Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Letersia arrow Jeta mes dy dashurive
Jeta mes dy dashurive PDF Print E-mail
06 Nentor 2006

 Duke lexuar librin e sapobotuar "Jeta mes dy dashurive"

Te gjithe, pothuajse cdo dite ne lista te ndryshme ne internet lexojme shkrime te ndryshme edhe nga nje autore.
Emri i saj i degjuar dhe i lexuar, menyren se si ajo e nderton ate cfare do t'i paraqese lexuesit te shumte, tematika, hallet, shqetesimet per vendin dhe popullin e saj, humanizmi i theksuar qe e karakterizon ne jeten e saj te perditeshme..., ka bere qe, ndermjet adresave te shumte te e-mail qe na vijne cdo dite, emrin e saj ta klikojme nder te paret per ta lexuar. Jemi me se te bindur, nuk gabohemi kur e zgjedhim nder te paret e-mail e saj per te lexuar, sepse e dime, e mendojme, dicka e re dhe interesante eshte shkruar.

Pervec listave te ndryshme ne internet, emrin e saj, shpesh here e kemi lexuar edhe ne gazeta te ndryshme qe botohen ne Shqiperi ne shtypin e pavarur, ne te vetmen gazete shqiptaro-amerikane qe botohet ne Nju Jork "ILLYRIA", por edhe shkrime te shumta te huaja te perkthyera me mjeshteri nga ajo vete, duke na bere te njohur cfare ndodh ne arenen nderkombetare.


Raimonda Moisiu.

Prozatore, publiciste, tregimtare... Eshte lindur ne qytetin e Korces. pas mbarimit te shkolles 8 vjecare me rezultate te shkelqyera i del e drejta e studimit ne shkollen e gjuheve te huaja ne Tirane.  Pas perfundimit te studimeve kthehet ne qytetin e saj dhe punon mesuese e gjuhes angleze ne shkollat e mesme te Korces. Qe ne rinine e saj te hereshme ka qene e dashuruar me letersine. Pasioni i saj ka qene publicistika dhe perkthimi. Gjithmone ka qene kerkuese dhe kembengulese ne histori e ne zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat dhe traditat me te mira te Atdheut dhe te njeriut.  Raimonda Moisiu jeton dhe punon si qytetare amerikane ne Hartford, Connecticut bashke familjen e saj. Eshte organizatore dhe aktiviste e palodhur ne Komunitetin Shqiptar te Hartfordit. Vazhdon te shkruaje dhe te perktheje shkrime te shumta, duke u bere nje emer i njohur dhe i respektuar i medias dhe komunitetit tone anembane. Shkrimet e saja jane te pelqyeshme dhe te vleresuara.  Kohet e fundit na solli te paprituren e saj; u dhuroi lexuesve te ndryshem librin e saj te pare, permbledhjen me publicistike, tregime dhe proza te tjera, duke e titulluar:

                  
                      "Jeta mes dy dashurive"
                          
  Sic jam shprehur vete kur m'u botua libri im i pare se, dalja e nje libri te ri eshte njesoj sikur lind nje femije, qe edhe i nderuari zoti Vasil Qesari e permendi para pak kohesh edhe une iu gezova atij "femije", kur me trokiti ne dere i dhuruar nga autorja per te qene banor i perhershem i bibliotekes sime. Menjehere, sapo e mora librin ne dore dhe lexova titullin e tij "Jeta mes dy dashurive" mendja me shkoi se autorja do kete shkruar dicka per jeten e saj private. Duke njohur jeten e saj te kaluar dallgeshume, ate grua fisnike me karakter te forte, ate nene shembullore qe edhe pse jeta dhe fati ia perplasi hallet, kur te tjeret, moshataret e saj gezoheshin, zonja Raimonda Moisiu qendroi e forte perpara atyre dallgeve te jetes.
Ajo diti me dashuri dhe shprese per te ardhmen e saj dhe te femijeve, t'i rriste ata femije me kulture dhe edukate, ashtu sic njihet edhe familja e saj e nderuar "Sade" (Mbiemri i Raimondes tek prinderit) Por jo, zonja e nderuar Moisiu si cdo krijues e ka edhe ajo te veshtire te flase per veten e saj. Ajo shkruan, krijon. Jane krijimet e saja ato qe flasin me shume se cfare autorja mund te flase per veten e saj. Jane ato shkrime qe na njohin me gezimet, vuajtjet e njerezve te shumte, qe autorja Moisiu me mjeshterine e saj te te shkruarit na i jep sa origjinale, aq te gezuara dhe prekese.
Raimonda Moisiu ndermjet shkrimeve te saja te shumte ka ditur te zgjedhe me kujdes ato cfare  ka dashur t'ua dhuroje lexuesit ne kete liber.
Krijimet e para ne liber hapen me shkrimet per nje njeri "Uragan", sic e quan ajo, figuren e ndritur te Fan Nolit tone te madh. Nuk eshte e nevojshme te zgjatem ne kete shkrim me figuren e ndritur dhe te pavdekshme te Nolit tone, por nuk mund te le pa cilesuar faktin qe autorja Raimonda Moisiu me menyren se si na e jep ne dy shkrimet e saja te para ne liber, te duket se eshte nje historiane...
Fan Noli, duke qene idhulli i saj i madh qe ne femijerine e saj te hereshme e ka ndjekur ne cdo hap te jetes dhe Ajo ka patur nje ender, deshire ne kete jete, qe shpesh here ia trazonte shpirtin. Donte, sikur edhe vetem njehere te takohej me Nolin tone te madh.
Fati i saj e solli qe ajo te vinte ne "vendin" e Nolit dhe te takohej me te. Fale ndihmes dhe mikpritjes qe i bene i Perndershmi At'Artur Liolin dhe bashkepatriotit te saj zotit Thanas Laskaj, zonja Moisiu e realizoi ate ender deshire qe kishte kerkuar prej vitesh. Shkoi prane varrit te Nolit, "foli" me te, i vendosi buqeta me lule, derdhi lot, degjoi liturgjine e mbajtur nga i perndershmi At'Liolini...
Duke lexuar librin hyn ne nje bote te thelle. "Historiania" Moisiu na njeh me familjet  e medha te para te Korces, Mytevelinjte, qe sic shprehet ajo vete, jane ata  bejlere qe hodhen themelet e Korces.
Viktor Eftimiu, ai boboshtar shqiptar eshte nje tjeter figure madhore qe zonja Moisiu e ka punuar me mjeshteri shkrimin e saj dhe e ka zgjedhur per te na i dhuruar neve, lexuesve.
Nje tjeter shqiptar i njohur ne fushen e biznesit ne Amerike Anthony Athanas ze vend kryesor ne librin e saj.
Edhe ata qe nuk e njohin fizikisht Raimonden, duke lexuar librin e saj te pare, u krijohet bindja se kane te bejne me nje njeri me shpirt te ndjeshem, me zemer te madhe, me karakter te forte.
Keto veti te sajat ne jete ne i gjejme shume paster ne shkrime te tilla si: "Vajza qe hyri ne histori", "Heroina qe u pushkatua dy here", "Nirman Vlora, ambasadorja e Shqiperise", "Nuk e mbajta dot premtimin miku im rebel"...
Pjesa e dyte e librit ka ato, dashurite fatale, sic i cileson autorja. "Nene Cana", "Nje dashuri fatale", "Si u bera vrasese", "Ti jeton"...
Ne keto ngjarje reale tregohet dhimbja e madhe per njerezit e ndershem, qe ate dhimbje e kalojne padrejtesisht. Si shembull autorja ka marre nje pjesez te asaj pjese te madhe qe kaloi populli dhe vendi yne ne pranveren e zeze te 97-tes. Marengleni, nxenesi i saj i mitur, qe rastesisht ne ate pranvere te zeze, autorja e pa te rrezohej i pafajshem ne toke nga plumbat e mallkuar te 97-tes dhe qe ndodhi ajo, e pamenduara ndonjehere, nxenesi Marenglen dha shpirt ne krahet e mesueses Raimonda rruges duke e cuar ne spital per ndihme, te jep dhimbje te madhe ne shpirt dhe nuk te shqitet...
Nje ngjarje teper e dhimbeshme, e kujshme, eshte edhe vdekja aksidentale e papritur e vellait te saj, Pellumbit...
Duke lexuar kete ngjarje te dhimbshme, shpirti te copetohet, fletet e librit lagen nga lotet qe bjene dhe padashje zemra therret:" Pse Monda?..., Mjaft Monda.., Mos Monda..., pse na e dhe edhe kete...  Por Monda nuk na degjon te ndalet. Ajo vazhdon dhe vazhdon , derisa t'i shkoje deri ne fund asaj gjeme te madhe qe i ka ndodhur dikur familjes se saj, sepse humbjen e vellait te saj me emrin e bukur Pellumb, vdekja e mallkuar ia preu krahet, flatrat, nuk e la te fluturonte ne qiellin e tij te jetes se re te ardhme, duke e marre me vete ne moshen e tij te bukur dhe te enderuar 16 vjecare... Dhimbja per humbjen e vellait te dashur eshte e madhe... Monda nuk ndalet, sepse eshte moter qe, edhe pse kane kaluar vite te tera nga humbja e Pellumbit te tyre te dashur, ajo perseri kerkon te ngushelloje veten e saj me lexuesit.
"Jeta mes dy dashurive" qe mban titullin edhe libri, autorja Moisiu na sjell nje ngjarje reale dhe te ndjeshme. Dashurine e arkitektit korcar Rustem Myteveliu dhe ruses Valentina ... Prerjen ne mes te kesaj dashurie te pafate qe sapo kishte celur gonxhet e saja te lulezimit ku kishte dhene edhe frytet e saja te para, vajza e tyre Eleonora dhe djali Iliri.
Ndarjes se familjes qe i beri sistemi gjakatar komunist shqiptar, ndarjes se burit me gruan, Rustemi me Valentine, motres me vellane, Eleonora me Ilirin, nena me djalin Valentina me Ilirin, Babai me vajzen, Rustemi me Eleonoren.
Oh sa e dhimbeshme kjo ngjarje si shume te tilla te ndara ne ate kohe.
Eh sa prekese dhe mjeshterisht na i ka sjelle Raimonda takimin pas 28 vjetesh te familjes se ndare...
Nuk dua te zgjatem shume ne komentet per kete liber, por rekomandoj cdo lexues ta lexoje dhe aty do gjeje gjithshka.
Nuk mund te le pa permendur ne kete shkrim edhe nje fakt tjeter.
Raimonda Moisiu, tani qytetare amerikane dhe banuese ne Hartford, kryeqyteti i shtetit te Connecticut, SH.B.A. eshte nje aktiviste e gjalle dhe energjike per mbare komunitetin shqiptar te Hartfordit. Jane te shumta aktivitetet kulturore-artistike te organizuara nga ajo. Raimonda Moisiu gezon dashurine dhe respektin tek bashkeatdhetaret e saj shqiptare dhe ata amerikane qe e njohin nga afer. Pervec se aktiviste, ajo ka edhe nje ze te shkelqyer ne te kenduar. Ne nje shkrimin e saj ne liber "Kafe Flora na therret' Nje nate e paharuar ne Hartford, ku peshen kryesore te programit e mbajten kengetaret e njohura motrat SOTA, Lindita Theodhori dhe Brunilda Hoxha, Raimonda kendoi krah per krah me to
Zonja Moisiu eshte nje humaniste. Jo rralle ajo organizon aktivitete te ndryshme humanitare, dhenie ndihmash,...
Po permend ketu nje rast, per te cilin u fol shume dhe u shkruajt ne mediat amerikane.
Gjate nje takimi me komunitetin shqiptar, Raimonda Moisiu krejt papritur del perpara te pranishmeve dhe jep mendimin e saj. "Nese kemi mundesi, kush ka floke te gjata nga ne vajzat dhe grate, t'i presim dhe t'i japin ndihme per grate qe vuajne nga semundja e kanserit te gjirit..."
Propozimi i saj u perkrah dhe u miratua menjehere nga vajzat dhe grate shqiptare dhe qe nga ai cast filloi prerja dhe grumbullimi i flokeve. Kuptohet prerja dhe mbledhja e flokeve u be ne menyre profesionale.
Ky ishte njoftimi i rendesishem i medias amerikane ne ate kohe qe gezoi cdo shqiptar, qe na nderoi dhe na dha krenari.
Urime mikja jone e nderuara Raimonda Moisiu.
Urime dhe suksese ne krijimtarine tuaj letrare dhe ne veprimtarine tuaj humane.
URIME
Me nderime
Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-07-18 01:08:34
jame nje lexus i regullt.urime dhe suksese ne veprimtarine tuaj .


International
English
Faqe interaktive