Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Universitetit të Vlorës i takon emri i Ismail Qemalit
Universitetit të Vlorës i takon emri i Ismail Qemalit PDF Print E-mail
06 Gusht 2008

Debati mbi emrin e Universitetit të Vlorës ka përfshirë shumë bashkatdhetarë ditët e fundit dhe duket se është një çështje mjaft e ndjeshme. Mendoj që vetë ekzistenca e këtij debati është një shenjë e mirë per zhvillimin e ndjenjës kombëtare shqiptare dhe tregon  se po shkojmë drejt një nacionalizimi të vërtetë i cili nuk është as i imponuar dhe as i shpërfillur.
Në lidhje me debatin, mendimi im është që ndryshimi i emrit të Universitetit të Vlorës nuk do të kishte një efekt pozitiv, duke patur parasysh kontekstin lokal të qytetit. Nëse ka një personazh historik  në Vlorë që i bashkon të gjithë, të majtë e të djathtë, komunistë e ballistë, socialistë e demokratë, ky është vetëm Ismail Qemali, njeriu që bëri aq shumë për të gjithë kombin dhe për të cilin vlonjatët janë krenarë, ndoshta edhe në mënyrë pak lokaliste. Prandaj ndryshimi i emrit të Universitetit nuk mund të pritej mirë nga opinioni vlonjat, dhe ishte e parashikueshme që të shkaktonte reagime ashtu siç edhe ndodhi.

 

Nga ana tjetër Vlora është shumë pranë problemeve me fqinjin tonë jugor Greqinë dhe është një bastion ndaj pretendimeve shoviniste greke. Si i tillë ky qytet është shumë i ndjeshëm ndaj çdo prekje qoftë edhe të paqëllimtë të simboleve kombëtare.
Për këto arësye vendimi për ndryshimin e emrit të Universitetit ishte i pamatur dhe i nxituar. Mendoj që rektori i Universitetit, z. Tanush Shaskaj duhet të ishte konsultuar dhe informuar më mirë për mundësinë e ndryshimit të emrit.
Nga ana tjetër, reagimet ndaj z. Shaskaj kanë qenë disa herë mjaft të ashpra, ndoshta më të  ashpra se sa duhej. Duhet patur parasysh se z. Shaskaj është një profesor mjaft i zoti në disiplinën e tij, dhe për më tepër që ka patur kurajon të lerë Amerikën për t'u kthyer në qytetin e tij të lindjes me qëllimin për të ndihmuar Universitetin "Ismail Qemali". Eshtë ky një akt që duhet vlerësuar dhe nuk duhet hedhur poshtë për shkak të një gabimi në vlerësime që dalin nga fusha profesionale e z. Shaskaj.
 Mendoj që do të ishte e udhës që tani të mbyllej përfundimisht çështja e ndryshimit të emrit, kuptohet pa ndryshime, dhe t'i urojmë z. Tanush Shaskaj punë të mbarë për zhvillimin dhe ngritjen në nivele të larta të Universitetit "Ismail Qemali".   

Xhemil Meço


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:58:01
Cfare jane keto idera dhe ku e kane burimin ?Me pa tjeter e kane nga nje qeveri e semure qe sa here vjen ne pushtet mundohet te beje levizje dhe ndryshime emrash qe nuk ja vlen ti kujtosh.Dhe me se fundi i erdhi radha Ismail bej Qemalit. 
Si s"kane turp keta pushtetare qe zene ne goje plakun e madh qe luftoi aq shume per shqiperine dhe per ngritjen e flamurit ne vlore .A mos valle duan te vene emrat etyre ne veprat dhe universitetet shqiptare ? Jo vllezer ata nuk e meritojne tu a vesh emrin edhe ne banjot e shqiperise.Lart vepra dhe emri i ismail qemalit i pa zevendesushem eshte emri itij .

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:57:26
Keta lloj legenash qe tentojne te heqin emrin e Universitetit te Vlores duhet te vihen para pergjesise ligjore.

Koment nga GUEST më 2008-08-26 18:26:24
"Hajbik Tepelena" Eshte nje der i madhe qe universiteti i vlores mbane emrin e te madhit Ismail Qemalit.Eshte nje nder jo vetem per vloren heroike pore per te gjithe shqiperine nga kosova deri ne prevez.Ai vertet nuk kishte tituj "Shkencore" sic pretendon z.Shaskaj por ka nje mertat me te medha per krjimin e shtetit Shqiptare.Z .Shaska skishte ler atere qe ti behej fate Shqiperise.Dhe ky universitet te merte emrin e tije te madhe. Falemiderit

Koment nga GUEST më 2008-09-17 19:29:05
ismail qemali ka qene dhe do te mbetet bres pas brezi nje emer i madh .nje patriot i ndershem per gjithe kombin shqiptar,pavaresisht se jane disa pyka qe duan te njollosin emrin e kesaj figure te ndritur ku dhe universiteti i vlores e ka per nder ta mbaje kete emer te madh.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?