Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Bota arrow A ka sot demokraci Greqia?
A ka sot demokraci Greqia? PDF Print E-mail
05 Dhjetor 2007
Isuf B.Bajrami

“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”
Lord Byron


Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”. (”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825).


Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2’’ (L. Uelavitch,”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” ( T. Selenica, ”Shqipëria në vitet 1927”,  ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5).

Ndërsa kufijtë e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan edhe kjo Hartë, janë:

Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon. (”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londrës më 1913 u plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i Kosovës”, fq.7). Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20). Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare. (”Dielli”, nr.21/27, 1979). Pas luftës së vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia i dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare. ( Mr. Kolë Krasniqi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58). Në fund të shekullit XIX Dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ( Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. (Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “,1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. (Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6). Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e Shtetit Shqiptar është 28748 km2. ( Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12).

“O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe donë të thotë: ’’ VDEKJA JOTE, RRITJA IME !’’. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët . Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: ’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë.’’( ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4).

Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, , të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate ‘’Minoritare’’. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Pukëvili shkruan: ’’Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia’’(Pukëvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824) . Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.

Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913) e më pas Konferenca e Firences që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firences, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ‘’Autonomiste të Vorio - Epirit’’( HPSh., pjesa e dytë, fq. 401), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e Atdheut të tyre.

Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendër në Gjirokastër. Por kjo ‘’zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Për shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë’’.(Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992)

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikëqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emëruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektësie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjesëtarë të kombësisë turke .

Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ’’...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...’’( Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925. Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikëqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925. ( Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935).

Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nën komisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgatitur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysmë nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqendrua në këto kërkesa:

1-Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dinë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
3- Pjesëmarrja e popullsisë çame në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.
5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.’’(Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976)

Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: “Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...’’.(Gazeta “Bashkimi”, 1924). Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. (Gazeta “Bashkimi”, 1924). Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse’’.(Gazeta “Besa”, 1935) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.

Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...’’(Gazeta “Besa”, 1935). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935. Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ’’...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (Gazeta “Besa”, 1935)

Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgatitën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ’45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone. (Gazeta “Zëri i Çamërisë”, 1945-1946).

Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, ’’Omonia’’ vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në; “Neo Thesprotia’’ se: ’’...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen’’. Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thotë një thënie Abdyl Frashri: “...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!’’ (Abdyl Frashri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879). Në qoftë se ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ’’Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekëve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke. (D. Shehu, Gazeta “Çamëria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8).

Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike, e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kanë varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të përulura për të punuar, pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinj sllavo-ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës e SHBA-së të cilët marrin pjesë në ceremonitë e përvjetorët e “demokracisë greke”, a ka sot demokraci Greqia?!.

Gjilan 03.12.2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-12-09 22:47:55
Ju lutem ,publikoni edhe Hartën e Shqipërisë së bashkuar të cilën e kam dërgu. 
Me rrespekt për Ju,Isuf B.Bajrami

Koment nga GUEST më 2008-03-06 00:15:24
 
 
Ligji i Luftës  
Greqi – Shqipëri – Itali 
 
Isuf B.Bajrami 
Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon t’i ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. I vetmi shkak për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë! 
Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga gati e pamundur për t’i rikthye ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.  
Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.  
Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.  
Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë. 
GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË 
Athinë, më 10 nëntor 1940  
 
Pjesa e Parë  
Numër botimi 379 
Përmbajtja 
Ligje detyruese 
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. 
Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese. 
Dekret 
Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve. 
LIGJE DETYRUESE 
RAPORT MOTIVUES 
Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”. 
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, mbretit 
Lartmadhëri 
Rëndësi që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre. Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne. Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës. Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj. 
Athinë, më 08 nëntor, 1940 
Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj 
Ministrat 
i Drejtësisë  
i Financave 
Ajis Tabakopullos  
Andhr. Apostolidhis 
Ligji i Forcës Nr. 2636 1940 
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” 
Jeorjios B’ 
Mbret i Grekëve 
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:  
 
Kapitulli A’ 
Neni 1 
Armiq 
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen: 
a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji. 
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to. 
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni. 
2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat. 
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre. 
 
Neni 2 
Ndalimi i shkëmbimeve 
 
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë. 
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19. 
 
Neni 3 
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore 
 
Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve. 
 
Neni 4 
Persona të familjes 
 
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes. 
 
Neni 5 
Përjashtime 
 
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b. 
Kapitulli B’ 
Pasuritë armike 
 
Neni 6 
Sekuestrimi 
 
Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji. 
 
Neni 7 
Pasuri armike në Greqi 
 
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: 
Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi. 
Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit. 
Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. 
Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit. 
Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. 
Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi. 
Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f. 
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f. 
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi. 
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike. 
 
Neni 8 
Sekuestrimi i përkohshëm. 
 
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore. 
 
Neni 9 
Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara. 
 
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit. 
Neni 10 
Të drejtat e të të tretëve jo armiq. 
 
1. Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor, ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2. 
 
Neni 11 
Deklaratat e pasurive armike 
 
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë: 
Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike. 
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse. 
3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare. 
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në tre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave. 
 
Neni 12 
Administruesit 
 
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror. 
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave. 
3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet. 
 
Neni13 
Detyrat dhe pushteti i administratorëve. 
 
1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar. 
2. Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit. 
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare. Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji. 
4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19. 
 
Neni 14 
Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve 
 
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes. 
 
Neni 15 
Detyrimi i informimit. 
 
Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen. 
 
Neni 16 
Akte urgjente. 
 
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19. 
 
Kapitulli C’ 
Dispozita të përgjithshme. 
 
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte. 
 
Neni 18 
Dispozita penale. 
 
1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta. 
2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen. 
3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta. 
 
Neni 19 
Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike. 
 
1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre. Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi. 
2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji 
3. Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart. 
 
Neni 20 
Zbatimi i ligjit 
 
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji. 
 
Neni 21 
Fuqia dhe zbatimi 
 
1. Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940. 
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave. 
 
Athinë, më 10 nëntor 1940. 
Jeorjis B’ 
Këshilli i Ministrave 
Kryetari 
Metaksas 
Anëtarët: 
Ajis Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis;A. Ikonomu;S. Polizogopullos;N. Papadhimas;I. Spenxas;S. Papavasiliu;P. Ikonomakos;K. Burbulis;H. Lis;H. Alivizatos;Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos;K.Manjadhaqis;A. Xifos;M. Qiriakopullos;K. Koxias. 
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit 
Athinë, më 10 nëntor 1940 
Ministri i Drejtësisë 
Ajis Tabakopullos 
Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 
Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese. 
 
Jeorjios B’ 
Mbreti i Grekëve 
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë: 
 
Neni 1 
 
Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë: 
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare. Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj. 
 
Neni 2 
 
Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë: 
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret. 
9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe. 
Athinë, më 09 nëntor 1940 
Jeorjios B’ 
Këshilli i Ministrave 
Kryetari 
Metaksas 
Anëtarë: 
A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos. 
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit 
Athinë, më 10 nëntor, 1940 
Ministri i Drejtësisë 
Ajis Tabakopullos 
Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji. 
 
Jeprjios B’ 
Mbret i Grekëve 
 
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr. 2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë. 
Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940. 
U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti. 
Athinë, më 09 nëntor 1940 
Jeorjios B’ 
Këshilli i Ministrave 
Kryetari 
Metaksas 
Ministri i Financave 
Andreas Apostolidhis 
 


International
English
Faqe interaktive