Faqe kryesore arrow Politika arrow Media "pronë" e publikut
Media "pronë" e publikut PDF Print E-mail
02 Tetor 2006

Ajet Delaj
New York


Mediat per nga rendesia  dhe ndikimi qe kane ato ne nje shoqeri te hapur e demokratike jo me kot jane quajtur edhe pushtet i katert.
Por ne anen tjeter megjithse mediat e shkruara e audiovizive kane botues e pronar , ne te vertete  ata jane pronar e botues vetem per sa i perket anes administrative  pasi lajmi e informacioni qe ato percjellin tek publiku behet prone e publikut porsa del nga redaksiste apo studiot e tyre.

E nese i referohemi Shqiperise qe perjetoje nje nate te gjate te territ informativ atehere rendesia e mediave dhe zhvillimi i tyre marrin nje rendesi te dores se pare te krijimit te nje culture te re te mardhenjeve te publikut me mediat e institucionet e tije.
Si ne cdo fushe te jetes shoqerore ne Shqiperi ne kete tranzicion te tejzgjatur edhe mediat kane anomalite e tyre pasi shteti nuk ka vendosur rregulla te sakta te konkurences e mbi bazen e saje te behet  percaktimi i sakte i shkalles se suportit e hierarkise se tyre.
Nese themi se shteti nuk e ka kryer detyren e tije ne menyre te plote ne drejtim te mediave kjo nuk do te thote se kete nuk e ka bere shoqeria shqiptare ku ne subkoshiencen e saje e ka bere me kohe klasifikimin dhe hierarkine e mediave ne Shqiperi.
Ne anen tjeter mund te themi se shkalla e emancipimit te nje shoqerie shprehet me se miri se sa sensible e kerkuese te jete e te behet vete shoqeria per nivelin cilesine e vertetesine e lajmit e informacionit qe merr nga mediat .
Nese themi se gazeta "Koha Jone" me botuesin e saje z Lesi ka zene deri tani vendin e pare ne fushen e mediave mendoj se kemi shprehur nje mendim pergjithsues te shoqerise shqiptare pamvarsisht se cdonjerit na ka ndollur qe  nuk ka perfaqesur gjithmone shiet apo konceptet tona per zhvillimet ne Shqiperi.
Duhet thene gjithashtu se kjo gazete ka ndjekur pothuaj me vertetesi spiralen e zhvillimit te shoqerise shqiptare me te mirat e te keqiat e saje ne kete perjudhe pak sit e gjate te tranzicionit post komunist.
Pra shoqeria dhe media ne nje system pluralist e demokratik jane te lidhura ne menyre te pazgjidhshme ndermjet tyre pasi media ndikon ne emancipimin e shoqerise e shoqeria ne rritjen e zhvillimin e medias. Kjo per shoqerit demokratike qe funksionojne ne baze te ligjit e ligji eshte shprehje e konkurences se ndershme.
Ne kushte te tilla nese nje gazette apo nje stacion televiziv falimenton asnje e keqe nuk i vjen shoqerise pasi ne kete rast shoqeria clirohet apo nuk bezdiset me nga nje ze mashtrues e anonim.
Por nese ndodh e kunderta ku falimentimi troket jo si pasoje e mungese se profesionalizmit punes e vertetesise se informacionit por si pasoje e triumfit te tregut informal ne fushen e mediave atehere shoqeria duhet te shqetsohet e reagoje seriozisht pasi per nje demokraci te brishte si e jona ekziston mundesia ne kthimin e territ te gjate te nates komuniste.
Pasi terri informative nuk ekziston vetem atehere kur eshte e ndaluar me ligj fjala e lire por ai ekziston edhe atehere kure fjala e lire mbytet  nga parate e krimit e te droges apo te garqeve antishqiptare qe nuk e deshirojne nje Shqiperi te lire e demokratike .
OJQve shqiptare e shoqerise civile i del per detyre te reagoje fuqishem ne kete drejtim kur konstaton se gazeta me e lexuar "Koha Jone" ne Shqiperi e online mbas terheqjes apo shitjes se gazetes nga z Lesi vazhdon te botohet nga nje staf e botues anonim. Ne kete drejtim mendoj se ka vend edhe per nderhyrje te ligjit pasi prezantimi publik i botuesit e stafit te tije eshte ose duhet te jete detyrim ligjor  nese nuk deshirojme te kthehemi tek traktet komuniste apo tek shtypi i klanit te "Zemunit"
Nese do te ishte kjo mangesia e vetme,  megjithse shume e madhe dhe e pa tolerueshme  prap ndonjeri edhe mund ta suportoje por nese shikon gazeten "Koha Jone" te dates 23 Shtator te tere artikujt kryesore te saje pamvarsisht nga permbajtja e tyre jane anonim. Ne anen tjeter nese provon te shkruash dicka tek rubrika bashkebisedim me lexuesin per ceshtje te ndryshme opinionin tend ta "qethin" si ne kohen e komunizmit.
Megjithate ne nje shoqeri te lire e demokratike menaxhimi i nje biznesi privat eshte ne dore te pronarit apo bordit por deklarimi i burimeve te kapitalit fillestar e ecuria financiare e biznesit eshte detyrim ligjor e nese kete transparence nuk e realizon biznesi atehere eshte detyra e shtetit qe ta beje.
Shoqeria shqiptare kerkon shtet ligjor e funksional e kete duhet t'a realizoje shteti shqiptar 94 vjecar qytetareve te tije.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-16 15:45:06
shkrim shum i mir, ju lumt 

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:04:12
shum bukur por duhet te ket dicka edhe me teper po ne pergjithsi teper bukur:)

Koment nga GUEST më 2009-05-06 00:36:34
shume mire kjo me duhej te mesoja flm shkelqyer

Koment nga GUEST më 2011-04-29 14:36:14
Shume mire. Informacion i plote dhe fiks ajo qe me duhej


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?