Faqe kryesore arrow T H I R R J E
T H I R R J E PDF Print E-mail
02 Tetor 2006
 Partia "Balli Kombëtar" si rezultat i zhvillimeve të brendshme të saj ka në drejtim një lidership të ri, por të origjinës së vërtetë nacionaliste. Me një angazhim të madh, i përkushtuar për t'i kthyer dinjitetin e munguar dhe për ta bërë këtë parti një forcë politike serioze, për t'i shërbyer demokratizimit të vërtetë të Shqipërisë.

Partia e "Ballit Kombëtar" shqiptar kërkon të vendos kontakte bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët kudo në botë, të cilët kanë dëshirë të anëtarësohen, të ngrejnë struktura e degë të kësaj partie sipas normave statutore. Gjithashtu, partia "Balli Kombëtar" është e hapur dhe mirëpret çdo ballist, për të dhënë mendime dhe alternativa që i shërbejnë çështjes kombëtare dhe mbarëvajtjes së partisë tonë në misionin e saj të madh.

Për të arritur atë që duhet, për të mirën e partisë "Balli Kombëtar", ne kemi si objektiva parësor:
1. Bërjen e historisë së partisë "Balli Kombëtar" (shih projekt-studimin)
2. Riorganizimin e të gjitha strukturave qendrore dhe lokale të partisë.
3. Paisjen me zyra në të gjtha degët e saj.
4. Kompletimin e zyrave qendrore dhe lokale me të gjitha sendet e nevojshme, për të punuar normalisht.
5. Kompletimin me staf dhe me të gjitha mjetet si kompiuter, printer, skaner, etj, të cilat janë të nevojshme për zyrën e gazetës "Balli i Kombit".
6. Funksionimin e plotë të administratës së lartë të partisë, për një mbarëvajtje organizative sa më të mirë të kësaj partie.

Për të gjitha këto e ndjejmë të nevojshme t'ju drejtohemi dhe t'ju bëjmë thirrje të gjithë nacionalistëve në diasporë, kudo që ndodhen, për të ndihmuar materialisht e financiarisht, sa të jetë e mundur, për të mirën e partisë "Balli Kombëtar" në numrin e llogarisë 873/7816 B.K.Tregtare Nr.1 (Tiranë)

Sipas vendimit të kryesisë së partisë, kushdo që kontribuon ka të drejtën e kontrollit të shpenzimeve financiare në arkën e partisë.

Duke besuar që, ju do të na mirëkuptoni për këtë thirrje të nevojshme dhe të domosdoshme në këtë kohë shumë të vështirë për partinë e "Ballit Kombëtar" për të mbijetuar politikisht, që ideali i të parëve tanë të përcillet dhe tek brezi i ri e të mos shuhet, të gjithë së bashku të mbetemi shërbestarë të Shqipërisë.

Kryesia e partisë "Balli Kombëtar"
Tiranë më 05-07-2004

International
English
Faqe interaktive