Page 1 of 3 Po sjellim dy poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj, kryetar i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane, i cili se bashku me familjen, u persekutua, internua, u burgos per 30 vjet, per te vetmen arsye absurde, se ishte i biri nje intelektuali te shquar professor Isuf Luzaj lauruar në Universitetin e Sorbonës, ku mori tituj shkencor si: doktor në letërsi, doktor në filozofi.
Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë.
Prof Isufi hyn në "Almanakun" Toltojan i cili me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule.
Në vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësine e tyre historinë kombëtare, pjesë e së ciles ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS".
Nje Nene
Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.
Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.
Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.
Drita
Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas,
s'e ka as gjarperi nen gure.
Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend,
hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.
|
Koment nga GUEST më 2008-06-03 15:30:36 shum te mira keto vjersha
| Koment nga GUEST më 2008-06-03 15:23:56 shume e dhimbshme, po kjo ka qene jeta e nenave tona, e atyre qe kishin burrat ne burgjet e komunizmit ose ne kurbet, nga ku sktheheshin dot me, dhe ju duhej te ishin te forta e te luftonin per familjen e tyre nen shtypjen e komunizmit. alma | Koment nga GUEST më 2008-10-18 00:12:20 shum e mir dyjat e leje ma njan shum te mir vazhdoni qyshtu dot jem vizitore e perhershme very good
| Koment nga GUEST më 2008-10-29 23:40:38 shumm e mir vjersha pershwndwtje nga kosova | Koment nga GUEST më 2008-11-28 23:49:05 e mrekullueshme faleminderit me ka frymezuar shume endi | Koment nga GUEST më 2008-11-28 23:49:17 SHUM MIR BRRAVO JU qoftt | Koment nga GUEST më 2008-12-03 01:19:25 me vjen mir shum se shum e mir kto poezi se ja vlen te permendet nana ne qdo minut kur edim dhimbjet dhe hjekat e tyre ne jet deri sa ne jemi te rritur | Koment nga GUEST më 2008-12-11 23:14:08 Jane vertete vjersha shume te bukura dhe shume te dhimbshme. Vazhdoni te shkruani sepse jeni vertete shume i talentuar, pergezime! | Koment nga GUEST më 2008-12-23 16:16:02 ka shume zemra te brengosura dhe djem qe rriten pa ledhatimet e NENES EH-ndonjehere mbushemi me kujtime dhe i shprehim me lot. poezi vertet te prekshme komplimente!! thoshin se nene ste behet njeri dhe kete po e besoj tani! | Koment nga GUEST më 2009-02-13 12:06:43 shum poezi te bukura urime |
|