Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow "Mashallahu" politik i Serbisë
"Mashallahu" politik i Serbisë PDF Print E-mail
09 Tetor 2006

 

Nga Bekim Rexhepi

Edhe pse figurativisht futja e një preambule për Kosovën në këtë kushtetute serbe nuk qe ndonjë befasi e vetme dhe  në vazhdim si do që te jetë puna e kësaj kushtetute në te ardhmën e shtetit Serb, më duket më shumë se kaq ka manifestuar mosndryshushmërin politike dhe tendencën për ta tronditur Kosovën me aktvendime të njëanshme dhe skajshmërisht injoruse. Ndikimi i kësaj kushtetute serbe në Kosovë edhe për vetë serbet duket të jetë më pak e besushme dhe gjithashtu edhe me pak funksionale në jetën e përditshme të Kosovës.

Në vazhdën e shqetësimëve të veta që ka ngritur Serbia për Kosovën, i duhet shtuar edhe këto të fundit, të cilat janë edhe më të rëndushme për faktin se janë ofruar ditët, muajt dhe ky fund vitë 2006, i cili sipas konformimeve te shumë diplomatve është viti i përcaktimit të statusit politik te Kosovës.
Shqetësimet e Serbisë nuk përkojnë me shqetësimet e Kosovës për vetën, sepse kosovaret tashmë janë më të relaksuar në qëndrimet e tyre më realiste për Kosovën, duke pasur epersi politike, e cila tashmë ka përkrahjen e faktorit ndërkomëtar.
E ndërsa shqetësimet e Serbisë janë shtuar sepse zgjidhet e saj, që ka ofruar për Kosovën kan kaperxyer mashallahun politik. Nuk kan përkrahjen e faktorit ndërkomëtar, pa të cilin nuk mund të aludohet në zgjidhje të përshtatshme, te favorshme. Nxitimi i Serbisë për të bërë ç'mos, e ç'është e mundur të bëhet, në dëm të kërkesave dhe argumentave tona, është shtuar dhe Kuvendi i Serbisë të shtunën në mbrëmje, ka miratuar unanimisht Kushtetutën e „re“ të Serbisë, ku në një preambulë të saj, Kosova është definuar si pjesë përbërëse e Serbisë me autonomi substanciale. Për këtë Kushtetutë të „re“ kanë votuar 242 deputetë, aq sa numrohet të ishin në sallë. Në preambulën e Kushtetutës, gjithsesi theksohet se qytetarët e Serbisë po e nxjerrin Kushtetutën duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe nga barazia e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve etnike, pra duke u nisur edhe nga ajo se „Kosova“ është pjesë përbërëse e Serbisë. Me këtë Kushtetutë të „re“, Serbia EDHE NJË HERË, SI EDHE HERAVE TË TJERA , na del se është definuar si shtet i popullit serb dhe i qytetarëve që jetojnë në të, i bazuar kinse në sundimin e ligjit dhe në drejtësinë sociale, dhe në parimet e demokracisë qytetare, të drejtat njerëzore e minoritare dhe në liritë dhe përkatësinë ndaj parimeve dhe vlerave evropiane, kjo sa tingëllim anakronike. Përveç preambulës kushtetuta, na paska edhe 206 nene dhe dhjetë pjesë të tjera që janë si – parimet e kushtetutës, ku në të hyjnë të drejtat njerëzore e minoritare, rregullimi ekonomik dhe financat publike, kompetencat e Republikës së Serbisë, rregullimi i pushtetit, Gjykata kushtetuese, rregullimi territorial, kushtetutshmëria e ligjshmëria, ndryshimi i kushtetutës dhe dispozita përfundimtare. E kështu me radhë e me radhë.
Kjo Kushtetut serbe e nxituar për miratim në parlamentin nacionalist serb, e them kështu sepse në sondazhin më i ri i CeSID-it, rezultatet e të cilit janë prezantuar sot në Beograd. 58 për qind deshirojnë qe Kosova te mbetet në Serbi, por , dhe vetëm 12 për qind konsiderojnë se është reale që kjo gjë të ndodhë. E 36 për qind nga të anketuarit presin që statusi i Kosovës të jetë pavarësia, ka thënë Marko Bllagojeviq nga CeSID-i, në konferencën për gazetarë. Sipas fjalëve të tij, qytetarët “më së paku e dëshirojnë gjendjen ekzistuese” – 6 për qind nga të anketuarit presin, kurse vetëm 2 për qind dëshirojnë që statusi i Kosovës të jetë protektorat ndërkombëtar në kufijtë e Serbisë. Ndarjen e Kosovës e dëshirojnë 22 për qind nga të anketuarit, kurse vetëm 17 për qind presin, gjegjësisht konsiderojnë se kjo gjë është reale. Ky sondazh i treguar sot nga CeSID-it, më japë bindje se parlamenti aktual serb është më nacionalist se vet qytetarët e saj. Padyshim, mendoj se ky parlament i sotëm në Serbi nuk është aspak demokratik sepse po te ishte i tillë ay do te raspektonte qytetarët e saj, të cilët ne sondazhet e sotëm janë treguar me demokratik se vet 242 deputetë që e miratuan Kushtetutën e re serbe.
Edhe pse figurativisht futja e një preambule për Kosovën në këtë kushtetute serbe nuk qe ndonjë befasi e vetme dhe  në vazhdim si do që te jetë puna e kësaj kushtetute në te ardhmën e shtetit Serb, më duket më shumë se kaq ka manifestuar mosndryshushmërin politike dhe tendencën për ta tronditur Kosovën me aktvendime të njëanshme dhe skajshmërisht injoruse. Ndikimi i kësaj kushtetute serbe në Kosovë edhe për vetë serbet duket të jetë më pak e besushme dhe gjithashtu edhe me pak funksionale në jetën e përditshme të Kosovës. Kosova tashmë nën protetktoratin ndërkombëtar ka institucionet e saja vetëqeverisëse. Ka presidentin, kryeministrin, kryetarin e parlamentit, subjektet politike dhe shumë e shumë institucione të tjera, që çdo ditë e më shumë po e bindin botën se janë te gatshëm për shtet.
Lidhur me qëllimin, synimin politik që shqiptaret si shumicë dhe jo vetëm, duke i përfshirë të gjitha minoritetet pos ati serb, e kanë shprehur dhe janë pozicionuar për pavarsin e plotë të Kosovës. Të gjitha institucionet e kanë deklaruar dhe kanë bërë të qartë se pavarsia është e vetëme zgjidhje që i duhet Kosovës, dhe kjo zgjidhje që po tregon argumentet e saj të fuqishme duhet të ndodhë sa më parë. Është bërë e qartë nga qytetaret e Kosovës kur manifestuan brengosjen e vet (me 17/18 Marsë 2004), se askush më nuk mund të qoj në asnjë koncesion të vetëm, në dobi të hegjemonisë serbe rreth Kosovës.
Ç' ti themi këti „mashallahu“ serb, që akoma mirret me miratime te kushtetutave të reja, të saja, e më se miri do ti përgjigjet faktori ndërkombëtar me një vendim të pa vonuar duke e pranuar pavarsinë e plotë të Kosovës.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive