Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Emigrantėt shqiptarė nė Serbi
Emigrantėt shqiptarė nė Serbi PDF Print E-mail
06 Nentor 2006

Shkruan: Blerim N.Krasniqi

Veprimet politike të Serbisë, mënyra e trajtimit të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive, në raport me shqiptarët etnik të Luginës së Peshevës, mund të krahasohen me politikat e shteteve evopiane që kanë për emigrantët.Politika serbe e izoluar për qytetarët joserbë, duke zhvilluar politikë hegjemoniste i prijashton ata nga integrimi në strukturat politike, kulturore të shtetit, andaj është shumë e arsyeshme që edhe ata mos ta ndiejn Serbinë për shtet të vetin. Kur ti shtohet kësaj edhe bagazhi historik, si pushtimi, torturimi, shpërngulja me dhunë, luftërat dhe lojërat poltike, është e pamundshme që një shteti kaq të dhunshëm ti besohet.

Organizimi politik në këtë hapsirë, shlir mund të krahasohet me shoqatat dhe klubet e emigrantëve shqiptarë që kanë nëpër Evropë. Shoqatat në perëndim mundohen të mbrojnë fëmijët e tyre nga asimilimi dhe kanë organizuar shkolla shqipe për nivelin fillor dhe atë të mesëm. Edhe në Luginë, shkollimi ekziston maksimum deri tek niveli i mesëm.

Partitë në Luginë dhe garat e tyre të pakuptimta për ta fituar e për ta mbajtur pushtetin lokal, i përngjet shumë klubeve në perëndim, të cilët duke organizuar mbrëmje rinore me muzikë, mundohen të sigurojnë ekzistencën e vet. Përdorimi i gjuhës shqipe mund të bëhet edhe jashtë shtëpive, por jo edhe si gjuhë zyrtare në ato pak institucionet që i ka komuna. Përdorimi i simboleve kombëtare pa u denuar dhe në mënyrë të papenguar munden të përdoren nëpër prona private (shtëpi dhe lokale), por jo edhe në institucionet publike. Shembujt e tillë, mjaftojnë të pasqyrojnë të vërtetën për respektimin e të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive në Serbi, me theks të veçant në trevat ku jetojnë shqiptarët etnik si shumicë.

Monitoruesit evropian dhe OSBE-ja, si organizma vlerësues, mbrojtës dhe sponsorues, të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në kontinentin evropian, janë prezent edhe fizikisht në Luginë, nga qershori i vitit 2001, por ata nuk kanë mundur të përceptojnë këtë trajtim që u bëhet. Si shpjegim logjik, del se pakica kombëtare shqiptare në Serbi, është emigrante dhe trajtimi nga shteti është korrekt.

Në Serbi ekzistojnë shumë minoritete, hungarezët në Vojvodinë, muslimanët në Sanxhak, bullgarët rreth Bosilegradit etj, dhe të gjithë këtyre u njihet e drejta e shkollimit të lartë (Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Novi Pazarit), në shëndetësi, në adminstratë, simbole, gjuhë. Në Luginë i gjithë ky trajtim i drejtë njerzorë duket ëndërr, andaj shkollat në Luginë mund të quhen mejtepe, ambullantat shtëpi të mjekëve popullorë, administrata si punë e “dërrzhavës”, simbolet dhe gjuha shqipe si vegla pune që shërbejnë për ta rregulluar oborrin në shtëpi.

Më e keqja është se trajtimi për emigranta nuk është edhe aq korrekt, pasi askush nuk paguhet prej shtetit derisa ti fitojnë “letrat”. Këto treva janë aq të pazhvilluara, sa këta “emigrantë” duhet të shkojnë në perëndim për punë, gjë e cila ka ndikuar edhe në demografi. Sipas shenimeve zyrtare, në regjistrimin e viteve ’90 kanë jetuar 87.000 shqiptarë, ndërsa sipas regjisrimit 2002, jetojnë 57.000 shqiptarë.

Organizimi politik

Në vendet ku mbretëron papunësia, thuhet se shumohen kafiteritë, ndërsa Lugina, ka dëshmuar se edhe formimi i partive politike është një tregues i papunësisë.

Platformat dhe premtimet e partive, janë ideale. Deri më tani ato kanë dëshmuar se ambiciet e tyre përfundojnë në kolltuqet e komunës. Paradoksi qëndron në vetëdijen e popullatës që i voton.

Popullata shqiptare, në referendumin e vitit ’92 ka shprehur vullnetin e saj për Autonomi Territoriale me të Drejtë Bashkimi me Kosovën, pastaj pjesëmarrja aktive e qytetarëve të kësaj treve në luftën e Kosovës, lufta e UÇPMB-së, janë fakte fizike që nuk mund të interpretohen ndryshe, pos si shprehje se cili është vullneti ku ata dëshirojnë të jetojnë dhe cili është shteti amë. 

Në Luginë, nuk janë në të njejtat frekuenca vullneti i qytetarëve dhe ambiciet e “pogllavicave”(shprehje sllave për krerët e fiseve indiane).

Pushteti lokal, partitë politike i ka hutuar aq shumë, sa që nuk janë të vetëdijshëm se ata trajtohen si emigrant dhe udhëheqësa të klubeve me muzikë, nga shteti ku jetojnë. Njëkohësisht kanë harruar vullnetin e qytetarëve dhe faktet e krijuara më herët në teren, se ku dëshirojnë të jetojn.

Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, si veprime politike të pritshme dhe të fuqishme nga Lugina do të ishin insistimi për kyçje në këto bisedime, ashtu siç bën minoriteti serb në Kosovë. Ndërsa në Luginë, rrjedhat politike janë të pamatura dhe dezorientuese.

Veprimet e pritura

Organizimi politik në Luginë, është në nivelin partiak. Në dy komunat, të Preshevës dhe Bujanocit, pushteti lokal udhëhiqet nga shqiptarët. Në mungesë të një institucioni përfaqësues të kësaj treve si tërësi territoriale, është e qartë se kuvendet komunale dhe partitë politike, nuk mund të vendosin njëra për tjetrën. Prandaj zgjidhja duhet kërkuar në gjetje të reja për zgjidhjen e problemeve. Në çfarëdo situate me këtë organizim politik që ka Lugina, veprimtaria dhe mundësia e saj është e parashikueshme: mospajtueshmëri përmes deklaratave politike.

Lëvizjet që mund të sjellin ndonjë ndryshim janë të paktë, ai radikal dhe shpallja e Territorit Autonom të Luginës. Lëvizjet radikale mund të izolohen shpejtë pa sjellur ndonjë ndryshim të madh, pos komplikimit në dëm të Kosovës.

Mundësia që mund të sjell ndryshim është shpallja e Territorit Autonom dhe organizimi i të gjitha organeve ligjvënëse dhe ekzekutive. Juridikisht këto institucione quhen ilegale, por mbështetja qëndron në vullnetin e qytetarëve dhe faktet e krijuara në teren.

Një komunitet rezidentë i një shteti kur trajtohet si emigrantë, mesazhi është se ata janë të padëshirueshëm; pastaj referendumi dhe lufta janë dy faktorë në përcaktimin e orientimit politik; e drejta e organizimit politik për një stad më të lartë administrativ është e drejtë që mbrohet me konventa ndërkombëtare; të gjitha këto elemente përputhen me rrethanat politike në Luginë të Preshevës.

Organizimi i Territorit Autonom me të gjitha organet politike, në skenë sjellë një freski dhe komplikim. Freskia është se problemi i vazhdueshëm dhe i pambaruar në Luginë mund të përfundoj. Ndërsa komplikimi është për njerëzit e politikës, se ata duhet të fillojnë të mendojnë për një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme, e jo duke formuar shoqata të tipit të Trupit Kordinues.

Në demokraci ekziston e drejta e të shprehurit dhe kërkesave për realizimin e qëllimeve politike, pavarësisht fuqisë individuale apo kolektive, duke prijashtuar filozofinë, të drejtë në hapsirë kemi aq sa kemi fuqi.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive