Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Arratisja nga Shqipëria e nacionalistit Murat Maxhar Shellari
Arratisja nga Shqipëria e nacionalistit Murat Maxhar Shellari PDF Print E-mail
03 Nentor 2008
Nga: Klajd KAPINOVA New York

“Ishte me të vërtetë një njeri shumë i mirë. Nga ai mësova gjuhën e bukur të toskërishtes, ndërsa nga unë Murati mësoj gegnishten. Gjirokastriti, kishte dëshirë që të dy gjuhët të bashkëjetojnë e jo sesi u vendos, përmes Kongresit politik të Drejtëshkrimit 1972, me të ashtëquajturën gjuhën standarte letrare. Edhe pse jam nga Jugu i Shqipërisë, unë miq më të mirë kam pasur nga Veriu, që më kanë tërhequr për burrëri, trimëri, guximin, sinqeritetin, fjalëpak e punë shumë, si njerëz të besës e nderit. Për çka mund të flas më parë. Ata janë krenaria jonë dhe pjesë e pandarë e historisë së popullit. Qoftë mallkuar ai bir shqiptari, që përpjekjet me mbjellë urretje e grindje mes vedit, sepse kemi një gjuhë, tokë, tradita e zakone ilire…”, e fillonte Murati bisedën e ngrohtë me mikun e ngushtë Pjetër Kolë Smajlaj (1941).


Komunistët, theksonte Murati, me këtë veprim politik të hapur, kundër klerit katolikë, që kanë qenë identiteti ynë ndër shekuj, pararoja e kulturës shqiptare, nuk kanë bërë asgjë tjetër, veçse u ndihmuan ju të keni më shumë martirë të Kishës. Ju duhet të zgjoheni, për të kërkuar të drejtën e ruajtjes së thesarit të çmuar gegë e shkrimet pararendëse, që janë ruajtur si visare në gjuhën e traditës brez mbas brezi. Murati, me orë të tëra fliste shtruar me Pjetrin, për Shqipërinë, qytetin e tij të dashur gurë të latuar me sokake të bukura, që ishte e mbeti Gjirokastra, para ardhjes së bolshevikve.
Është për të ardhur keq, se historiografia komuniste e pas saj, ka mbajtur e mban qëndrim përjashtues ose shtrembërues ndaj nacionalistëve. Kjo ka ndodhur, se komunistët nuk e kishin me sinqeritet luftën kundër pushtuesve, se ajo në të vërtetë luftonte për pushtet politik. Një javë mbas Kuvendit të Mukjes (1 – 2 gusht 1943), këta shpallën Luftën Civile.
Diktatura e proletariatit, krijoi institucione, për kultivimin e historiografisë së vet deformuese. Ajo sot ka përgjegjësinë, sepse punoi me zell për të përçarë popullin, për të justifikuar luftën e klasave, përmes “përvojës historike”, për të ndarë popullin në “fitimtarë dhe të humbur”, në klasa revolucionare e klasa të përmbysura.
Ndërsa partia “provonte” me argumente politikë e ideologjikë nevojën e luftës së klasave, historianët e Enver Hoxhës, i servirnin popullit lëndë historike të zgjedhur, të përpunuar e të retushuar me kujdes, për të provuar kështu domosdoshmërinë e diktaturës së saj. Në Fjalori Enciklopedik Shqiptar, që ende është në qarkullim në Shqipëri, shkruhet: “Historia. Shkenca që studion zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Ky studim varet nga baza ideologjike e metodologjisë së kërkimit historik… mbas çlirimit ajo është bërë një veprimtari e organizuar që mbështetet në botëkuptimin materialist marksist… Pas çlirimit të atdheut dhe vendosjes së pushtetit popullor, lindi dhe u zhvillua krahas shkencave të tjera edhe historiografia e re shqiptare… Përpara (saj) qëndronte detyra e rivlerësimit dhe e përgjegjësisë së realizimit të mëparshëm në dritën e ideologjisë marksiste… Me botimin e materialeve të PPSH dhe veprave të shokut Enver Hoxha, historiografia shqiptare u pajim me një thesar të paçmuar ideologjik dhe shkencor që i shërbei si busull për analizat, interpretimin e përgjithësimin e fakteve e dukurive historike.” (Tiranë, 1985, f. 377 –378)
Biri i njohur i Kuveleshit, vinte nga një familje e hershme atdhetare me vlera të pastra të nacionalizmit, të trashëguar nga stërgjyshi, gjyshi e babai në krahinën e Kurveleshit në rrethin e Gjirokastrës. Ai kishte lindur në vitin 1924, kur në Shqipëri ende dëgjohej jehona e lëvizjeve politike të kohës, sikurse ishte lufta pikëpamjeve e ideve ideologjike zogiste me ato fanoliste.
Katundi i Fushë Bardhës dhe shtëpia e gjyshit me babain Maxhar Shellarit, ishte një vatër e ngrohtë e ndjenjave të pastra atdhedashurisë, duke mos u përfshi asnjëherë në rrymat politike të kohës. Atë e bir, qenë antarë qysh në themelim të lëvizjes nacionaliste “Balli Kombëtar” (1939), të drejtuar nga nacionalisti i shquar Mit’hat Frashëri, Zef Pali, Vasil Antoni, Don Zef Shestani etj.
Kryenacionalisti i flaktë ballist kishte qenë disa herë në shtepinë e Shellarëve në Fushë Bardhë të Kurveleshit. Maxhar Shellari e i biri trim Murati (1924 - 1988), kanë marrë pjesë në luftë me armë në dorë kundër forcave të Ndjekjes, për të risjellë në Shqipëri të drejtën e popullit e ruajtur nga masakrat e përditshme, që po bënte ideologjia leniniste - staliniste - sllave kundër arbërorëve. Për merita dhe kontributin e madh të dhënë në luftë kundër pushtuesve të huaj, është caktuar komandant i një çete nacionaliste me aktivitet luftarak në Jug të Shqipërisë.
Një ditë kujton Pjetri, bashkëatdhetari im Murati, ishte shumë i shqetësuar për çfarë po bënte komunizmi mbi bijtë nacionalistë, që gëzonin shumë respekt në popullin shqiptar. Ai takohet me një hoxhë, që edhe ai në ato ditë po mendonte për vrasjet, dhunën ndaj kishave e xhamive, që bënin elementët revolucionarë të “popullit”.
I nxehur, kthehet nga miku i tij Murati, (pinjoll nacionalisti të flaktë) dhe tespitë që mbante ne dorë i hodhi në dysheme. Ata u shpërndane një nga një me rrokudhisjen e tyre nëpër dhomën ku, dy burrat po bashkëbisedonin. Kleriku islam, ishte përqendruar tek kokrrat e tespies dhe mbas disa minutave qetësie i tha Muratit: “O Murat biri im, ashtu siç u shpërndanë kokrrat e tespisë, kanë për t’i ngrënë kokën njeri tjetrit komunistët e pafe, e më vonë do të shkatërrohet pushteti i tyre i gënjeshtrës…”
Një ditë tjetër, sërisht Murati, ishte shumë i dëshpëruar mbas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, duke përshkruar situatën e shumë viteve më parë në zonën e Gjirokastrës, i thotë Pjetrit në një lokal në New York: “I dashtun Pjetër, më vjen shumë keq për shpirt të babait, por unë po ta them me zemër të hapur plot brengë që më ka munduar vazhdimisht. Mua nuk më dhimbset populli shqiptar, mbasi asokohe edhe gurët e malit i kanë përkrah komunistët në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945… Mos më daltë ky shpirt pa u ndesh përsëri me mashtruesit e katilat komunistë.”
Maxhari është vrarë në sytë e të birit, 20 metra larg pozicionit të tij të luftimit kundër komunistëve në vitin 1944. 5 vjet më vonë, ai, duke qenë në survejim të vijueshme nga komunistët, harton planin e arratisjes.
Në vitin 1949, sëbashku me shokun e tij të idealeve kundërkomuniste, një burrë rreth 40 vjeç të quajtur Fedai, largohet përgjithmonë nga shtëpia dhe toka e dashur e të parëve. Gjatë orëve të arratisjes, në ecje e sipër mes maleve, Fedai shikon Muratin, tek kthen kryet, duke i hedhur një vështrim të shpejtë gjelbërimit maleve, me një dhimbje të thellë në shpirt, të cilën mundi t’a lexonte nga sytë e pikëlluar. Në atë gjendje, siç ishte shoku i tij, Fedai i thotë:

“ - Çfarë po shikon mbrapa o derezi!?”

Murati, me zemër të copëtuar dhe kujtesa e thellë e viteve të shkuara në vendlindje, (mbasi kishte lënë atje gruan dhe dy vajza të vogla: 2 vjeçe e 6 muajshe), mendohet, përballë vështrimit të habitur të Fedait, dhe shkurt e prerazi i përgjigjet (bashkëvuajtësit), me të cilin po largoheshin nga Shqipëria:

“ - Vetëm m’u dha për inerci, për të parë Atdheun që po lëmë mbrapa me dhimbje të madhe në zemër…”

Fedai, për të larguar trishtimin e dhimbjen i thotë ec mik e mos ndalo, mbasi të dy po udhëtonin dhe se mund të binin nga çasti në çast në duart e forcave të Ndjekjes. Mbasi kalojnë në tokën e Greqisë, Fedai, i drejtohet bashkëudhëtarit, se:

“ - Më parë do të shikosh majën e veshit tënd, se do të shohësh më këto male të bukura të Shqipërisë me sy… Komunistët janë djalli vetë dhe ia kanë bërë të merzitshëm jetën në vend të gjithë shqiptarëve, por të shkretët nuk kanë mundësi të ikin të gjithë…”

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive