Komunikatë për media nga komiteti i Ballit Kombetar në Malishevë |
|
|
|
14 Gusht 2008 |
11 gusht 2008 , Malishevë
Me daten 09.08.2008 ne seline e BK ne Prizren u mbajt mbledhja e kryesise se Ballit Kombetar te Kosoves me komitetet e BKK ku prej 17 sa jane vetem 8 ishin prezente. Ne mbledhje u vendos qe me 3 tetor 2008 ( ne pervjetorin e Mit`hat Frashërit) te mbahet ne Prizren Asamblea gjithkombetare e Ballit Kombetar ku do te marrin pjese perfaqesues nga SHqiperia Etnike dhe nga Diaspora shqipetare.
Ndersa ne kete mbledhje per çudi nuk u pranua kerkesa e perfaqesuesit te BK te Malisheves i cili insistoi qe te fillojne pergatitjet per mbajtjen e Kongresit te rregullt te 4 me radhe qe sipas statutit eshte dashur te mbahet ne qershor 2008 .
Kerkesen e kundershtoi i pari kryetari i BKK-se z.Ahmet Mulliqi i cili tha se "une jam kryetar edhe 2 vite deri ne 2010 sepse ne kryesia e ngusht se bashku me nenkryetarin dhe sekretarin kemi ndryshuar statutin dhe kete ndryshim duhet ta pranojne te gjithe". Deklarimi i ketille i Mulliqit i perngjante deklarimeve te lidereve komunist te cilet vetdeklaroheshin per kryetar partie te perjetshem . Dihet qe statutin e Ballit ka te drejte ta ndryshoj vetem Kongresi e jo individi .
Andaj Balli Kombetar ne Malisheve nuk pajtohet me qendrimin e kryesise se ngushte te BKK-se dhe njeherit prej sot konsideron se Mulliqit i ka skaduar mandati per kryetar gjithashtu edhe kryesise se zgjedhur nga ai dhe nuk i njeh si kryesues te BKK-së . Me kete rast BK ne Malisheve kerkon qe te zbatohet statuti dhe komitetet e BKK-se si dhe diaspora e Ballit te ftojne sa me pare Keshillin Kombetar te BKK i cili eshte i obliguar me statut qe te therras Kongresin e rregullt te BKK qe duhet te mbahet me se largu brenda 2 muajve.
Me kete rast kerkojme mirekuptim nga anetaresia e nderuar e BK-se dhe besojme se ne Kongresin e ardhshem do te zgjedhen udheheqes te vertet te BK-se te cilet kane tradite familjare dhe te deshmuar kombetarisht per idealet e bashkimit kombetar.
Me respekt
Komiteti i BK-se Malisheve
Cen Desku , sekretar dhe zedhenes i BK-se ne Malisheve
|
Koment nga GUEST më 2011-09-04 01:51:45 Bravo Cen Desku ke qene dhe je Shqiptar i madh! Rrnoft Shqipnie e Madhe. | |