Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Letersia arrow Shefki Ollomani - poet, publicist dhe atdhetar
Shefki Ollomani - poet, publicist dhe atdhetar PDF Print E-mail
30 Prill 2008
 * nga Hysen Ibrahimi, politolog,

Suedi-Förslöv, 15-04-2008

KRIJIMTARIA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI

Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e saj në krijimtarinë e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.

Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky i titulluar - ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

Vet titullimi ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, nga autori Ollomani, lë të kuptojë prirjen e poetit në ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.

Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, do të vërejmë se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.

Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t’i paraqet përmes poezisë, ndonëse ka një stil të veçantë nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet fut edhe paknaqësitë aktuale të kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare, prekin thellë shpirtin e poetit Ollomani, e frymëzojnë për të krijuar dhe për t’u ballafaquar me realitetin herë të dhimbshëm e herë të arsyeshëm, por rrallë, shumë rrallë, të arritshëm.

Libri i poetit Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror, që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni në përcjellje të çdo ”veprimi” të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.

Në poezinë “JAM…”, poeti Ollomani, bën një prezentim, një hyrje modeste, por domethënëse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

        JAM…

          Jam njeri dhe shqiptar,

      Jetoj me nderë, jam krenar.


Jo rastësisht poeti cekë, ”Jam njeri dhe shqiptar”, ”Jetoj me nderë, jam krenar”. Kjo për lexuesin tingëllon për të ndikuar në natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:

      Jam poet dhe pishtar,

      Shkruaj me mall, digjem si zjarr.

      Jam patriot dhe luftëtar,

      Atdheun me zemër, lirinë në ballë.

      Jam flakadan dhe zemërluan,

      Përmes errësirës me penë e jatagan.


Poezia e cituar në tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerësimeve poetike), ka një mesazh për njerëzit, për botën e njeriut të sotëm, që t’i këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më pastaj të krijohen hapësirat reale të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : ”Jam poet dhe pishtar”, ”Shkruaj me mall digjem si zjarr”, ide sygjeruese, që realizon idenë : ”Jam patriot dhe luftëtar”, ”Atdheun me zemër, lirinë në ballë”, ”Jam flakadan dhe zemërluan”,”Përmes errësirës me penë e jatagan”. Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk është e krijuar e përjetimeve të poetit, por është një ”Himn”, i librit ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, e poetit Shefki Ollomani.

Të analizojmë poezinë e poetit në fjalë - ”MOS E LENI…”!

            MOS E LENI…!

      Mos e leni idealin të vyshket!

      Mos e leni pushkën të ndryshket!

      Mos e leni plisin të përlyhet!

      Mos e leni fytyrën të nxihet!


Titullimi i kësaj poezie ”MOS E LENI…”, nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të përjetimit të autorit, që presupozon mundësinë e ”lënies” të idealit, të pushkës, përlyerjen e plisit dhe fytyrën e nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek ngadalë, por me kujdes, ngacmon ndjenjën e lexuesit duke provokuar shpirtin kombëtar, në zgjimin nga një amulli e mundshme, sipas poezisë ”MOS E LENI…”.

Në strofën e pestë të kësaj poezie, autori shkruan:

      Mos e leni shpresën të shuhet!

      Mos e leni besën të zhduket!

      Mos e leni krenarinë të kërruset!

      Mos e leni zjarrin të fiket!


Kjo vjershë e ndërtuar si një ”apel”, që thërret të mos e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie ”MOS E LENI…”, që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhë tërë poezinë me ”Mos e leni”? Pse nuk e ka titulluar me një tekst tjetër?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë që tani është e formuluar. Poezia e poetit Ollomani manifeston një protestë në brendësi, artikullon frikën e rënies morale e njerëzore të mundshme drejtë rrugës për Liri. Kështu që për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me idenë e të formuluarit të kësaj poezie.

Lexojmë me vëmendje: ”Mos e leni shpreëen të shuhet”, ”Mos e leni besën të zhduket”, ”Mos e leni krenarinë të kërruset”, ”Mos e leni zjarrin të fiket”!

Poeti Ollomani prekë ndjenjën kur thotë: ”Mos e leni shpreëen të shuhet”! Pse pikërisht potencon ”shpresën”!? Sepse besimi i krijuar për arritjen e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet “shpresa”, optimizmi real.

Poeti njeh mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai fut në strofë kur thotë: “Mos e leni besën të zhduket”! Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga “shpresa” del menjëherë tek “besa”? Çfar don të thot poeti me vargun e krijuar të poezisë “mos e leni besën të zhduket”? Sigurisht, se poeti ka njohuri të thella në krijimin e letërsisë poetike dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalën për “besën”. Fjala “besë”, tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngushtë për të përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht  sfidave…..!

Ose poeti kur thotë, po e citojmë : “Mos e leni krenarinë të kërruset”!,  “Mos e leni zjarrin të fiket”! Edhe “krenaria” ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :“Mos e leni zjarrin të fiket”! Fikja e zjarrit në votër, simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje, që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashëgimia Kombëtare…..etj !

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të prekë opinionin, duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orientimi i poetit Ollomani, ka për synim, që tragjika e krijuar, të mos mbetet brenda përbrenda kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.

Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë ”MOS E LENI…”,  shkruan :

      Mos e leni betimin pa realizuar!

      Mos e leni lirinë pa fituar!

      Mos e leni atdheun pa çliruar!

      Mos  e leni Shqipërinë pa bashkuar!

      Mos e leni as sot, as mot!

      Mos e leni atdheun pa zot!

      Mos e leni mos, mos, mos!

      Mos e leni armiku t’ju sos!


Në të dyja strofat, shihet se poeti Ollomani, nuk ka probleme të të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike. Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që lidhet ngushtë me titullimin e poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë ”MOS E LENI…”, inkuadron shprehje me ndikim që e prekin jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,

„Mos e leni betimin pa realizuar“, kështu që poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit - Betimin! Çfar don të thotë poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !

E dinë ai se është dhënë ”betimi”? Pa tjetër se po. Shihet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon ”betimin”, si një fjalë me peshë të njejtë që e cekëm te fjala ”besë”. Betimi, është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa kryer, duhet të betohet njeriu. Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për të kryer një detyrë, ose për të luftuar në përputhje me kërkesat Kombëtare.

            * * *

Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar, së paku kjo qëndron në këtë libër ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, duke dëshmuar një prirje poetike.

Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e titullon :

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!

O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të  tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënqethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të mërguara, që u ndalua nga një pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet, vendëlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me: ”Ecë”, ”Ulem” dhe ”Endem”.

Pa tjetër se kjo poezi, është njëra ndër poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është krijuar nga barbarët sllavo/maqedonas.

Po e marrim strofën e parë të poezisë :

MBI TROJET TUA – ILIRIDË!

       (Në vendlindje, pas 13 vitesh)

    

      Ecë mbi tokën tënde të bekuar,

      Ecë mbi malet e gjelbëruar,

      Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,

      Ecë mbi fushat me lule e flutura,

      Ecë mbi trojet tua – Iliridë,

          Dhe zemra e sytë më mbushen dritë,


Çka mund t’i shtohet tjetër kësaj strofe?! Asgjë. Përveç përshkrimit në vargje të kësaj tragjedie, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, ecë nëpër tokën e vet të bekuar, ecë mbi truallin e vet etnik. Brenda përbrenda poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, krijohet përshtypja e mundësisë së një paraqitje para syve, duke ecur poeti mbi tokën e bekuar të stërgjyshërve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara, me lule e flutura, mbi truallin – ILIRIDË, dhe te zemra dhe sytë e poetit vjen drita! Këtu poeti arrinë aq lart, sa që kësaj poezie ja jep shpirtin, e ”shpirtëzon”, e ngjallë duke dëshmuar se është një poet i veçantë, me prirje poetike. Këtu në këtë poezi shohim se, poeti gjatë ndërtimit të poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, arrinë që të shprehë në vetvete : ”Ecë mbi tokën tënde të bekuar”, ecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE, ”Ecë mbi malet e gjelbëruara”, ”Ecë mbi lëndinat e tua të bukura”, ”Ecë mbi fushat me lule e flutura”, ”Ecë mbi trojet tua – Iliridë”,”Dhe zemra e sytë më mbushen dritë”.

Vallë, pse poeti e cekë në vargun e fundit ”Dhe zemra e sytë më mbushen dritë”, çfar don të thotë me këtë poeti Ollomani? A thua se periudhën kohore 13 vjeçare, poeti e konsideron një terr pa dritë?! Pa tjetër se po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare, që vijnë nga dielli i bekuar. Dritë që poeti e vlerëson si një rrezatim, si një shkëlqim që ia ka ndriçuar edhe syrin edhe zemrën me t’u kthyer në Atdhe.

Në strofën e dytë poeti vazhdon me të njejtin përjetim dhe ”shpirtëzim”poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË :

      Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,

      Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,

          Ulem mbi bregoret në formë plisi,

          Ulem pranë varreve të t’im fisi,

          Ulem pranë votrës me oxhak,

          Ulem pranë kullës me bajrak,

          Ulem e përkulem para teje - Iliridë,

          Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.


Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengën e mallit për vendin e lindjes, për livadhet, për gurët e kalave të lartësuara..., duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.

Poeti për asnjë moment nuk arrinë të lirohet nga ballafaqimi i përjetimit në Atdhe, gllabërohet i tëri në ambientin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem! Çka paraqet poeti ketu? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:

”Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara”, ”Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara”, ”Ulem mbi bregoret në formë plisi”, ”Ulem pranë varreve të t’im fisi.

Në secilin varg, vërejmë se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia e shpirtit. Është për t’u çuditur se si ka mundur që aty për aty të rënditë vargjet, gjë që kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është më se e vërtetë se ideja e thurrjeve të vargjeve, është aty për aty e krijuar, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë origjinale, poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. ”Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në formë plisi, pranë varreve të t’im fisi”, të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror, sidomos kur poeti përkulet para ILIRIDËS, e pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.

Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet domethënëse, me një fuqi poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një stili të veçantë të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për këtë po ja lëmë lexuesit që të lexojë vetë, këtë poezi dhe krijimtarinë e poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin e tij, ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

            * * *

Në librin e poetit Shefki Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, me poezi të zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija e poetit Ollomani, ka një disiplinë, ka plan me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.

Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë e poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, në shumë poezi precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.

Po e marrim poezinë e poetit Ollomani - ”KËSHTJELLA E LIRISË”:

      KËSHTJELLA E LIRISË

      Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,

      Kështjellë prej gjakut të rinisë,

      Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,

      Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,

      Kështjellë prej betoni e qëndrese,

      Kështjellë prej prej hekuri e bese.


Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me mure të larta prej guri, të trasha dhe të pajisura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar nga armiq shekullor, vend ky që kemi mundur të sigurohemi nga armiqtë barbarë sllavë. Në kështjellat tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që poeti jo rastësisht komunikon me ”Kështjellën” përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me të drejtë: ”Kështjellë prej gurësh të Ilirisë”, sepse vërtetë kështjallat tona janë të ndërtuara me gurë të truallit ILIR.

”Kështjellë prej gjakut të rinisë”, ”Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve”,”Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve”, ”Kështjellë prej betoni e qëndrese”, ”Kështjellë prej prej hekuri e bese”, kanë një kuptim logjik, sepse kështjellat tona e kanë edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kafkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me vargun: Kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, hjedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta, edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Ndaj, këtë Kështjellë ILIRE, mund ta kishim quajtur, ”KËSHTJELLË FISNIKRORE”.

Poeti Ollomani, me përsosshmëri gjenë metodën e të formuluarit poetik.

Në strofën e katërt të poezisë ”KËSHTJELLA E LIRISË”, poeti Ollomani, shkruan:

      Kështjellë prej kullash të rrënuara,

      Kështjellë prej fisesh të dëbuara,

      Kështjellë prej librave të djegura,

      Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.


Ose në strofën e fundit:

      Kështjellë me themele në tokën arbërore,

      Kështjellë me majat a lartësive qiellore

      Kështjellë me bedenat e shqiptarisë

      Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.


Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani. Te strofa e më epërme, poeti paraqet një zhgënjim, nuk mundet pa a përmendur realitetin, sado i hidhur që është, për derisa poeti e din mirë se Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të rrënuara, lexo:

„Kështjellë prej kullash të rrënuara“, pastaj vazhdon vargu tjetër i poezisë, „Kështjellë prej fisesh të dëbuara“, gjë që është një realitet se, fiset ILIRE kanë qenë të dëbuara nga kështjellat e tyre, „Kështjellë prej librave të djegura“, „Kështjellë prej lëkurave të rrjepura“.

Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në :

   1. Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.
   2. Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.

Aftësia e poetit Ollomani, për të krijuar, shihet se ka një përvojë të hershme dhe din të identifikojë krijimtarinë, si në ngritje të poezisë, në rrafshin e poezisë dhe në rënien e poezisë. Përveç kësaj, ka një prirje të thukët në ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit të kohës.

          * * *

Poezia e poetit Ollomani “…ILIRIDA IME”, përkon me një realitet të hidhur, që implikon relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi nuk ka të bëjë fare me imagjnatën, duke marrë parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkretë dhe tejet realë. Poetin e mundon realiteti i krijuar në rrethana në të cilat gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vështërsitë e krijuara të jetës së fëmiut, rinisë, cucës iliriane, vajzës...,etj.

Po marrim strofën e parë të poezisë “…ILIRIDA IME” dhe duke e lexuar me vëmendje, do t’i zbulojmë qëllimet e poetit Ollomani.

      “…ILIRIDA IME”

      Lindur në stuh!

      Rritur n’Iliri!

      Fëmijë pa fëmijëri!

      Vajzë pa vajzëri!

      Cucë pa rini!

      Vashë pa nusëri!

      Çikë me pikëllime!

      Ilirida ime!


Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën qysh nga fëmijëria e hershme e tij, dhe lirisht mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit që poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës rinore në përshtashmëri të plotë të jetës së ILIRIDËS, gjë që këtë ia arrinë me plot sukses, përmbush edhe një obligim ndaj Aëdheut të vet të lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie prekë ngadalë, shumë ngadalë lindjen, kur thotë: ”Lindur në stuhi”,  që don të thotë se stuhitë e asaj kohe kanë qenë luftëra fizike, psiqike..., të ILIRIDËS, për t’u rezistuar regjimeve të huaja, që e kanë pllakosur trullin e ILIRIDËS, e pastaj del tek: ”Rritur n’Iliri”, ”Fëmijë pa fëmijëri”. Shikoni sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti, shihet se thuarja e vargjeve është bërë me një kujdes tejet të përpiktë dhe të njejten kohë bën përshtashmërinë e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria, dhe vazhdon kur thotë: ”Vajzë pa vajzëri”, ”Cucë pa rini”, ”Vashë pa nusëri”, ”Çikë me pikëllime”, Ilirida ime!

Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjininë femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të jetë më i hapur për lexuesin apo ka tendencë. Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me lexuesin, duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisë “…ILIRIDA IME”, ka një kuptim tejet domethënës, dhe brenda përbrenda vargut mund të themi se ka filozofi të të shprehurit poetik, që poeti Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu në spikamë gjendjen e së kaluarës, së tashmes, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit e së ardhmes, të cilat nuk i përjashton në asnjë varg të tij.

Marrim strofën e fundti të kësaj poezie “…ILIRIDA IME”, ku poeti Ollomani shkruan:

      Vend i bekuar!

      Tokë e paçliruar!

      Liri e pafituar!

      Shqipëri e pabashkuar!

      Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!

      Herë plagosur, herë zemërvrarë!

      Herë për tokë, herë në marshime...!

      Ilirida ime!


Marr në përgjithësi, poezitë e poetit Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes Kombëtare me një shtrirje poetike, në hapësirën ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime moderne që shprehin e pasqyrojnë rrethanat universale shqiptare.

Vetëm poezitë të cilat janë tejet kuptimore, e që arrijnë të paraqesin kuptimësinë e mirëfilltë në krijimtari, sikurse që janë poezitë në librin ”…. Për lirinë, për Shqipërinë” të poetit Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo gjë që është vlerë.

E tërë poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki Ollomani, priret përkah qartësia e kuptimit të poezisë, fut në përdorim logjikën e të kuptuarit, duke i qartësuar fenomenet dhe qëllimet, për :

      ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-05-15 11:49:59
E FALEMINDEROJM ZOTRIN SHEFKI OLLOMANI SPSE KETO VARGJE NA TREGOJN SE DUHET TE LUFTOJM PER SHQIPRIN E BASHKUAR. POR SE PARI DUHET TA ENDERROJM DHE PASTAJ TA REALIZOJM

Koment nga GUEST më 2008-06-24 19:40:59
te lumte zotri shefki keto fjal na duhen rroft shqipria e bashkuar rroft kombi shqiptar faleminderit z.ollomani

Koment nga GUEST më 2008-11-14 00:57:18
shum i ke qelluar temat z.ollomani 

Koment nga GUEST më 2009-02-02 00:09:53
jemi krenar qe kemi nji shqiptar si z.ollomaini poashtu qe asht kercovar. 
tung nga kercovari

Koment nga GUEST më 2009-02-13 22:48:01
Poezi te mira dhe me vlerë të z. Ollomani, por kritika dhe vlersimi nga politologu Hysen Ibrahimi, janë shumë reale dhe une nuk kam lexuar kritikë ma te mirë deri me sot në internet. 
I lumt edhe z. Shefki Ollomani, për poezitë, por edhe z. Hysen Ibrahimit për kritiken. Që nga sot kam deshire te lexoje te gjitha kritikat e z. Hysen Ibrahimi. Me ka fasionuar.  
 
 
 
Zylqyfliu, Gjermani.

Koment nga GUEST më 2009-04-11 13:43:53
zoti Ollomani te lumte dora. Poezit jan shume te mira, i ke qelluar dhe ne jemi krenar me ju zotri Ollomani vazhdoni keshtu se e keni perkrahjen e rinise.

Koment nga GUEST më 2009-06-05 14:01:39
te pacim sa malet z.ollomani ju lumshin gishtat ju na frymzoni me patriotizem ju lumt vdekje tradhtarve ilirida e shqipetarve

Koment nga GUEST më 2009-11-12 13:33:37
Nehati, Zvicer, 
Janë poezi tejet te mira te z. Shefki Ollomani, sa qe z. Hysen Ibrahimi ka bere nje vlersim tejet profesional. Do doja qe ta kam librin e ti lexoja te gjitha poezitë e z. Ollomani. Une e pergëzoj dhe uroj qe ai te na fresktoj edhe me poezia të tjera. 
 
I bekuar qoft populli shqiptar.

Koment nga GUEST më 2010-03-22 15:19:44
Besimi, 
Poezi te mira nuk dyshohet, te punoft dora dhe mendja z. Ollomani. Pse z. Hysen Ibrahimi, nuk eshte duke shkruar kritika te tjera?! Kam te dhena se ai mirret edhe me politike, por ai na ka freskue me disa kritika te mirëfillta dhe tejet te shkelqyera. I lumte per kete kritike dhe kisha per te pas deshire qe ai edhe me tutje te mirret me kritike. Ka shume pak qe mirren me kritike, prandaj kritika e z. Hysen Ibrahimi, eshte nje impuls per krijuesit që ata edhe me tutje te krijojne dhe botojne libra.  
 
Pershendetje edhe per z. Ollomani dhe z. Ibrahimi 
Prof. Besim Islami, Shkup 
 

Koment nga GUEST më 2010-05-05 23:32:32
Lulja, 
jam emocionuar me poezit e z. ollomani jane shume te mira dhe te fusin ne ngjarje deshe apo nuk deshe jane shume te detajizuara sa qe z hysen ibrahimi ju ka dhen vlere edhe me te madhe dhe ajo qfar shkruan ai une nuk kam aftesi per ta shkruar por e di qfar eshte mire shkruani z. ollomani sepse kemi nevoj per pooezi te mira po ashtu edhe per vlerzime apo opinjone siq ka dhen z hysen ibrahimi zoti ju ndihmoft 
Lulja nga Tetova


International
English
Faqe interaktive