Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Gjuhesi arrow Doli nga shtypi libri "Gramatika praktike e gjuhes angleze" nga autori Mr.sc. Arburim Iseni
Doli nga shtypi libri "Gramatika praktike e gjuhes angleze" nga autori Mr.sc. Arburim Iseni PDF Print E-mail
16 Tetor 2006
Article Index
Doli nga shtypi libri "Gramatika praktike e gjuhes angleze" nga autori Mr.sc. Arburim Iseni
Page 2
Qëllimi i këtij libri ka qenë plotësimi i nevojave të studentëve universitar të nivelit mesatar dhe atij të përparuar të Degës së Anglishtes në Republikën e Maqedonisë, Shqipërisë dhe të Kosovës të cilët duhet të kenë njohuri teorike dhe praktike të Gramatikës Angleze për ta kuptuar dhe shfrytëzuar të njëjtat edhe më mirë në mësimnxënien e tyre të Gjuhës Angleze në klasë në të ardhmen.

Ne mendojmë se secili që do ta përdor këtë libër duhet të ketë njohuri të arsyeshme të Anglishtes, së paku të nivelit të mesëm. Megjithatë, autori ka qenë shumë i kujdesshëm në ruajtjen e ideve frytdhënëse dhe të rëndësishme të nevojshme për këtë kategori të studentëve. Në të njëjtën kohë autori duke u bazuar në përvojën e tij të shkëlqyeshme dhe në librat e shkëlqyeshëm të Gramatikës të shkruara nga autorë dhe profesorë të shquar Amerikan dhe Britanez mendojmë se me këtë libër të tij autori e jep një kontribut modest për studentët e tij.

      Me qëllim të përshtatjes së nevojave të studentëve të tij, autori kishte konsultuar një numër të shokëve dhe të kolegëve të tij, shkollarë me përvojë të pasur në mësimdhënien e Gjuhës Angleze, shkollarë të shquar të cilët ligjërojnë Gramatikën e Gjuhës Shqipe, mendimet e të cilëve autori i çmon lartë. Ky libër i gramatikës përmban pikat më thelbësore të Gramatikës së Gjuhës Angleze.

      Çdo hollësi e Gramatikës është qartësisht e paraqitur dhe është e ilustruar në shembuj. Për çdo veçori gramatikore janë dhënë një apo më shumë shembuj për ta lehtësuar të mësuarit dhe të mbajturit mend të materialit prej studentëve. Një përmbledhje në lidhje me përdorimin e formimit të kohëve foljore të Gjuhës Angleze është ofruar nga autori. Gramatikisht rregulla të përcaktuara në lidhje me drejtshkrimin, drejtshqiptimin gjithashtu janë të përfshira. Është evidente në këtë libër edhe gjuha angleze e Amerikës Veriore. Gjithashtu theksohen edhe dallimet në mes të gjuhës angleze formale dhe joformale.

      Meqë gjuha është një gjë evolutive, rregullat gramatikore në këtë libër nuk janë paraqitur edhe aq ashpër, kështu që studentët do të hasin gjatë mësimit të Gjuhës Angleze devijime nga rregullat të cilat janë ofruar në këtë libër, e kjo nuk domethënë se rregullat e dhëna në këtë libër nuk janë të sakta, mirëpo pasi që gjuha gjenerohet çdo ditë edhe rregullat gramatikore mund të kenë përjashtime. Kjo informatë është shumë e rëndësishme për studentët.

      Në këtë libër vërejmë qasje ndaj pjesëve të ligjëratës të cilat e definojnë rolin e tyre në fjali. Pjesët e ligjëratës janë gjithmonë temë ngatërruese kur kemi të bëjmë me gjuhët sesa me gjuhën amtare meqenëse në disa raste nuk përputhen siç supozohet. Gjuha shqipe ndryshon sa i përket mbiemrave sipas gjinisë dhe shumësit përderisa Gjuha Angleze nuk ka një veçori të këtillë. Gjuha shqipe ka një renditje të lirë të fjalëve në fjali në saje të formëformimit të fjalëve, kurse Gjuha angleze ka renditje të fiksuar. Shumë gjuhë nuk bëjnë dallimin midis mbiemrave dhe ndajfoljeve ose mbiemrave dhe emrave, etj. E kjo domethënë se dallimet formale në mes të pjesëve të ligjëratës duhet bërë brenda kornizës së një gjuhe të dhënë dhe nuk duhet të zbatohen edhe me gjuhët tjera.

      Gjithashtu ky libër vë theksin edhe te emrat dhe foljet, ndajfoljet dhe strukturën e mbiemrave, përdorimin e nyjave, përcaktorëve, përemrave, etj. Gjithashtu autori ofron edhe shumë shembuj për çdo kaptinë.

      Studentët mund të hasin në klasifikime dhe grupime të shumëllojta gjatë leximit dhe studimit të shumë librave mirëpo bazat janë më së shumti të njëjta. Gjuha angleze është një gjuhë analitike dhe shpeshherë nuk shënjon fjalët në lidhje me atë se a i takon një pjese të ligjëratës apo një pjese tjetër. Fjalët si p.sh., break, outlaw, laser, microwave dhe telephone mund që të gjitha të kenë ose formën e tyre foljore ose emërore. Edhe pse prapashtesa -ly është një shënjues që e përcakton fjalën si një ndajfolje, jo të gjitha ndajfoljet mbarojnë me këtë prapashtesën dhe se nuk domethënë që të gjitha fjalët që mbarojnë me prapashtesën -ly janë ndajfolje. Për shembull, tomorrow, slow, fast, crosswise mund të gjitha të jenë ndajfolje, përderisa fjalët si psh: leisurely, friendly, ugly të gjitha janë mbiemra.

      Në raste të caktuara, bile edhe fjalët kryesisht me funksione gramatikore mund të përdoren si folje apo si emra, siç për shembull te fjalia “We must look to the hows and not just the whys”. Meqë të gjitha gjuhët luajnë kryesisht një rol të ngjashëm, prapëseprapë ka shumë ngjashmëri dhe dallime, mirëpo nuk ka dallime sa i përket tipareve morfosintaksore. Në këtë libër autori ka trajtuar këto tipare morfosintaksore në vazhdim:

Morfologjinë: format e rregullta dhe të parregullta morfologjike të emrave, mbiemrave, ndajfoljeve, foljeve, etj.
Fjalëformimin
Komponentët themelore gramatikore: ndërhyrjen e gabimeve themelore, gramatikën themelore, etj.
Gramatikën e ‘përparuar’: kohët, mënyrën, aspektin e foljeve.
Funksionin e pjesëve të ligjëratës në fjali (sintaksën).
   Shpeshherë, fjalëformimi kryefjalë-folje-kundrinë në gjuhën angleze shpie deri te supozimi se fjalitë me sintagma emërore leksike me rolin e kryefjalëve dhe kundrinorëve janë një normë e Gjuhës Angleze. Të shohim një shembull në vazhdim: Men eat fish. Ky lloj i fjalisë, sidoqoftë, është tepër fjali tipike e bisedave të gjuhës angleze. Në qoftë se e përkthejmë këtë fjali në gjuhën shqipe ajo do të dukej kështu: Njerëzit hanë peshk. Të ja ndryshojmë vendin fjalëve. Fish eat men. (Peshkun e hanë njerëzit).

   Në qoftë se e ndryshojmë renditjen e fjalëve në fjali të një fjalie të gjuhës angleze atëherë fjalia do të bëhet krejtësisht tjetër për sa i përket kuptimit. Në gjuhën shqipe renditja e fjalëve në fjali është e ndryshueshme mirëpo prapëseprapë kuptimi i saj ngelën i njëjtë. P.sh., në qoftë se themi:

  

   Çështje tjera të trajtuara në këtë libër janë gjithashtu edhe kundrinori i drejtë dhe ai i zhdrejtë, si dhe fjalitë kushtore, etj. Shpresojmë se ky libër do të dëshmojë se është i frytshëm, ndihmues, stimulues dhe pse jo edhe shpërblyes për studentët tanë shqiptarë.

                                    Fatmir Muarremi

Nëpunës në Universitetin Shtetëror të Tetovës


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:18:29
mr arburim isenit, 
urime per botimin e gramatikes ne gjuhen angleze, e cila shume e nevojshme per studente dhe ata qe studiojne anglishte, 

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:19:40
Une jam nje studente e profesori Arburim. Personalisht mund te them se i nderuari profesor ka nje respekt te madh te ne studentet dhe eshte nje profesor shume punetor ne Universitetin Shteteror te Tetoves. Une e pergezoj per punen e madhe shkencore qe e ka bere, posaçerisht duke marre parasysh moshen shume te re qe ka.

Koment nga GUEST më 2007-10-10 13:22:29
profi Arburim me kete veper u ndihmon studenteve mesatar duke ua thjeshruar metoden e mesimit te gjuhes angleze e jo duke e koklavitur sepse ai vet e ka mesuar te koklavitur ndoshta qe dash deshiron qe studentet e tij te jen sa me dinamik edhe njeher ju uroj suksese ne te ardhmen edhe pse jam i bindur se jeni geni

Koment nga GUEST më 2007-12-11 00:34:43
profi urime librin por mos u ndal ne kete je me i miri suksese ne te ardhmen presim me shum se kjo nga ti je me i miri ne maqedoni perpara shoki naipi

Koment nga GUEST më 2008-06-03 15:35:14
shum mire urime dhe suksese ne te ardhmen

Koment nga GUEST më 2008-06-16 18:17:26
profi shum mir ju urojm suksese ne te ardhmen tuaj vazhdoni ashtu

Koment nga GUEST më 2008-09-24 23:30:47
uroj profesorin qe te na jap edhe shume libra te tille por do te doja qe te gjeja diqka me shume nga keto libra ne int

Koment nga GUEST më 2008-10-14 23:45:52
urime ke bere diqka te shum te rendesishme

Koment nga GUEST më 2008-10-14 23:46:01
Urime keni bërë një punë te rëndesishme. 
Suksese. 

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:26:09
ju pergzoj për këtë punë që keni bërë



International
English
Faqe interaktive