Faqe kryesore arrow Projekt - Studimi : Balli Kombëtar 1939-1990
Projekt - Studimi : Balli Kombëtar 1939-1990 PDF Print E-mail
02 Tetor 2006

Objektivi i këtij projekti është shkrimi i historisë së plotë të Ballit Kombëtar që nga krijimi e deri në vitin 1990 duke u mbështetur në metoda dhe analiza shkencore dhe në burime autentike historike. Do të shfrytëzohen burime të ndryshme si arkivat shqiptare, italiane, gjermane, britanike, amerikane etj., ditaret, kujtimet, shtypi i Ballit Kombëtar etj.

Kostoja e këtij projekti parashikohet të arrijë në 24000 Euro. Koha e nevojshme për shkrimin dhe përgatitjen për botim të studimit parashikohet të jetë dy vjet. Pas kryerjes së studimit, shpenzimet suplementare për botimin e studimit do të merren në ngarkim nga Partia Balli Kombëtar e cila do të ketë pronësinë mbi librin.

Janë të lutur të gjithë antarët e Ballit Kombëtar dhe dashamirësit e tij të cilët disponojnë materiale që mund të ndihmojnë këtë projekt, të kontaktojnë Kryesinë nëpërmjet adresës email ose telefonit të paraqitur në faqen e informacionit.



© Partia Balli Kombëtar

International
English
Faqe interaktive