Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow KulturĂ« arrow Dhimbje që zbukuron
Dhimbje që zbukuron PDF Print E-mail
30 Prill 2008
nga A.L.

Kohët e fundit, shtëpia botuese amerikane iUniverse, Inc., nxorri nga shtypi në anglisht vëllimin e parë të librit “Live to Tell”  të At Zef Pllumit, ku përfshihen kujtimet e tij nga viti 1944 – 1955.  Libri vjen në anglisht i përkthyer nga shqipja, “Jeto për me tregue” duke mos ia mohuar kështu përparësinë e njohjes lexuesit shqiptar.

2500 vjet do të kalojnë dhe At Pllumi (1924-2007) ndoshta do të kujtohet nga shqiptarët si  babai i historisë së përndjekjes komuniste, ashtu si bota kujton sot Herodotin si babain e  historisë sepse në mënyrë sistemtike mblodhi materialet, provoi vërtësinë e tyre dhe i renditi  ato në formën e një tregimi që nuk harrohet. Por ndërsa Herodoti njoftonte ato që i kishin thënë të tjerët, At Zef Pllumi tregon ato që përjetoi vetë. Ndryshe nga Herodoti që përshkruante luftën greko-persiane, At Pllumi, ironikisht, përshkruan luftën shqiptaro-shiptare, e shembullt  në histori për nga mizoritë ndoshta vetëm me revolucionet komuniste në Rusi e Kamboxhia.

Dihet se gjatë një revolucioni, dy palë të brendëshme, qeveria dhe opozita, luftojnë për të  kontrolluar ose ndryshuar me dhunë strukturën ekzistuese të shtetit. Megjithatë, përshkrimet e At Pllumit, shpesh here tmerruese, sikur duan të vërtetojnë thënet e historianëve se mizoritë e vrasjet në mase ndodhin jo vetëm gjatë luftrave civile, por edhe pas tyre; në atë që paraqitet si revolucion nga poshtë, por që në fakt synon ndryshimi rrënjësor të strukturës ekonomike, shoqërore e kulturore, por edhe fisnore të një vendi.

Historia botërore njeh mizori si në Kili, Salvador, Argjentinë e gjetkë, ku qeveri në kohë  diktaturash janë përfshirë në vrasje në masë të kundërshtarëve politikë. Ndërsa për shfarosje në masë të një bashkësie a popullate, historia njeh Holokaustin nazist ndaj hebrenjëve e ndonjë tjeter.  

Libri i At Zef Pllumit, lë të kuptohet se Shqipëria i provoi të dyja këto forma shfarosëse;  politicidin, kur grupe të ndryshme sulmoheshin për bindjet apo veprimtaritë e tyre politike; dhe gjenocidin, kur ata sulmoheshin për përkatësinë e tyre fisnore a fetare.

At Pllumi sjell fakte se si regjimi hoxhaistp ërndiqte, burgoste e vriste priftërinjtë katolikë,
ndërsa persekutonte e internonte banorë të zonave veriore nga frika se shtëpitë e tyre mund të
përdoreshin si baza strehimi për të ikurit, të arratisurit dhe kundërshtarët e regjimit.

Dhe kjo ishte një përvojë, me të cilën Shqiperia komuniste do të krenohej në tregjet  ndërkombetare të terrorizmit. Pak vite më vonë Kmerët e kuq në Kamboxhia, do të përdornin  të njëjtën strategji; pas vrasjes së priftërinjëve budistë, ata zbraznin vendbanimet për rreth për të eleminuar cdo vatër të mundëshme kundërshtimi; në Ugandë, Idi Amini, godiste kundërshtarët e tij politikë, e një kohësisht nxirrte para skuadrave të pushkatimit klerikët katolikë; ndërsa në Kongo, Loren Kabila, sic thuhet, një ish student i shkollës së partisë V.I. Lenin në Tiranë, kur erdhi në pushtet vendosi të zhdukte plotësisht palën kundërshtare, për të zgjidhur paraprakisht problemet që mund t’i lindnin nga nje bashkëjetese me të në të ardhmen.

Kështu, Shqipëria më 1944, e sapo dalë nga lufta dhe në nevojë për bashkim, rindërtim e  përparim të brendshëm si asnje vend tjetër në rajon, zgjodhir rugën e verbër të internacionalizmit, duke eksportuar metodat më mizore të terrorizmit shtetëror.

“Jeto për me tregue”, mund të thuhet, se është një vepër arti, pasi njeriu tërhiqet jo vetëm t’a lexojë por edhe të ndalet e të mendojë për autorin i cili shkruan për të përmbushur lutjen nënzë të bashkëvuajtësve fatkeqë dhe zotimin e tij se do të përpiqej të heshtte që një ditë të mund të tregonte. Dhe njeriu që nuk kishte pranuar të tregonte (në hetuesi), jetoi për t’i treguar të gjitha në libër.
 
Për At Pllumin, shpesh, natyra e vuajtjes ndryshon; nga përndjekje, torturë, burgim, internim, e  pastaj shndërrohet në forcë që paralajmëron ndryshimin e vetë vuajtjes. Në “Jeto për me tregue” forca e vuajtjes së At Pllumit shfaqet si art; dhimbja bëhet letërsi e cila nuk shpreh vetëm dhimbje; ajo bëhet një dhimbje që zbukuron apo bukuri që vret.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive