vegla qorre ne sherbim te poliktikes, gezonin privilegje te shumta,jetonin ne banesat me komode te kohes,vidhnin dhe merrnin ryshfete te medha e te majme nga populli yne,qe vuante prej urise e qe ishte ne prag te katastrofes se saj.Te veshur me pushtetin gjyqsor deri ne dhemb,nepermjet brutalitetit, arrogances dhe injorances se tyre profesionale,ne fushen e denimeve ,krijuan nje hije te rend dhe u bene njerzit me te frikshem dhe me te urryer te asaj periudhe dhe lane pas pasoja teper te hidhura.Nuk mund te mendoje dhe as te shpresoje per drejtesi nga gjyqtar e prokuror te till,qe gjithe diten e kalonin dhe shpenzonin neper magazine,punishte tregetie e grumbullimi,klube,restorante e kafene ,me sherbetoret e tyre mashtrues,vjedhes, grabites,amoral e te degjeneruar,duke mos paguar kurr asnje peni e mos e future doren ne xhep.Per c’do mbremje keta darkonin neper turizmet e shtrenjte (high class) me lakenjte e tyre besnik,ku benin pazaret dhe caktonin shumen e lekeve,qe donin te merrnin si ryshfet e mitemarrje,per c’do ceshtje qe kalonte ne duart e tyre teper te pista,qe ja u mundesonte profesioni,detyra dhe vendi i punes,dhe qe ja u kishte dhuruar diktatura.

Gjate asaj periudhe ne Shqiperi,per gjoja te meta e dobesi,qe fryheshin e zmadhoheshin shume nga lideret politik intrigant dhe qe cilesoheshin si mungese vigjilence,apo shkelje te renda,u larguan nga puna,liruan,kalben burgjeve dhe u pushkatuan qindra,specialist e kuadro te zot,te ndershem e patriot,qe donin atdheun e tyre,ishe oficer te ushtrise,policise, kufirit,hetuesise,sigurimit,aviacionit, marines e e tj.Per ti shpetuar dhunes,torturave, denimeve dhe vdekjes,si dhe per te bere nje jete me te mire e per me teper liri,disa nga ata u detyruan qe ne rrethana te pavullnetshme e me dhimbje te madhe,te kryenin edhe arratisjen,duke e braktisur Shqiperine.Disa vjet para se te vinte demokracia,per arsye se u arratisen dy persona nga Cerma ,qe u ishte nxire dhe kalbur jeta ne interrnim dhe qe i shpetuan ferrit komunist , diktatura ,me prokuroret dhe gjyqtaret e saj,ne rrethet Sarande e Lushnje,brenda nje nate arrestoi 17 nenoficer,police e oficer dhe krejt pa baza ligjore e pa kryer ndonje krim,apo veper penale,i denoi ata ashper dhe me burgime te renda,me qellim qe te forconte shtetin komunist,qe po jepte shpirt ne ditet dhe agonine e tij te fundit dhe per te friksuar popullin dhe kuadrot e tjer ushtarak.

Gjykatat dhe prokurorite,si simbol i drejtesise ,pamvaresisht nga sistemi monist, ato duhet te ishin bere nje barikade e pa kalueshme ndaj c’do thyerje ligji,duke parandaluar,korigjuar dhe cuar ne vend,te gjitha veprimet e nxituara dhe shkeljet e shumta e te renda ligjore,qe kryheshin nga administrata,organet e pushtetit,policia, sigurimi,hetuesia,por edhe prej punonjesve te saj gjyqtar e prokuror,si ndalime,arrestime

dhe denime pa baza ,pa prova,me prova fallco e tj, dhe autoret e tyre ti ndeshkonte sipas ligjit.Ajo nuk e kreu dot misionin e saj te rendesishem,sepse njerzit qe e drejtonin ate, diktatatura ne pushtet dhe platforma kriminale e punes(e poli-byrose, per organet e puneve te brendshme),i perkrahnin hapur,inkurajonin,gradonin dhe merrnin ne mbrojtje te vecante keta jurist,qe denonin njerez te pafajshem.

Me ardhjen e demokracise,ishe gjyqtar e prokuror,qe i kishin sherbyer aq shume verberisht atij sistemi,te mberthyer ne panik dhe frike te madhe,mbyllen shpejt dyert e zyrave dhe i braktisen ato,formalisht ndryshuan ngjyrat(veshen pardesy te bardha,si opozita,PD) dhe format e veprimit,per te siguruar me tej vazhdimesine e punes dhe te detyres se tyre,por tashme ne kushte te reja e ne pershtatje me kohen.Si dinak qe ishin, me nje servilizem neverites,per te arritur qellimet e tyre,keta jurist hodhen ne veprim nje skenar te zgjuar,me perspektiv e mjafte frutdhenes.Para dite filluan te rrinin si ne gjemba ne vilat dhe selite roze te PS-se ne pushtet,pas dite qendronin gjithe qef dhe me deshire ne “cadrat e PD-se” ne opozite,ndersa ne mbremje dhe gjate erresires se nates,vune maskat si bandit dhe dilnin per gjah neper rrugica,vrima e skuta,duke mbledhur para,dhrahmi,lireta, marka e dollar me thase,nga deallaveret,abuzimet,korrupsioni,shkeljet e ligjit dhe krimet e tjera qe kryenin ne ushtrimin e detyres.Me ngjyrat e tyre fallco here roze dhe here blu,dhe ato reale sterr te zeze qe kishin brenda ne shpirt,,tregoheshin te pafajshem, demo- krat e te rinovuar.Ky klan i madhe juristesh i monizmit,shfrytezoi me shkathtesi momentin,qe nuk kishte shume kuadro te tjere ne kete fushe dhe pa veshtiresi arriten te qendrojne ne krye te zyrave e detyrave,pa u hyre gjemb e ferr ne kemb, dhe pa dhene llogari fare,per shkeljet dhe krimet e shumta,qe kishin kryer per dekada me rradhe.. Ata duhet ti kishin kerkuar falje popullit per pjesen e fajsise cdhe ne shenje pendimi te jepnin doreheqje nga ushtrimi i profesionit te juristit.Si hileqar,fallsifikator dhe intrigant qe ishin dhe teper te afte per te fajesuar te tjeret,te gjitha keto faje,gjunahe,tragjedi dhe krime te renda qe i akuzojne ata direkt,drejtesia shqiptare(ishe gjyqtar e prokuror) ,bene realitet dhe arriten tua faturojne per bukuri organeve te pushtetit monist e levave te tij,si ushtrise,policise,kufirit,hetuesise dhe sidomos sigurimit,qe pa dyshim kane qene fajtor, ndersa veten e tyre e deklaruan ta pafajshem.Me nje paraqitje joshese dhe perqasje te kendshme, keta gjyqtar e prokuror u bene te pranueshem,per te dy polet dhe krahet e politikes,dhe pasi e siguruan e konsoliduan kete fitore”historike” te tyre,ata ju futen me pasion e perkushtim korrupsionit dhe po e vazhdojne ate plote sukses per 17 vjet me rradhe,duke demtuar rend drejtesine dhe democracine ne Shqiperi..Te mbeshtetur dhe ne bashkpunim edhe nga ndonje lider apo partiak i korruptuar,ata jo vetem qe nuk u rinovuan e reformuan kurr,por brenda nje periudhe shume te shkurter,kane vene pasuri kolosale dhe jane kthyer ne dinosaur te rrezikshem.Sot ata jotojne neper vila teper luksoze,kane lokale e biznese mjafte fitimprurese,disponojne shuma marramendese euro,leke e dollar,ne shtepi,banka dhe te hedhura ne aktivitet fitimi,brenda dhe jashte shtetit,duke sfiduar edhe koleget e tyre perndimor,euro-amerikan.

Shteti yne demokratik-pluralist,jo vetem qe i favorizoi e privilegjoi gjyqtar e prokuror te monizmit,duke i lene ne krye te detyrave,por edhe po i dekoron ata me medalje te ndryshme,qe nuk i meritojne dhe qe mund te quhen medaljet e turpit.Nuk mund te dekorohet,zgjidhet parlamentar,apo emerohet ne detyra ta larta shteterore, nje gjyqtar,apo prokuror i asaj periudhe,mbi te cilet eshte vertetuar se rendojne krime te renda.Eshte ne nderin e demokracise dhe te Shqiperise,qe te dekorohen ushtaraket, policet dhe zbuluesit e krimeve,te cilet si gjithmon,ne c’do kohe,atehere edhe tani, kane dhene e dhe po japin edhe gjakun e tyre per interesat e popullit shqiptar.Puna,aktiviteti dhe gjithe veprimtaria e gjyqtareve dhe prokuroreve ne vendin tone,duhet te ndertohet mbi baza te forta ligjore,te ngjajshme me ato europiane,duke hequr c’do barriere antiligjore,qe e pengone ,frenon dhe cone prapa kete proces mjafte te domozdoshem,te rendesishem dhe demokratik.Ka vite me rradhe qe e gjithe drejtesia shqiptare,eshte totalisht jashte loje e zhytur ne korrupsion te plote dhe mbane lidhje te forta misterioze, e te padukshme me krimin.Aktualisht eshte e nevojshme dhe shume urgjente,qe te largohen sa me pare nga puna e detyra pa perjashtim,te gjithe ishe gjyqtar e prokuror te pandershem, te korruptuar dhe inkriminuar te kohes se monizmit , ata me kurse juridike si dhe me korespedence qe kane punuar ne ishe Komitetin Qendror, komitetet e partise retheve dhe te kryhet nje reforme dhe rinovim i plote,sic eshte kryer ne ushtri,polici, hetuesi,Sherbimin Informativ Kombetar(SHIK) e tj,veprim te cilin,po e kerkone me insistim edhe Kryeministri i tanishem i shtetit shqiptar .

Sheti shqiptar,(Qeveria,Parlamenti dhe Presidenti),per te qene transparent me popullin e tyre,si dhe per te vene ne vend ligjin dhe drejtesine,duhet qe te hetojne,pro- vojne dhe vertetojne sa me shpejt dhe plotesisht,se ne c’far rruge i kane vene milionat e dollareve,qe kane ndertuar vila e biznese keta jurist(ishe gjyqtar e prokuror te atehershem e te tanishem),dhe kush eshte me dyshime,si dhe ata qe kane shkelur ligjin,pa as me te voglin hezitim,ti kalojne drejtesise,tu hiqet leja e ushtrimit te profesionit dhe tu behet konfiskimi i plote i pasurise se tyre.Pastrimi i drejtesise nga element te till,nga keta bandit te rrezikshem e mafioz me bluza te zeza(e me aktivitet 60 vjecar) ,do te sheroi gjendjen dhe perberjen e saj,forcoi shtetin ,konsolidoi demokracine,ktheje besimin e popullit dhe ndryshoi e permiresoi gjendjen e situaten ne Shqiperi.

Nga Themi J.Tushe
Pashko Rr.Camaj
New York 10.10.2007

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-10-25 18:57:34
Pershendetje zoterinj gazetare. 
 
Me pelqeu ekspozeja juaj persa i perket sistemit te drejtesise qe 60 vjet ne Shqiperi, megjithse do ishte mire qe te gjendej ndonje emer tjeter pasi vetem drejtesi nuk ka qene dhe nuk eshte.  
Nuk jam dakort me ju vetem ne nje pike ne ate se si e konceptoni ju ndryshimin dhe shendoshjen e situates se sistemit te drejtesise, apo me mir te themi krijimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi. 
Ju sugjeroni qe kapobandat te perjashtojne nga banda banditet , po me cfare do grabisin popullin neser nese do hanin veten e nuk do kishin krijuar e perfeksionuar sistemin e tyre qe per inerci e quajne shtet shqiptar e ne gjuhen e kohes i thone krimi i organizuar. 
Megjithate pershendetje pasi ekspozeja ishte reale dhe bazuar mbi te verteten e hillur e fundi i fundit nje peme 60 vjecare nuk mund te rrezohet me nje te rene te sopates. 
Respekte 
 
AJET DELAJ 
NEW YORK


International
English
Faqe interaktive