Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Letersia arrow Pierre-Pandeli Simsia nje shkrimtar profilitik
Pierre-Pandeli Simsia nje shkrimtar profilitik PDF Print E-mail
02 Tetor 2006
Dr. Selahedin Velaj
Connecticut, U.S.A
Dr. Selhaedin Velaj
Zoti Pierre-Pandeli Simsia pas botimit te tij te pare vellimin me tregime "Le te jem une Zamira...", pa pandehur pas nje viti vjen me nje liber tjeter. Kesaj here vjen per lexuesit me romanin "Nje dashuri e vrare"
Fatmiresisht libri eshte shtypur ne nje shtepi botuese ne Shqiperi, ne Shtepine Botuese "ARBERIA" dhe kjo i jep vepres shume me teper rendesi per vete faktin se edhe thelbi i ngjarjes ka te beje me nje teme shume shqetesuese dhe te dhimbeshme per shoqerine e sotme shqiptare, vecanerisht per femren e pambrojtur shqiptare, qe fatkeqesisht dhe padrejtesisht bie viktime ne kurthin e trafikanteve te femrave drejt prostituconit.
Eshte pikerisht ajo klase politike shqiptare, atje ku eshte botuar edhe ky liber pergjegjese per cfaredo ndodh ne Shqiperi, per ate cfare shkruan i nderuari zoti Simsia.
Deshiroj qe, me dashje ose pa dashje ky liber duhet t'i bjere ne dore cdo politikani ne Shqiperi, duke mbajtur pergjegjesite e kesaj tragjedie qe ne menyre shume prekese dhe me nje pene te shkelqyer na e trajton ne romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia.
A eshte ne gjendje valle sot klasa politike shqiptare te mbaje pergjegjesine e saj qe e kane katandisur ate vend te lulezoje krimi, ku te rinjte shqiptare si njeriu i ulet dhe me shpirt katran si Saimiri ne liber, qe njerez pa meshire, pa ndjenje dhe pa karakter jane kthyer ne "PIMPS" ne Evrope, duke u bere mjeshter te sprovuar te dores se pare te magjisin dhe joshin vajzat e reja 15, 16, 17, 18 vjece dhe minorene sipas ligjeve morale te shume shteteve te botes.
Nje shprehje e urte popullore thote: "Fukarallek, Maskarallek". Dhe regjimi diktatorial i Enver Hoxhes e detyroi nje pjese te mire te popullit shqiptar te mesoje, ose te detyrohet te kthehet ne maskara prej vuajtjeve ekonomike te pafund.
Eshte ai fukarallek qe ekziston sot ne Shqiperi, plage e trasheguar nga regjimi komunist qe detyrojne njerez te ulet dhe imorale si personazhet negative qe zoti Simsia na i pershkruan me shume mjeshteri ne romanin e tij "Nje dashuri e vrare", vazhdojne te mbeten maskarenj dhe te papranueshem nga nje shoqeri, sic eshte ajo shqiptare.
I tille eshte edhe personazhi ne liber, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, qe ia harriti qellimit te tij cnjerezor.
Nuk eshte cudi qe nje vajze e re ne moshe me endrat dhe deshirat e saja te mos jete (porse per kete te fundit nuk ka kerkesa per t'u shitur ne tregun e zi) te bjere ne kurthin e atyre djelmoshave, duke u ndezur nje qiri ne zemren e tyre dhe valojne sikur te kishin te ndezur ne ne trup nje vullkan te madh.
Portretin negativ te Saimirit zoti Pierre-Pandeli Simsia ka ditur ta skalise me mjeshteri ne romanin e tij, aq sa me sentimentalizem dhe origjinalitet ka ditur te skalise edhe portretin e Dorines se pafajshme, te asaj vajze te ndershme shqiptare.
Saimiri ne liber i tregon kryqin e vizatuar ne gjoksin e tij Dorines qe ka filluar dalengadale ta dashuroje. Ky djale 23 vjecar ogurzi kerkon t'i mbushe mendjen Dorines 17 vjecare te pafate se mbi te gjitha eshte edhe fetar, perderisa mban kryqin e vizatuar ne gjoksin e tij.
E mjera Dorine, me naivitet si cdo vajze ne moshen e saj cmendet pas fjaleve bindese dhe shprehjeve dashnore te te riut shqiptar, atij skile te ndyre, qe nuk kerkonte te hante pula per tu ushqyer, por vajza meshireplote.
Dhe Saimiri ia harriti qellimit te tij kriminal, derisa Dorina iu dorezua atij shpirterisht dhe truperisht.
Romani "Nje dashuri e vrare" eshte shkruar me mjeshteri dhe humanizem nga shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia.
Qe ne fillim sa e hap faqen e pare duke filluar te lexosh romanin e deri ne fund, zhvillimi i ngjarjeve te mbajne me ankthe dhe emocione dhe pret me padurime se si do zhvillohen ngjarjet deri ne fund, duke pritur edhe aktin final, si do jete fundi i romanit?
Gjate leximit (per vete vlerat e tij te larta romanin e kam lexuar disa here) deshiroja qe e mjera, fatzeza, enderimtarja per nje jete dhe shkolle me te miore jashte shtetit, vajza sokoleshe shqiptare Dorina te mos kishte ate fund tragjik, te mos vdiste.
Por mjeshtri i penes Pierre-Pandeli Simsia edhe pse i ka dhene ate fund tragjik, i cili eshte shume domethenes dhe kuptimplote, perseri Dorina eshte e pavdekshme, sepse, ajo eshte ulur ne cepin e nje ylli dhe pret me padurim.
Dorina pret DREJTESI...
Kjo tragjedi e shkruar me mjeshteri nga zoti Simsia me kujton ato tragjedite greke te Eskilit dhe Sofokliut, tragjedi qe ndodhin brenda fisit, ne familje, ku vellai vriste motren, etj.
Dhe kjo tragjedi ne liber ka ndodhur brenda "familjes" shqiptare, ku shqiptari me shqiptaren e tij jane moter e vella, e jo mall per te luajtur te huajt me trupin e motrave te tyre shqiptare, me trupin e femrave shqiptare.
Libri "Nje dashuri e vrare" eshte nje liber i kohes se sotme per situaten e krijuar qe po kalon Shqiperia dhe populli Shqiptar. Libri eshte i rekomandueshem te lexohet nga te gjithe per vlerat e tij te larta dhe edukative qe ka. Jap mendimin tim qe ky liber duhet te hyje ne programet jashteshkollore ne te gjitha shkollat shqiptare per tu lexuar nga te gjithe nxenesit.
Leximi i ketij libri nga te rinjte ne shkollat shqiptare sot eshte nje domosdoshmeri i nje rendesie te vecante per te gjithe moshat, vecanerisht per moshen e adoleshences.
Uroj autorin Pierre-Pandeli Simsia per kete veper me rendesi te vecante dhe te mos pushoje se shkruari vepra te tilla, ky beratas i inspiruar nga Baba Tomori.
Nderimet e mija autorit te librit, zotit Pierre-Pandeli Simsia.



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:09:24
kam nje sugjerim. pse nuk vendosni fotot e atyre qe shkruajne ne njerin krah te shkrimit ne hyrje. ne kete menyre ne mund te njohim edhe vizualisht shkruesin e nje artikulli. urime dhe per shum mot Krishtindjet dhe Vitin e Ri 2007.

Koment nga GUEST më 2008-07-16 00:31:30
Nje shoqe me rekomandoi te lexoja nje liber; me tha lexoje njehere pastaj flasim. Eshte fjala per romanin "Nje dashuri e vrare" te shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia. 
U interesova ne librarite e kryeqytetit, por nuk mund ta gjeja ate liber; me thoshin eshte shitur. U detyrova te shkoja ne biblioteken kombetare ne Tirane. Pa e lexuar librin, u gezova shume kur e gjeta ne biblioteke, sepse isha kurrioze te dija cfare ishte shkruar ne ate roman, sipas rekomandimit te shoqes sime. U ula ne sallen e bibliotekes dhe fillova ta lexoj. Me besoni, qe ne vargjet e para te hyrrjes ne liber, u futa e tera, per te mos u larguar, derisa ta perfundoja. Ngjarrja teper e dhimbshme qe autori Simsia me shume mjeshteri na e ka sjelle ne liber dhe me shume origjinalitet, me terhoqi e tera, derisa e mbarova se lexuari te terin. U mrekullova, u perlota... dhe ne fund te leximit thashe: "Te lumte Pierre-Pandeli Simsia" Urime. 
Nuk dua te bej shume komente rreth ketij romani, por do doja te rekomandoja cilindo njeri te cdo lloj moshe ta lexoje ate liber. Sec mu kujtuan vitet e largeta te shkolles sone, kur ne lenden e letersise kishim edhe referate librash. Nuk gaboj kur them, se edhe ne ditet e sotme, romani "Nje dashuri e vrare" duhet te lexohet nga te gjithe dhe te behet referate nga nxenesit e shkollave te mesme apo tetevjecare qofshin atao. 
Urime Simsia dhe faleminderit per kete liber te vyer me vlera te larta artistike dhe edukative qe i ke sjelle lexuesit shqiptare. 
 
Me respekt 
Aferdita Lika

Koment nga GUEST më 2008-07-20 13:22:39
Nje nder gazetat e para qe lexoj ne Internet eshte gazeta Balli i Kombit. Kam vite qe e lexoj kete gazete dhe deshiroj qe keshtu te vazhdoni perhere me tere keto materiale qe i zgjidhni per botim. 
Duke pare numrin e madh te lexuesve rreth shkrimit te zotit Selahedin Velaj, recensionin rreth librit "Nje dashuri e vrare" te autorit Pierre-Pandeli Simsia, mendova te shkruaj edhe une pak, meqenese e kam lexuar ate liber. 
Thjesh nga titulli i vete librit u bera kurioz dhe mendova ta lexoj ate liber, si mund te jete vrare nje dashuri, meqenese jemi mesuar te lexojme dhe te degjojme shume rreth kesaj ceshtjeje. 
Pasi e lexova librin, mu duk se e pash ne kinema ngjarjen e trajtuar nga Simsia me menyren se si ai e ka shkruar dhe i ka vendosur ngjarjet, personazhet, natyren, etj.  
Pierre-Pandeli Simsia, mjeshterisht me ate liber nuk vjen vetem si shkrimtar, por ai vjen edhe si kineast, edhe si operator, edhe si regjisor filmi. Te duket sikur Simsia e ka realizuar te gjithe ate pjese skenike qe kemi pare ne liber. 
Libri "Nje dashuri e vrare" shume mire mund te jete nje material per tu kthyer ne skenar filmi nga regjisoret e ndryshem. 
Per mua si lexues i rregullt librash, romani "Nje dashuri e vre" eshte nje nder tre librat me te mire deri tani qe kam lexuar nga autore shqiptare 
Faleminderit. 
 
Arjan Delia 
Student

Koment nga GUEST më 2009-02-02 20:33:09
nuk e kam lexuar librin 'nje dashuri e vrare' por sipas parashikimeve duket si liber i mire.. do te provoj ta gjej dhe shpresoj se do ta gjej.....floOra

Koment nga GUEST më 2009-06-05 14:01:10
Te gjitha botimet e tij me kane pelqyer. Te shkruash per Beratin eshte nje nder qe rralle te vjen ne jete, por Pierre-Pandeli Simsia e ka bere kete me pasion te madh. Nje tjeter fakt qe e ka shtyre autorin te shkruaj per Beratin mendoj se eshte fakti qe ai ne kete qytet ka lindur. Une i uroj sukse te metejshme autorit edhe pse eshte larg atdheut. 
 
Neritan Myftari 
Student

Koment nga GUEST më 2010-03-29 23:51:45
Pandeliun e njohe si nieri edhe si shkrimtar.Ai eshte nje familjar e atdhetar i vecant.Shkrimet e tij flasin per plaget e renda qe po e vrasin shoqerin tone dhe jane nje kamban alarmi per shtetin,qe po fle gjume dhe per opinionin e shoqerise demokratike ne Shqiperi.Duhet bere dicka para se ky fenomen i ,te behet i pa koregjushem.Fanlnderime Pandeliut per kete ndihmese qe jep ne te mire te Atdheut dhe uroje qe te kete sa me shume te tjer qe te ndihmojne ne kete drejtim.Me respekt Dragoti,NY.

Koment nga GUEST më 2010-06-29 00:35:52
E kam lexuar edhe une kete roman dhe me ka pelqyer shume. Autori ka prekur nje teme dhe nje subjekt shume te rendesishem per shoqerine shqiptare sot, trafikimin e femres se pafajshme rugeve te Evropes. 
Ky roman eshte pikerisht nje kambane alarmi per shtetin e sotem shqiptar qe te zgjohet nga fenomene te tilla, djemte trafikante me vajzat e pafajshme. 
Eshte nje roman i shkruar me mjeshteri, me ndjenje dhe me nje gjuhe te pasur dhe te kuptueshme. Mbeshtes edhe une mendimet e lexuesve me siper, qe ai roman eshte i domosdoshem te lexohet nga te gjithe nxenesit ne shkollat tetvjecare dhe te mesme. 
Ideja qe kane hedhur qe ky roman te behet film eshte e shkelqyer, sepse edhe gjate leximit te duket sikur ngjarjen ne liber e shikon. 
Falenderoj autorin Pjerr Pandeli Simsia per kete roman qe ka shkruar dhe i uroj te shkruaje ne te ardhmen edhe libra te tjere me vlera te larta edukative si ky roman. 
Me respekt 
Tatjana Strumi

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:37:42
Lexova me kureshtie te madhe librin "Kafeja" te shkrimtarit beratas Pierre-Pandeli Simsia ne perfundim mund te them se ishte nje liber i shkruar bukur me fraza te qarta dhe me nje realizem te vertete .Realiteti ne librin e Zotit Pjerre Pandeli Simsia na vjen me ngjyrat e tij reale i thjeshte dhe njerezor . I uroj shkrimtarit Pjerre Pandeli Simsia suksese te metejshme ne rrugen e bukur te artit  
 
Me respekt Nadja Cylaku

Koment nga GUEST më 2011-02-20 12:00:08
E kam lexu vellimin me tregime KAFEJA te shkrimtarit Pjerre-Pandeli Simsia. Me ka pelqy shum. Simsia din te shkruj bukur. Nga ai liber du te vecoj tregimet KAFEJA si nji kryeveper e aij libri, tregimin GAZETARI, tregimin DIPLOMA UNIVERSITARE dhe tregimin ZONJUSHA. Tregimin MERAKU autori e ka shkrujt duke perdor humor. Ndersa tregimi RIDI eshte tregim shum prekes i shkruar me ndjenje, bukur dhe qarte qe ne fund pasi e ke perfundu se lexuari te perlot. 
Urime shkrimtarit Pjerre-Pandeli Simsia 
 
Me respekt 
Jolanda Zalli


International
English
Faqe interaktive