Faqe kryesore arrow Diktatura Komuniste arrow A ESHTE PRESIDENTI I REPUBLIKES BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST?
A ESHTE PRESIDENTI I REPUBLIKES BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST? PDF Print E-mail
05 Gusht 2008

Nuk jam i sigurte nese realisht eshte fjale e urte shqiptare por jam i sigurt qe shqiptaret e perdorin shpesh “ Trimeria mbas lufte e burreria mbas kuvendit nuk kane vlere”.

Meqe e kam trajtuar disa here problemin e hapjeve te dosjeve ne shtypin shqiptar nuk e kisha ndermend ti kthehesha edhe nje here kesaj teme pasi propognda e dites ne lidhje me kete teme eshte thjesht dmagogji e grupeve te reja te perbere nga bashkpuntore te vjeter e besnik te ish sigurimit komunist.

Gjithashtu dua te them apo me mire te pyes a eshte turp e mekat i madh te kesh qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit e ne anen tjeter a duhet te ndihemi  shume krenar ne te tjeret qe nuk kemi qene bashkepuntor te fshehet te sigurimit e shtetit.

 

Te flasesh per turp, nder, moral e imoralitet te asaj kohe e ne ate sistem mund te kete kuptim e vlere per brezat e rinj te Shqiperise qe pelqejne “Liza ne boten e cudirave” por per ata qe se paku jane bere rreth te 30tave ne ate system nuk ka shume kuptim pasi kufiri ndares i ketyre mbiemrave thjesht nuk ekziston.

E them kete pasi ne nje system e shoqeri qe edhe per tu fejuar duhej me pyetur partine edhe me u divorcuar duhej me marre leje ne frontin e lagjes pasi partia mund te ta rikthente gruan ne shtepi e ty te degdiste burgjeve e te kalonte jeta qafe me qafe “bido”.

Pra ne keto kushte nuk me duket se ka ekzistuar ndonje dallim i madh ndemjet informatoreve legale e atyre ilegale gjithmone flasim per ata qe i mbijetuan me jete diktatures komuniste pasi ka pasur edhe nga ata burra e trima  qe nuk kane degjuar ti perulen sistemit dhe kane pranuar edhe plumin ballit e qe nuk kane qene me gishta por me qindra.

Me kete nuk dua kurrsesi qe tere shqiptaret kane qene informatore te fshehte apo te hapur te sigurimit te shtetit komunist pasi ralle ka ndodhur te jete marre kush me nje punetor fabrike apo fushe por nisur nga parullat e kohes “ cdo antar partie ashte nje CEKis” dhe “kuadri eshte monopol i partise “ me siguri matematike 1000% te tere komunistet e kuadrot e partise kane qene sipas nevojes o bashkepuntor o informator legale te sigurimit te shtetit komunist.

E thashe kuadrot e partise pasi pothuaj  plejada e nderuar e dinjitoze e te arsimuarve ne perendim perpara ardhjes se komunizmit o i shkuan ne plumb o perfunduan ne burgime te gjata e vdiqen aty  pasi shume ralle ka ndodhur qe te mbijetonin kucedres komuniste qoft edhe ne kanal apo kantjer ndertimi.

Me shtyne te shkruaj keta dy rreshta dhe ti ve kete  titull ketij shkrimi  deklaratat e z Fatos Beja e znj.  Jozefina Topalli ku ne replika me te majtet deklaronin se ne  jemi te paster pasi kemi kaluar komisionet e pastertise  me te majte e me te djathte.

Ne keto kushte e nese kane deklaruar te verteten Kryetaja dhe Nen/kryetari i parlamentit te Shqiperise nuk ishte aspak e nevojshme te inicohej nje ligj i ri per pastertine e figures se zyrtareve te larte pasi kete e kane realizuar tre komisionet e meparshme.

Mund te iniciohej nje ligj i tille vetem nese do te kishte nje permbysje rrenjesore persa i perket  personelit ne te tera strukturat e pushtetit dhe shtetit shqiptar edhe atehere nuk do ishte e justifikuar pasi sa me te rinj te jene funksionaret aq me e vogel eshte mundesia e implikimit me te kaluaren.

Inicimi i nje ligji te tille mbas dy ligjeve te meparshem eshte i jutifikuar vetem nese ka fakte te mjaftueshem se ligjet e meparshme ose kane qene te formuluar ose zbatuar gabim gje qe ka bere te mundur qe nje dyzine bashkepuntoresh kane arritur te infiltrohen edhe ne administraten e “RE” demokratike gje qe i le fare zbuluar zonjen dhe zoterine ne fjale me dekleratat e tyre te “pastertise”.

Tani lenja e projekteligjit te bashkepuntoreve duke fjetur per tre vjet dhe nxjerrja me urgjence fill mbas dekretimit te Presidentit Topi te pese kandidaturve per gjykaten e larte dhe te rrezuar te gjithe ne parlment  thellesisht me ben te besoj qe z Topi e ka diku nje verige per ti bere presion qe kandidaturat e tjera te jene te “arsyeshme” per z Berisha e pasuesit e tij, pasi pas administrates se z Berisha nuk vjen historia por vjen GERDECI e ju duhet Gjykata Kushtetuese me njerz te kapur e me verige.

 Kjo perforcohet edhe me teper qe fill mbas propozimeve te reja te “arsyeshme “ e aprovimin e tyre ne parlment ligji shtyhet per ne vjeshte apo me mire te themi kur te duhet perseri per te bere presionin e radhes.

Nese e pasqyrojme ekzakt te kaluaren ashtu sic ka qene nje shoqeri totalisht e izoluar ku personat qe per arsye te ndryhme duhej te dilnin jasht shtetit (me studime, mjekime, vizitore apo te import-eksportit) kontrolli dhe skaneri i tyre politik ishte teper i rrepte ku nuk benin perjashtime ne menyre absolute  moshe, gjendje shendetesore etj.

Kur them kete kam parasysh se edhe gjyshja e nje mikut tim 80 e ca vjece qe kishte  arritur per te dale e shikuar gocen e saje ne ish- Jugosllavi duhej si fillim qe te kalonte nga zyra e sigurimit te shtetit per te marre instruktazhet e nevojshme e natyrisht edhe kur te kthehej duhet te raportonte me hollsi gjithcka kishte degjuar, shikuar e biseduar nese deshionte qe te shkonte perseri.

Nese i shtojme kesaj edhe kujtimet e ish-sigurimsave por edhe akuzave qe i jane bere Kadri Hazbiut per dekonspirimin e informatoreve te ish-studenteve ne ish-BRSS qe sipas tyre kane qene informatore te sigurimit te shtetit komunist te gjith pa perjashtim.

Kur regjimi komunist rekrutonte qe para nisjes per studime te tere studentet ne ish-BRSS qe e konsideronin vella e mik te madh. Cfare eshte bere ju lutem me studentet qe me vone dualen per studime ne vendet perendimore.

Padiskutim qe te tere kane kaluar ne filtrin e sigurimit te shtetit e per kete nuk mund te beje perjashtim as Presidenti e Kryeministri aktual.

Ne kushtet kur Presidenca, Kyministria, Parlamenti, Drejtesia  kane pasur kontakte e “Pune” me sigurimin e shtetit komunist te tera nismat  ketyre institucioneve per pasterti te figures ne raport me te kaluaren ka rezultuar dhe do rezultoje demagogji e paster e vazhdimsise komuniste .

I vetmi kriter reforme dhe me i sakti persa i perket pastertise se figures te zyrtareve te larte te Shtetit Shqiptar ne nje shoqeri te inkriminuar si shoqeria jone mbetet MOSHA , pra sa me te rinj te jene aq me pak mundesi kane qe te kene paur raporte me te kaluaren.

Kur them mosha kjo nuk do te thote qe patjeter drejtimin e vendit ta marrin femijet e sigurimsave dhe bashkepuntoreve te sigurimit te shtetit sic po duket tendenca se keshtu kjo klase politike po rehabiliton edhe Enver Hoxhen qe nuk kembenguli qe te linte ne pushtet te bijt.


AJET DELAJ
NEW YORK, 31 korrik 2008

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-08-06 18:28:38
Ju pershendes zoti Ajet Delaj keni arritur ne nje konkluzion te sakt.Shqiperia do shpetoje vetem nga brezi i ri jo brezi i Sali Gerdecit,qe eshte brez demagogesh i brumosur nga regjimi komunist.

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:57:12
KOMUNISTET JANE BERE MILIARDERA KESHTU QE NUK MUND TI MARE KUSH PUSHTETIN ATYRE.GJITHCKA NE SHQIPERI ESHTE E KONTROLLUAR NGA RAMIZI DHE NEXHMIJA.ME KOT SHPRESOJME NE NJE SHOQERI DEMOKRATIKE. AGRONI-ATHINE

Koment nga GUEST më 2010-01-27 23:06:00
NDERTIMI I NJE SISTEMI KAPITALIST NUK MUND TE BEHET ME KOMUNISTE !


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?