Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit
Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit PDF Print E-mail
16 Tetor 2006
Article Index
Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5

Kadare: Të persekutuarve ende s’u është kërkuar falje

“Disa festa nuk janë historike, por janë zi”

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare është pro hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, rishikimit të datave historike të cilësuara si festa, dënimin e krimeve të komunizmit. Gjatë një interviste të dhënë për “Zëri i Amerikës”, Kadare u shpreh se hapja e dosjeve duhet të bëhet vetëm për personat të cilat kanë qenë në krye të kësaj strukture dhe personave që janë ende në politikë apo janë ende në poste publike. Sipas Kadaresë, ajo që ka një rëndësi shumë të madhe në këtë proces, është ruajtja e qetësisë dhe seriozitetit politik dhe jo të përdoret si një proces për përfitime politike.

Zoti Kadare, cili është komenti juaj për debatin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë për krimet e komunizmit?
Këshilli i Evropës ka kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit dhe bashkë me këtë kërkesë, ishte edhe një vërejtje e këtij këshilli për vonesën në dënimin e tyre. Nëse flasim për vende të vonuara, Shqipëria është një nga vendet më të vonuara në këtë drejtim. Do të ishte mirë që kjo çështje të kryhej në mënyrë sa më serioze, sa më të mirë dhe sa më hijerëndë, dhe jo në atë mënyrë siç filloi në Parlamentin shqiptar.
Të kthehemi tek çështja e dosjeve. Çfarë forme duhet të ketë kjo hapje në nivelin moral apo në nivelin juridik?
Unë mendoj se në radhë të parë hapja e dosjeve duhet të jetë në nivelin moral. Kjo është një gjë e hidhur, por është e domosdoshme. Është njëlloj sikur të ndodhemi përpara një operacioni që duhet bërë patjetër nga e keqja, sepse pa e bërë atë, trupi, shoqëria, vazhdon të mbetet e sëmurë. Në këtë rast unë mendoj se kjo është në dy nivele dhe këtë menduar gjithmonë. Një nivel është ai i njerëzve të thjeshtë, pra i informatorëve të thjeshtë që nuk kanë asnjë peshë në shoqëri dhe unë mendoj se këta njerëz nuk kanë pse të përzihen në këtë punë, nuk ka pse të ngacmohen. Kjo është një armatë shumë e madhe e pikëllueshme dhe ata duhet ta vuajnë, ata le ta mohojnë brenda vetës atë gjë. Nuk duhet pasur asnjë mëdyshje që procesi të vazhdojë me politikanët dhe me të gjithë njerëzit që kanë një lidhje me publikun. Kjo është e domosdoshme për dy arsye. Së pari, këta njerëz janë dyfish fajtorë, sepse e kanë bërë këtë gjë dhe e dyta, sepse nuk janë tërhequr me kohë nga jeta politike ose shoqërore në jetën e tyre private, por me një farë grykësie kanë vazhduar të kërkojnë karrierë dhe të ngjiten lart e më lart. Prandaj mendoj se për këta njerëz nuk ka pse të kesh ndonjë lloj shpirtbutësie, gjë duhet ta përsëris për njerëzit e parë pra informatorët e thjeshtë, sepse ata janë rekrutuar në kushte mizore, pasi janë gjetur në kushte të vështira. Disa prej tyre nuk e kanë bërë aspak me zell këtë punë, por të detyruar.
Pra, ju mendoni se duhet të ketë një lloj klasifikimi?
Absolutisht po.
Zoti Kadare, në Shqipëri janë ndryshuar disa qeveri, por nuk është kërkuar asnjë falje publike për krimet e komunizmit, mendoni se shoqëria shqiptare i ka nderuar dhe u ka dhënë vendin e merituar viktimave të komunizmit?
Mendoj se jo dhe ka qenë një proces dyfish i keq. Sepse nuk është kërkuar falje publike dhe nga ana tjetër, në mënyrë të habitshme vitet e fundit në shtetin shqiptar ka filluar të jepet një kundërtablo mashtruese e epokës komuniste, me disa kujtime ku kjo nomenklaturë paraqitet me disa ngjyra humaniste. Si të thuash, bëhet një lloj përpjekjeje për rehabilitimin e saj për të mos përsëritur raste monstruoze si ai që dëgjuam para disa ditësh, kur një kryetar partie kërkoi nderim për Enver Hoxhën .
Në debatin e fundit u ngrit edhe çështja e rivlerësimit të datave historike. Ju si mendoni, mund të bëhet një gjë e tillë?
Mendoj se kjo është një nevojë e ngutshme, sepse dënimi i krimeve të komunizmit është paralelisht me një dhunë që i është bërë peisazhit shqiptar, duke e rënduar me disa data, duke i futur si festa që nuk janë të tilla, por janë zi. Edhe qëndresa kundër fashizmit nuk është fare ashtu siç thuhet nga historia komuniste, por është ndryshe. Por duhen riparë edhe kjo. Në punën e informatorëve nuk duhen harruar asnjëherë arkitektët e krimit të komunizmit, pasi ka qenë kupola komuniste që e ka krijuar dhe kontrolluar këtë krim. Në asnjë rast ata nuk duhet lënë që të fërkojnë duart duke u kënaqur dhe thënë se ua lamë të keqen të tjerëve. Prandaj të gjitha këto duhen parë bashkërisht. Por dënimi i krimeve të komunizmit, rishikimi i ngjarjeve historike duhet bërë me qetësi, seriozitet dhe pa kurrfarë ndjenjë revanshizmi.
 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-23 13:18:24
Nuk jam i nje mendimi me zotin Kadare per hapjen parciale te dosjeve.Per sa kohe do te kete qofte edhe nje dosje te mbyllur,sigurimi dhe kupola komuniste do te vazhdojne te kene pushtetin,nje pushtet te okultuar nga fakti se ata jane mbajtesit e te vertetes.Per sa i perket tronditjes qe do te shkaktoje veprimi ne shoqerine Shqipetare?-ndoshta kjo pikerisht duhet qe kjo shoqeri te perpiqet per te dale nga bataku.Shkrimi i sotem ne gazeten shekulli i zotit Maksi Velo shpreh gjithe c'ka besoj une per kete ceshtje,si dhe bindjen se ne Shqiperi ekziston nje kaste njerezish me aftesite mendore,por sidomos "LARTESINE MORALE" per te mare ne dore me dinjitet fatet e Atdheut.Faleminderit-H.Mitrushi

Koment nga GUEST më 2006-10-23 13:18:45
Albania have no other alternative but to open up all the files and record on evry individual that had commited a crime durin the communist regime. This action would conform that the country is on its way of building an honest and truthful society. Let's teach the new genaration that truthfulnes and honesty is the best polysie in life.Let's bring back pride, honer and the word ''Besa'' Which was replaice with terible word, ''Ate e di partia'' Let's send a clear message to all hoodlum's and criminals that from now on we will punish the guilty and reword the innocent.

Koment nga GUEST më 2006-10-23 13:19:05
Jam shumë dakort me të. 
Jojo

Koment nga GUEST më 2006-10-23 14:07:21
Shpresojme te behet dhe kur thone ti vihet gishti "i" apo "u" e te mbyllet njehere e mire ajo epoke e erret e vendit tone te shumevuajtur.

Koment nga GUEST më 2006-10-23 14:13:30
Pse nuk botoni fakte qe denoncojne njerzit qe kane bere krime ne diktature? pse nuk botoni emra shqiptaresh te zhdukur pa gjurme dhe pa shkaqe o kot se koti? mos valle edhe ne ju kane penetruar ish komunistet???????

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:20:28
Nuk jam dakort te rihapen edhe nje here dosjet e krimeve te komunizmit pasi shume krime jane kryer nga funksionare te ndryshem te regjimit pa dijenine e shefave te tyre me te medhenj. Keshtu qe po te hapen ato dosje atehere vete kadareja duhet te mbaje pergjegjesi sepaku morale sepse edhe ai ka qene shkaku kryesor per persekutimin e familjes Rrapi. P. KASTRATI

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:20:55
dosjet duhen te hapen

Koment nga GUEST më 2006-11-04 20:06:33
Dosjet te hapen! Perse? 
Ne qofte se do te kete nje pikesynim te qarte; pra te merren vendime precize une do votoja (nese do me kerkohej) Pro hapjes se tyre. 
Nese hapja e dosjeve nuk do te vinte perpara drejtesise dhe proceseve te mirefillta gjyqesore fajtoret - atehere une do ndodhesha perpara dilemes: I sherben Kombit? Apo shantazhit te nje grupi kunder nje tjetri grup? 
Pa ditur perfundimin por edhe dicka me pak synimin e hapjes se dosjeve «Une nuk ngjall nje kufome-bushter, nje te ri sigurim fantazme, nje pjelle shterpe te nje neodiktature tani me intelegjiente e me djallezore se e para» de GETHOST.

Koment nga GUEST më 2006-11-04 20:06:00
Yes, absolutly as soon as posible

Koment nga GUEST më 2006-11-20 13:06:10
Po Kadareja ku e fut veten? Tek ata qe persekutuan apo tek ata qe u persekutuan?



International
English
Faqe interaktive